Close
Faqja 4 prej 187 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #31
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    disa...

    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Po si e fajson Albin Kurtin per vrasjen e dy demonstruseve te ka ik truri ty?
    Albini eshte fajtore vetem pse kerkon Vetevendosje,kerkon nje shtet te pavarur sovran,vetem se kerkon te shperebehen strukturta paralele te serbise,vetem se kembgul me cdo kusht qe mos ta humb as nje cop toke.

    Rumunet e flliqur na vran dy lulet me te mria,dhe plagosen me qindra protestus paqsor kurse ti thua se Albin Kurti eshte fajtor per vrasnjen e tyre,ncncnncnc
    liria jote mbaron aty ku fillon liria ime...liria e albin kurtit mbaron aty ku fillon liria e gjithsecilit shqiptar te kosoves...keshtu pra z...te bente vertete demostrate paqesore albini dhe shume albine te kosoves dhe trojeve te tjera shqiptare...te mos ju shqetesonin qimen e flokeve qytetareve te tjere te kosoves...dhe jo te shfrynte dhunsheem ne prishtine dhe vende te tjera te kosoves...nese bertet dhe shqeteson te tjeret dikush ta mbyll gojen..ashtu siq jua mbylli gojen dy rahmetlive policia e kosoves apo e dreqit kushdo cofte ajo...me vjen mire kur shteti tregon dhembet e tij...por me vjen keq qe akoma kemi albine erjona e edvina qe djegin shtepine e kojshiut per te zier vezen e tyre....

    do ja shohim surratin erjonit te prishtines pas pak kohesh....kur te na beje nje 99-she tjeter ne prishtine...se 99-sha jane te dy....

  2. #32
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Pergjegjesine eshte e mira ta mbajne ata qe kane dale garant te paqes ne territorin e Kosoves.Ta mbaje kjo klase e korruptuar politike(Kosovare dhe Shqiptare),madje jo vetem per ta,po per te gjitha viktimat qe ka shkaktuar deri me sot si pasoje e korrupsionit,papergjegjshmerise dhe ambicies se semure per pushtet..Le te mbaje pergjegjesi per viktimat e Gerdecit,per te mbyturit e lumit Tisa te cilet kerkonin nje jete me te mire.Le te mbaje pergjegjesi per ata dhjetra qytetare te pushkatuar pa gjyqe pas luftes ne Kosove,njesoj si ekzekutimet komuniste te pas luftes se dyte boterore.Me mire te japesh jeten neper demostrata se te biesh viktime e ketyre tiraneve te veshur me petk politikani modern..Me mire te vdesesh per buke ne vendin tend,se te vrasesh per here te dyte deshmoret e lirise,duke mare nje pasaporte Serbe,te dhuruar nga serbia dhe te bekuar nga dashamiret tane europiane,tok me servilet e cinike te politikes tone..Per te tille te rinj idealiste si ata dy te rinj qe dhane jeten,ka nevoje sot me shume se kurre,Kosova dhe Shqiperia.Ju e quani lehje te kerkosh te drejtat e tua,te ruash dinjitetin tend.Te mos duash te trajtohesh si nje qytetar i dores se dyte apo si i paafte per tu vetqeverrisur.ke te drejte...po ja shohim hajrin gjuhes se qyteteruar te politikaneve tane te nderuar!
    gjithsecili varet per kembe te vet..keshtu thote populli...nese ti,une e gjithkush tjeter eshte i pakenaqur per dicka le te protestoje...kete e ka te garantuar gjithsecili ne prishtine e kudo ne viset tjera shqiptare.. ama te protestojme ashtu siq na ka hije ..te mos bahemi si talebane me hohoho e huhuhu..a thua jan njerez shpellash...
    kosova mire apo keq eshte shtet i pavarur...drejtohet pergjithesisht nga shqiptaret...mbrohet pergjithesisht nga shqiptaret...mire apo keq ky eshte...nese nuk i pelqen albinit skemi cka i bejme...i garantojme te drejten e protestes por ama nuk ka asnje te drejte te shqetesoje te tjeret...se ka kush i mbron ato...
    nuk e ka hallin erjoni i prishtines te protestoje me OJQ -ne e tij jo..te pakten jo per keto probleme qe ngre..ka tjeter hall..e meson erioni i tiranes qe te fitoje poena te populli i thjeshte me karten e nacionalizmes dhe frap ne prag te zgjedhjeve ne kosove edhe ky ta beje nje 99-she tjeter...shqiptare 99-sha jane..mos prisni gje prej tyre jo...

  3. #33
    Kėrkohet mbyllja e procesit kundėr Albin Kurtit

    Procesi gjyqėsor i rihapur nga EULEX ndaj liderit tė lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti ” kėrkohet tė mbyllet, ngase dėmton funksionimin e demokracisė dhe tė drejtat e njeriut nė Kosovė. Kėshtu vlerėsoi sot Kėshilli Kundėr Procesit Gjyqėsor, i pėrberė prej 40 organizatash si dhe aktiviteteve tė shoqėrisė civile. ...
    Postuar: 13:35:34 / 14.02.2010


    Kėrkesat e Kėshillit Kundėr Procesit gjyqėsor nga ana e EULEX ndaj Albin Kurtit, do t’i drejtohen Kryetari tė Kosovės, Qeverisė si dhe Kuvendit tė Kosovės tha Valon Murati nga Qendra pėr tė drejtat e njeriut e Universitetit tė Prishtinės. Ai po ashtu tha se do t’i drejtohen edhe institucioneve ndėrkombėtare duke thėnė se ky ėshtė proces i montuar politik.

    Aktivistja Igballe Rugova thotė se nė tė njėjtėn kohė ėshtė formuar Kėshilli si dhe nė Kosovė dhe Shqipėri. Ndėrsa nesėr nė ora 10.00, nė kohėn e fillimit tė procesit gjyqėsor, nė Prishtinė do tė bėhet nėnshkrimi i peticioneve nga ana e qytetarėve kundėr gjykimit tė Albin Kurtit.

    Kėshilli po ashtu ka kėrkuar tė fillohet njė proces i pavarur i hetimeve, qoftė edhe ndėrkombėtar pėr ngjarjet e 10 shkurtit 2007, nė mėnyrė qė tė zbulohen pėrgjegjėsit penal pėr vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe pėr plagosjet e mė shumė se 80 personave tė tjerė. Nesėr nė ora 10.00, nis nėnshkrimi i peticionit kundėr gjykimit tė Albin Kurtit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Albin Kurti eshte puro SHQIPTAR.te tjeret jane morra.
    Kam frike se do e helmojne..............nga shqiptarucat.
    lg

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    aty ku mungon luani majmuni behet mbrete kjo thenje nashkon shum per shtati neve shqiptarve fatkeqsishte per momentin luana si albini jane shum pake.

  6. #36
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    bashkoje

    Citim Postuar mė parė nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    aty ku mungon luani majmuni behet mbrete kjo thenje nashkon shum per shtati neve shqiptarve fatkeqsishte per momentin luana si albini jane shum pake.
    bashkoje me luanin e shqiperise erion veliun e te na shpetojne nje here e mire nga minjte o skifter....e shihe sa mire do kombinonin 99-shat...

  7. #37
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Miq!

    Te henen, 15 shkurt, ne ora 10.30 ne emer te Keshillit kunder Gjyqit te Albin Kurtit ju njoftoj se do te mbahet konference per shtyp (adresa: Radio - prane Picerise Era tek ish blloku).
    nderkohe qe ne Prishtine do te mbahet seanca gjyqesore.

    Jeni te lutur te merrni pjese si dhe te mbeshtesni aktivitetet ne vijim.

    Sic edhe jeni te njoftuar te henen 15 shkurt EULEX rifillon gjyqin kunder Albin Kurtit per ngjarjet e 10 shkurtit 2007 ne Kosove.

    Ne solidarizim me Levizjen VETEVENDOSJE dhe Keshillin e kunder Gjyqit te Albin Kurtit ne Prishtine, kemi krijuar K.GJ.A.K. ne Tirane.


    Ne emer te KESHILLIT KUNDER GJYQIT TE ALBIN KURTIT

    ************************************************** ************************************************** **

    Shenim

    Pikėrisht nė trevjetorin e vrasjes sė Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe tė plagosjes e keqtrajtimit tė sa e sa demonstruesve tė tjerė, riaktualizohet, tani nga EULEX-i, akuza ndaj Albin Kurtit si “fajtor pėr ngjarjen e 10 shkurtit”.

    Riaktualizimi i kėtij procesi tė padrejtė e jodinjitoz ėshtė fyerje pėr tė gjithė ne qė kemi parė me sytė tanė se ē’ndodhi mė 10 shkurt 2007 nė rrugėt e Prishtinės, tė cilat, si pasojė e dhunės sė pajustifikuar tė policisė ndėrkombėtare, u lanė me gjak.

    Tashmė dihet fare mirė se dhunė mė 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqėsorė e duarthatė, por pjesėtarėt e policisė sė armatosur deri nė dhėmbė tė UNMIK-ut dhe konkretisht njėsiti i policisė rumune, i cili u kthye i pandėshkuar andej prej nga kishte ardhur.

    Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytėzuan tė drejtėn e tyre elementare pėr tė manifestuar vullnetin politik nė rrugė paqėsore, kurse (ri)gjykimi i njeriut qė ishte nė krye tė manifestimit tregon se Kosova, edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe vendosjes sė Misionit tė BE-sė, ėshtė larg tė qenit shoqėri ku Drejtėsia ėshtė nė shėrbim tė qytetarit e ku garantohet e Drejta e Fjalės, dhe e Drejta e Organizimit Politik.

    Ne konsiderojmė se procesi kundėr Albin Kurtit pėrfaqėson dhunė tė hapur ndaj fjalės sė lirė, ndaj ndėrgjegjjes politike, jo vetėm ndaj Zotit Kurti, por ndaj ēdo intelektuali tė aktivizuar nė betejėn e pėrbotshme pėr fjalėn e lirė.

    Pėr tė gjitha kėto kėrkojmė qė tė hiqet dorė nga ky proces dhe tė mbyllet menjėherė procedura pėr ndjekjen e mėtejshme tė liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje! - zotit Albin Kurti.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ka dicka qe nuk shkon ne kete veprimtarine e ketij Kurtit,sidomos pas lirimit te tij nga burgjet serbe.
    Babai i tij thone se punon ne UNMIK,me nje rroge te majme qe nga 1999...
    Ky,ne nderkohe qe pranonte vizita dhe paketa nga babai i tij,pas lirimit nga burgu serbe,edhe me nderhyrjen e fuqishme te krereve te UNMIK-ut dhe OKB-se, nuk pranon asnje autoritet shteti e pushteti ne Kosove....
    Po, edhe te donim te jemi shume neutral ndaj "parimeve" te tij,per mosnjohnen e asnje autoriteti te pushtetit,sidomos atij gjyqesor ne Kosove,ku na cone kjo logjike pervec se ne anarki...
    Pa hyre ne vleresimin politik te arsyeshmerise se protestave te 10 shkurtit 2007,kohe kur vendosej fati i Kosoves,kur syt e vesht e gjithe botes ishin drejtuar ne Prishtine e Njujork,ky zotri,me te birin e zadhanesit te Kuvendit te Kosoves,at`here e sot(Sherif konjufca), Glauk Konjfca(ju duket paradoksale kjo apo jo...),organizon proteste kunder bisedimeve,zgjidhjeve te ofruara nga BN,Pakos se Ahtisarit dhe gjithe politikes shqiptare ne Prishtine e Tirane.Ne kete tension gjithepopullor,te arsyeshem per shkak te refuzimit te cdo zgjidhjeje, e vetos ruse ne KS te OKB,nxjerre popullin-kryesisht rinine universitare te Prishtines ne nje proteste per vetevendosje,mu ne castin kur vendosej per kete vetvendosje te kerkuar per 100 vjet me radhe,me gjak,kryengritje,pend,libra,lutje e tomahoka se fundi.
    Nga gjithe politika kosovare,te majte e te djathte,paqesor e luftare,trima e qyqare,akdemik e shakaxhi,asnje,...asnje nuk doli perkrah tij,pervec mentorit te disidences kosovare-Adem Demacit.
    Krimi i paralajmeruar,per dhune e gjak ndodhi.U akuzua gjithe kush e cdonjeri, nga zyrtare vendor e nderkombetare.Qebesa,disa edhe paten apsoja,si Fatmir Rexhepi,gjoja minister i MPB te Kosoves,qe nuk ishte hic me shume se nje emer me teper ne kierarkine e burokraciine unmikiane te Unmikistanit te quajtur Kosove.
    Dha dorehecje te pa revokueshme nga posti, qe realisht kurr nuk e ushtroi,sepse ndikimi i tij ne policine eKosoves e te UNMIK-ut, ishte barabare me ndikimin tone si anetare te FSH....
    Zoti s`rrehet,pat pas dhene doreheqje edhe nje biqim komandari i policise nderkombetare...
    Ndersa, Sheremeti jone,daja i dajeve te dajve te politikajve tane aktual ne krye te vendit,as qe e pa te udhes te deklarohet, per kete katrahure policore.
    Vazhdoi burri i botes detyren e te parit te policise se Kosoves tash e dhjete vjete...deri ne vjedhjen e kasafortave policore...tash se fundi.

    Ka ndodhur nje krim i shemtuar me 10 shkurt 2007.Ne nje proteste paqesore jane vrare dy djem te ri dhe jane plagosur mbi 80 qytetare tjere....shqiptare kosovare nje vit para pavaresise...
    Nese jemi kaq parimor,sic pretendon e deklaron Kurti,gjykimi do te ishte rasti e shansi ideal,per gjykimin e politikes boterore ne teresi dhe segmenteve te pushtetit te UNMIK-ut,Kosoves e EULEX-it...
    Ideologet e medhej, me vizion te qarte kombetar e demokratik,gjate gjithe historise njerzore qe nga Sokrati e kendej,kane shfryzuar keto raste unike per gjykimin e gjykuesve e gjyqetareve te vet.
    Kurti jone,edhe sot nuk u paraqit ne gjykate.Ai nuk pranon asnje institucion,edhe gjyqesor,deri sa ato nuk jane sipas kutit te tij.E ai kutin e ka te madh,si te Demacit me shoke....puro te kuq...
    Pse nuk e bene Kurti jone kete ?
    Sepse,per te e sojin e tij,gjykata jane vetem ato gjykata qe gjykojne ne emer te "popullit",si gjithemone, ketu e shatedhjete vite...
    Kurti jone eshte nje social-anrkist i llojit te vecante,qe ciftin s`mund t`ia gjesh vec ne Tirane,te kreu i social-anarkistave shqiptare qe nuk pranone asgje,bile as edhe ate qe ka bere e dhier vet...
    Paradoksi i paradokseve tona kosovare ,eshte gjoja mbrojtja e Kurtit nga e ashtuquajtura shoqeri civile, qe finansohet nga nje dreq i di kush,per gjoja mbrojtjen e te drejtave tona civile...me anarki!
    Dhe maja e tortes;asnje politikan aktiv,udheheqes e pushtetar i ketij vendi, nuk ka bothe ti thot mjaft ketij legeni anarkist,bile edhe avokati i caktuar nga gjykata ka dhene doreheqje(ne emer te te protestes kunder gjoja gjyqit politik qe po iu beka ketij fare lideri..),

    O ironi e hipokrizi e paburrni;-avokatet nuk marrin pjese ne nje gjykim politik...
    Zot i madh, meshiroje kete popull !

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    he bre guri i kuq qe qenke mundu shum meket shkrim te stergjatur po pse more zotri smerreni me problemet qe ika kosova po me llafe se ku i ka punu baba e nana e kush ka intervenu me u liru prej burgjeve te serrbis
    analizoj njeher kerkesat qe ika albini per udheheqesit tan jan ato probleme qe ka kosova apo jo,si p.sh
    1.MITROVICA E NDARE
    2ORRUPCIONI
    3:PAPUNSIA
    4ERKESA PERTU LARGUARE NJERZIT NGA KOSOVA SI NE KOHEN E RUGOVES PO NGA KUSH TASHE
    5UFIJTE E KOSOVES PERVEQ SE ME SHQIPRIN JAN CENUARE NGA TRE FQINJET TANE
    6:NDRRIMI I FLAMURIT KOMBTARE QE SKISHTE MUNDUR ASE MILLOSHEVIQI TA BENTE
    7:POPULLI DUKE U VARFERUARE NDERSA UDHEHEQESIT TANE DUKE U PASURUARE
    te duken ty te paverteta kto apo je edhe ti ne ket valle me kta bejlere nese je ateher me fale se thashe te pa verteta.
    e sa esa te keqija qe jane duke ndodhure para syve tane qe mose te zgjatem shum pergjigjejen per momentin ne kto e ke nga albini.

  10. #40
    Shtyhet gjykimi ndaj Albin Kurtit

    Ėshtė shty pėr datėn 22 shkurt gjykimi kundėr liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurtit. Arsyetimi i trupit gjykues tė EULEX-it ishte se ftesa pėr gjykim Kurtit ėshtė dashur t’i dėrgohet 8 ditė para seancės e jo 6 ditė prej kur ai e ka marr ftesėn pėr seancė .Ndėrsa avokati i Kurtit, Ramiz Krasniqi, i caktuar sipas detyrės zyrtare ka kėrkuar dorėheqje....
    Postuar: 14:38:36 / 15.02.2010


    Ashtu siē kishte paralajmėruar lideri i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti nuk ėshtė paraqitur tė hėnėn nė seancėn gjyqėsore kundėr tij . Kjo ka bėrė qė trupit gjykues i kryesuar nga gjykatėsi Fernardo Buater Demoėgeot, tė shtyj pėr datėn 22 shkurt seancėn e radhės .

    Kurti akuzohet pėr tri vepra penale, qė sipas aktakuzės janė kryer me datėn 10 shkurt 2007, gjatė protestave tė lėvizjes Vetėvendosje ku u vranė dy persona dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė. Ai ngarkohet me akuzėn pėr pjesėmarrje nė grupin qė ka kryer veprėn penale, pengim tė detyrės sė personave zyrtarė dhe thirrje pėr qėndresė.

    Nga ana tjetėr avokati i Kurtit i caktuar sipas detyrės zyrtare Ramiz Karsniqi ka kėrkuar dorėheqjen nga pozita e mbrojtėsit, me arsyen se provat e prokurorisė janė tė dobėta dhe me motive politike. Por,0 kėrkesa e tij nuk ėshtė aprovuar nga trupi gjykues dhe Krasniqi mbetet edhe mė tej zyrtarisht avokat i liderit tė lėvizjes Vetėvendosje. Avokati Krasniqi tha se nė refuzimin e kėrkesės sė tij ėshtė bėrė gjithashtu shkelje.

    “ Unė sot kam paraqitur kėrkesėn pėr dorėheqje sepse ky ėshtė njė proces i montuar politik pėr tė shuar tė vetmin zė opozitar ndaj institucioneve , EULEX-it dhe mė herėt edhe tė UNMIK-ut. Por kėta si duket nuk i njohin mirė as procedurat dhe ligjet tona sepse ata nuk mund tė detyrojnė njė avokat kundėr vullnetit tė tij qė tė mbroj dikė”, tha Krasniqi.

    Njėri nga anėtarėt e lėvizjes Vetėvendosje Glauk Konufca tha se ky ėshtė proces politik tė cilit Kurti dhe lėvizja Vetėvendosje nuk do t’i pėrgjigjen.

    “ Ky ėshtė njė proces i montuar politik kundėr Albin Kurtit. Ata u thirren se seanca duhet tė shtyhet pėr shkak se seanca ėshtė mbajtur mė herėt se qė ėshtė dashur. Por ata kanė mundur tė mbajnė kėtė seancė mė vonė. Ata qėllimisht e kanė lėnė pėr datėn 22 sepse nė Kosovė pritet tė vij me 19 shkurt kryekomisionerja e BE-sė dhe qė situata tė paraqitet pa probleme dhe tė tėrhiqet vėmendja e opinionit ata e shtynė kėtė seancė”, tha Konjufca.

    Zėdhėnėsja e EULEX-it Kristina Herodes, tha se procesi ėshtė shty pėr t’i dhėnė kohė Kurtit qė tė pėrgatit mbrojtjen. Ajo nuk ka dashur tė flas se cilat janė masat qė do tė merr paneli gjyqėsor i EULEX-it, nėse Kurti vazhdon tė mos i pėrgjigjet procesit gjyqėsor.

    “ Gjykata e Qarkut e Prishtinės e ka shty sot procesin nė mėnyrė qė t’i lihet kohė Kurtit tė pėrgatitet. Seanca tjetėr mbahet me 22 shkurt dhe trupi gjykues do tė vendos pėr hapat e mėtejmė”, tha Herodes.

    Kundėr kėtij procesi gjyqėsor qė ka nisur tri vjet mė parė, 40 organizata joqeveritare janė duke mbledhur peticione nė Kosovė dhe Shqipėri me kėrkesėn pėr mbylljen e procesit gjyqėsor ndaj Albin Kurtit.

    (Serbeze Haxhiaj)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 4 prej 187 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •