
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Zullumi kėputet prej strashiVotime tė shumėfishta. Votime familjare. Mbushje kutish me vota tė parapėrgatitura. Votime nė emėr tė mėrgimtarėve. Votime nė emėr tė minoritarėve. Votime nė emėr tė tė vdekurve. Blerje votash: 20 euro paradite, 50 euro pasdite. Ndėrprerje e energjisė elektrike. Letėrnjoftime tė rrejshme. Llamba verifikuese qė spunojnė. Sprej qė ėshtė veēse ujė. Prishje tė fletėvotimeve. Udhėzues qė tė tregojnė pėr kė tė votosh. Kėrcėnime tė komisionarėve. Dėbime tė vėzhguesve. Dhunė ndaj komisionarėve e votuesve.
Menyja e zgjedhjeve demokratike nė Kosovė ėshtė shumė e pasur. Vetėm se kėtu nuk zgjedh qytetari. Kėto janė zgjedhjet e pushtetit me tė cilat duhet tė pėrballet qytetari atėherė kur e ftojnė tė zgjedhė.
Mund tė mos ketė demokraci edhe atėherė kur ka zgjedhje demokratike. Fitojnė politikanėt e pasur qė kontrollojnė mediet. Nė zgjedhje ska shkelje procedurash e rregullash dhe zgjedhjet formalisht janė demokratike secili ka tė drejtė tė votojė lirshėm ndonėse shumica janė tė mashtruar. Kjo ngjan edhe nė vendet e zhvilluara perėndimore.
Mirėpo, smund tė ketė demokraci kur ska zgjedhje demokratike.
Zgjedhjet demokratike duke mos qenė as formalisht zgjedhje gjithsesi qė sjanė as demokratike. Dhe, zgjedhjet demokratike, duke mos qenė aspak demokratike, sigurisht qė nuk janė as zgjedhje. I kėtillė ėshtė rasti i Kosovės ku as minimumi nominal i zgjedhjeve demokratike nuk ekziston. Pėr mė keq, kemi keqėsim tė pėrshpejtuar. Me kalimin e viteve nuk po rritet cilėsia e zgjedhjeve nė Kosovė. Pėrkundrazi.
Zgjedhjet e fundit nė Kosovė ishin tė jashtėzakonshme dhe tash nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nuk po pėrfundojnė. Sepse sasia e vjedhjes dhe pafytyrėsia e vjedhėsve ishte e jashtėzakonshme. Jo vjedhja si e tillė dhe as ata qė e kryen atė. Nė komuna tė veēanta po pėrsėriten zgjedhjet nė pėrpjekje e sipėr pėr ti shpėtuar zgjedhjet nė tėrėsi.
Dihet qė vjedhje tė shumta votash pati gjithandej nėpėr Kosovė. Dihet qė menyja e plotė u pėrzgjodh nė ēdo cep tė Kosovės. Nė Drenas, Skėnderaj dhe Deēan u pėrsėritėn zgjedhjet jo pse atje pati vjedhje, por pėr shkak tė sasisė sė vjedhjes nė kėto tri komuna, dhe sidomos pėr shkak tė sasisė sė dokumentimit tė vjedhjes. Nė Drenas, Skėnderaj e Deēan pati mė sė shumti njerėz tė guximshėm qė nuk heshtėn para krimit.
Pėrsėritja e zgjedhjeve i pėrsėriti manipulimet. Nuk mund tė ndodhte ndryshe pėrderisa mė 9 janar 2011 askush nga dhunuesit e zgjedhjeve tė 12 dhjetorit 2010 nuk ndodhej prapa grilave. Madje, shumė prej tyre u panė sėrish nė vendin e tyre tė punės.
Me pėrsėritjen e pjesshme tė zgjedhjeve dhe me numėrimin e pjesėrishėm tė votave po betonohet pėrqendrimi te sasia e shkeljeve tė ligjit. Institucionet e shtetit nuk i alarmon tashmė shkelja e ligjit por eventualisht vetėm pėrmasa e shkeljeve. Kėsisoj, vjedhja e votave po normalizohet dhe vetėm aspekti sasior i vjedhjes problematizohet.
Kjo mėnyrė mbase do tė shpie drejt konsolidimit tė njė pragu pėrtej sė cilit shkelja e ligjit bėhet shkelje e ligjit. Nėse ligji nuk shkelet shumė atėherė ligji nuk ėshtė shkelur. Por, edhe pragjet do tė lėvizin gjithsesi. Pėrbrenda kėsaj logjike, ajo qė nuk tolerohet sot, kollaj mund tė tolerohet nesėr. Koha legjitimon e pėrdorimi legalizon, apo jo?
Demokraci do tė thotė sundim i popullit. Te demokracia nė Kosovė e kemi parė sundimin por jo edhe popullin. Ose: e kemi parė popullin duke u sunduar por jo duke sunduar. Pushteti jodemokratik e ruan veten, pra pushtetin, nė mėnyrė jodemokratike. Ai nuk lejon qė tė pėrdoret demokracia kundėr tij. Ai nuk e lejon demokracinė.
Ky pushtet nuk ka asgjė mė tė vlefshme sesa vetveten. Prandaj, pėr pushtetarėt e Kosovės pushteti ėshtė ēėshtje ekzistenciale. Ata do ta lejojnė vetėm atė pjesė tė demokracisė dhe vetėm atėherė kur ajo iu konvenon. Gjithnjė e mė shumė po shihet qė kjo ėshtė gjithnjė e mė pak dhe gjithnjė e mė rrallė.
Nė Kosovėn e pavarur pa sovranitet kemi demokraci pa ligj, kemi demokraci pa shtet ligjor, pra: skemi demokraci. Shteti nė Kosovė nuk ėshtė shtet ligjor sepse nuk ėshtė shtet i ligjit por ėshtė shtet i pushtetit. Me kėso zgjedhjesh qė pėrsėriten pėr shkak tė parregullsive tė shumta e mandej pėrsėriten parregullsitė pa pasur zgjedhje tė vėrteta, nuk po legjitimohen politikanėt e zgjedhur por po deligjitimohen zgjedhjet si tė tilla.
E, ndoshta vjedhjet e dhuna nė Kosovė vetėm sa po bėhen mė tė dukshme. Pushteti ėshtė nė panik dhe ai smund ta fshehė mė fytyrėn e tij. Esad Mekuli thoshte qė zullumi kėputet prej strashi. Pra, ndoshta kėto janė shenja se politika e vjetėr po vdes. Se ajo po qet shqelma. Se ajo po pėrpėlitet. Dhe, kjo ėshtė e njėjta dhembje qė do ta lindė politikėn e re nė Kosovė.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Krijoni Kontakt