Close
Faqja 65 prej 187 FillimFillim ... 1555636465666775115165 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #641
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #642
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    ĖSHTĖ KOHA PĖR VETĖVENDOSJE NĖ KOSOVĖ

    Shqiptar Oseku (c) Epoka e Re

    Pa filluar ende tamam mendermethanė “negociatat” pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, ideatorėt e tė a.q. "identitetit kosovar" kanė kaluar nė ofenzivė pėr tė vjelur sa mė shumė privilegje vetjake. Ata e kanė lėnė tashmė distancimin pasiv nga ideologjia shqiptare dhe e kanė qitur nė tė pestėn, pėr ta promovuar “kombin kosovar” dhe simbolet e emblemat e pushtetit tė vet mbi kėtė “komb”. Ky embrion monstruoz, i konceptuar nga takimi i pafat i sedrave tė sėmura dhe injorancės, mund tė mos ketė burim tė natyrshėm, por rreziqet me tė cilat ėshtė i mbarsur janė tejet reale. Nėse ai e ngret kryet, shqiptarėt do tė detyrohen hap pas hapi tė heqin dorė krejtėsisht nga ideologjia shqiptare e ribashkimit, e tė ndahen nė dy kombe sipas modelit serbė – kroatė. Kjo do tė ishte njė mėkat i pafalshėm, aq mė tepėr sot, kur rrugėt janė hapekrah pėr ta inkorporuar stadin e ardhshėm tė Kosovės nė agjendėn e ideologjisė shqiptare.

    Shprehja e sforcuar e “kosovarizmit” nė kėtė kohė tė pakohė, natyrisht, nuk ėshtė ndonjė befasi e paftillueshme. Ajo ka kohėzim tė pėrsosur, nė prag tė vendimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, kur bartėsit e saj shpresojnė tė fitojnė privilegje joshėse politike e socioekonomike. Me fjalėt e sociologut e filozofit tė mirėnjohur francez Pjer Bordio, ata kanė gjetur njė skemė tė pėrsosur pėr tė grumbulluar e konvertuar kapital. E ku do ti mė shumė privilegje, se sa kur ta drejtosh njė provincė tė vobegėt ashtu si duan tė huajt e pasur? Merreni me mend, ju lutem, tė kundėrtėn! Njė Ibrahim Rugovė, njė Veton Surroi, njė Migjen Kelmend, e njė Nexhmedin Spahiu s’mund tė shpresojnė tė jenė Kryetari, Botuesi, Disidenti, e Ati i Kombit, tė gjitha me germa tė mėdha tė shtypit, po tė ribashkohet Shqipėria. Ėshtė ca mė zor tė krijosh kapital social nė Shqipėrinė e ribashkuar, se nė njė vendth me 5 qytete. Natyrisht, pra, qė ata nuk i japin zor ta sendėrtojnė njė ide, e cila do t’ua zvogėlonte hisen nėn diell: pėr ribashkim tė Shqipėrisė krerėt tanė jo veē qė s’kanė horizont, por s’kanė vullnet.

    Shule shqip: liderėt kosovarė janė mėsuar keq. Atyre ua ka andja mė fort tė jenė imamėt e katundit, se nė njė kėmbė me tjerėt nė njė bashkėsi mė tė madhe, pa qoftė ajo edhe njėqindfish mė e pėrparuar se katundi.

    Natyrisht qė “kosovaristėt” nuk do ta pranojnė botėrisht se janė korruptuar, madje disa sigurisht qė do tė ndjehen sinqerisht tė fyer po t’ua thuash nė sy. Njerėzit nė pėrgjithėsi e kanė zakon tė fyhen sinqerisht sa herė qė dikush ua thotė tė vėrtetėn nė sy. Kurse “kosovaristėt” nė veēanti janė mjeshtėr tė racionalizimeve. Po t’i pyesėsh ata, do tė bėjnė be e rrufe se luftojnė pėr Kosovė – figurativisht a, meqė shumica dėrmuese e tyre, si dihet, ndjejnė pėshtirosje intelektuale ndaj luftės sė vėrtetė. (Liderėt tanė, dihet, janė intelektuale mė tė hollė se Ernest Hemingueji, qė ndejti nė vijėn parė tė frontit me penė nė dorė!)

    Por (vet)gėnjeshtrat zbulohet lehtė kur t’i shikosh ē’dilema tė paqena qė po ua krijon shqiptarėve promovimi i ideve fikse nga ana e krerėve tė korruptuar kosovarė:

    1. Promovimi i “kombit kosovar” nga i vetshpalluri “Ati i kombit”, Nexhmedin Spahiu, me tezėn paushall se “s’bėn tė kemi shtet pa komb” (po grekėt e Qipros? e turqit matanė? po gjermanėt, italianėt, francezėt, e retoromanėt e Zvicrės? po dy Koretė? po Tajvani e Kina? etj. etj.): thuase s’paskemi mėsuar asgjė nga ndasitė ndėrshqiptare; thuase s’paskemi mėsuar asgjė nga transformimi i bullgarėve tė Maqedonisė nė njė kombėsi gjeografike tė vogėl e plot angėshti “rrethuar nga ujqit”; e me njė moskokėēarje kriminele pėr atė se ku do tė mbeteshin shqiptarėt jashtė Kosovės, nė Luginėn e Preshevės, nė FYROM, e nė Mal tė Zi, nėse triumfon skizofrenia a-la Spahiu nė Kosovė.

    2. Promovimi nga presidenti ynė me bindje monarkiste, Ibrahim Rugova, i njė “flamuri tė Kosovės” vizuatuar me dorė tė lirė nga djali i tij, duke e dhunuar procesin politik; duke e zbritur veten dhe tėrė vendin mė ulėt se Afrika e Jugut, liderėt e tė cilės thirrėn konkurs kombėtar e ngritėn komision pėr njė flamur shtetėror; duke e shtyrė vendin drejt luftės civile me pandjeshmėri bashibozuke ndaj shtetasve tė vet mė tė vuajtur, thuase s’i ka parė as nė TV rivarrimet e dėshmorėve dhe viktimave me flamur shqiptar; tekefundit thuase i ka kėrkuar dikush koncesione nė flamur, kur as evropianėt, as rusėt, as amerikanėt, madje as serbėt, s’e kanė zėnė nė gojė njė gjė tė tillė; e, tekefundit, thuase do ta pyet kush se kah i ka dajėt kur t’u vje radha ndėrkombėtarėve tė vendosin pėr simbole tė Kosovės.

    3. Promovimi i dialekteve e sulmet e verbėra kundėr gjuhės sė standardizuar nga Migjen Kelmendi, nisur nga teza paushall se dialektet qenkan mė shik se gjuha standarde; thuase impotenca e tij letrare tė varej prej mungesės sė infinitivit; e thuase dikush tjetėr nė Evropėn moderne kėrkon kthim nė dialekte.

    4. Promovimi autist i idesė sė integrimeve evropiane para integrimeve ndėrshqiptare nga Veton Surroi, thuase ne shqiptarėt e Kosovės paskemi mė shumė tė pėrbashkėta me portugezėt e spanjollėt, se sa me bashkėkombasit tanė matanė kufirit.

    Eksponimi i bollshėm publik i kėtyre tezave e ka shfaqur sheshit qė tė a.q. "kosovanėt" (siē e quajnė veten nė kontakt me tė huajt) nuk janė njė krah a grup nėn njė drejtim hierarkik e me njė ide tė vetme kristal tė kthjelltė. Nė vend tė kėsaj, bėhet fjalė pėr njė numėr tė grupimeve tė ndryshme me interesa tė nduarduarta. Pėrbrenda rrjetit tė shlirė kosovan ka dallime ideore, tė cilat, varėsisht prej pikėnisjeve dhe prioriteteve, vejnė nga ato minimale gjer te ato madhore. Nė krahasim me ideologjinė shqiptare, qė ta ofron vizionin serioz tė njė demokracie stabile dhe paqėsore, ndasitė mes kosovaristėve ta kujtojnė njė kotec tė pulave grindavece qė ēukisin shoshoqen pandėrprerė.

    Pėrkundėr dallimeve interne, kėto grupime puqen nė dy pika themelore. E para ėshtė natyra e njerėzve nė to. Kėta janė, siē i quante i ndjeri profesori im i gjuhės shqipe, analfabetė me shkollė; njerėz me dije nė fahun e vet, por pa emancipim fillor nė fushat e etikės dhe moralit dhe, rrjedhimisht, tė paaftė ta bartin mbi supe pėrgjegjėsinė pėr 3.000 vjet histori shqiptare nė kėtė nėnqiell.

    E dyta, qė rrjedh nga e para, ėshtė distancimi i sforcuar dhe i dijenishėm i kėtyre liderėve amoralė prej shqiptarizmit tė drejtė por tė zorshėm, dmth prej ideologjisė shqiptare dhe zgjedhjeve historike tė saj, nė favor tė kosovarizmit tė gabuar por tė lehtė, e fitimprurės pėr ta personalisht.

    S'ka dyshim se, pėrkundėr dallimeve interne e mungesave kritike, kosovanėt dhe kosovarizmi janė bėrė sot dy ēelėsa parėsorė pėr kėdo qė kėrkon t'i kuptojė zhvillimet nė Kosovė. Nise nisemi nga kosovarizmi, s'ka dyshim se kjo mendėsi sot i gėzon tė gjitha atributet e njė ideologjie, pavarėsisht se cilin pėrkufizime e pėrdorim: "njė trup tė ideve qė i pasqyrojnė nevojat sociale dhe aspiratat e njė individi, grupe, klase apo kulture", apo: "njė komplet tė doktrinave e besimeve qė e formojnė bazėn e sistemeve politike, ekonomike dhe tjetėrfare". Pėr fat tė keq tė shqiptarėve, analfabetėt me shkollė po e pėrdorin fascinimin e shqiptarėve me politikėn e ma-a-adhe e Fuqive tė Mėdha atje lart, pėr t’ua lidhur kėtu poshtė kėmbėt bashkėkombasve tė vet me njė pėshtjellim ideologjik, aspak pėr hir tė vendit, shqiptarisė, apo Kosovės. Por pėr ta ndėrtuar njė “sistem politik, ekonomik dhe tjetėrfare” qė u shėrbem “nevojave sociale e aspiratave tė njė individi, klase apo kulture” – me emėr, nevojave e aspiratave tė tyre personale.

    Dora nė zemėr, ky nuk ėshtė ndonjė fenomen i ri. Thirrja lokalpatriote ka qenė e mbetet njė ndėr klasikėt e kolaboracionit shqiptar qė prej Esat pashės e kėndej, i pėrdorur sa herė qė atij, pėr arsye tė ndryshme, i ka ardhur zheg tė del haptas. Te shqiptarėt e Gegėrisė sė pushtuar janė shfaqur rregullisht, nė ēdo udhėkryq historik, dy prirje paralele e konkurruese: ajo e ankorimit nė ideologjinė shqiptare, si dhe ajo e adaptimeve ideologjike ad hoc ndaj pushtetit tė radhės.

    Nė njė instancė, pėrēudnimi i ideologjisė shqiptare matanė kufinjve s’ėshtė veēse reflektim perverz i pėrēudnimit qė i ėshtė bėrė nė shtetin shqiptar, ku edhe sot e kėsaj dite i numėron nė gishtat e dy duarve (nė rastin mė tė mirė) ata qė kanė studiuar idenė e atit tė kombit shqiptar, Sami Frashėrit, dhe veprėn e tij madhore “Shqipėria ē’ka qene, ē’ėshtė dhe ēdo bėnetė”. Ideologjia shqiptare nuk do tė tundohej kaq panevojshėm nė Kosovė, sikur atė tė mos e kishin kompromituar gafet e shtetit embrionik shqiptar. Ajo qė ėshtė pėr tė ardhur keq, ėshtė se ky pėrēudnim ngjan mu sot, nė prag tė ngadhnjimit tė pashmangshėm tė ideologjisė shqiptare.

    Faji qėndron, natyrisht, te doktrina e shtetėsisė shqiptare, qė i ka dhėnė vetes detyrė tė merret me qeverisjen e kurdifikimit shqiptar, nė vend se tė merret me lufimin e tij. Por kur liderėt kosovarė thėrrasin pėr lokalpatriotizėm, e ministri i jashtėm i shtetit shqiptar thėrret pėr “pavarėsi tė kushtėzuar”, atėhere diēka ėshtė mykur nė kėtė doktrinė. Ėshtė koha pėr diēka tė re; apo mė saktė, pėr diēka tė vjetėr, qė e paskemi harruar.

    Ėshtė koha pėr Shqipėrinė.

    Meqė liderėt tanė, si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė, janė larguar fort prej ideologjisė shqiptare, dua t’ua propozoj kėtu botėrisht tre hapa tė thjeshtė qė tė kthehen mbarė:

    - T’ua lėmė ndėrkombėtarėve zgjedhjet e tyre. Shqiptarėt e kanė flamurin e vet kombėtar. Edhe serbėt tė vetin. E vėrteta ėshtė se tė dy palėt kanė kėrkuar unjėsim tė Kosovės me shtetet gjegjėse, shqiptarėt me forcėn e argumentit dhe paqėsisht, pėr t’iu shmangur gjakderdhjes. Serbėt me argumentin e forcės dhe brutalisht. Nėse ndėrkombėtarėt, pėr arsye tė vetat, nuk duan t’i mbėshtesin shqiptarėt, e u vje turp t’i mbėshtesin serbėt, atėhere ata le ta marrin pėrgjegjėsinė e plotė pėr zgjedhjen e vet. Nėse ata duan ta pajisin me njė flamur Kosovėn e ta shpallin tė mėvetshme, le tė urdhėrojnė. Por pa firmėn tonė! Nėse duan tė rrinė kėtu jo pėr t’i pėrmbushur nevojat e vendorėve, po nevojat e veta, ndėrkombėtarėt do tė bijnė nė grackėn tradicionale tė kolonializmit – do t’u duhet tė marrin pėrsipėr gjithnjė e mė shumė pėrgjegjėsira qė nuk i duan, me njė afat irritues qė u zgjatet pambarim. Ne nuk kemi ndonjė arsye t’ua lehtėsojnė ndėrkombėtarėve ankthin kolonial duke ua zgjidhur atyre problemet. Kjo s’do tė thotė se shqiptarėt nuk do ta shfrytėzojmė Kosovėn e pavarur, se dy duar pėr njė krye i kemi. Tekefundit, nėse munden serbėt, mundemi edhe ne. Pse a veē serbėt paskan njė projekt kombėtar nė Kosovė, a!?

    - Ta ngritim pėr diskutim Luginėn e Preshevės. Ėshtė problem pėr serbėt, ėshtė problem pėr ne. U bė problem nė vitet 1950, kur Beogradi e luajti kufirin mes Kosovės e Serbisė, pėr t’ia lėnė Serbisė nėn kontroll magjistralen strategjike Beograd – Shkup. E Kosova u “kundėrshpėrblye” me katundarė kokėfortė serbė, qė nuk donin atėbotė, nuk duan sot, e nuk do tė duan asnjėherė, tė bashkėjetojnė nė njė shtet me shqiptarėt. Nė Evropėn e lirė, pėr ku jemi nisur tė gjithė, nuk luan ndonjė rol se kush e kontrollon magjistralen, meqė ajo na duhet e hapur tė dy palėve.

    - Ta promovojmė botėrisht idenė e vetėvendosjes, p.sh. pėrmes referendumit. Nėse jo sot, atėhere nesėr, pasnesėr, tjetėrpasnesėr – kurdo qė tė emancipohen edhe serbėt pėr tė pranuar se s’do t’u lejojmė mė ta adminsitrojnė gjysmėn e kombit tonė, meqė kemi mundėsi, zotėsi e vullnet ta administrojmė veten. Vetėvendosjen na e garanton Karta e OKB-sė, e drejta ndėrkombėtare, dhe arsyeja e shėndoshė. Pėr tė kemi derdhur djersė e gjak tash 128 vjet. Vetėvendosja do ta rikthente balansin qė humbi nė Ballkan qysh mė 1878, e do ta garantonte demokracinė dhe paqen afatgjatė nė krejt rajonin. Tė gjitha eksperimentet multietnike qė po planifikohen sall pėr ta hequr vetėvendosjen prej rendit tė ditės janė amorale, instabile dhe jodemokratike, meqė vejnė kundėr interesit e vullnetit tė shprehur tė tė gjithė popujve tė Ballkanit. Vetėvendosja, si sot, si qyshkur, ėshtė e vetmja ide madhore pėr tė cilėn meriton tė vdiset nė kėtė botė.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #643
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    VETĖVENDOSJA, E JO HESHTJA, I ZGJIDH PROBLEMET NĖ KOSOVĖ

    Shqiptar Oseku (c) Epoka e Re

    Ata qė mė njohin e dinė sa mė mėrzisin pėrsėritjet. Njeriut tė arsimuar ato i sinjalojnė mungesė tė inteligjencės, tė kulturės, e, nė rastin mė tė keq, edhe tė mirėsjelljes. Si dihet, budallai i mirėsjellshėm ėshtė dyfish mė i pėlqyeshėm se gjeniu gdhė, por vetėm pėrgjysmė sa budallai i kultivuar. Mbase ky qe fillim i vėshtirė. Por ja lehtėsimi: imagjinoni, ju lutem, rezultatin tragjik po tė puqen tė tri mungesat te njė njeri - nė ēfarėdo kombinacioni.

    Unė pėr vete s'kisha dashur ta kem njė cimer tė tillė.

    E tash, merreni me mend njė shoqėri tė sunduar prej kėtij soji. Njė dystopi perfekte, ku frymojnė nė harmoni tė pėrsosur budallepsja, kiēi dhe vrazhdėsia. E do ta shihni, si nė njė sferė tė kristaltė, ardhmėrinė e zymtė pėr ku janė nisur “kosovaristėt”. E kam fjalėn pėr ata, pra, qė duan krijimin e “identitetit kosovar”, thuase s’mjaftokan provincializmat ekzistues nė kėto anė.

    Se “kosovarizmi” ėshtė ide firifiu, kjo s’do fakultet. Sa pėr fillim, lypet njė rremb i fortė natyror i budallait pėr t’iu vėrsulur mullinjve tė erės. Gegėria, me zemrėn nė Kosovė, ėshtė Prusia shqiptare, e djepi i pėrgjakur i Shqipėrisė. Ndjenja kombėtare e shqiptarėve i ka habitur udhėpėrshkrues tė “Azisė evropiane” qysh nė shek. XVIII, kur shqiptarėt ishin tė vetmit nė Perandorinė Osmane qė identifikoheshin me kombėsi. Pale mė sot, njė Pasho Vasė e 7-8 luftėra mė vonė, prej tyre tri tė fundit krejt rishtazi, tė gjitha me flamurin kuqezi nė ballė. E sa pėr “argumentin” se shqiptarėt nė shek. XXI do ta kenė mė mirė tė ndarė se tė bashkuar, as s’do ta fyej inteligjencėn e lexuesve me komente.

    Por budallallėku rėndom bie prej shalės pa ndihmėn e askujt, andaj ai s’mė brengos. Si njeri tė letrave e patriot, mė brengos kiēi intelektual qė, duke braktisur urtėsisht fushėn e kulturės, i ėshtė katrrithur politikės. Druaj se asnjėherė mė parė s’janė abuzuar kaq shumė visare tė gjuhės shqipe, e s’janė rekrutuar pėrdhunshėm kaq shumė citate, pėr tė stolisur ide kaq tė mekta. Tashmė mė ka humbur fija se sa herė kam pasur fatin e keq tė mundohem nga akrobatikat post-moderniste e konstruktiviste, tė lakuara nė mėnyrė perverze, sall pėr t’u pėrdorur si argument se Ballkani paska nevojė edhe pėr njė provincė. E kuptoj, xhanėm, qė njeriu mund ta dashurojė njė filozof, politolog a letrar. Por druaj se shumica e botuesve dhe gazetarėve tanė do t’ua shprehte kėtė dashuri mė sė miri duke i lėnė rehat.

    Ndėrsa budallallėku falet, e shkarti tė mėrzit, vrazhdėsia brutale me tė cilėn ushtrohen qė tė dy nė Kosovė ta fut tmerrin. Kosova i gjason njė spektakli antik, ku Cezari neokolonial ua ngret gishtin vetėm gladiatorėve qė i kasapojnė interesat shqiptare. Shqiptarėt u kėshillohet tė integrohen me Serbinė, me Evropėn e bashkuar, me djallin e tė birin, veēse jo me Shqipėrinė; thuase shqiptarėt paskan afri mė tė madhe me portugezėt, se sa me shqiptarėt. Shqiptarėve tentojnė t’ua ndėrrojnė flamurin, gjuhėn dhe, pse jo, edhe identitetin. Me vendime jashtinstitucionale, shqiptarėve u vihen mbi kokė flamuj, simbole e embleme pa asnjė ankorim nė traditėn e kėtij vendi, sikur ia vė kalorėsi puplat festive njė kali. Shqiptarėt, thjesht, janė privuar nga liria, qė nė thelb ėshtė e drejta e zgjedhjes. Por nėse proteston, tė damkosin pėrnjėherė si “kundėrdemokratik” a “ekstremist”, e shpesh herė edhe tė dyjat bashkė: kali i mirė nuk qet shkelma. Nė mendėsinė kognitive pėrdoret termi “double binding”, prangosja e dyfishtė, pėr ta ilustruar kėtė mekanizėm tė trysnisė psikologjike. Nė gjuhėn e pėrditshme ėshtė mė i rėndomtė termi “demonizim”.

    Ky demonizim ėshtė i frikshėm, meqė paralajmėron dhunėn. Ai e mpreh sakicėn pėr shqiptarėt. Minoritetit serb tė Kosovės nuk i kėrkohet ta ndėrrojė as flamurin, as gjuhėn, as identitetin, pėr t’u bėrė “shtetas” nė Kosovė. Pėrkundrazi, serbėt e Kosovės vazhdojnė tė gėzojnė “pėrjashtime”, “eksterritorialitete” e “tė drejta” ekskluzive qė s’i gėzon shumica shqiptare: me njė fjalė tjetėr, serbėt vazhdojnė tė gėzojnė privilegje. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme, pra, pse “kosovaristėve” u duhet pajtetėr ta demonizojnė ideologjinė shqiptare, meqė ndryshe ata s’e ndėrtojnė dot projektin e vet, qė i amputon shqiptarėt e ia ruan tapitė Beogradit. Normalisht qė demonizimi e ka njė funksion racional. Druaj se “kosovaristėt” do ta pėrdorin dhunėn herėt a vonė, meqė ndryshe ata s’ia dalin dot ta shkasin prej binarėve synimin historik tė shqiptarėve. Dhuna, verbale e tjetėrfare, ėshtė nė fakt Conditio sine qua non i ekzistencės sė “kosovaristėve”.

    Njėherit, ndonėse sakica po mprehet prapė pėr shqiptarėt, ne s’kemi rrugė tjetėr pos kėsaj qė e kemi ndjekur tash 127 vjet. Pėr ta kuptuar predikamentin tonė, si njerėz, si shqiptarė, e si pjesėmarrės aktivė nė shoqėri, ekzistojnė tre ēelėsa.

    Ēelėsi i parė ėshtė harta e Ballkanit. Trysnirat kundėr shqiptarėve nuk synojnė tjetėr, pos qė tė na mbajnė neve sa mė larg prej idesė sė Shqipėrisė. Askush, madje as serbėt, s'ka problem me Kosovėn "e pavarur”. Beogradi & Co. i druajnė vetėvendosjes sė shqiptarėve, meqė vetėm ai mund ta pėrmbys raportin tradicional tė forcave nė regjion. Prandaj ata duan ta kushtėzojnė "pavarėsimin" e Kosovės, pėr ta shtyrė atė sa mė larg, gjersa ta krijojnė njė brez tė "kosovarėve". Taktikė e vjetėr, e pėrdorur qysh prej Mojsiut kur e krijoi kombin hebre nga kasta e tė varfėrve tė Egjiptit, duke i sorollatur 40 vjet nėpėr njė shkretėtirė qė t'i merr sall 4 ditė ta kapėrcesh.

    Ēelėsi i dytė, qė varet nga i pari, ėshtė “kosovarizmi”. Meqė shqiptarėt, pas 127 vjetėsh lufte, ia shkulėn Kosovėn prej kthetrave, Beogradi tani kėrkon qė ta minimojė dėmin duke e sabotuar sė brendshmi afrimin ndėrshqiptar.

    Shqiptarėt e kanė ēarė nivelin e parė tė Matriksit, atė tė shtypjes direkte tė Beogradit. E, megjithatė, Welcome to Matrix: edhe nėse “kosovaristėt” ia arrijnė qėllimit tė tyre maksimalisht, matanė s'i pret veēse njė nivel i ri i shtypjes. Kosova “e pavarur” ėshtė projektuar qė tė mbetet pėrherė koloni e administruar prej “indigjenėve”, njėsoj si ka mbetur shteti i cunguar shqiptar. Kosovaristėt, nė kėtė moment nė kohė e hapėsirė, e personifikojnė fatin e “Kosovės sė pavarur”: ata janė vegla, e jo kėrcėnim pėr sistemin. Nėse do tė bėhesh kėrcėnim pėr sistemin, duhet patjetėr ta promovosh alternativėn e vetme qė mund ta pėrmbys atė: Shqipėrinė. Jo etniken. As tė madhen. Vetėm Shqipėrinė. Ai qė e bėn kėtė, dora nė zemėr, rrezikon ta pėsojė keq personalisht. Njihen tashmė pesė strategjitė shkallėzuese tė dominimit: Moskėqyrja, pėrqeshja, izolimi, kėrcėnimi, dhuna. Nėse bėhesh kėrcėnim, atėhere tė pret kalvari. Por liria qė e aspirojmė ndodhet nė anėn tjetėr tė tunelit. Fitoren s'mund ta kėrkojmė si pijaniku qė i lyp ēelėsat te llamba se aty bėn dritė; por aty ku ndodhet.

    Ēelėsi i tretė ėshtė Shqipėria.

    Status Quoja e sotme ėshtė derivat historik i mosartikulimit tė idesė shqiptare. Serbia e ka njė karrem me tė cilin ka peshkuar aleatė strategjikė, me emėr: vizionin e vet pėr regjionin. Fuqitė e Mėdha e kanė gjetur veten te ky vizion, disa meqė u pėlqen, tjerėt pse s’ka njė alternativė. Ne shqiptarėt kemi mbetur ende “fėmijė jetim”, meqė i kemi lėnė ende “prindėrit” tė flasin pėr ne – ne mbetemi “fėmijė”, meqė druajmė ta shprehim burrėrisht e ta mbėshtetim me argumente atė qė duam. Ne mbetemi “fėmijė”, meqė nuk sillemi si tė pjekur. Vija e vetme qė na garanton forcėn dhe bashkė me tė sigurinė, bashkimi kombėtar, na ėshtė demonizuar aq shumė, sa sillemi si fajtorė vetėm po ta kujtojmė, pale ta themi a ta sendėrtojmė. E pra, momenti pėr ta formuluar idenė e Shqipėrisė ėshtė o sot, o kurrė. Racionalja ėshtė e thjeshtė. Me perėndimorėt kėtu, pastrime tė reja etnike s'do tė ketė. E perėndimorėt nuk mund tė tėrhiqen gjithqysh, meqė kanė shumė pėr tė humbur pėr hesap tė vetin. Nėse i shtyjmė tė zgjedhin, ata do tė jenė tė detyruar ta mbėshtesin vetėvendosjen tonė si alternativė qytetėruese e demokratike, ashtu si bėnė mė 1998, pėr ta mbrojtur qytetėrimin e demokracinė e vet. Por edhe nė rastin mė tė keq, nėse kėrkesa nuk na plotėsohet pėrnjėherė, qameti nuk bėhet – tė paktėn ia kemi hedhur themelin. E pra, kur stadet kaluese edhe ashtu do t'i vendos bota, e ndonjė rrezik s'ka edhe po ta kėrkojmė tonėn troē; ēka po presim, pash Zotin, ftesė me shkrim!?

    Ne shqiptarėt duhet ta nderojmė veten sė pari, nėse duam tė na nderojnė tjerėt. Mundėsisht duke u “rritur”, e duke e kėrkuar vetėvendosjen, nė vend se t’i artikulojnė me gojėn tonė kėrkesat e armiqve tanė. Nė mos pėr diēka tjetėr, atėhere sė pakut qė tė kontribuojmė si brez me diēka inteligjente nė ciklin e ri tė historisė. Advokatėt post mortem tė Rankoviēit duhet tė kuptojnė qė ne tjerėt, shqiptarėt pra, s’ndjejmė ndonjė entuziazėm tė tepruar ndaj Urra!-ve tė tyre, sa herė qė t’u teket atyre ta shpikin rrotėn pėrsėri.

    Fatkeqėsia jonė kolektive ėshtė se shumica prej nesh, ndonėse nuk ndjejmė ndonjė entuziazėm ndaj projekteve bajate, po vazhdojmė tė heshtim. Heshtja jonė ėshtė produkt i pėrvojės kolektive, qė na ka mėsuar se pėr ne vendosin tjerėt, krerėt, zyrtarėt e titullarėt e lartė. Neve na e kanė futur nė palcė mėsimin, se bindjet tona s’kanė vlerė, meqė ne, si individė e si komb, s’kemi vlerė. Si tė gjithė ata qė kanė pasur njė fėmijėri tė vėshtirė, edhe ne jemi kompenzuar duke mprehur sensin e masės: jemi bėrė jemi kryemjeshtėr nė lėminė e tė nuhaturit se sa do tė na japin leje “prindėrit”, pra krerėt, zyrtarėt e titullarėt. Si pasojė, shumė prej nesh e admirojnė mė shumė shqisėn nuhatėse tė skllavit, se sa rrahjen e zemrės sė njeriut tė lirė.

    Mjerisht, nė kėtė mėnyrė, ne veēse i administrojmė nivelet ndryshme tė robėrisė. Heshtja jonė po i fton tė na ngrehin pėr hunde krerėt, zyrtarėt e titullarėt. Ideja e Shqipėrisė nuk do tė formulohet nga ata, nė korridoret e pushtetit nė Tiranė e nė Prishtinė, meqė aty sundon Matriksi. Krerėt, zyrtarėt e titullarėt e atjeshėm janė bėrė tė tillė pikėrisht duke kaluar provimin e Matriksit, e duke hequr dorė prej lirisė. Revolucionet e vetėvendosjes fillojnė pėrherė nė periferi. Atė do ta formulojmė unė e ti, njerėzit e mirė e qytetarėt e denjė, kudo qė ndodhemi. Mėnyra ėshtė e thjeshtė: ne duhet tė mendojmė e tė sillemi si shqiptarė tė pjekur e tė lirė. Mendoj qė ėshtė momenti i fundit t’ia nisim, sa s’ėshtė bėrė vonė.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #644
    Albin Kurti is born on 24 March 1975 in Prishtina. He studied Computer Sciences and Telecommunication in University of Prishtina. Kurti was among the organizers of the peaceful student protest on 1 October 1997 in Prishtina demanding the release of University facilities forcefully occupied by the Serbian regime. In the most intense period of war from August 1998 until March 1999 Kurti worked as Political Secretary in the Office of Adem Demaēi, the General Political Representative of the Kosova Liberation Army. During the NATO bombing against FRY, Serbian police arrests Kurti in Prishtina. On 10 June 1999, with the withdrawal of Serbian forces from Kosova, he is transferred to prisons in Serbia. He is sentenced to 15 years of prison on 13 March 2000 by the Court of Niš. On 7 December 2001 Kurti is released from prison due to international pressure. In July 2003 Kurti adheres to Kosova Action Network (KAN), a movement of young activists engaging in human rights and social justice. On 12 June 2005 joined by other activists Kurti establishes the VETĖVENDOSJE! (Self-Determination) Movement which opposes the negotiation of Kosova’s political status with Serbia. During this period Kurti is imprisoned a total of 16 times. On 10 February 2007 in Prishtina, in the protest against Martti Ahtisaari’s Plan on Kosova run by VETĖVENDOSJE!, the UNMIK Police kills two and wounds another 80 protestors. Following the protest, Kurti is imprisoned for five months and then held in house arrest for five more. Even after the proclamation of Kosova’s independence, Kurti continues to oppose executive powers and the immunity to local laws enjoyed by the international community in Kosova.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #645
    Rexhep Selimi nė Vetėvendosje
    Nga Express mė 10 nėntor 2010 nė ora 15:04
    Njėri nga udhėheqėsit e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Rexhep Selimi ėshtė bashkuar me Lėvizjen “Vetėvendosje” dhe do tė jetė nė listėn pėr deputet tė kėtij subjekti pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 12 dhjetorit.

    Aderimi i Selimit nė lėvizjen e Albin Kurtit ėshtė bėrė i ditur tė mėrkurėn gjatė njė debati qė kėta tė dy po mbajnė nė Prishtinė.

    Kohėn e fundit nė “Vetėvendosje” kanė kaluar figura tė shquara tė lėvizjes patriotike e atdhetare, si dhe intelektualė tė shumė, madje edhe deputetė tė cilėt deri mė tani kanė qenė nėpėr partitė tjera.

    Komandant Rexhep Selimi ėshtė njėri nga nismėtarėt e luftės ēlirimtare dhe personi qė bėri paraqitjen e parė publike tė UĒK-sė nė vitin 1997 nė Llaushė tė Skėnderajt.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #646
    Rexhep Selimi aderon nė “Vetėvendosje”

    Prishtinė, 10 nėntor – Rexhep Selimi, ish-anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė mėrkurėn, e ka bėrė publik vendimin pėr tė kaluar nė Lėvizjen “Vetėvendosje”.
    Prezantimi i Selimit si anėtar i “Vetėvendosjes”, ėshtė bėrė gjatė njė takimi me studentėt e Kolegjit Universitar Pjetėr Budi, nė Prishtinė.
    Rexhep Selimi, qė pėr njė kohė ka qenė nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ka thėnė se e ka zgjedhur Lėvizjen “Vetėvendosje”, me nė krye Albin Kurtin, kryesisht pėr shkak tė programit tė saj.
    “Nė atė copė tė vogėl tė programit tė cilėn e ka shpalosur ‘Vetėvendosja’, unė e kam gjetur vetėn. Programi i ‘Vetėvendosjes’ mban diēka qė partitė tjera tashmė e kanė harruar. Kėtu e gjej kombin tim, flamurin, gjithēka shqiptare, thjeshtė e gjej vetėn time”, ka thėnė Selimi, gjatė prezantimit para studentėve.
    Ai ka shtuar se nuk ka biseduar pėr ndonjė post nė rast se “Vetėvendosja” i fiton zgjedhjet, por vetėm ka shpallur ambiciet e tij pėr t’u bėrė deputet i Kuvendit tė Kosovės.
    Ndėrsa, lideri i “Vetėvendosjes”, Albin Kurti ka thėnė se ndryshimet nė shoqėri gjithmonė kanė filluar me studentėt, ndėrsa ka prezantuar anėtarin mė tė ri tė subjektit tė tij. “Bashkė nė lėvizjen ‘Vetėvendosje’ do tė jemi edhe me Rexhep Selimin. Njė figurė shumė e shquar e luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, e cila paraqet sublimimin e tė gjitha pėrpjekjeve ilegale e legale, tė armatosura e paqėsore pėrgjatė gjithė shekullit 20”, ka thėnė Kurti.
    Lėvizja Vetėvendosje ėshtė pasuruar sot edhe me dy emra tė tjerė tė rinj - sociologun nga Prizreni, Afrim Kasolli ,dhe gazetaren Alma Lama.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #647
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Rexhep Selimi aderon nė “Vetėvendosje”

    Prishtinė, 10 nėntor – Rexhep Selimi, ish-anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė mėrkurėn, e ka bėrė publik vendimin pėr tė kaluar nė Lėvizjen “Vetėvendosje”.
    Prezantimi i Selimit si anėtar i “Vetėvendosjes”, ėshtė bėrė gjatė njė takimi me studentėt e Kolegjit Universitar Pjetėr Budi, nė Prishtinė.
    Rexhep Selimi, qė pėr njė kohė ka qenė nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ka thėnė se e ka zgjedhur Lėvizjen “Vetėvendosje”, me nė krye Albin Kurtin, kryesisht pėr shkak tė programit tė saj.
    “Nė atė copė tė vogėl tė programit tė cilėn e ka shpalosur ‘Vetėvendosja’, unė e kam gjetur vetėn. Programi i ‘Vetėvendosjes’ mban diēka qė partitė tjera tashmė e kanė harruar. Kėtu e gjej kombin tim, flamurin, gjithēka shqiptare, thjeshtė e gjej vetėn time”, ka thėnė Selimi, gjatė prezantimit para studentėve.
    Ai ka shtuar se nuk ka biseduar pėr ndonjė post nė rast se “Vetėvendosja” i fiton zgjedhjet, por vetėm ka shpallur ambiciet e tij pėr t’u bėrė deputet i Kuvendit tė Kosovės.
    Ndėrsa, lideri i “Vetėvendosjes”, Albin Kurti ka thėnė se ndryshimet nė shoqėri gjithmonė kanė filluar me studentėt, ndėrsa ka prezantuar anėtarin mė tė ri tė subjektit tė tij. “Bashkė nė lėvizjen ‘Vetėvendosje’ do tė jemi edhe me Rexhep Selimin. Njė figurė shumė e shquar e luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, e cila paraqet sublimimin e tė gjitha pėrpjekjeve ilegale e legale, tė armatosura e paqėsore pėrgjatė gjithė shekullit 20”, ka thėnė Kurti.
    Lėvizja Vetėvendosje ėshtė pasuruar sot edhe me dy emra tė tjerė tė rinj - sociologun nga Prizreni, Afrim Kasolli ,dhe gazetaren Alma Lama.
    Edhe ti e sjell me kenaqesi kete shkrim sikur cfare ka bere vaki.

    Eshte nje hap me tej i atyre qe u rrijne ne prapaskene dhe qe nga shkaku i zgjedhjeve jane urdheruar qe te dalin ne pararoje.

    Mos u merzit se aty ke me i pas te gjithe "baballaret" enveriste qe nga me te vjeterit e deri te ata me te rinjte, sepse atyre u ka "dale Thaēi prej dore" e nuk po e "bashkon Kosoven me Shqiperine", sic u ka pas tregu perralla 1001 neteshe regjimi diktatoria e kriminal i Enver Hoxhes e dora e zgjatur e ketij regjimi ne ish-Jugosllavi dhe ne perendim, te prire nga Demaēi, Qosja, Prapashtica e sa e sa emra te tjere.

    Vetevendosja u sherben atyre si fija e kashtes per te mbetur me cdo menyre ne lojen politike, se pari per te shantazhuar Thaēin e se dyti per te dale serish ne skene.

    Me vjen shume keq per ju, por do te digjeni ende pa ja nisur karrieres politike, sepse keni mbetur te mbyllur ne kurthin e atyre qe jane marre tere jeten me kurthe e prapaskena, me vrasje e nxitje per vrasje.

  8. #648
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Edhe ti e sjell me kenaqesi kete shkrim sikur cfare ka bere vaki.

    Eshte nje hap me tej i atyre qe u rrijne ne prapaskene dhe qe nga shkaku i zgjedhjeve jane urdheruar qe te dalin ne pararoje.

    Mos u merzit se aty ke me i pas te gjithe "baballaret" enveriste qe nga me te vjeterit e deri te ata me te rinjte, sepse atyre u ka "dale Thaēi prej dore" e nuk po e "bashkon Kosoven me Shqiperine", sic u ka pas tregu perralla 1001 neteshe regjimi diktatoria e kriminal i Enver Hoxhes e dora e zgjatur e ketij regjimi ne ish-Jugosllavi dhe ne perendim, te prire nga Demaēi, Qosja, Prapashtica e sa e sa emra te tjere.

    Vetevendosja u sherben atyre si fija e kashtes per te mbetur me cdo menyre ne lojen politike, se pari per te shantazhuar Thaēin e se dyti per te dale serish ne skene.

    Me vjen shume keq per ju, por do te digjeni ende pa ja nisur karrieres politike, sepse keni mbetur te mbyllur ne kurthin e atyre qe jane marre tere jeten me kurthe e prapaskena, me vrasje e nxitje per vrasje.
    Po Mire zoteri DYDRINAS, kush pra duhet udhehequr Kosoven, ne coftese sipas jush nuk vlen VETEVENDOSJA.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #649
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Po Mire zoteri DYDRINAS, kush pra duhet udhehequr Kosoven, ne coftese sipas jush nuk vlen VETEVENDOSJA.
    Moti kemi shkruar ketu se e vetmja rruge per te cuar deri ne fund aspiratat tuaja personale, eshte perfshirja ne politike.

    Ju flisni ende sot e kesaj dite ne emer te popullit e kjo eshte nje tregues naiviteti. Nuk keni asnje te drejte qe te flisni ne emer te popullit!

    Dhe aktet e kryera qe sa e sa vite, jane nje tregues i nje papjekurie dhe mungese te theksuar te formimit baze, pa hyre me tej.

    Juve i hyte me ne fund politikes dhe ky eshte nje tregues se filluat te kuptoni se vetem nepermes kesaj rruge nisin te realizohen ambiciet tuaja politike.

    Pse jo? Keni shume te drejte qe te ngrini zerin ndaj se keqes qe e mundon Kosoven dhe mbare kombin shqiptar.

    Por juve duhet te mbetni vetvetja, vetevendosja e mos lini t'ju perzihen as Rexhep Qoset, as Adem Demaēat e as gjeneral Selimat.

    Perndryshe nese keshilloheni me deshtake dhe karrieriste te tipave te lartcituar, athere per fat te keq jeni te destinuar te deshtoni.

    Une nuk ua uroj kete kurre, sepse deshtimi juaj eshte deshtim i gjithe ajkes se rinise sone kombetare, por ju desheroj suksese.

  10. #650
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Moti kemi shkruar ketu se e vetmja rruge per te cuar deri ne fund aspiratat tuaja personale, eshte perfshirja ne politike.

    Ju flisni ende sot e kesaj dite ne emer te popullit e kjo eshte nje tregues naiviteti. Nuk keni asnje te drejte qe te flisni ne emer te popullit!

    Dhe aktet e kryera qe sa e sa vite, jane nje tregues i nje papjekurie dhe mungese te theksuar te formimit baze, pa hyre me tej.

    Juve i hyte me ne fund politikes dhe ky eshte nje tregues se filluat te kuptoni se vetem nepermes kesaj rruge nisin te realizohen ambiciet tuaja politike.

    Pse jo? Keni shume te drejte qe te ngrini zerin ndaj se keqes qe e mundon Kosoven dhe mbare kombin shqiptar.

    Por juve duhet te mbetni vetvetja, vetevendosja e mos lini t'ju perzihen as Rexhep Qoset, as Adem Demaēat e as gjeneral Selimat.

    Perndryshe nese keshilloheni me deshtake dhe karrieriste te tipave te lartcituar, athere per fat te keq jeni te destinuar te deshtoni.

    Une nuk ua uroj kete kurre, sepse deshtimi juaj eshte deshtim i gjithe ajkes se rinise sone kombetare, por ju desheroj suksese.
    Zoterote, nuk u pergjigje pyetjes, nese ka mundesi ti pergjigjesh pyetjes!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •