
Postuar mė parė nga
KILI MERTURI
PESHK A QEN?
PTK-ja ėshtė sikur ajo pula qė bėn vezė tė arta. Por,
pronari i saj, Qeveria e Kosovės, ka vendosur qė ta
shesė pulėn. Nuk ėshtė dakord qė t’i shesė eventualisht
vetėm vezėt e arta. Kush pėrfiton nga kjo shitje?
Qeveritarėt gjithsesi, Kosova kurrsesi.
Gjysmė miliard euro tė fondit tė privatizimit
vazhdojnė tė mbesin jashtė vendit. BQK-ja si klient
i bankave jashtė vendit ku kėto para janė, nuk do qė
t’i kthejė ato mjete nė Kosovė. Shefi i ICO-sė, Pieter
Feith, pat deklaruar qė ky fond duhet tė mbetet jashtė
vendit pėr shkaqe tė sigurisė. Ndėrkohė, pikėrisht
vendet perėndimore ku ndodhen paratė e Kosovės i
kishte kapluar kriza financiare globale, ndėrsa bankat
e huaja nė Kosovė vazhdojnė tė kenė vetėm 4%
kredi tė kėqija.
Pse ky privatizim na qenka i domosdoshėm? Pse
duhet shitur ndėrmarrjet publike ose shoqėrore? Pse
edhe atėherė kur ato janė fitimprurėse e tė suksesshme?
Pse po e zhdukin tė pėrbashkėtėn e qytetarėve?
Pse ky sulm mbi publikun dhe shoqėrinė, mbi
pasuritė publike e shoqėrore? Pse bėhet privatizimi
para dekolonizimit (gjė qė i mundėson Serbisė hise
nė Kosovė)? Pse Kuvendi i Kosovės nuk e miraton
ligjin pėr dekolonizim para ēfarėdo privatizimi? Pse
duhet vazhduar me privatizimin pėrkundėr mbetjes
sė mjeteve tė deritanishme tė privatizimit jashtė vendit?
Pse pa i futur ato nė zhvillim njėherė? Pse duhet
privatizuar pasuria pa e pasur njėherė planin zhvillimor
afatshkurtėr, afatmesėm e afatgjatė? Pse duhet
privatizuar pa e regjistruar njėherė tėrė pasurinė tonė
tokėsore e nėntokėsore, pa e ditur paraprakisht se
sa tė pasur jemi saktėsisht? Pse duhet privatizuar
pėrderisa nuk jemi sovranė, dhe nė mungesė tė integritetit
territorial? Pse nuk ka kurrfarė debatesh pėr
kėto privatizime? Pse nuk parashihet referendumi
gjithėpopullor pėr pasuritė kapitale? Pse Kosova si
vendi mė i varfėr nė Evropė duhet privatizuar resurset
e saj, nė kohėn kur vendi mė i pasur nė botė, ShBA-ja,
e merr nėn kontroll industrinė e vet?
Kėto pyetje, dhe shumė tė tjera, nuk kanė pėrgjigje
pėr shkak se, para sė gjithash, janė pyetje tė ndaluara.
Pse, kur, qysh dhe ēka tė privatizohet nuk lejohet tė
diskutohet nė Kosovė. Sepse, gjithēka duan ta privatizojnė
sa mė shpejtė, dhe pėr pasojė, sa mė lirė.
Pėr ēėshtjet madhore ekonomike, nė Kosovė lejohen
diskutime e polemika pas marrjes sė vendimeve
kryesore, jo para tyre. Dhe mandej kėto lloj debate
shėrbejnė zakonisht si legjitimim posteriori i vendimeve
tė marra e jo kontribut nė cilėsinė e vendimeve
qė duhet tė merren. Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme
qė i gjithė problematizimi i privatizimit konsiston
nė (mos)transparencėn e tij. Vetėm kaq lejohet dhe
vetėm kaq ka kuptim nė njė situatė kur vendimet
tashmė janė punė e kryer. Jo vetėm qė i shesin ndėrmarrjet
e Kosovės, por duan ta shesin edhe lajmin pėr
kėtė si njė ēėshtje tė mirė pėr Kosovėn.
Gabimisht dhe me keqdashje privatizimi konsiderohet
si e vėrteta e dėshmuar e organizimit
dhe planifikimit tė ekonomisė. Gabimisht dhe me
keqdashje zhvillimi ekonomik nė Kosovė ėshtė paraqitur
si zhvillim i privatizimit.
Hajnitė e politikanėve janė suplement dhe produkt
i privatizimit. Nėse ėshtė e lejueshme qė pasuria
e Kosovės t’i jepet pėr pak para njė njeriu privat,
nėse ajo qė ėshtė e tė gjithėve bėn qė tė bėhet e
ndonjėrit, atėherė politikanėt kollaj kalojnė nė anėn
e kėtij ‘ndonjėri’ privat. Popullsia e varfėruar dhe
disa klane tė pasuruara janė dy anėt e sė njėjtės
monedhė tė transicionit qė e shėnon privatizimi.
Lufta na e shkatėrroi pasurinė kurse privatizimi
po e tret atė qė na mbeti. Privatizimi ėshtė luftė
kundėr shoqėrisė me mjetet tjera. Midis popullsisė
sė varfėruar dhe gjithnjė e mė tė varfėr dhe disa
privatistėve tė pasuruar dhe gjithnjė e mė tė pasur,
politikanėt me lehtėsi dhe shpejtėsi pėrfundojnė te
grupi i dytė meqenėse politikisht dhe juridikisht ata
janė bėrė facilitatorėt e kėtij procesi qė varfėron
shumicėn dhe pasuron pakicėn.
Privatizimi i kėtillė ėshtė plaēkitje e pastėr e asaj
qė trashėguam nga brezat paraardhės dhe asaj qė
do tė duhej t’ua lėmė trashėgim brezave pasardhės.
Pėrgjegjėsia e Qeverisė pėr kėtė shpronėsim final tė
shoqėrisė nuk ėshtė vetėm aktuale por edhe historike
– ajo e tejkalon gjeneratėn tonė. Kjo qė kemi nuk
e krijuam vetėm ne dhe nuk na takon vetėm neve.
Ne jemi ardhmėria e brezit qė shkoi pikėrisht duke
iu falėnderuar atij brezi. Ėshtė nė dorėn tonė qė
t’ia mundėsojmė ose pamundėsojmė ardhmėrinė
brezit qė do tė vie.
Zėrat qė thonė se duhet t’i shesim ndėrmarrjet
meqė ne nuk kemi kapacitete menaxhuese dhe
kuadro tė afta, janė shprehje e racizmit ndaj neve
vendėsve. Niveli i pakėnaqshėm arsimor i shqiptarėve
nuk ėshtė pasojė e karakterit tė shqiptarėve,
por e sistemit tė shkollimit. Shqiptarėt qė janė nė
diasporė nuk janė mė tė dobėt nė mėsime se bashkėmoshatarėt
e tyre perėndimorė. Fundja, nėse na
mungon ndonjė ekspert, atėherė e marrim nė punė
dikė nga jashtė, por s’kemi pse i shesim pasuritė.
Ose, le t’i dėrgojmė njerėzit nė shkollim a trajnim
jashtė vendit pėr hir tė profesionalizmit dhe ekspertizės,
por le tė mos i shesim ndėrmarrjet tona.
Industria e pakėt e mbetur ėshtė industri ekstraktuese
e jo pėrpunuese, madje nė pėrmasa shumė
mė tė kėqija sesa nė kohėn e ish Jugosllavisė kur nė
Kosovė protestohej me parullėn “Trepēa punon,
Beogradi ndėrton”. Feronikeli sot ėshtė gjithsesi
shembull i eksploatimit neokolonial: ėshtė shitur
fare lirė, i jepet energji elektrike pa kufizim nėn ēmimin
e importit, e bile edhe nėn atė tė prodhimit,
ndėrkohė qė Kosova importon mallra tė prodhuar
nga lėnda e parė e nxjerrur nė Kosovė.
Me kėtė privatizim, Kosova po bėhet sikur ai peshku
te romani Plaku dhe Deti i Hemingway-it: njė
peshk i madh por qė nuk do ta sjellėsh dot nė breg.
Peshkaqenėt e shumtė rreth e rrotull vetėm skeletin
kanė pėr t’ia lėnė. Tepėr gjatė ka hequr e ėshtė munduar
populli ynė porsi plaku i Hemingway-it. Nuk
duhet ta pranojmė epilogun e njėjtė, nuk duhet tė
lejojmė qė gjithēka tė pėrfundojė te peshkaqenėt.
EULEX-i sigurisht qė nuk e kishte asnjėherė ndėrmend
qė ta kap kurrfarė ‘peshku tė madh’ prej politikani
tė rėndėsishėm e tė korruptuar. Ka diēka prej
qeni e jo peshku te ata politikanė. Peshku i madh
ėshtė vetė Kosova.
ALBIN KURTI GAZETA EXPRESS
ALBINI ĖSHTĖ SHPRESA E KOSOVES SHQIPTARE!Tė tjerėt po na sjellin shkinin mbrapa, mbani mend!
Kili
SHIQPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
BAC , U KRYMB , E HASA ME ANTISHQIPTARĖ TĖ TJERĖ PO LAVDĖROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
Krijoni Kontakt