Mos u pėrēani nė parti por bashkohuni nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!
04 DHJETOR 2010 - E Shtunė 20:56
Mos u pėrēani nė parti por bashkohuni nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!
Nė sallėn e shtėpisė sė kulturės, “Bajram e Gursel Sylejmani”, e cila nuk i zinte qytetarėt e interesuar, intonimi i himnit kombėtar, hapi tubimin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! me qytetarėt e Vitisė.
Kandidatja pėr deputete, Albulena Haxhiu pėrshėndeti tė pranishmit duke thėnė se, “ka ardhur koha qė tė flasim nė cilėsinė e shqiptarit, duke i marrė parasysh sė pari interesat tona e pastaj tė tė tjerėve”.
Pas saj kandidati pėr deputet, Rexhep Selimi iu drejtua vitiasve me fjalėt “Para dhjetė vitesh, Vitia, Gjilani e Dardana ishin Drenicė, ndėrsa sot kėshtu tė bashkuar me Kumanovė e Viti po mė duket e tėra Shqipėri”. Rexhep Selimi vazhdoi me fjalėt e tij tė zjarrta “Jemi bashkuar sot qė ta pėrmbushim sė bashku amanetin e shenjtė tė dėshmorėve qė ta bėjmė njė Shqipėri. Prandaj mbėshteteni Lėvizjen VETĖVENDOSJE! dhe konceptin e saj. Mė 12 dhjetor votoni numrin 40 sepse kemi shumė punė pėr tė bėrė!”.
Ndėrsa kandidati Hysen Durmishi qytetarėve tė Vitisė u tha ndėr tė tjera se “Ne jemi tė ndryshėm nga tė gjitha subjektet tjera politike. Pėrderisa tė tjerėt angazhohen qė tė negociojnė me Serbinė Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet qė tė bashkohemi me Shqipėrinė”.
Ambasadori William Walker u shpreh i mahnitur me entuziazmin e qytetarėve nė tubimet e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. “Kam udhėtuar shumė pėrgjatė karrierės sime. Kam parė shumė popuj e shumė vende tė ndryshme. Mirėpo kėtė entuziazėm pėr ndryshimin e gjendjes sė rėndė, po e shoh pėr herė tė parė”.
Ėalker i ftoi qytetarėt e Vitisė qė kėshtu tė bashkuar edhe mė 12 dhjetor tė votojnė pėr ndryshim.
Pas Ambasadorit Walker, kandidatėt pėr deputet Arton Musliu, Salih Zyba, Violeta Salihu dhe Vjollca Ramiqi pėrshėndeten qytetarėt duke i ftuar ata qė sė bashku tė bėhen pjesė e realizimit tė programit politik tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!.
Ndėrsa i fundit qė iu drejtua qytetarėve ishte Albin Kurti. I pėrcjellur me brohoritje e duartrokitje tė shumta Kurti tha se, “Duhet tė bashkohemi kundėr ish-pushtetarėve qė ishin kundėr popullit. Ish-pushtetarėt duhet tė mbeten ish-pushtetarė. Ish-pushtetarėt nuk ndalen vet. Ata duhet t’i ndalim ne qė jemi bashkuar e qė s’ka fuqi tė na ndaloi”.
Kurti kritikoi edhe procesin etnik tė decentralizimit. “Pėr pesė vjet me radhė kemi qenė bashkė me ju kundėr procesit tė decentralizimit. Decentralizimi etnik Mitrovicėn e ndarė po e riprojekton gjithandej nėpėr Kosovė e edhe nė Viti. Mirėpo pyka jonė qė do ta ndaloi copėtimin e Vitisė do tė jetė Mogilla”.
Kurti i porositi qytetarėt qė tė mos pėrēahen nė parti, por tė bashkohen nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. “Mė 12 dhjetor nis ndryshimi i madh. Ndryshimi i bėrjės sė Kosovės Shqipėri”.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
Krijoni Kontakt