He qe spo e kemi ne Maqedoni nje bir Shqiptari sikurse Albin Trimi :
He qe spo e kemi ne Maqedoni nje bir Shqiptari sikurse Albin Trimi :
Arsyet pse nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin - fjala e Visar Ymerit nė Kuvendin e Kosovės
nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! mė 2011-02-22 nė orėn 4:14.MD
Ne nuk do ta votojmė Behgjet Pacollin pėr kryetar tė Republikės. Konsiderojmė qė ai ėshtė i papėrshtatshėm edhe politikisht edhe personalisht pėr tė shėrbyer si president i vendit.
Behgjet Pacolli, si kryetar i AKR-sė dhe njėkohėsisht deputet i Kuvendit tė Kosovės nė legjislaturėn e kaluar, ka qenė i pranishėm, sė bashku me shumė tė tjerė, nė tė gjitha ato momente kur ky Kuvend miratonte ligje tė Planit tė Ahtisaarit, pa debat e nė mėnyrė tė pėrshpejtuar jodemokratike, dhe aprovonte flamuj shkombėtarizues e himne pa tekst. Gjatė tėrė kėsaj kohe as Pacolli, e as partia e tij, nuk e kanė bėrė as kundėrshtimin mė tė vogėl ndaj kėsaj mėnyre absolutisht jopolitike dhe jodemokratike tė funksionimit tė Kuvendit. Ky moskundėrshtim e bėn Pacollin dhe tė tjerėt si ai, njė njeri joparimor, qė nuk e ēanė kokėn fare pėr zhvillimin politik tė vendit. Pra, qė e ēan kokėn vetėm pėr interesat e ngushta personale.
Behgjet Pacolli, dhe AKR-ja e tij, gjatė tėrė legjislaturės sė kaluar kanė funksionuar mė shumė si shėrbim i Hashim Thaēit dhe i qėllimeve tė tij politike, se sa si opozitė ēfarė formalisht ishte. Tėrė qenia politike e Behgjet Pacollit nė institucionet e Kosovės na ėshtė paraqitur si vazhdimėsi e mendėsisė dhe praktikės politike tė Hashim Thaēit. Pacolli e ndihmonte politikisht Thaēin, e Thaēi e shpėrblente Pacollin me tendere (p.sh. Pacolli i mori nga Thaēi 15 milionė euro pėr renovimin e Pallatit tė Shtypit). Ishte ky Pacolli ai qė ia mundėsoi Hashim Thaēit zgjedhjet e jashtėzakonshme nė njė mot tė keq, zgjedhje kėto tė pėrshpejtuara dhe tė organizuara si mos mė keq, nė momentin kur Thaēi, i dėshironte kėso zgjedhjesh por nuk dėshironte qė t’i shkaktonte ato vet. Kjo ndodhi me 2 nėntor tė vitit tė kaluar. Thaēit i nevojitej njė Pacoll dhe njė AKR qė e inskenojnė mocionin e mosbesimit nė mėnyrė qė ai tė arsyetohej se rrėzimin e qeverisė po e bėn Kuvendi e jo ai vet. E tash Thaēi po ia shpėrblen kėtė ndihmė Pacollit me kandidimin e tij pėr Kryetar vendi.
