Close
Faqja 51 prej 187 FillimFillim ... 41495051525361101151 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #501
    U themelua Kėshilli pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Drenas

    Sot mė 29 shtator, nė Drenas u mbajt mbledhja inauguruese e Kėshillit pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Drenas.



    Mbledhjen e hapi Albin Kurti, i cili foli gjerė e gjatė pėr situatėn politike nė vend, si dhe pėr sfidat qė e presin Kosovėn nė tė ardhmen si dhe rolin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė mbrojtjen e interesit tė popullit.



    Mė pas fjalėn e mori Petrit Bajraktari icili foli pėr historikun e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Drenas, problemet dhe peripecitė nė tė cilat ka kaluar kjo qendėr, duke vėnė theksin e veēantė nė forcimin dhe rritjen e kėsaj qendre gjatė kėtyre 5 viteve.



    Dardan Molliqaj foli pėr rolin e kėshillit nė strukturimin e Lėvizjes nė kėtė anė tė Drenicės, si dhe punėt dhe detyrat themelore, siē janė krijimi i pikave tė Lėvizjes nė komunėn e Drenasit dhe organizimin Kuvendit Zgjedhor tė Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Drenas, prej tė cilit nė mėnyrė demokratike do tė dalin strukturat udhėheqėse tė saj.



    Kėshilli nė Drenas pėrbėhet prej 13 anėtarėve.



    Ata janė:



    1. Xhevat Zekaj – I Diplomuar nė Gazetari



    2. Elena Bujupi – Studente e Fakultetit Juridik



    3. Petrit Bajraktari – Ish ushtar i UĒK-sė, student i Shkencave Politike



    4. Sokol Bylykbashi – Fakulteti i Shkencave Politike



    5. Ismet Dibrani – Student i Fakultetit tė Bujqėsisė



    6. Endrit Krasniqi – Student i Fakultetit Ekonomik



    7. Rifat Demaku – Mėsues



    8. Osman Sylanaj – Veprimtar,Jurist i Diplomuar



    9. Florim Kuliqi – Magjistėr i Kimisė



    10. Tahir Selmani – Profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe



    11. Emin Bujupi – Ish ushtar i tri luftrave tė UĒK-sė



    12. Fidan Prokshi – Absolvent nė Fakultetin Filozofik dhe student nė Falutetin Ekomik



    13. Bujar Tahiri – Student i Fakultetit tė Edukimit
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #502
    Sot mė 28 shtator u mbajt mbledhja inauguruese e Kėshillit pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Gjilan.



    Mbledhjen e hapi Dardan Molliqaj, i cili nė fjalėn e tij u pėrqėndrua nė detyrat dhe rolin qė do ta ketė ky kėshill nė muajt qė vijnė.



    Mė pas fjalėn e rastit e mori Albin Kurti, i cili foli pėr situatėn politike nė vend:



    " Nė Kosovė aktualisht janė duke u zhvilluar dy projekte tė mėdha, tė cilat drejtpėrdrejt e influencojnė jetėn e qytetarit. Projekti i parė janė bisedimet qė po organizohen nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, tė cilat janė tė pabarabarta, sepse po bėhen vetėm pėr Kosovėn e jo edhe pėr Serbinė. Sa tė pabarabarta bisedimet janė po aq edhe tė padrejta, sepse Serbia nuk e njeh Kosovėn, ndėrkaq institucionet e Kosovės bisedojnė pėr Kosovėn me Serbinė. Padrejtėsia dhe pabarazia e kėtyre bisedimeve bėjnė qė rezultati tė jetė i pavaforshėm pėr ne.



    Projekti i dytė i dėmshėm ėshtė ai i privatizimit neoliberal, ku gjithcka po shitet shpejt dhe lirė. Ky privatizim bėhet pėr hir tė privatizimit e jo nė kuadėr tė ndonjė plani pė zhvillimin ekonomik tė vendit."



    Ndėrkaq rreth formimit tė kėshillave nėpėr qendra ai tha: "Qėllimi i formimit tė kėtyre kėshillave ėshtė qė pėrkrahjen egzistuese ta shėndrrojmė nė strukturė. Pėrkrahja qė e kemi ėshtė energji e ne duhet ta shėndrrojmė nė fuqi. Kjo bėhet vetėm me organizim tė fuqishėm".



    Nė vazhdim fjalėn e mori deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe anėtari i kėshillit Ismail Kurteshi, i cili i spjegoi arsyet e anėtarėsimit tė tij nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!:



    " Arsyeja e aderimit tim nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! ėshtė se ky grupacion politik mė ka bindur qė e ka seriozisht qė shtetin ta bėj pėr tė gjithė. Puna e pandalshme e VETĖVENDOSJES gjatė kėtyre viteve, sinqeriteti dhe serioziteti i saj mė bėjnė tėjem i bindur nė suksesin e saj nė mbrojtje tė interesave tė qytetarėve.



    Kėshillin pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Gjilan e pėrbėjnė



    1. Agron Shurdhani – Ekonomist, master viti i parė ne Tregjet financiare



    2. Ardian Azemi – Gazetar, Komunikimin masiv, Master Akademia e diplomacis Shqipare



    3. Arianit Sadiku – Absolvent i fakulltetit te Komunikacionit



    4. Avni Islami – Prof. i Gjuhės Angleze



    5. Besim Uka – Hotelieri dhe turizėm



    6. Fatmir Haziri – Student i fakultetit Juridik dep. Kriminalistik



    7. Fitore Rexhepi – Studente nė fakultetin Juridik



    8. Gazmend Lakna – Jurist i diplomuar, Avokat



    9. Ismail Kurteshi – Prof. i Gjuhes Angleze – Deputet nė Kuvendin e Kosovės



    10. Lulzim Osmani – Absolvent i Ekonomisė



    11. Luan Aliu – Student fakultetit Juridik, departamenti: Kriminalistikė



    12. Muhamed Shemsiu – Absolvent nė fakultetin Ekonomik



    13. Musli Arifi – Ekonomist i diplomuar



    14. Nevzad Isufi – Prof. i Gjuhės shqipe dhe letėrsisė



    15. Nexhmedin Shaqiri – Magjistėr i Ekonomisė



    16. Sokol Ajeti – Absolvent nė faktluetin Ekonomik



    17. Valdrin Bajrami – Magjistėr i Pikturės
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #503



    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #504
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ndryshime i duhen Kosoves , Albin Kurti eshte si nje fillim i mire per Kosoven e Re dhe per Shqiperine e bashkuar!

    Albin Kurti si personalitet kombetar sot gezon nje autoritet relativisht gjithperfshires sa i takon trupit kombit, pasi boterisht deklarohet se angazhohet dhe do te angazhohet per bashkimin kombetar si e vetmja alternative e shpetimit dhe zhvillimit kombetar.
    Nese do ta mbaj premtimin do ta kete edhe perkrahjen, nese jo dihet se do ti ndodhi si cdo personaliteti ordiner politik, dmth ata qe sot i aplaudojne me shume , neser do ta fyejn dhe do ta shajne me se shumti.
    Vetem porosi per ata qe do te vijne ne pushtet, ja te shpresojme se do te vije rryma e re ,energjia e re me Albin Kurtin.Rryma e re per idealin e vjeter dhe te perjetshem -Bashkimin e Kosoves me Shqiperine,ashtu sic duhet te jete .
    Do te them nje konstatim te thjeshte dhe pakashume univerzal: eshte kollaj te jeshe me popullin kur vertete je me popullin ne margjina, eshte kollaj te flasish cka te duash kur je ne rruge,por eshte shume veshtire te jetosh ,te flasish dhe te veprosh per popullin kur nuk je me popullin(kushtimisht) kur je ne pushtet!!!Kur e njeh se vjen nga opingat, kur e di qe vjen nga populli me i varfer ne Europe dhe per me pak se nje dekade njeh eurot ne miliona pa u marre me asnje biznes zhvillimor-prodhues profitabil, je nje turp i kombit qe i takon, je turp i botes.Kush e di se nga vjen, ka mbamendje dhe dhembshuri per kombin qe i takon do te cmohet dhe ne mos te cmohet do te rroje nje jete te pastert dhe te ndergjegjshme,ky soj edhe pasurine qe e krijon me djersen e vet , e ndan me popullin e vet , e ndan me njerezimin .
    Kjo kategori njerezish mund ta shpetoje Kosoven nga katandisja qe e ka gjetur nga bijte e vet vetvjedhes dhe vetshkatrrues.
    Cdo rryme e re kombetare qe e di rrjedhen e zhvillimit kombetar shqiptar, e njeh per te tille dhe angazhohet ta coje ne vend nje amanet te pa kryer, nje te drejte te parealizuar sigurisht se do te kete perkrahjen e shumices se shqiptareve te gjithe botes, jam i bindur per kete pasi shumica shqiptare eshte ne margjina dhe ata qe e percajne vendin per mes pushtetit te tyre personal jane pakica absolute.
    Vetvendosja dhe Albini duhet te jene serioz per hapin e hyrjes ne politike, nese shendrrohen edhe ne nje parti banale sa per te shtuar spektrin e partive per karriere politike , me mire le te rrine ne rruge se paku do te mbajne nje xixe gjalle dhe do te jene me shumicen e popullit.
    POr, nese si levizje politike nderrojne klimen ne Kosove dhe krijojne te gjitha parakushtet e Kosoves qe te mberri paralelizimin e zhvillimit dhe perafersimit te mentalitetit te perbashket politik dhe social -kombetar me Shqiperine,me nje fjale pergatisin Kosoven te jete e gatshme te bashkohet me Shqiperine athere le te hyjne dhe do te kene edhe sukses,sigurisht.
    Kosoves i duhet rryme e pavarur kombetare qe con sovranitetin kombetar ne vend, nuk i duhen rryma inferiore dhe vazale , lepegji qe bejne cdo gje qe thote bashkesia nderkombtare vetem dhe vetem te shpetojne pushtetin e tyre dhe jo te shpetojne Kosoven.
    Kush luftoi , faleminderit dhe kush nuk luftoi prape faleminderit, koha e tranzicionit kaloi, tash eshte kohe tjeter eshte koha e rrymes se bashkimit dhe bashkimin mund ta bejne rryma e re, te tjeret faleminderit cka bete deri me sot!
    Turpi me i madh per Kosoven eshte sot ne kete kohe kur bijte te quajtur me te shtrenjtit e Kosoves ,sot e vjedhin dhe e rrjepin Kosoven,sot kur populli i Kosoves dhe shume femije deshmoresh durojne per buken e gojes.

    Albin Kurti: Ti rrebel i dinjitetshem ne levizjen studentore,ti i burgosur politik kryelart ne mes te Serbise,perfaqsues vullnetar i UCKse nga te paret ,ti guximtar me integritet personal dhe kombetar,te lutet Kosova e vrare dhe e cnderuar te lutem une, mos u be si keta politikanet ordiner qe harruan idealet dhe amanetet e parealizuara kombetare......mos!


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 17-10-2010 mė 02:07
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #505
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Kosova ka nji Albin te madh.

    Tek albini gjen shqiptarizmen,mendje kthjellsin,dashurin per Kosoven dhe njeriun e saj me besnik ,te sinqert dhe trim.

    Ne kto lojra mediash te papresedent, njelloset figura e nji njeriu qe beri per Kosoven edhe ne luft pore edhe ne paqe,madje do thosha se kontributi i tij nuk ka munguar gjat gjith jetes se tij.
    Ne ditet me te renda per Kosoven ai ishte ne ball te protestave kunder nji armiku qe nuk e kishin guximin shum nga ata qe kritikojn fyejn e shajn sot ket shqiptar nder me te madhrishmit qe ka kjo tok e lar me gjak nga burra e burrnesha qe i falen me te shtrejten per lirin e Kosoves,jeten pa u trembur as pak nga vdekja.
    Sinqeriteti i tij duket edhe nese i mbyll syt ,Ai as nji her nuk nuk ka ber fushat ne dem te tjetrit po me argumentin dhe syqelsin e tij ka dallur dhe shprehur kurthat qe po i kurdisin kjo klas politike nderkomtare e komtare ne dem te Kosoves vetem qe ta mbajn nji Kosove as ne tok as ne qiell.


    Mendja e tij e mpreht ka parė ardhėmerin e kti vendi te prangosun nga kta qe sot nuk shofin me larte se hunda ngase i ka verbruar lakmija per pushtet,lakmia per politika autoritariste ose bajraktarizmav te cilat deshet apo jo po ndodhin ne qdo dit qe kaloi e me gjas edhe c'do vijn.

    Popujt shpesh kan ber veprime ne kundershtim me arsyen,sepse duke i lemuar thiut qimen kan kan ndyr jo vetem duart e tyre pore kan ndyr jeten e tyre.

    Edhe shoku Tito per shqiptaret ishte ne vitet 45,46,47, i biri i sulltan Pajazitit
    po ja qe u doli vlla i Rankoviqit qe i pat prish dajak shqiptaret me eminent te kohes ku disa i vrau naten disa i perzuri ne Turqi e disa dajak deri ne varr.

    Albini munt te jet edhe vet djalli por per mua esht shqiptari me i madh i ditve tona madje edhe i ditve te kaluara per kto 12 vite.

    Njeriu qe gjykon pa tendenca politike edhe sikur gabon do permirsohet me gjas, pore ata qe qe nuk nisen nga ky parim jon shpirt shitur tek djalli dhe kancer i shoqris e cila mbyll syt kure kalohet mbi ar.

  6. #506
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2010
    Postime
    21

    nese ky jo, atehere kush pra

    dhe sa i lexon keto shkrolla te shqiptarve te mij e te mos u besosh syve. gjuajn e gjuajn gur sa munden ne njerez qe emrin kane arritur tua lexojn vetem ne gazetat proqeveritare. dhe po te shohesh se albini shume i ka ne qejf qeveritaret atehere do e marrim si te aresyeshme sesa keta,disa, vjellin ne emer te tij. ma gjeni nje ama u lutem vetem nje qe ne keto kohera moderne do tu thoshte edhe miqve e sidomos armiqve ate cfare duhet tu thuhet ne sy. keta te qeveris vetem sa nuk u ngjiten ne rrobe te unmikasve dhe tani te euleksave duke u lepir per ta,ne miq e armiq, e albini o nuk eshte mesuar te lepihet pas koskave te hedhura o nuk don ta peruli aqe poshterisht identitetin e shqiptarit.ju e dini. keta te qeverisjes u pa e e bene dje se sa u intereson kosova dhe shteti. atyre si ju dogj bishti bertiten le te digjet kosova. e albini qete e qete u tregoj edhe njihere se qe ne fillim e kishin genjyer popullin e kosoves kinse koalicioni i tyre ishte bere per te mire te kosoves. edhe bojes i doli boja. po u them atyre qe nuk e njofin edhe atyre qe e njofin, albini eshte i vetmi ne kete moment pas rugoves qe mundet me e nxjerr kosoven te pa felliqur. deri atehere zoterinje duroni. keta te kallashave e treguan veten , ne momentin qe hyren ne koalicion me pacifistat treguan se jane per gjithcka po jo per kosove. kur them per gjithcka , atehere shikojeni se me cka hyren ne prishtine... me nga nji kallash e shifeni tani se ku jane,... prandaj o populli ime mesohu njehere se ai qe me se shumti te duhet, eshte ai qe sakrifikoi me se shumti ne ditet e sodit. prandaj ti vendos. se ne duart tua eshte kushe do te te prij. ata qe te ropen apo ata qe do te te nxjerrin nga kjo e rrjepur. vetedihesohu sa ma pare. aqe me mire. ngase me vetevendosjen dielli serish do te lind ne kosove. per disa ndoshta jo. cti besh. e kane ngren te verdh para kohe.

  7. #507
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    Vepra me e madhe e ketij "patrioti" eshte shkruarja e parollave , disa protesta kunder cdo gjeje unmik kfor e qeveri dhe organe te shtetit kosoves!(fatkeqesisht eshte shkaktar i vdekjes se dy te rinjve ne protestat e tija personale per afirmim)
    Harrova te them meret me "shkrime filozofike e politike" te cilat vetem express ia boton!!!
    Eh! ky eshte gabimi me i madh qe bejme ne si shqiptare.
    Albini qenka pergjegjes per vrasjen e dy te rinjve?
    Cudia me e madhe kjo, sepse ne fakt nuk merret ne pergjegjesi ai qe i vrau qe ne rastin ne fjale ishte Umniku, por merret Albini qe ne fund te fundit po ben punen tone krahas te tijes.
    Them se po ben edhe punen tone sepse cetja kombetare dhe bashkimi ne kufinjte natyrale eshte puna e te gjitheve ne.
    ALbini eshte heroi i gjalle qe e njohim te gjithe, provoi burgun e torturat Serbe, provoi poshterimin e Qeverise prej kartoni te kosoves thjeshte pse thote ate qe duhet thene.
    Ne fund te fundit, e verteta nuk mund te jete e bukur per te tere, perkundrazi ne shumicen e rasteve eshte e hidhur.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #508
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI Lexo Postimin
    Eh! ky eshte gabimi me i madh qe bejme ne si shqiptare.
    Albini qenka pergjegjes per vrasjen e dy te rinjve?
    Cudia me e madhe kjo, sepse ne fakt nuk merret ne pergjegjesi ai qe i vrau qe ne rastin ne fjale ishte Umniku, por merret Albini qe ne A te fundit po ben punen tone krahas te tijes.
    Them se po ben edhe punen tone sepse cetja kombetare dhe bashkimi ne kufinjte natyrale eshte puna e te gjitheve ne.
    ALbini eshte heroi i gjalle qe e njohim te gjithe, provoi burgun e torturat Serbe, provoi poshterimin e Qeverise prej kartoni te kosoves thjeshte pse thote ate qe duhet thene.
    Ne fund te fundit, e verteta nuk mund te jete e bukur per te tere, perkundrazi ne shumicen e rasteve eshte e hidhur.
    Te Lumte per ket shkrim Indrit, as topi nuk i luan ket fjale.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #509
    Kurti: Dorėheqja e Sejdiut thelloi krizėn
    18/10/2010 21:40

    Sipas Kurtit, pėrvec krizės politike dhe asaj ekonomike, tani vendi ėshtė zhytur edhe nė krizė institucionale.
    “Nė Kosovė pati njė krizė institucionale, qė iu shtua asaj ekonomike dhe politike. Fatmir Sejdiu dha dorėheqjen pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, e cila e kishte pėrgatitur atė prej dy vjetėsh”, ka pohuar Kurti.

    Sipas tij, dorėheqja e Sejdiut ėshtė shumė e vonuar dhe kjo ndodh pėr shkak tė politikės qė ėshtė mbi drejtėsinė.

    “Nė Kosovė politika ndodhet mbi drejtėsinė dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse gjykata vendosi qė Sejdiu tė shkarkohej, gjė qė ai e parandaloi me dorėheqje”, ėshtė shprehur Kurti.

    Ai ka theksuar se dorėheqja e Sejdiut dhe mė pas largimi i LDK-sė nga koalicioni qeverisės ishin dy veprime tė bėra qėllimisht pėr tė futur Kosovėn nė krizė para negociatave me Serbinė.

    “Sejdiu u tėrhoq nga pozita e tij nė mėnyrė qė tė krijohet njė lloj krize pėr zgjedhje tė parakohshme para negociatave tė reja, ku do tė bėhen koncesione ndaj Serbisė”, ka nėnvizuar Kurti.

    Mė tej ai ka kritikuar edhe miratimin e strategjisė pėr privatizimin e PTK-sė, tė cilėn e ka cilėsuar si njė grabitje qė qeveria po u bėn kapitaleve tė shtetit, si dhe ka konfirmuar pjesėmarrjen e tij nė zgjedhjet e ardhshme.

    “Ne kemi vendosur qė protestave t’u shtojmė pjesėmarrjen nė zgjedhjet e ardhshme. Do tė hartojmė njė listė me kandidatėt pėr deputetė dhe do regjistrohemi nė KQZ. Zemėrimi i qytetarėve ėshtė mė i madh se kurrė”, ka shtuar Kurti.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #510
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kurti: Dorėheqja e Sejdiut thelloi krizėn
    18/10/2010 21:40

    Sipas Kurtit, pėrvec krizės politike dhe asaj ekonomike, tani vendi ėshtė zhytur edhe nė krizė institucionale.
    “Nė Kosovė pati njė krizė institucionale, qė iu shtua asaj ekonomike dhe politike. Fatmir Sejdiu dha dorėheqjen pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, e cila e kishte pėrgatitur atė prej dy vjetėsh”, ka pohuar Kurti.

    Sipas tij, dorėheqja e Sejdiut ėshtė shumė e vonuar dhe kjo ndodh pėr shkak tė politikės qė ėshtė mbi drejtėsinė.

    “Nė Kosovė politika ndodhet mbi drejtėsinė dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse gjykata vendosi qė Sejdiu tė shkarkohej, gjė qė ai e parandaloi me dorėheqje”, ėshtė shprehur Kurti.

    Ai ka theksuar se dorėheqja e Sejdiut dhe mė pas largimi i LDK-sė nga koalicioni qeverisės ishin dy veprime tė bėra qėllimisht pėr tė futur Kosovėn nė krizė para negociatave me Serbinė.

    “Sejdiu u tėrhoq nga pozita e tij nė mėnyrė qė tė krijohet njė lloj krize pėr zgjedhje tė parakohshme para negociatave tė reja, ku do tė bėhen koncesione ndaj Serbisė”, ka nėnvizuar Kurti.

    Mė tej ai ka kritikuar edhe miratimin e strategjisė pėr privatizimin e PTK-sė, tė cilėn e ka cilėsuar si njė grabitje qė qeveria po u bėn kapitaleve tė shtetit, si dhe ka konfirmuar pjesėmarrjen e tij nė zgjedhjet e ardhshme.

    “Ne kemi vendosur qė protestave t’u shtojmė pjesėmarrjen nė zgjedhjet e ardhshme. Do tė hartojmė njė listė me kandidatėt pėr deputetė dhe do regjistrohemi nė KQZ. Zemėrimi i qytetarėve ėshtė mė i madh se kurrė”, ka shtuar Kurti.
    Te them te drejten ,ne fillim besova se vertete Albin Kurti ka vendosur te hyje seriozisht ne zjarrin e gares politike ,madje per te marre timonin e drejtimit te Kosoves,jo vetem por duke bashkuar rreth nje programi gjitheperfshires njerzit me te afte dhe me te besuashem me integritet dhe bagazh moral e profesional.
    Une vertete ju gezova kesaj sepse ne fund te dites subjektet aktuale politike shume nga te cilat jane tashme jane te pjekura per muze,do te ballafaqohen me nje alternative te re ,energjike dhe te vendosur.Arsyet pse nuk eberi kete Albini i din ai vete ose ai njeh kapacitetin e vete menagjues ose te tjeret nuk pranuan ti bashkohen.Me glauka nuk qeveriset .
    Une vete ndjehem paksa i deshpruar sepse si duket Albini ka ngelur ne pozitat e njejta si ne ato paraqitjet televizive javore te pas luftes me analizat dhe profesite e tija. Kjo nuk mjafton i nderuari Ariani TB.Zgjedhjet sa nuk kane filluar e Albini ende tregon perralla pse doli e si doli LDK nga kolaicioni.Kosova ka analiste sa te duash ,te zgjuar e injorante ,Po mbijne si kepurdhat perdite.Jam i sigurte se edhe ti vete ke prite shum me teper por ia se Albini si duket e din sa e ka kaqikun. Nuk ka parti politike ne bote e cila nga njera ane pretendon te marre pushtetin dhe nga ana tjeter planifikon protestat kunder qeverisjes (vetevetes). Kjo eshte apsurde neqoftese si thote ai vete nuk e ka ndermend te kete tre-kater deputet qe do tu sherbejne si dekor protestave antiqeveritare e kjo don te thote apriori kapitulim ne garen politike para se te filloje.
    Partia apo grupimi politik hyn ne garen politike per te fituar e jo me alternative rezerve.Ose pushtetin ose protestat.Te dyja nuk shkojne.Kjo nuk eshte serioze fare.Tani nuk ka as kohe .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •