Kurti: Prezenca ndėrkombėtare duhet tė ridefinohet
Nga Express mė 11.08.2010 nė ora 17:15
Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila ka paralajmėruar se do tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme, thotė se nė programin e saj synon qė Kosovėn ta bėjė sovrane, pa instanca ndėrkombėtare ekzekutive mbi kokė.
Lideri i “Vetėvendosjes”, Albin Kurti, nė njė intervistė pėr KosovaPress, ka thėnė se EULEX-i ndodhet nė Kosovė, jo vetėm duke u bazuar nė Rezolutėn 1244, por njėkohėsisht edhe nė gjashtėpikėshin famėkeq tė Ban Ki-Moonit, i cili paraqet njė marrėveshje tė OKB-ve me Serbinė pėr tė lejuar EULEX-in qė tė futet nėn ombrellėn e UNMIK-ut. “Kėsisoj ajo qė dikur ishte shtylla e parė e UNMIK-ut, Departamenti i Drejtėsisė dhe Policia, nė fakt vetėm ta ndryshojė emrin, duke u bėrė EULEX”.
Kurti ka theksuar se prezenca e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, e posaēėrisht e BE-sė duhet tė ridefinohet, me ē’rast ata duhet tė na ndihmojnė qė Kosova tė ketė tė drejtė njė ditė qė tė anėtarėsohet nė BE dhe tė shkojė nė procese tė cilat janė zhvillimore nė aspektin ekonomik, shoqėror, kulturor e politik. “Dhe jo siē ėshtė tani, ku me prokurorė, policė e gjykatės, qė kanė imunitet prej ligjit, po e vazhdojnė avazin e vjetėr tė UNMIK-ut”.
“Vetėvendosja” nuk pret qė EULEX-i do tė sjellė drejtėsi nė Kosovė, as nė luftimin e strukturave paralele tė Serbisė, as nė luftimin e kriminelėve tė luftės, tė cilėt nė Kosovė kanė kryer masakra dhe krime mizore, duke vrarė afėr 12 mijė civilė dhe duke deportuar jashtė Kosovė afėr 1 milion njerėz, me ē’rast mijėra femra janė dhunuar e 120 mijė shtėpi janė shkatėrruar.
”Nuk presim drejtėsi as sa i pėrket luftimit tė korrupsionit, me qenė se po shihet se preferojnė tė merren me peshqit e vegjėl, e jo me peshkaqenėt e mėdhenj, tė cilėt nė fakt janė partnerė tė tyre. Mbi tė gjitha EULEX-i, siē e dini, nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės. Tė gjithė zyrtarėt e EULEX-it kanė imunitet prej ligjit nė Kosovė dhe nė tė njėjtėn kohė ata konsiderojnė se sundimi i ligjit nė Kosovė duhet tė jetė nė funksion tė stabilitetit rajonal, e jo nė funksion tė drejtėsisė vendore, siē do tė duhej tė ishte”.
Sa i pėrket pranisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, “Vetėvendosja”, sipas Kurtit, ka qėndrim tė qartė. Kjo prani duhet tė pėrbėhet prej mekanizmave dhe institucioneve, tė cilat e kėshillojnė, e ndihmojnė, e sugjerojnė Kosovėn, por nuk kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet e saj, apo mbi popullin e saj.” EULEX-i me kėtė rast ėshtė i tillė dhe ka fuqi ekzekutive, pra ka ingjerenca tė sovranit nė shtėpinė tonė. Kjo ėshtė e papranueshme pėr ne. Ne nuk jemi kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk jemi as kundėr prezencės sė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, por ne jemi kundėr karakterit aktual tė kėsaj prezence, qė ėshtė prezencė qeverisėse e sunduese, e jo kėshilluese e ndihmuese”, ėshtė shprehur Kurti.
Nė intervistėn mė tė gjatė pėr KosovaPress, Kurti ka kritikuar edhe Qeverinė se ėshtė shumė e ndrojtur dhe mendoj qė frika qė ka kjo qeveri pėr t’u bėrė tamam qeveri e njė shteti tė pavarur vjen prej faktit qė krerėt politikė e institucionalė kėtu janė njerėz shumė tė pasur dhe rrjedhimisht tė shantazhuar, me qenė se pasurin e tyre nuk e kanė krijuar me pagat qė i marrin. Pra, sipas tij, bėhet fjalė pėr politikanė tė cilėt nuk mund tė guxojnė pėr Kosovėn, sepse frikėsohen pėr vetėn e tyre.
Kurti ka rikonfirmuar se do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e ardhshme. Programet e lėvizjes, pėr ēėshtjet politike, ekonomike, sociale etj, do tė jenė gati nė vjeshtė. Ndėrsa nga fundi i vitit, do tė fillojė edhe procesi i zgjedhjeve tė brendshme.
Krijoni Kontakt