Ky duet politik Thaēi-Pacolli janė tė pėrkyer pėr njėri tjetrin. Njėri e pėrdor politikėn pėr t’u pasuruar, ndėrkohė qė tjetri e pėrdor pasurinė pėr t’u bėrė politikan. Meqenėse asnjėri prej tyre nuk janė nė politikė pėr tė mirėn e Kosovės, kėta tė dy sė bashku janė e keqja e Kosovės nė rrafshin politik e ekonomik. Ky koalicion i arritur tash sė fundi, ku pjesa mė e rėndėsishme e pazarit ėshtė posti i kryetarit tė vendit, ėshtė koalicion i negociatave me Serbinė dhe koalicion i vazhdimit tė privatizimit shumė tė dėmshėm tė ndėrmarrjeve publike dhe keqpėrdorimit tė parasė publike. Dikush mund tė thotė se kėtė duhet ta shohim nė vazhdim, mirėpo pėrvoja qė e kemi pasur me kėta dy persona dhe deklarimet e tyre publike na tregojnė qartė se asgjė nuk ka ndryshuar. Negociatat me Serbinė janė tė padrejta pėr Kosovėn, tė dėmshme pėr tė tashmen e saj, tė rrezikshme pėr tė ardhmen e saj dhe gjithsesi tė pabarabarta. Ato do ta thellojnė edhe mė tutje ndarjen e brendshme tė Kosovės nė vija etnike, duke e avansuar dhe forcuar pėrmes legalizimit ndėrhyrjen e Serbisė nė Kosovė, ndėrkohė qė privatizimi e projektet tjera kapitale tė qeverisė sė kaluar e tė kėtij koalicioni qė po na paraqitet kėtu, do ta vazhdojė stėrkeqjen dhe mjerimin ekonomik e social ku na kanė katandisur. Dhe pėr tė gjitha kėto do tė jenė pėrgjegjės Thaēi e Pacolli, dhe tė gjithė tė tjerėt si ata.
Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon kah Serbia dhe qėndron me shpinė kah Shqipėria. Pra, ėshtė saktėsisht e kundėrta e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės dhe e programit tė VETĖVENDOSJE!-s. Por ėshtė e njėjta anė e sė njėjtės medale qė quhet Hashim Thaēi. Edhe ky ka treguar njė vullnet tė pashoq qė tė negociojė me Serbinė ndėrkohė qė me politikėn dhe projektet e tij gjatė qevrisjes ka mėtuar tė na shkombėtarizojė dhe tė na largojė sa mė shumė nga Shqipėria. Kėta tė dy janė nė anėn e kundėrt tė asaj se ēka synon populli ynė dhe pėr ēka ėshtė pėrpjekur ai.
Pacolli sukesin mė tė madh afarist e ka arritur nė marrėdhėniet e tij me Rusinė. Pacolli ėshtė pasuruar nė Rusi, ndėrkohė qė e njėjta Rusi synon ta fuqizojė Serbinė. Serbia si shtet ia ka borxh tėrė ekzistencėn e saj politike Rusisė, e Rusia ėshtė kundėrshtari mė i madh aktual e historik i sė drejtės sė shqiptarėve pėr vetėvendosje.
Pacolli ėshtė biznesmen. Prandaj marrėveshja e tij pėr koalicion ėshtė vetėm pazar, dhe nuk ka asgjė politike nė tė. Nė kėtė drejtim Pacolli e ka blerė postin e Kryetarit. Si biznesmen qė ėshtė ai tregoi gadishmėri qė t’i hyjė kėsaj marrėveshje transakcioni pavarėsisht koston. Pėr tė posti i Kryetarit duket tė jetė njė investim i rėndėsishėm nga i cili pret kthime tė mira. Por biznismen ėshtė edhe Thaēi. Ai e bleu Pacollin dhe AKR-nė nė mėnyrė qė ta sigurojė edhe pėr ca kohė postin e kryeministrit. Edhe ky kėtė e pa si investim dhe edhe ky pret kthime nga ky investim. Ne jemi tė vetėdijshėm se ēfarėdo qoftė pazari dhe pavarėsisht sa do tė fitojnė kėta dy persona nga ky pazar, e tėrė kjo marrėveshje afariste nė fund do t’i faturohet qytetarit tė Kosovės. Do t’i faturohet si humbje e njė pjese tė territorit nė tė cilėn Serbia po e konsolidon pushtetin e saj; do t’i faturohet si humbje e pasurisė kombėtare tė cilat po tjetėrsohen pėrmes privatizimit; do t’i faturohet si tatim i paguar kot pėr shkak se paraja publike do tė keqpėrdoret nga nėnshkruesit e kėsaj marrėveshje; do t’i faturohet si stėrkeqje politike pėr shkak se do tė sulmohet rėndė mundėsia e zhvillimit tė demokracisė nė Kosovė.
Ne jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė qė kanė institucionet, dhe pėr momentin nė tė cilin gjendemi. Por jemi po ashtu tė vetėdijshėm qė kėtė gjendje e kanė sjellur Thaēi e Pacolli. Sanimi i gjendjes nuk mund tė vie pėrmes shkaktarit tė saj. Shkaku e kushtėzon gjendjen. E garantimi i jetėgjatėsisė sė shkakut ėshtė garantim i jetėgjatėsisė sė pasojės sė tij tė cilėn e jetojnė qytetarėt pėrditė. Ne jemi kundėr kėsaj gjendje tė rėndė dhe kundėr synimeve tė Thaēit e Pacollit pėr ta rėnduar atė. Prandaj nuk do ta votojmė Pacollin.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Qeveria antikushtetuese
22 SHKURT 2011 - E Martė 21:04 Seanca e sotme e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nė tė cilėn u zgjodhėn Presidenti dhe Qeveria, ishte dėshmi e demaskimeve tė mėdha. Si mund tė thirret nė demokraci ky koalicion, kur bėn veprime jodemokratike ende pa u themeluar institucioni i Presidentit?
Pauza ndėrmjet votimit tė dytė dhe tė tretė, qė ishte presion e jo pauzė, ia solli Behgjet Pacollit votat e nevojshme pėr President. Ata qė fillimisht votuan kundėr votuan pėr Pacollin pas kėsaj pauze. Kjo krijon njė dilemė – pse e ndėrruan ata mendjen? Ishte frikėsimi i Hashim Thaēit, apo paraja e Behgjet Pacollit? Apo mos ishin tė dyjat? Si mund tė flitet pėr demokraci aty ku vota frikėsohet dhe blehet? Thaēi e Pacolli nuk mund tė jetojnė ndryshe – njėri vetėm duke u shitur e tjetri vetėm duke blerė.
Hashim Thaēi gjatė fushatės zgjedhore thoshte se nuk do tė bėnte koalicion me titistė. Sot ai bėri koalicion me tė vetėquajturin Tito i Kosovės. VETĖVENDOSJE!-a ėshtė kundėr Titos dhe kundėr kryeministrit tė Titos. Me zgjedhjen e Pacollit President, nuk do tė bėhet mė i mirė Pacolli, por Kosova do tė jetė shtet mė i pasigurt.
Nė anėn tjetėr, Jakup Krasniqi, nė vend qė tė sillej si Kryetar i Kuvendit, ai shėrbeu si Sekretar i PDK-sė, kur tha se pauza e dhėnė gjatė votimit ishte antikushtetuese, porn ė tė njėjtėn kohė vetė e dha kėtė pauzė. Ai iu nėnshtrua urdhrit tė Hashim Thaēit. E kjo do tė thotė qė institucionet dhe funksionet shtetėrore janė partizuar dhe privatizuar. Pra, po vazhdon i njėjti avaz qė e kemi pare sa vite, por tashmė nė mėnyrė mė tė hapur: qė Qeveria e ka nė grusht Kuvendin dhe udhėheqjen e tij.
Programi i Qeverisė Thaēi-Pacolli
Programi qeverisės Thaēi-Pacolli i rendit kėto prioritete nė parathėnie:
- Funksionimi demokratik i institucioneve
- Kushtetutshmėria
- Zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik dhe
- Integrimin euroatlantik
Funksionimi demokratik i institucioneve
Politikanėt e pushtetit qė kanė qeverisur deri sot me institucionet e Kosovės, dhe tė cilėt po e krijojnė Qeverinė sot, nuk janė karakterizuar aspak nga vullneti politik pėr demokraci. Pėrkundrazi. Kėta politikanė, e sidomos Hashim Thaēi, demokraci e quan marrjen e votave nga qytetarėt. Por ai qėllimisht i pėrjashton elementet tjera tė demokracisė qė janė thelbėsore pėr tė, e kėto janė:
- Dyshimet e ngritura pėr legjitimetin e procesit zgjedhor pėr shkak tė manipulimeve tė shumta; organizata e njohur ndėrkombėtare pėr monitorimin e zgjedhjeve ENEMO, ka deklaruar se 38% e votės ka qenė e manipuluar. Kurse mandatari pėr qeveri e quan kėtė proces tė “mrekullueshėm”.
- Demokracia nuk ėshtė veē grumbullim i votave pavarėsisht mėnyrave, por edhe llogaridhėnie ndaj zgjedhėsve.
- Demokracia nuk ėshtė veē pėrqindje e statistikė, por mbi tė gjitha, ushtrim i praktikave demokratike nė vendimmarrje, me ē’rast pėrfshihet populli. Populli sot nuk ėshtė pjesėmarrės nė vendimmarrje. Ai ėshtė veē burim i votės dhe asgjė mė shumė. Ia marrin votėn, e nuk e pyesin pėr simbole. Ia marrin votėn e nuk e pyesin pėr Planin e Ahtisaarit. Fshatarit tė Stanishorit ia marrin votėn, e pastaj nuk e pyesin kur ia ndėrrojnė komunėn nga Gjilani nė Artanė. Kjo nuk ėshtė demokraci.
- Nė fund, nuk mund tė ketė demokraci me institucione tė varura nga instanca tjera vendimmarrėse jollogaridhėnėse, siē ėshtė EULEX-i.
Kushtetutshmėria
- Kushtetuta e Republikės sė Kosovės nuk ka qenė nė pėrputhje me demokracinė. Nuk ka pasė fare debat pėr kushtetutėn, dhe ajo nuk ėshtė pėrpiluar nga ne. Kushtetuta nuk ėshtė akti mė i lartė juridik. Neni 143 i saj e vendos Planin e Ahtisaarit mbi kushtetutė.
- Edhe kjo Kushtetutė e Planit tė Ahtisaarit qė ėshtė aktualisht, as kjo nuk ėshtė zbatuar. Prej mosfunksionimit tė ligjit nė veri tė vendit, e deri te targat e paligjshme tė automjeteve qė i lėshon Beogradi, Kushtetuta shkelet pėr ēdo ditė. Kjo kushtetutė, nė vend qė tė jetė dokumenti mė i lartė juridik qė siguron demokracinė, qėndrueshmėrinė institucionale dhe ndarjen e pushteteve, ajo edhe ēėshtjen e Presidentit e ka bėrė pazar politik, siē ishte rasti Sejdiu, i cili u lejua ta shkilte Kushtetutėn dy vite e gjysmė, dhe u hoq kur i levėrdisi Thaēit pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme.
Zhvillimi ekonomik
Tashmė edhe ekspertėt e ekonomisė e kanė shpjeguar se mirėqenia e qytetarit po dobėsohet. Kjo sepse ngritja e ēmimeve ėshtė shumė e madhe krahasuar me ngritjen ekonomike e cila ėshtė minimale. Kurse, sipas raporteve tė njohura ekonomike ndėrkombėtare, pėr shkak tė politikave qeverisėse klienteliste, Kosova vazhdimisht po fundoset nė nivelet e vendeve me ambientin mė tė papėrshtatshėm dhe joatraktiv tė zhvillimit tė biznesit. Nuk mund zhvillim tė ekonomisė me institucione tė korruptuara. E, nė anėn tjetėr, privatizimi pa strategji pėr zhvillim, ka pėrfunduar nė tjetėrsim pronėsor, pa kapacitet pėr zhvillim, qė kthehet nė punėsim dhe mirėqenie. Papunėsia dhe varfėria nė Kosovė janė nė nivele rekorde.
Integrimet evropiane
Kosova mbetet e fundit nė procesin e integrimit evropian krahasuar me vendet e rajonit. Shtrohet pyetja pse jemi tė fundit. Jemi tė fundit, sepse kushtet e integrimit kėrkojnė: institucione funksionale, demokraci e qėndrueshme, zbatueshmėri sefektive e ligjit, transparence e llogaridhėnie institucionale, reformat tė thella nė drejtėsi dhe ekonomi etj. Prandaj, duke qenė se pushtetet e deritashme nuk kanė pasė vullnet politik pėr kėta hapa, kjo ėshtė edhe arsyeja pse jemi kaq prapa edhe nė kėtė proces.
Kėto janė vetėm disa prej arsyeve, por jo tė gjitha, pse Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk e votoi kėtė qeveri tė propozuar. Bile, pasi i pamė manipulimet gjatė votimit tė Presidentit, seanca u bė fare e padenjė pėr pjesėmarrjen tonė aty.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
VV: Dell tė tregojė ēfarė ndodhi nė Kuvend23-02-2011 18:30 CET Lėvizja Vetėvendosje, duke komentuar zgjedhjen e Presidentit dhe Kryeministrit tė vendit nė Kuvendin e Kosovės, ka reaguar duke thėnė se zgjedhja e tyre, mu sikurse edhe zgjedhjet parlamentare tė 12 dhjetorit, por edhe ato mė 9 janar, ishin skajshmėrisht tė vjedhura dhe tė manipuluara.
“Deputetėt tė cilėt dolėn nga kėto vota tė vjedhura, ata tė PDK-sė, tė AKR-sė dhe tė pakicave kombėtare nė Kosovė (te tė cilėt dorėn nė zemėr vjedhja e votės, pėrmes vendeve tė rezervuara, ėshtė e mbrojtur me ligj), edhe vet dje iu nėnshtruan njė procesi tė manipulimit tė votave”, thekson Vetėvendosje.
“Kėtė radhė, pėrmes kėrcėnimit dhe shantazhit, manipuloheshin votat e tyre. Nė kėtė drejtim Presidenti dhe Kryeministri i vendit janė rrjedhojė e njė procesi tė manipulimit tė dyfishtė zgjedhor: ata i morėn postet e tyre pėrmes vjedhjes sė votave tė qytetarėve dhe manipulimit tė votave tė deputetėve qė dolėn nga votat e vjedhura tė qytetarėve”, vlerėsojnė nė Vetėvendosje.
Tė dy manipulimet, sipas kėsaj lėvizjeje, ishin tė ‘mbikėqyrura’ mirė nga faktorėt ndėrkombėtar. “Madje ky i dyti kishte ‘mbikėqyrje’ aktive. Shtypi i sotėm i nxori nė pah arsyet pse u zgjodh Pacolli president i vendit. Kjo arsye nė kėtė rast quhet Essad Puskar, njė boshjako-amerikan i cili kishte punuar njė kohė nė USAID nė Kosovė dhe ėshtė aktualisht kryetar i “D’asse Equity Group”. Njė lloj Damir Fazlliqi nė Kosovė”, vlerėson Vetėvendosje.
Ndėrhyrjet me SMS tė kėtij personi nė procesin e zgjedhjes sė presidentit tė vendit, sipas “Vetėvendosjes”, paraqesin njė prej shpėrfaqjeve mė eksplicite tė fytyrės sė “deligjitimuar dhe deinstitucionalizuar tė postit tė presidentit por edhe tė qeverisė sė koalicionit tė arritur rishtazi”.
Vetėvendosje kėrkon nga ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell tė tregojė publikisht se ēfarė ndodhi dje.
“Nė SMS-at e botuar nė gazeta shihej qartė se edhe ai ishte i pėrfshirė nė kėtė inxhiniering zgjedhor tė presidentit. Dhe ia ka borxh qytetarėve tė Kosovės tė tregojė se ēfarė e shtyu atė tė marrė pjesė nė kėtė proces kaq jodemokratik dhe jopolitik qė ia zgjat jetėn kryeministrore Thaēit dhe ia nis atė presidenciale Pacollit”, thuhet nė reagimin e Lėvizjes
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt