Close
Faqja 39 prej 187 FillimFillim ... 2937383940414989139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #381
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ky trim do respekt dhe perkrahje nga populli shqiptar

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ky trim eshte legjend!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #383
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #384






    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #385
    Kategorizimi
    Nė Kosovė kurrsesi nuk duhet tė mjaftohemi duke ndryshuar vetėm gjendjen nė tė cilėn jemi, por, mbi tė gjitha, duhet ndryshuar kategorinė nė tė cilėn na kanė futur.


    Nga Albin Kurti mė 30.07.2010 nė ora 12:00

    Nga pikėvėshtrimi ndėrkombėtar Kosova ėshtė njė vend i kundėrt me Greqinė. Kosova gjykohet tė ketė njė gjendje tė mirė brenda kategorisė sė vendeve tė krizės kurse Greqia vlerėsohet tė jetė nė gjendje krize brenda kategorisė sė vendeve tė mira, ku gjithsesi hyjnė vendet e BE-sė. Pra, Kosova cilėsohet si njė rrėfim i suksesshėm porse nė kategorinė e vatrave tė krizės (ku na krahasojnė me Irakun, Afganistanin, Palestinėn etj.), ndėrkaq Greqia e zhytur nė krizė financiare dhe ekonomike tregohet si njė rrėfim i dėshtuar nė kategorinė e shteteve tė pėrparuara e normale (ku ajo krahasohet me shtetet e tjera tė BE-sė). Faktorėt ndėrkombėtarė Kosovėn e shohin si njė vend jonormal me gjendje normale ndėrsa Greqinė si vend normal me gjendje jonormale.

    Kjo ėshtė arsyeja pse kėta faktorė mobilizohen pėr Greqinė por jo edhe pėr Kosovėn. Gjendja nė Kosovė ėshtė shumė mė e keqe sesa nė Greqi (ndoshta me njė pėrjashtim tė vogėl nė borxhin publik), por kėto dy vende me gjendje tė ndryshme, nė sytė e ndėrkombėtarėve, para sė gjithash, janė dy kategori tė ndryshme. Gjendja e keqe nė Kosovė ėshtė e mirė. Gjendja e mirė nė Greqi ėshtė e keqe. Me gjendjen nė Kosovė janė tė kėnaqur dhe nuk marrin mundin qė ta pėrmirėsojnė atė. Konferencėn e donatorėve tė para dy viteve dhe paratė e premtuara aty askush nuk i pėrmend mė. Duke na krahasuar me Irakun, Afganistanin, Palestinėn etj. ne nuk dalim keq, apo jo? Nė anėn tjetėr, me gjendjen nė Greqi janė tė brengosur shumė dhe andaj u organizuan qė t’i ndihmojnė asaj duke i dhėnė miliarda euro. (Mbase ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė po i ndihmojnė me borxhe pėr tė dalur nga borxhet sipas praktikės sė etabluar neoliberale ku sėmundja ofrohet si ilaē.)

    Kėto dy kategori tė ndryshme vendesh kanė ndikime tė ndryshme nė shtetet e fuqishme botėrore. Ndikimet e ndryshme janė konstituive pėr kategoritė. Kategoritė dallohen sepse ndikimet dallohen. Pėrderisa ēfarėdo abnormaliteti nė Greqi si njė shtet normal i prek dhe shqetėson menjėherė shtetet kryesore tė cilat nominalisht po ashtu i pėrkasin kategorisė sė shteteve normale, abnormaliteti nė Kosovė si njė shtet jonormal nuk mund tė jetė befasues dhe mund tė ketė vetėm ndikime dytėsore e jo tė drejtpėrdrejta pėr ta.

    Vatrat e krizės pėrgjithėsisht vijnė nė ekzistencė vetėm si problem. Bota merr vesh pėr to atėherė kur iu shpėrthen kriza ose, nė rastin mė tė mirė, atėherė kur forca tė brendshme arrijnė ta problematizojnė krizėn para se tė shpėrthejė ajo. Pėrndryshe, ēėshtjet e vatrave tė krizės presin. Fakti qė ato janė nė krizė nuk do tė thotė se ka diēka urgjente aty. Fundja, kriza ėshtė vetė emri i kategorisė sė cilės i pėrkasin ato.

    Kategorizimi i Kosovės si njė vend jonormal por me situatė tė mirė meqė tė qetė, pėrkundėr ndodhjes sė saj pėrbrenda kategorisė sė jonormalitetit dhe pikėrisht pėr shkak tė ndodhjes pėrbrenda kėsaj kategorie, do tė thotė qė faktorėt ndėrkombėtarė besojnė qė puna e Kosovės pret. Relaksimi dhe komoditeti me tė cilin qeveritarėt kosovarė i presin nė vizita e takime ndėrkombėtarėt me gjasė atyre vetėm sa ua vėrteton bindjen qė ēėshtja e Kosovės dhe e shqiptarėve pret.
    Nė kėtė kontekst, problemet e Kosovės si stagnimi ekonomik dhe mjerimi social, sovraniteti dhe integriteti territorial, nuk do tė merren asnjėherė seriozisht dhe as urgjentisht. Kėto janė pėrmbajtja e krizės qė paraqet kategorinė tonė. Vetėm nė masėn nė tė cilėn kėto rrezikojnė ta shpėrthejnė krizėn ato do tė konsiderohen.

    Kriza nė Kosovė po thellohet dhe krejt ēfarė duan ndėrkombėtarėt ėshtė qė ajo tė mos shpėrthejė pėrkundėr thellimit tė saj. Situata nė Kosovė ėshtė pėrherė e tensionuar dhe shpesh ndodhet para eksplodimit. Si nė aspektin politik e tė sigurisė po ashtu edhe nė atė socio-ekonomik, Kosova i ngjan njė fuēie baroti qė sa vie e rritet, qė zgjerohet edhe nė drejtim tė shkėndijave qė do ta eksplodonin, e nganjėherė duket qė thuajse ėshtė nė kėrkim tė kėtyre shkėndijave. Mbase, atėherė kur shkėndija nuk shkon te baroti, ėshtė baroti ai qė shkon te shkėndija.

    Qeveria e Kosovės e ka pranuar plotėsisht rolin e shkruar pėr qeverinė e njė vatre tė krizės. Ajo pak nga pak po e bėn liberalizimin e vizave prioritet tė politikės sė saj. Nė vend se t’iu garantojė qytetarėve liri nė Kosovė, iu premton atyre liri nga Kosova, nė formėn e liberalizimit tė vizave. Tė gjithė e duan liberalizimin e vizave por duket qė askush nuk e do kėtė si vetė Qeveria. Nuk ka dyshim qė liberalizimi i vizave ėshtė prioritet artificial. Po i pyete qytetarėt e Kosovės se ēfarė duan, para se tė thonė se duan viza, ata tė thonė qė duan vende pune, integrim tė veriut, shėndetėsi e arsimim cilėsor etj. Ata duan ta kenė mirė kėtu, jo diku nė perėndim. Ndoshta kanė mė shumė shpresė pėr vendin sesa politikanėt qė thuhet se i pėrfaqėsojnė.

    Edhe marrėdhėniet e Kosovės me Serbinė i pėrkufizon ky kategorizim i Kosovės si njė vatėr krize e cila, pėr pasojė, sundohet nga misioni i politikės sė sigurisė dhe mbrojtjes sė BE-sė i mirėnjohur si EULEX. Faktorėt ndėrkombėtarė nė vend se tė angazhohen pėr atė qė Serbia tė mos e pengojė Kosovėn nė integrime botėrore, ata mė shumė angazhohen qė Kosova tė mos e pengojė Serbinė (si barrė legale e juridike) nė integrime evropiane. Brengosen pėr atė se si Serbia e ka njė fqinj jugor problematik, kur, nė fakt, do tė duhej tė ishte e kundėrta: Kosova e ka njė fqinj shumė problematik verior i cili financon struktura paralele pėr t’ia rrėnuar pavarėsinė asaj.

    Ndėrkombėtarėt edhe mund tė mos na quajnė hapur vatėr krize. Kur pėr njė vend thuhet qė ėshtė ‘nė zhvillim’ atėherė ai ėshtė, nė fakt, i pazhvilluar dhe vende tė tjera e korporata tė ndryshme po zhvillohen nė kurriz tė tij. Kur njė vend thuhet se ėshtė ‘postkonflikt’, nė fakt, mendohet e aludohet qė nė atė vend nuk janė eliminuar gjasat qė tė rinisė konflikti. Tė qenit ‘nė zhvillim’ dhe ‘postkonflikt’ sot ėshtė veēse eufemizėm pėr vatrėn e krizės.

    Tash 11 vjet jemi dėshmitarė se si shumica e zyrtarėve ndėrkombėtarė tė EULEX-it, UNMIK-ut, ICO-sė e madje edhe ambasadave tė huaja, fillimisht vijnė nė Kosovė si njerėz shumė pozitivė e dashamirės dhe nė fund largohen si famėkeq. Kosova i bėn tė tillė, ama jo Kosova jonė por Kosova e kėtillė ēfarė e kanė kategorizuar vetė ata, vetė shefat e tyre nga kryeqendrat botėrore.
    Nė Kosovė kurrsesi nuk duhet tė mjaftohemi duke ndryshuar vetėm gjendjen nė tė cilėn jemi, por, mbi tė gjitha, duhet ndryshuar kategorinė nė tė cilėn na kanė futur.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #386
    Bashkatdhetarėt dhe Kosova, pėr njėri tjetrin
    19 KORRIK 2010 - E Diel 22:18
    Tė hėnėn mė 19 korrik 2010, nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės u mbajt tribuna e tretė e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!. Temė e kėsaj tribune ishte: “Bashkatdhetarėt dhe Kosova, pėr njėri tjetrin”. Nė prani tė njė audience tė pėrbėrė kryesisht nga bashkatdhetar nga mėrgata, tribuna u hap nga Liburn Aliu, drejtues i Sekretariatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Liburni nė fjalėn e tij, trajtoi kontributin e bashkatdhetarėve nė tė shkuarėn, duke i cilėsuar ata si pjesė aktive e tė gjitha zhvillimeve politike nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe vullnetarėt nė luftėn e fundit si dhe kontributin financiar nė tė gjitha periudhat e pėrpjekjeve tė popullit tonė pėr liri.





    Poashtu, u fol edhe pėr kontributin e bashkatdhetarėve nė ditėt e sotme. Ndihmėn financiare qė bashkatdhetarėt sjellin sot, nė fakt mbulojnė dėshtimet e Qeverisė sė Kosovės. Pothuaj tė gjitha tė ardhurat nga diaspora sot pėrdoren pėr tė ekzistuar, pra nė konsum, dhe vetėm 3% tė tyre nė investime.





    Kosova duhet tė sigurojė lehtėsimet pėr bashkatdhetarėt tanė nė marrėdhėnie me shtetin, duke lehtėsuar procedurat pėr marrjen e dokumenteve, heqjen e sigurimit pėr vetura qė aplikohet sot nė pikat kufitare dhe hapjen e konsulatave.





    Gjithashtu duhet ti kushtohet kujdes edhe organizimit tė diasporės pėr interesat e saj qė ta bėj atė mė tė suksesshme dhe mė tė integruar nė jetėn institucionale tė vendeve ku jetojnė bashkatdhetarėt tanė. Njė organizim i tillė do t’i ndihmonte diasporės sonė edhe nė raport me Kosovėn.





    Mė pas fjalėn e mori Florin Krasniqi, veprimtar i ēėshtjes kombėtare dhe biznesmen i suksesshėm nė SHBA, i cili nė prezantimin e tij tregoi pėr nivelin e organizimit tė mėrgatės shqiptare nė ShBA, si dhe pėr kontributin e diasporės qė e ka dhėnė pėr vendin nė momente tejet tė vėshtira. Florini potencoi se kontributi i disporės pėr vendin konsiston nė dy nivele: niveli familjar dhe niveli kombėtar. Kur ėshtė fjala pėr nivelin familjar, ky kontribut vazhdon tė ekzistoj edhe sot, ndonėse nė masė pak mė tė vogėl. Madje edhe ndihma qė bashkatdhetarėt tanė e kanė dhėnė pėr kombin shpesh ka qenė pėrmes lidhjeve familjare. Ndėrkaq, sot kontributi i bashkatdhetarėve nė nivelin kombėtar ėshtė nė minimum pėr arsye tė neglizhencės dhe mospėrfilljes qė Qeveria e Kosovės ka treguar nė raport me diasporėn. Kjo neglizhencė ka rezultuar nė mungesėn e njė organizimi tė mirėfillt nė baza kombėtare, rreth tė cilit do tė mblidhej diaspora shqiptare pėr t’i mbrojtur interesat e tyre nė vendet ku jetojnė, por edhe nė Kosovė.





    Fjalėn e tij Florini e ka vazhduar duke tėrhequr vėmendjen tek ēėshtja e emigracionit, pra, diaspora e re. Kemi dy lloje tė emigracionit qė i hasim mė sė shpeshti: emigrimi i kuadrove profesionale dhe “emigrimi i dėshpėrimit dhe i zhgėnjimit”, siē e quajti ai emigrimin e njerzve pėr shkaqe tė varfėrisė dhe humbjes sė shpresės pėr mundėsi e perspektivė nė Kosovė.





    Mė pas fjala i kaloj publikut nė sallė, i cili kishte mjaft kurreshtje pėr tė diskutuar pėr kėtė ēėshtje. Fjalėn e mori Mejreme Tahirukaj e cila shprehu mllefin e saj pėr vendimin e Qeverisė sė Kosovės e cila po i detyron bashkatdhetarėt tanė tė paguajnė sigurim shtesė prej 90 eurove, megjithėse kėta tė fundit e paguajnė njė tė tillė nė vendet prej nga vijnė. Komenti i Florinit lidhur me kėtė ēėshtje ishte mjaft i shkurtėr. “Qeveria e Kosovės ėshtė sikur njė kalė i coft, ēfarė mund tė pritet nga kali i coft?!”, u shpreh ai. Njė pjesėmarrės tjetėr u interesua pėr sjelljen e kuadrove tė reja profesionale tė shkolluara jashtė vendit nė Kosovė. “Kosova ėshtė e okupuar nga grupe bandash vendore e ndėrkombėtare tė cilat nuk lejojnė kualitete profesionale. Kjo ndodh pėr arsye se kėto banda nuk duan pėr bashkėpunėtorė njerėz tė dijshėm qė udhėhiqen nga parimet profesionale, por duan thjeshtė ekzekutues teknik tė urdhėrave tė tyre”, tha Florini. Nė fund fjalėn e mori Fatmir Selimi, studiues i ēėshtjes sė shqiptarėve tė shpėrngulur nė Turqi. Ky pyeti pėr mundėsinė qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! tė themeloj njė ministri pėr diasporėn. Nuk duhet ndjekur shembullin e ministrive nė hije, por duhet punuar parreshtur pėr tu ēliruar nga kėta langoj qė kanė futur nė kontroll ēdo pore tė shoqėrisė.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #387
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #388
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #389
    Lėvizja Vetėvendosje!: Shoqatat e dala nga lufta e Thaēit, pėr interesa personale
    E Merkure, 02 Qershor 2010 21:36 KOSOVE .Nga Lėvizja Vetėvendosje!*

    Prishtinė, 2 Qershor 2010 NOA - Tė ashtuquajturat “Shoqata tė dala nga lufta e UĒK-sė”, respektivisht udhėheqjet e tyre tė ngushta, me reagimin e tyre tė sotshėm ndaj Lėvizjes Vetėvendosje! vetėm sa e kanė pėrforcuar mendimin tonė se, nė tė vėrtet, ato nuk kanė mbetur gjė tjetėr veēse Shoqata tė dala nga lufta e Hashim Thaēit pėr interesa personale. Pėrkundėr anėtarėsisė sė thjeshtė dhe luftėtarėve tė devotshėm tė lirisė, familjet e tė cilėve jetojnė nė kushte tė rėnda ekonomike, udhėheqėsit e kėtyre shoqatave nuk dallojnė shumė nga shoku i tyre kryeministėr i cili i ka futur nė qeveri.


    Nė kėtė reagim, tė cilit do t’ia kish lakmi ēdo zyrtar i UNMIK-ut, duke aluduar nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, thuhet se gjithēka ndodh nė protesta nė tė cilat nuk ėshtė lajmėruar policia, pėrgjegjėsinė e marrin organizatorėt. Ky formulim e nxjerr udhėheqjen e kėtyre shoqatave nė tė njėjtėn anė kriminale me vrasjet e UNMIK-ut mė 10 shkurt 2007. Ky qėndrim i bėn fajtorė vetė Arben Xheladinin dhe Mon Balajn pėr vrasjet qė iu bėnė atyre nga UNMIK-u dhe me bekimin e Grupit Negociator tė Kosovės, pjesė e tė cilit ishte edhe shefi i shoqatave, Hashim Thaēi.

    Pėrveē kėsaj, formulimi nė fjalė qėndron nė anėn e kriminalizimit qė EULEX-i ėshtė pėrpjekur t’ia bėjė Albin Kurtit. Apo njėfarė versioni i stėrkequr i deklaratės sė Jakup Krasniqit se Albin Duhet tė jep “pėrgjegjėsi morale” pėr 10 shkurtin. UNMIK-u qė vetė kishte vrarė filloi persekutimin e Albin Kurtit. Kurse tash kėtė rast e ka rihapur EULEX-i. Shoqatat e Hashim Thaēit nuk kanė bėzajtur gjatė kėtij procesi politik. Por ato menjėherė janė hallakatur pas ndėrhyrjes sė EULEX-it nė pronat e ministrit Fatmir Limaj. Mjafton ky anim krejtėsisht joparimor pėr ta kuptuar ku pi ujė udhėheqja e Shoqatave. Kur po ndiqej Albini dėgjonim pėr “sundim tė ligjit”. Kur po hetohet Fatmir Limaj “u kall dynjaja”.

    Tash kur EULEX-i ka filluar t’ua tregojė dhėmbėt shokėve tė korruptuar tė udhėheqėsve tė Shoqatave, tash ka ardhur koha e riaktivizimit tė patriotizmit, kėrcėnimit tė EULEX-it dhe integritetit territorial tė Kosovės. Kur EULEX-i nuk po i prekte politikanėt aktualė, gjithēka ishte nė rregull pėr Shoqatat. Ky ėshtė fakt i mjaftueshėm se udhėheqjet e kėtyre Shoqatave i kanė instrumentalizuar organizatat tė cilat i udhėheqin pėr interesa tė politikės zyrtare. Kurse anėtarėsia e thjeshtė po bėhet mish pėr top pėr interesat e Hashim Thaēit.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE! i thėrret Shoqatat le tė mos frikėsohen nga hetimet e EULEX-it. Asnjė shok i tyre politikan nuk do tė arrestohet. E tėra po bėhet qė bashkė me dosje nė dorė t’i dėrgojnė politikanėt nė negociata me Serbinė pėr mė shumė koncesione nė kurriz tė Kosovės. Dhe ata, meqė janė tė korruptuar deri nė maje tė hundės, do tė shkojnė dhe do tė pranojnė gjithēka t’iu kėrkohet. E Shoqatat, nėse pėrnjėmend janė Shoqata tė UĒK-sė, duhet tė distancohen nga ata qė e kanė shitur luftėn ēlirimtare pėr interesa personale dhe qė e kanė ēarmatosur e shkatėrruar UĒK-nė.

    (*) Kjo kumtesė e Lėvizjes Vetėvendosje!, vjen si reagim ndaj deklaratave tė OVL tė UĒK-sė lidhur me qėndrimet e Lėvizjes ndaj protestave nė Mitrovicė
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po de po te ashtuquajtura shoqata te dal nga lufta i quen ky quni
    heeeee ja ka mbush gushen lek UNMIKU niher babes se ti tani edhe keti e perse nuk thot
    e klyshi i bacit po pisi i flliqt qe po bahet
    per ata ska mbi nji furgon njerz pas veti
    tuj sha UĒK-ne tuj fut disa djema ne demostrat kunder pavarsis etj etj
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •