BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ligji pengon politikanėt e dėnuar
Neni 29 i Ligjit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme ia ndalon Kurtit kandidimin, pėr faktin se ai ėshtė i dėnuar nga gjykata me njė vendim tė plotfuqishėm. Cilido person, emri i tė cilit paraqitet nė listėn e votuesve ėshtė i aftė pėr certifikim si kandidat pėrveē: q...) nėse ai apo ajo ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale me njė vendim pėrfundimtar tė gjykatės nė tre vjetėt e fundit, saktėson ky ligj.
Selvije Bajrami | 12-11-2010 11:46 CET
Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, mund tė jetė mė i pafat nga politikanėt tjerė kosovarė, qė janė dėnuar pėr vepra tė ndryshme penale dhe qė kanė vendosur tė kandidojnė nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare. Ai ėshtė i vetmi qė garon nė zgjedhjet e pėrgjithshme e qė ka aktvendim tė plotfuqishėm tė gjykatės, ndryshe nga politikanėt tjerė, Nexhat Daci e Rrustem Mustafa, qė nuk kanė dėnim tė plotfuqishėm. Ndėrsa edhe mė lehtė konsiderohet Ramush Haradinaj, i cili akoma ėshtė nė cilėsinė e tė akuzuarit.
Prandaj, nėse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk vepron nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, por e respekton Ligjin, atėherė Kurtit ka mundėsi ti pamundėsohet kandidimi pėr deputet.
Neni 29 i Ligjit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme ia ndalon Kurtit kandidimin, pėr faktin se ai ėshtė i dėnuar nga gjykata me njė vendim tė plotfuqishėm. Cilido person, emri i tė cilit paraqitet nė listėn e votuesve ėshtė i aftė pėr certifikim si kandidat pėrveē: q...) nėse ai apo ajo ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale me njė vendim pėrfundimtar tė gjykatės nė tre vjetėt e fundit, saktėson ky ligj.
Albin Kurti, ndėrkaq, ka vendosur ti prijė listės sė Lėvizjes Vetėvendosje pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit, i bindur se nuk ka pengesa ligjore pėr njė gjė tė tillė. Ai ka bėrė me dije se do ti prijė listės ngase beson se kjo ėshtė njė e drejtė e tij dhe pėrkitazi me kėtė nuk ka asgjė tė paqartė.
Albin Kurti ėshtė dėnuar mė 14 qershor tė kėtij viti me 9 muaj burgim, nga njė trup gjykatėsish i pėrbėrė nga gjyqtarė vendorė e ndėrkombėtarė. Ai ėshtė dėnuar pėr veprėn penale tė pjesėmarrjes nė grup qė ka penguar personat zyrtarė gjatė kryerjes sė detyrės zyrtare. Duke deklaruar se nuk e njeh atė trup gjykues, Kurti nuk ka bėrė ankesė ndaj vendimit tė shkallės sė parė nė afat prej 15 ditėsh. Nė rast tė ankesės lėnda do tė shkonte nė shkallė tė dytė, por nė tė kundėrtėn konform ligjit, vendimi ka marrė formėn e prerė.
Albin Kurti nuk ka apeluar ndaj vendimit dhe vendimi me tė cilin ėshtė dėnuar ai, tashmė ka formėn e prerė, ka njoftuar zėdhėnėsi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Mst: Vetėvendosje do tė marrė masa
Me gjithė specifikat qė i ofron Ligji pėr zgjedhje, aktivisti i Vetėvendosjes, Glauk Konjufca, thotė se ka boshllėqe ligjore dhe se ka mundėsi pėr interpretime tė ndryshme pėr kėtė rast. Ai beson se lideri i tyre nuk do tė pengohet ngase, sipas tij, po tė pengohet atėherė nuk kemi tė bėjmė me interpretim ligjor, por me interpretim politik tė rastit.
Nėse e ndalojnė qė tė marrė pjesė nė zgjedhje atėherė ne nuk do ta lejojmė qė kjo tė ndodhė. Ne do tė shfrytėzojmė tė gjitha mundėsitė qė kjo tė mos ndodhė ngase Kurti jo vetėm qė i duhet Lėvizjes nė kėtė kohė, por i duhet Kosovės, ka pohuar Konjufca.
Ndryshe, nuk ėshtė vetėm Albin Kurti nė mesin e politikanėve qė ėshtė i dėnuar. Ka tė atillė qė janė nėn hetime, qė kanė edhe aktakuza, por qė janė edhe tė dėnuar me vendim gjykate nė tri vitet e fundit. Por, ndryshe nga Kurti qė nuk ka bėrė ankesė, tė tjerėt qė janė dėnuar nė shkallė tė parė janė ankuar, me ēka lėndėt ende nuk kanė marrė formėn e prerė nga Gjykata Supreme e Kosovės.
Rast i tillė ėshtė ai i ish-deputetit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Rrustem Mustafa i cili mėsohet se sėrish do tė jetė kandidat pėr zgjedhje. Mustafa ėshtė dėnuar mė 3 tetor tė vitit 2009 me katėr vite burgim. Me tu shpallur dėnimi vitin e kaluar, nė afat tė paraparė ne kemi bėrė ankesė dhe lėnda ende nuk ėshtė shqyrtuar nė Gjykatėn Supreme dhe derisa nuk ka vendim tė shkallės pėrfundimtare Mustafa nuk konsiderohet si i gjykuar, ka thėnė mbrojtėsi i Mustafės, avokati Aziz Rexha.
KQZ: Do tė respektojmė ligjin
Bazuar nė Ligjin mbi mbajtjen e zgjedhjeve ,tė ndaluar pėr kandidim e kanė ata persona qė kanė vendim tė plotfuqishėm nė tri vitet e fundit, por edhe ata qė janė duke vuajtur dėnimin e shqiptuar nga Tribunali i Hagės, apo ata qė janė tė akuzuar e kanė dėshtuar tė veprojnė nė pėrputhje me urdhrin pėr tu paraqitur nė gjykatė.
Nė qendrėn e paraburgimit nė Tribunal gjendet Ramush Haradinaj, i cili do ti prijė listės sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Njohės tė ligjit vlerėsojnė se derisa pėr njė tė akuzuar nuk ka vendim pėrfundimtar dhe procedura ėshtė duke vazhduar, nuk ka pengesė ligjore pėr zgjedhjet e nivelit qendror.
Vendim pėrfundimtar nuk ka as pėr prijėsin e listės sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Dacin. Ky i fundit ėshtė dėnuar tė mėrkurėn me njė vit e gjysmė me kusht pėr pėrfitimet e paligjshme qė ai i ka bėrė gjatė kohės sa ka qenė kryeparlamentar i Kosovės.
Bazuar nė ligjet nė Kosovė, nuk ka tė drejtė konkurrimi vetėm ai person pėr tė cilin aktgjykimi ka marrė formėn e prerė nė tri vitet e fundit, do tė thotė pėr rastin nė tė cilin ėshtė vendosur edhe pėr ankesėn. Pėr personat qė rasti ėshtė nė procedurė, nuk ka ndonjė pengesė ligjore qė ai tė kandidojė, sqaron kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės, Fejzullah Hasani.
E KQZ zotohet se do ta zbatojė ligjin.
Ne do ti marrim tė gjitha listat e partive pėr ti shqyrtuar dhe mė pas do tė veprojmė konform dispozitave ligjore, ka pohuar Miradije Mavriqi, drejtoreshė e Zyrės pėr regjistrimin e partive politike nė KQZ. Partitė politike e kanė tė obliguar qė listat me emra tė kandidatėve pėr deputetė ti dėrgojnė nė KQZ deri tė enjten nė ora 24.00.
Verifikimi zgjat shtatė ditė, pra mė 19 nėntor do tė bėhet certifikimi i kandidatėve tė partive, tė cilat do tė garojnė nė kėto zgjedhje, ka thėnė Valdete Daka.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ligji fare se pengon Albin Kurtin, sepse Albini nuk ka bere shkelje ligjore, nuk ka vjedhe, nuk ka mashtruar, nuk eshte i korruptuar. Albini i eshte vene denimi i padrejte dhe joligjore. Albini eshte denuar pa fakte pra eshte nje denim politikisht i shqiptuar ndaj Albinit dhe asgje tjeter, dhe per kete arsye ky ligj nuk vlen fare per Albinin dhe Vetevendosjne.
Nese me te vertete duhet shqiuar se kush duhet vuar para ketij ligji atehere jane vete ata zyrtare te larte te PDK-se, dhe partive tjera qe kane qene ne pushtet gjate gjithe periudhes 2000 - 2007, sepse ata kane mashtruar gjithnje, kane vjedhur, jane te korruptuar dhe keshtu ligji duhet me shume te vleje per keta se sa per vete Albin Kurtin.
Dhe nese KQZ qe ne start e ben gabimin trashanik qe ta largoje Albin Kurtit nga keto zgjedhje kinse i permbahen ligjit, atehere vete kjo KQZ-ze do jete shkelse me e rende e ligjin, e atij ligji qe quhet POPULLI.
Per kete arsye jame shume i bindur se Albini do i prije listes se Levizjes Vetevendosje ne keto zgjedhje shume te rendesishme per Kosoven dhe popullin shumice Shqiptar te saj, sikusre qe Albini do jete prijes i bashkimit te Kombit tone bashke me ndihmen e zoteriut Willian Walker.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Albin Kurti me siguri nuk mund te ēertifikohet qe te marre pjese ne keto zgjedhje, sepse ai ndaj vendimit te gjykates nuk ka paraqitur ankese.
Mesoni ligjet e mesoni te respektoni shtetin o vetevendosesa e mos u merrni me perralla me tupan.
Ky tjetri thote ketu me lart se KQZ-ja "do te jete shkelese me e rende e ligjit, e atij ligji qe quhet POPULL"!?
Me keto mend ti do me qene pjese e strukturave drejtuese te nje shteti!?
Me keto mend mund te jesh perfaqesues tribuje a klani, por kurresesi te nje shoqerie qe aspiron te jete pjese e shoqerise moderne.
Edhe ne shkrimet e meparshme te kam cekur se ju si Demaēat e perdorni paushall fjalen "POPULL" e kjo eshte shprehje e mosformimit baze qytetar, por eshte atavizem i mentalitetit te nje te kaluare te afert qe ne te gjithe e kemi flakur tej.
Kjo nuk i falet nje brezi te ri! Merrni nje abetare te rregullave minimale te sjelljes ne nje shoqeri demokratike e me pas mundeni te ngjiteni ne shkalle tjera.
O Ariani_TB
Se je duke u munduar ta mbrosh Albinin kjo nuk do koment por te ofendosh te tjeret kaq ulet nuk te lejon askush.
Si duket niveli yt eshte i till,por nje gje duhet me ta bere te ditur se fyerjet e ketilla i bene vetem ai qe per Atdhe ende nuk ka bere asgje dhe mendon se me keto zgjedhej do behen mrekullira,je gabim sepse per te ardhur deri te zgjedhjet e lira ne Kosoven e Pavarur eshte derdhur shume gjake dhe dhuruar edhe gjymtyret e trupit.
Kujdes Ariani_TB se te perdoresh nje Nick-Name nuk do te thote se nuk te njef askush dhe mund te fyesh si te duash ketu ne Forum.
Pyetja ime ishte shume reale.
Zoteri Firaku, une nuk e mbroj dot Albin Kurtin si Albin Kurt, mirepo une e mbroj Ideologjine e Bashkimit Kombetr pa mar parasysh se nga cilja parti apo nga cilja levizje vjen ajo Ideologji. Dhe per fat te keq apo te mire kjo ideologji mbrohet vetem nga Levizja Vetevendosje ne krye me Albin Kurtin, dhe pere kete arsye ne kete levizje kane aderuar te gjithe ata qe kane te njejetn ideologji apo mendim e veprim.
Une askend nuk fyej dhe respektoj mendimet e te gjitheve ne kete forym, por natyrisht se do e mbroj qendrimin tim ne cdo aspekt.
Dhe sa i perket nese Albini dhe Levizja qe ai e drejton " Levizja Vetevendosje " a kane bere per per atdhe apo jo- besoj qe flasin punet ne teren dhe veprat e tyre.
E sa perket mua personalisht, gjithmone do jeme ne mbrojte te atyre qe kane ideologjine Kombetare Shqiptare, dhe me fakte do i mbroj.
Dhe ne fund nese mendoni qe une i fyej ata qe vetes i thojne Kosovar para se qe jane Shqiptar, atehere shume gabim e keni se fyerjen e bejene ata vete vetevehtes.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ideja e bashkimit Kombetar Shqiptar eshte shume me vjeter se sa qe mendon ti bashke me Albinin.
Mos u mundo te lash m.. me sh... une ne pyetjen time askend nuk e quajta kosovar e as shqiptar.
Une vetem e thash realitetin se tani pushteti detyroi edhe Vetvendosjen te dal dhe te thirre per dalje ne zgjedhje gje qe bie ne kundershtim me vetveten.
Lexo mire edhe nje here pyetjen time e mos shkruj ketu pa lidhje.
Desha vetem nje gje ta di,para nje kohe jo forte te gjate ketu neper Forum disa nga Vetvendosja na paten qmend qe te mos dalim kurrsesi ne zgjedhje,bile tja futim gjume ne diten e zgjedhjeve e te mos qajme koken fare per kete pune.
A mundet te me tregoi dikush qka ndodhi tani qe te paret jan sulur drejt zgjedhjeve?
Tju them te drejten si nje njeri i thjesht po ti kisha ngulur kembet ashtu si bente Vetvendosja kunder zgjedhjeve te kaluara do me kishte ardhur turp te veproj ne kete menyre siq po veprojne sote keta.
Maskat po bien.......
Si duket pushteti qenka prap me i embel se fjalet boshe.......
albin kurti deri tani,,,,eshte i vetmi qe flet per interesat kombetare,,,,
se te tjeret flasin per te miren e serbit,grekut,maqedonasi,malazezit po kurre te shqipetareve
Sipas disa informatave,ma te reja,edhe nji dijetar i madhe do ti bashkangjitet Vetevendosjes,po u regjistrue,dhe kaloi ne ket parti,atehere,sipas gjitha gjasave,programi,i Vetevendosjet,do te jet komplet.Sigurisht,punesimi i 300 000 vetave,pune te reja,pa kurfare,kredinash,dhe e dyta,nuke ka nevoje te dilet jashte kosoves per te lypun pune.Shtypshkronjat do te ken pune,shume bile,fabrikat e reja do te hapen,transporti i udhetareve do te jet shume ma i mire,20 ore qarkullimi,sigurisht qe edhe mish djathe,tambel do te kemi mjafte,gruni dhe kallamoqi.Dhe tash edhe ndertimi i ma se 100 000 banesave te reja moderne,familjare.me dy kate.Uji,do te ket mjafte,dhe kanalizimi,do te jet ma i mire,kurse rryma,do te jet 24 ore.Nevojitet vetem te vin ne pushtet Vetevendosja,sigurisht qe do ti ja ftofin dy tri partive te medhaja,qe 10 vjet kurgja nuke ndertuen,dhe nuke punesuen.
Krijoni Kontakt