Close
Faqja 107 prej 187 FillimFillim ... 75797105106107108109117157 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,070 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #1061
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Avash c'eshte ky besim i verber ne nje parti politike. Nuk hahet cdo gje qe flutoron, o njerez. Lexojeni kete shkrim qe flet sesi VV-ja e ka minimizuar programin e saj te dikurshem duke e bere politikisht OK per te huajt:

    KUR PARTIA BĖN VETĖVRASJE

    Salih Mehmeti
    Agron Ēuni

    Menaxherėt e krizave

    Amshueshmėnisht do t’i jemi mirėnjohės partisė sė Kurtit nėse jo pėr asgjė tjetėr, tė paktėn pėr karakterin e saj grotesk e zbavitės aq unik pėr nga origjinaliteti i saj. Para njė opinioni publik tė zalisur kjo parti kollajshėm po luan spektakle inteligjente me qėllim qė me 12 dhjetor tė gravitojė rreth vetės sa mė shumė vota. Pėr tė krijuar pėrshtypje para opinionit se ata po hyjnė si mos mė mirė tė pėrgatitur, zyrtarėt e partisė sė Kurtit bėn tė njohur para publikut ‘Parimet dhe prioritetet programore tė Lėvizjes Vetėvendosje’ tė shprehura nė gjithsejt 100 pika qė gjoja ‘ndryshimi i Kosovės i bashkon’. Tanimė tė gjithė e dimė se partitė politike nė Kosovė nuk pushtetizohen sebet ofertės qė ua bėjnė elektoratit tė tyre por falė ofertės qė i bėjnė qendrave tė huaja vendosėse pėr Kosovėn. Me kėtė rast, ofertuesit (partitė politike) i pėrcjellin mirė si agjentė tregtarė ‘kėrkesat imperiative’tė qendrave tė huaja. Mė pas projekti i tyre politik formėsohet nė pėrpjestim tė drejtė me kėto kėrkesa tė jashtme (input-et shndėrrohen nė output-e). Edhe partia e Kurtit shihet se i ka pėrimtuar me llupė kėrkesat e ngutshme qė i parashtrojnė po kėto qendra tė huaja: ‘legjitimimi’ i estabilishmentit politik nė prag tė rinisjes sė negociatave me armikun tonė - Serbinė; freskimi i po kėtij estabilishmenti nė prag tė valėve tė reja privatizuese tė resurseve tė Kosovės si dhe amortizimi i kujdesshėm i magmės sė pakėnaqėsisė sociale gjithnjė e nė rritje. Duke i gjykuar kėto rrethana, partia e Kurtit ngutet qė ta kapitalizojė doemos kėtė ‘shansė historike’ tė ardhjes nė pushtet. Kurti me kompaninė e tij e dinė se nė dorė kanė njė nga kartat mė tė fuqishme nė duar: aftėsinė e tė qenurit menaxherė tė mirė krizash. Pėrndryshe, planprogrami ‘100 pikėsh’ ėshtė kryekreje njė shpenzim arrogant i letrės nė tė cilėn ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė militanteske gjithandej qyteteve e fshatrave tė Kosovės. Duhet vėnė nė pah se disponueshmėria e qytetarėve tė Kosovės pėr t’i dhėnė votėn partisė sė Kurtit nuk qėndron nė ‘planprogramin’ qė ofron ai. Janė katėrcipėrisht faktorė tė tjerė qė votuesin potencial e shtyejnė drejt partisė sė tij:

    -Qytetarėt e Kosovės tanimė janė tė velur prej konfiguracionit aktual politik; prandaj ndėrrimi formal mendohet lajthitshėm si ndėrrim thelbėsor;
    -Bartėsit politik (kushdoqofshin ata) janė pleksur pakthyeshėm nė labirinthe korrupsioni. Partia e Kurtit pėr momentin vlerėsohet e ‘pakorruptueshme’ - ndaj kjo i shkakton njėfarė dhembshurie elektoratit shpirtgjėrė i cili i mėshiron duke ua dhėnė votėn.
    -Njė motivues tjetėr latent (poende i rėndėsishėm) ėshtė padyshim edhe lakmia jo e vogėl e njė numri njerėzish tė cilėt gjatė kėsaj dekade fati i ka tradhėtuar gjatė ngjitjes nė hierarki tė caktuara. Partia e Kurtit pėr kėtė kategori njerėzish ėshtė njė barkė e Noas shpėtimtar nė tė cilėn ata i kanė varur shpresat e mbijetimit. Kjo kategori endemike njerėzish s’ofron asgjė thelbėsore a transcendtale (pėr situatėn e dhėnė) pėrveē revanshizmit tė tyre ndaj atyre qė ata i konsiderojnė si ‘fajtorė’. Nė tė mirė tė pohimit tė mėsipėrm flet fakti se partia e Kurtit hėpėrhė gėlon prej njerėzve me origjinė kryesisht nga partitė simotra ose prej organizatave me fonde nga jashtė.

    Rrjedhimisht mitit tė ri mediatik se ‘partia e Kurtit do tė sjellė ndryshimin e shumėpritur’ nuk i ecėn kungulli mbi ujė pėr arsyet e naltcekuna. Partia e Kurtit nuk do tė votohet si pasojė e ‘frymės sė re’ qė hamendėsohet se sjell, por si pasojė e zhgėnjimeve tė mėdha tė qytetarėve tė cilėt pėr t’i ikur depresionit tė rėndė pėlqejnė tė besojnė nė Kurtin dhe partinė e tij, ndonėse nėnvetėdijshėm e dinė se spektaklet do tė rriten nė pėrpjestim tė drejtė me pėrkeqėsimin e kushteve sociale. ‘Planprogrami 100 pikėsh’ sadoqė nga natyra ėshtė grotesk dhe stereotip nėse dekonstruktohet tė jep mundėsinė tė vėresh asimilimin e dhimbshėm tė Kurtit dhe partisė sė tij brenda kordinatave qė ai dikur i quante ‘kolonizatore’. Ky planprogram s’ėshtė as hija e konceptit dhe frymės politike tė dikurshme tė lėvizjes ‘Vetėvendosje’. Shkruesit e kėtij planprogrami janė pėrkujdesur qė t’i heqin ēfarėdo nuance tė asaj qė mund tė quhet ‘politikisht jokorrekte’. E veēanta e vetme qė mezi e shquan planprogramin e Kurtit prej atyre tė partive tjera politike ėshtė mospėrmendja e zgjuar e fjalės ‘premtim’. Duke qenė njė mjeshtėr i pashoq i psikologjisė sė manipulimit masiv, Kurti ose shkronjėsit e tij janė pėrkujdesur qė fjalėt ‘premtim’, ‘premtojmė’ tė zėvendėsohen me ‘angazhim’, ‘angazhohemi’. Nė sajė tė njė llogaritjeje kompjuterike del se fjalėt ‘angazhim’ ose ‘angazhohemi’ janė pėrdorur 76 herė brenda tekstit tė kėtij ‘planprogrami’ tė famshėm. Fraza ‘ne do tė angazhohemi’ ėshtė semantikisht e barasvlefshme me ‘ne premtojme se…’.

    Grushtbashkuar drejt politikės korrekte

    Njė veēori tjetėr po kaq domethėnėse ėshtė se planprogrami i Kurtit pėrmban njėfarė zotimi tė heshtur ndaj disa proceseve ‘impersonale’ qė deshėm apo s’deshėm do tė ndodhin ose tė paktėn nuk do tė ndodhin me pėlqimin tonė. I tillė ėshtė ta zėmė edhe ‘integrimi’, ‘riatdhesimi’, etj. Ndėrkaq nė kapitullin ‘Mbrojtja dhe Siguria’ tė kėtij planprogrami gjendet i fshehur midis rreshtave korruptimi i paskrupullt politik dhe moral i Kurtit dhe shokėve tė tij. Nė lidhje me fushėn e ‘mbrojtjes dhe sigurisė’ tekstualisht premtojnė:
    ‘Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet pėr ndėrtimin e strukturave tė mirėfillta ushtarake, profesionale, tė integruara nė NATO dhe nė tė gjithė mekanizmat ushtarak rajonal dhe botėror nė shėrbim tė mbrojtjes sė sovranitetit tė vendit. Angazhohemi pėr njė ushtri e cila do tė jetė garant i tėrėsisė territoriale tė vendit, dhe kėshtu t’i shėrbejė paqes sė qėndrueshme’.
    Shumėkush pas leximit tė kėtij fragmenti ndahet me pėrshtypjen se kemi tė bėjmė me njė pėrkushtim tė Kurtit dhe shokėve tė tij pėr tė sėndėrtuar njė mjedis sa mė tė sigurt pėr qytetarėt e Kosovės. Mirėpo askujt nuk i shkon ndėrmend qė Kurti dhe shokėt e tij e kanė zbutur dhe stėrkequr konceptin e tyre tė dikurshėm duke e akomoduar nė mėnyrė tė stėrholluar tė folurėn dhe logjikėn realpolitike. Kjo nė tė vėrtetė reflekton nė ndryshimin thelbėsor tė konceptit pėr ‘sigurinė’. Pėrse Kurti dhe shokėt e tij nuk e pėrfshinė brenda kėsaj pike edhe ‘angazhimin’ e tyre pėr t’i hequr FSK-sė kufizimet e rėnda qė i janė vėnė prej Planit tė Ahtisaarit? Pse vallė ‘ekspertėt e sigurisė’ tė partisė sė Kurtit s’u bėnė aq trima sa tė thonė se do ta krijojnė njė ushtri tė mirfilltė me artileri, aviacion e makineri tė rėndė? Posedimi i kėtyre kapitaleve nuk ėshtė ‘militarizim’ i FSK-sė por pikėrisht krijim i njė ushtrie tė mirfilltė tė formatit europian. Njėsoj interesante ėshtė edhe shprehja tjetėr e Kurtit dhe shokėve tė tij se do tė angazhohen pėr ‘ndėrtimin e strukturave tė mirėfillta ushtarake, profesionale, tė integruara nė NATO dhe nė tė gjithė mekanizmat ushtarak rajonal dhe botėror’. Ndonėse bashkimin kombėtar tė shqiptarėve Kurti po e pėrdor si kapital politik pėr mbijetesėn e tij, nė planprogram i jep mė tepėr rėndėsi ‘integrimit rajonal’ (pa e pėrkufizuar domethėnien e tij) sesa integrimit tė FSK-sė brenda ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė. Kurti na ėshtė bėrė ca mė i flashkėt se dikur; nuk pėrdor mė termin ‘ushtri’ por ‘strukturė ushtarake’. Struktura ushtarake nuk ėshtė domosdoshmėrisht ushtri sepse strukturė ushtarake mund tė jetė edhe njė grupacion paramilitarėsh. Termi ‘profesionalizėm’ i cili ka zėnė vend nė tė folurėn e Kurtit ėshtė po kaq shqetėsues sepse ‘profesionalizmi’ nėnkupton njė forcė ushtarake jo vullnetare. Nėqoftėse se Kurti me partinė e tij do tė ishte serioz rreth ‘shtetndėrtimit’ atėherė ai do tė duhej tė zotohej qė statusin aktual tė FSK-sė prej njė ‘strukture ushtarake’ ta shndėrronte cilėsisht nė njė ushtri jo vetėm nė emėr por edhe nė pėrmbajtje. Sė dyti, integrimi kudoqoftė nuk vjen si pasojė e zotimeve apo angazhimeve tė Kurtit dhe partisė sė tij (nėse vie nė pushtet); integrimi bėhet mė tepėr si rrjedhojė e rrethanave dhe interesit gjeopolitik tė SHBA.

    Nė pajtim me ligjin…

    Teksa lexon faqet e kėtij planprogrami e kupton menjėherė sesa detyrė tė sikletshme kanė pasur hartuesit e tij: nė njėrėn anė ėshtė dashtė qė qėndrimet e tyre (dikur parimore) t’i bėnin sa mė korrekte, tė buta e fleksibile, kurse nė anėn tjetėr ėshtė dashtė qė me qėndrimet e tyre aktuale tė mos ia acarojnė nervat padronėve tė tyre ose atyre qė po ua lehtėsojnė penetrimin nė politikėn zyrtare. Po kaq kundėrthėnėse mbetet edhe ‘angazhimi’ (lexo: premtimi) i partisė kundėr privatizimit: [56]: ‘Jemi kundėr privatizimit tė ndėrmarrjeve publike dhe pasurive strategjike tė Kosovės tė cilat kanė potencial pėrfitimi tė madh dhe qė janė baza e zhvillimit ekonomik tė vendit siē janė KEK-u (burimet e energjisė), Trepēa me tė gjitha minierat (pasuritė nėntokėsore), PTK-ja dhe kundėr dhėnies me koncesion tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės’. Ndėrkaq nė anėn tjetėr ‘mbėshtetėsi’ amerikan William Walker qė po flirton me Kurtin shprehet se privatizimi si proces s’mund tė ndalohet pėrveē qė mund tė bėhet mė transparent (Interevista e tij me 11 nėntor). Jo vetėm kaq por edhe hartuesit e kėtij planprogrami pėrpiqen ta luajnė rolin e ca iluminuesve nė mesin e njė mase tė pagdhendur. Le tė shkėpusim ca fraza arrogante tė tyre ku nuk mungojnė as notat komike:
    [19] ‘Drejtėsia ėshtė elementi thelbėsor i shtetit. E drejtė ėshtė ajo qė ėshtė nė pajtim me ligjin’.
    [84] ‘E drejta pėr arsim ėshtė e drejtė universale, e patjetėrsueshme njerėzore’.
    [91] ‘Ne e konsiderojmė mjedisin si pjesė tė pandashme tė lirisė dhe mirėqenies sė qytetarėve’.
    [94] ‘Lėvizja VETĖVENDOSJE! e konsideron kulturėn si pjesė tė pandashme tė shoqėrisė’.
    [100] ‘Zhvillimi i sportit ėshtė zhvillim i aftėsisė garuese, i shėndetit fizik dhe i organizimit ekipor tė qytetarėve’.


    Sikur nė kėtė planprogram tė kishin folur edhe pėr qumėshtin do tė thoshin: ‘Lėvizja Vetėvendosje konsideron se qumėshti ėshtė i bardhė dhe ka plot vitamina ushqyese’ (sic!). Sikur mos tė ishte iluminizmi i Kurtit me shokė pėr besė ne qytetarėt e kredhur nė obskurantizėm nuk do ta dinim se sporti ėshtė i mirė pėr shėndet, se arsimi ėshtė element thelbėsor i njė shteti, se mjedisi ėshtė mirėqenie pėr qytetarėt, se kultura ėshtė pjesė e pandashme e shoqėrisė etj etj. Mbase kjo ndriēon njė anė tjetėr mistike tė partisė sė kėtyre ‘iluministėve’ tė rinj tė cilėt vetėn e konsiderokan jo vetėm superior por edhe me mision hyjnor tė ndriēimit tė njerėzve tė pagdhendur. Si tė votojmė dikė qė madje edhe elektoratin e vet e ndjeson si tufė primitivėsh nė stadin parahistorik tė barbarisė? Krejt nė fund le ta analizojmė edhe anatominė e pikės 19 pėr Drejtėsinė: ‘. E drejtė ėshtė ajo qė ėshtė nė pajtim me ligjin’. Hėpėrhė Plani i Ahtisaarit ėshtė burimi kryesor i ligjit nė Kosovė, gjė qė shenjėzon se tash e tutje partia e Kurtit do tė sillet nė mėnyrė shembullore sipas ēdo tė drejte nė pajtim me ligjin!

    To be continued
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bolivari : 04-12-2010 mė 04:29

  2. #1062
    Nėse nuk vetėvendosim nuk ia vlenė tė votojmė, e nėse votojmė duhet tė vetėvendosim
    04 DHJETOR 2010 - E Shtunė 15:10
    Nė Palestrėn Sportive “Bill Klinton”, Lėvizja VETĖVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarėt e Ferizajt. Nė njė ambient tė flaktė para mijėra qytetarėve, tubimin e hapi kandidatja pėr deputete, Albulena Haxhiu, e cila i pėrshėndeti ferizajasit me fjalėt “Lėvizja VETĖVENDOJSE! ėshtė Lėvizja qė po i bėnė bashkė njėrzit gjithandej nėpėr Kosovė. Mė 12 dhjetor nėse nuk vetėvendosim nuk ia vlenė tė votojmė, e nėse votojmė duhet tė vetėvendosim” tha Haxhiu.



    Kandidati Rexhep Selimi, iu drejtua qytetarėve tė Ferizajt duke thėnė se “Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka ardhur kėtu pėr t’u bėrė bashkė me ju, qė sė bashku ta ndėrrojmė pushtetin qė na futi nė varfėri e skamje, qė po na e pėrdhosė identitetin e flamurin, qė po na e shet pasurinė tonė, qė po i dėnon luftėtarėt, qė SHIK-un e bėri ligj, e ligjin SHIK qė po punon nė dėm tė vendit tonė. Mirėpo shqiptarėt po bashkohen sepse bashkė jemi partnerė mė tė mirė pėr tė tjerėt, e para sė gjithash mė tė mirė pėr njėri tjetrin dhe pėr vendin tonė. Pra kėshtu tė bashkuar mė 12 dhjetor, ta fillojmė ndryshimin duke votuar Lėvizjen VETĖVENDOSJE!”.



    Pas tij para qytetarėve foli William Walker, i cili ndėr tė tjera tha se, “Siē mė tha sot edhe Albini, besoj se zgjedhjet e 12 dhjetorit, janė zgjedhjet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe juve qytetarėve tė saj. E kėshtu tė bashkuar nė Ferizaj, Mitrovicė, Prishtinė, Gjilan dhe gjithandej Kosovės votoni mė 12 dhjetor pėr tė ndėrrėuar kahjen e gabuar tė deritanishme tė Kosovės drejt njė tė ardhme mė tė mirė”.



    Mė pas u prezantuan kandidatėt Rizah Xhakli, Enver Bajrami, Faton Topalli dhe Faton Limani nga Ferizaj, Basri Kodra nga Kaēaniku dhe Qemajl Aliu nga Shtimja. Kandidatėt pėrshėndetėn qytetarėt dhe i ftuan ata qė mė 12 dhjetor tė votojnė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! dhe tė bashkuar tė rrugėtojmė drejt fitores dhe realizimit tė programit politik tė VETĖVENDOSJE!-s.



    .



    I pėrcjellur nga brohoritje dhe duartrokitje tė zjarrta, Albin Kurti kritikoi ish-pushtetarėt duke thėnė se “Pushtetarėt e varur do tė na e varin edhe pavarėsinė. Ata i kanė pranuar negociatat e reja me Serbinė dhe kanė pranuar tė na e shesin pasurinė tonė. Mirėpo populli i Kosovės nuk shitet. Nėse duan tė shiten politikanėt, le t’i blejė ata kush tė dojė, mirėpo ne nuk do tė lejojmė qė ta shesin Kosovėn”.



    Kurti i ftoi qytetarėt qė tė bashkuar ta pėrmbushim amanetin e dėshmorėve. “Dėshmoret nuk nderohen vetėm duke u ngritur atyre pėrmendore, por duke e pėrmbushur amanetin e tyre. “



    Mė 12 dhjetor nėse nuk vetėvendosim nuk kemi nevojė tė votojmė, e nėse votojmė duhet tė vetėvendosim, duke votuar Lėvizjen VETĖVENDOSJE!”



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #1063
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #1064
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar mė parė nga Bolivari Lexo Postimin
    Avash c'eshte ky besim i verber ne nje parti politike. Nuk hahet cdo gje qe flutoron, o njerez. Lexojeni kete shkrim qe flet sesi VV-ja e ka minimizuar programin e saj te dikurshem duke e bere politikisht OK per te huajt:
    sma merr mendja qe eshte shkrimi i ktyre te cekurve me larte me shum perngjan nga laboratori i ktyre te huajve se jane zen ngusht iqike me ket vetvendosjen se siduket sdo mund taken me komanduesin ne duare po boll more e kane pas komande duhet me pa kure eshte boll bolle.
    shum suksese ne sgjedhje VETVENDOSJESE atyre qe ju pengon leti bejne gati valigjet se munde te qeverisim vete.

  5. #1065
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Citim Postuar mė parė nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    sma merr mendja qe eshte shkrimi i ktyre te cekurve me larte me shum perngjan nga laboratori i ktyre te huajve se jane zen ngusht iqike me ket vetvendosjen se siduket sdo mund taken me komanduesin ne duare po boll more e kane pas komande duhet me pa kure eshte boll bolle.
    shum suksese ne sgjedhje VETVENDOSJESE atyre qe ju pengon leti bejne gati valigjet se munde te qeverisim vete.
    Nuk e di se qysh dreqi mundet me u kan ky shkrim "laboratori i te huajeve" kur n'fakt si problem te VV-se e sheh zbutjen e saj karshi te huajeve. S'eshte me VV-ja si ajo e dikurshmja e bile edhe retorika e saj eshte zbutur. Krejt kjo pas shnderrimit ne parti politike. Autoret e ketij shkrimi shohin problemin pikerisht te kjo zbutje e panevojshme.

    gjithsesi lexoje edhe njehere shkrimin, por pa paragjykime !!!

  6. #1066
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192


    Ky njeri osht ma i vertet .. se ata qe ishin dej qitashh ne QEVERI
    Ktu gjindet ne bUrg te Pozharevcit

  7. #1067
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Albin Kurti eshte shqiptari....me i madhe....dhe shqiptari me i menqur ne krejte shqiptarin................mjafton ta ndegjoni intervisten,qe edha sot para 10 minutave,ne RTK,dhe dje ne Klan Kosova.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #1068
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    VOTONI ALBIN KURTIN SE AI ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E KOSOVĖS DEMOKRATIKE DHE PAQĖSORE!
    Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |


    *** Mos i votoni ata qė Kosovėn Veriore e kanė lėnė nėn “mėshirėn” e bandave kriminale terroriste ēetniko-fashiste serbe dhe tė ligjeve dhe tė Kushtetutės sė Serbisė kolonialiste, as ata qė, tanimė, i kanė bėrė gati valigjet pėr tė udhėtar nėpėr kasabat e Serbisė, qė tė hyjnė nė dialog me Beogradin pėr t’ia njohur statusin sepecial-autonominė politike minoritetit kolon serb nė Kosovė. Mos i votoni ata qė deri nė “fyt” janė kridhur nė kourrupsion dhe nė krim tė organizuar nė ēfarėdo forme qoftė.

    *** Votoni Albin Kurtin dhe Lėvizjen Vetėvendosje, jo ata liderė dhe parti qė ua kanė hedhur “thesin krahėve”, ata qė janė pasuruar nė kurriz tė popullit dhe, ata qė e kanė “halė nė sy” bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė Nėnė, sepse ata nuk ia donė tė mirėn as Kosovės e as Shqipėrisė.

    *** Populli im i dashur, mos u frikėso nga bashkimi, sepse ai ėshtė shpėtimi i vetėm i Kosovės dhe i Shqiprisė Etnike. Nga bashkimi kanė arsye tė frikėsohen dhe, tė mos bėjnė gjumė tė rehatshėm vetėm tradhtarėt dhe kolaboracionistėt-antibashkuesit, si dhe ata qė u kanė borxh tė madh Shqipėrisė Etnike dhe shqiptarėve nė Ballkan.

    Ata politikanė dhe individė tė ndryshėm aversivė, aventurierė qė punojnė pėr interesa tė huaja, me ndėrgjegje tė brishtė kombėtare ndaj bashkimit kombėtar, qė botėrisht sikurse Serbia po e kundėrshtojnė ngritjen e kėrkesės sė Lėvizjes Vetėvendosjes pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, ata nuk duhet votuar ngase interesat e tyre egoiste, karrieriste, lokaliste, mahallore dhe partiake i kanė vėnė mbi interesin e pėrgjithshėm tė popullit dhe tė Kosovės.

    Mos i votoni ata, qė janė dėshmuar dhe mendojnė e veprojnė vetėm pėr “rehatinė” e akraballėkut dhe tė “ilakeve” tė tyre (mbi bazėn familiare, miqėsore, mahallore, klanore dhe partiake) e jo pėr popullin, as pėr Kosovėn, por vetėm thirren nė emėr tė popullit, tė demokracisė, tė pluralizmit, tė Kosovės, tė Amerikės dhe tė Evropės.

    Ajo kastė politikanėsh, qė popullin e vet e ka shndėrruar nė “plaēkė tregu”, nė skamnor, nė lypėsar, nė refugjat dhe nė nomad, duke e sjellė buzė greminės, ajo nuk duhet mbėshtetur, as votuar, sepse ka karakter sundues dhe shfrytėzues, qė nuk njeh kurrfarė vlerash thelbėsore (humane, njerėzore, kombėtare, shtetėrore dhe demokratike) e as interesin e pėrgjithshėm tė popullit, por duke mos zgjedhur mjete dhe metoda lufton vetėm pėr interesin personal, grupor, partiak dhe krahinarist, me qėllim qė tė pasurohet sa mė shumė nė kurriz tė popullit dhe tė Kosovės. Me qėllim qė, sa mė gjatė tė qėndrojė nė pushtet pėr t’i sunduar dhe diferencuar tė gjitha ata qė mendojnė ndryshe nga politika mashtruese, shfrytėzuese, despotike, sektariste dhe vasale, qė mbėshtetjen e kėrkon nga jashtė, kurse vetėm VOTĖN nga populli! Mirėpo, kėsaj here, nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare tė Kosovės, qė do bėhen mė 12 dhjetor 2010, populli votėn do ia hedhė Albin Kurtit dhe Lėvizjes Vetėvendosje e jo atyre dėshtakėve politikė, qė deri mė tash (2000-2010), nė asnjė aspekt, nuk e kanė arsyetuar votėbesimin e popullit.

    Pėr t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanė tė zotė, tė guximshėm, tė ditur dhe vizionarė sikurse Albin Kurti (kryelider i Lėvizjes Vetėvendosje), i cili, me kohė e ka kuptuar se pa bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, kėrcėnimet dhe sfidat e politikės, tė diplomacisė dhe tė propagandės kolonialiste dhe neokolonialiste tė Serbisė, nuk do tė pushojnė nė pėrzierjen e punėve tė brendshme tė Kosovės, si dhe nė destabilizimin e rendit dhe tė sigurisė sė saj, me qėllim tė fundit pėr tė copėtuar territorin e Kosovės. Kėtė e dėshmon status quo-ja e Mitrovicės-Kosovės Veriore, problem ky, qė do tė jetė pika kryesore e debatit politik tė dialogut tė ardhshėm midis Kosovės dhe Serbisė nėn monitorimin e palės sė tretė evro-ndėrkombėtre.

    Ėshtė absurd dhe naivitet politik, qė tė mendohet, e aq mė tepėr tė thuhet dhe tė sugjerohet publikisht para kamerave televizive tė RTK-sė se, gjoja pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, sė pari, duhet kėrkuar “leje speciale” nga disa analistė karagjozė diletantė politikė ( fshesa dhe hyzmeqarė tė ndryshėm tė agjenturave tė huaja sllave, me prejardhje tė dyshimtė nacionale). Pėrkundrazi, nė rastin konkret (nė kuptim tė ngushtė), Kosovės, as Shqipėrisė nuk i nevojitet kurrfarė “fermani” as i armiqve tė brendshėm, as i armiqve tė jashtėm sllavė, qė ato tė fillojnė procedurėn ligjore pėr bashkimin e tyre. Pėr kėtė ēėshtje madhore, vendos vetėm POPULLI SHQIPTAR, ai e ka tė drejtėn sovrane qė tė vendosė pėr fatin e vet, do apo nuk do tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė, askush tjetėr!

    Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė i “tremb” vetėm ata qė janė mėsuar “me hangėr me dy e tri lugė” (me kokė nė Serbi, nė Mal tė Zi, nė Greqi dhe nė “Maqedoni, e me bisht nė Kosovė dhe nė Shqipėri”), sepse bashkimi me Shqipėrinė nuk e rrezikon, nuk dobėson, por e forcon Kosovėn dhe Shqipėrinė, edhe sot, edhe nesėr. Kosova e vetmuar, pa Shqipėrinė, “nuk i del pėr mėngjes” Serbisė! Kėtė, duhet ta dijnė tė gjithė ata qė merren me “politikė” dhe me “diplomaci tė hollė” si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri.

    Politika nuk bėhet “sot pėr nesėr”, por nė afat tė gjatė. – Nėse pas disa vitesh Kosova braktiset nga KFOR-i, atėherė shtrohet pyetja ēfarė do ta priste Kosovėn? – Invadimi “brenda natės” nga ana e Serbisė okupatore, nėse Kosova do ta refuzonte bashkimin me Shqipėrinė. Pra, i vetmi shpėtim i Kosovės ėshtė bashkimi i saj me Shqipėrinė, ashtu siē parashikon edhe Platforma politike, kombėtare dhe shtetėrore e Lėvizjes Vetėvendosje.

    Pra, pavarėsisht nga gojėt e liga, dashakeqe, frikacake, miope, oportuniste, hipokrite dhe injorante politike, bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė nuk paraqet kurrfarė rreziku pėr popullin shqiptar tė Kosovės, por ėshtė garant dhe kėshtjellė e pamposhtuar e mbrojtjes sė saj. Ndryshe, nėse Kosova do tė ngelte e vetmuar (si shtet mė vete) sėrish do tė rrezikohej nga pushtimi kolonial dhe gjenocidal i Serbisė. Kėtė, duhet ta dijnė tė gjithė ata qė nė forma tė ndryshme janė deklaruar kundėr bashkimit, ashtu sikurse Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe “Maqedonia”. Kėto shtete kolonialiste “kanė arsye tė frikėsohen” nga bashkimi i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė, sepse qe 100 vjet janė duke i mbajtur nėn ēizmen e tyre pushtuese mė se gjysmėn e territoreve tė Shqipėrisė Etnike.

    “Konstelacioni gjeopolitik...”!?

    Sipas njė autori “autodidakt politik” tė kėsaj “formule gjeopolitike”, del se, nėse Kosova do tė bashkohej me Shqipėrinė, sė pari do tė duhej, tė mirrte lejėn nga Serbia dhe nga faktorėt e tjerė evro-ndėrkombėtarė?! Ēfarė budallallėku politik ky, produkt i kuzhinės 20-vjeēare tė politikės, tė diplomacisė dhe tė propagandės dėshtuese pacifiste pasive tė LDK-sė sė Rugovės. – Domethėnė, sipas kėtij togfjalėshi bajat dhe injorant politik, ne, nėse duam tė bashkohemi me Shqipėrinė, sė pari, duhet tė marrim “izėn” e Beogradit, a?!

    E, “lum” Kosova qė ka kėsi “politikanėsh tė zgjuar”, qė edhe pas pavarėsimit tė Kosovės, ende shohin ėndrra duke ecur dhe, ende ushqehen me nostalgji dhe me “tagji” tė egjrės ortodokse komuniste dhe fashiste serbe tė Beogradit(!)

    Kjo logjikė e praptė, e gabuar e njė politike tė kalbur, tanimė, ka perėnduar, qė nga dalja nė skenė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-sė). Pėr ēdo gjė qė nevojitet, qė ėshtė e domosdoshme, e drejtė dhe, nė dobinė e interesit tė pėrgjithshėm tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike (jo vetėm kur ėshtė fjala pėr Kosovėn), pikėsėpari, ne, duhet tė jemi vetiniciatorė, propozues dhe bartės tė ideve dhe tė kėrkesave tona (qoftė politike, ekonomike, humanitare... etj.), e pastaj (nėn numrin rendor-2) vjen nė shprehje konsultimi me aleatėt tanė, siē ėshtė Amerika me partnerėt e saj tradicionalė.

    Ndėrkaq, pėr shtruarjen dhe pėr rindėrkombėtarizimin e kėrkesės pėr ndryshimin e kufijve artificialė, nuk kemi se ēfarė ta pyesim Serbinė, as pushtuesit e tjerė kolonialistė sllavė, sepse dihet ēfarė do tė ishte pėrgjigjja e tyre-forca, konflikti i armatosur, lufta pėr toka tė huaja shqiptare).

    Mirėpo, atė qė kėrkojnė, edhe duhet t’u jipet, duan paqe, jemi tė gatshėm pėr paqe, duan dialog demokratik, jemi tė gatshėm tė zhvillojmė debat demokratik dhe paqėsor, e nėse duan luftė, atėherė, edhe ne duhet tė jemi tė gatshėm t’u kundėrpėrgjigjemi (jo me luftė), por duke pėrdorur tė drejtėn pėr vetėmbrojtje (zbatimin e instrumenteve juridike ligjore), nė pėrputhje me normat dhe me rregullat e sė drejtės ndrkombėtare, ashtu sikurse nė rastin e shkolonizimit dhe tė pavarėsimit tė Kosovės.

    Nė hapėsirat e Ballkanit, kufijtė gjeopolitikė kanė ndryshuar qe 20 vjet (1990-2010), sė fundi, kėtė e provoi edhe shkuptja e Kosovės nga Serbia kolonialiste (pavarėsimi i Kosovės mė 17 shkurt 2008). Kėshtuqė, tani, edhe pse Serbia nuk e ka njohur Kosovėn, sipas sė drejtės historike dhe sipas normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, nuk ka kurrfarė pengese serioze qė Kosova tė bashkohet me Shqipėrinė qoftė nė kuadrin e njė konfederate a federate. Kjo ėshtė e drejtė legjitime e popullit tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, pavarėsisht nga kundėrshtuesit, kontestuesit dhe mohuesit e saj, tė brendshėm, apo tė jashtėm.

    Pra, shikuar nė afat tė gjatė fatin, stabilitetin dhe sigurinė e Kosovės, bashkimi i saj me Shqipėrinė, duhet tė bėhet sa mė parė tė jetė e mundur, kjo do tė ishte pėrgjigjja mė adekuate Beogradit dhe aleatėve tė tij.

    Natyrisht, pasi Amerika tė jetė bindur se shqiptarėt e kanė pėrnjėmendė dhe, janė tė vendosur nė kėrkesėn e tyre, qė tė bashkohen me Shqipėrinė, edhe kjo do ta mbėshtetė vullnetin e popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė.

    Ndryshe, nėse vetė politika dhe politikanėt shqiptarė e kundėrshtojnė kėrkesėn e popullit shqiptar pėr bashkim, atėherė Amerika dhe, asnjė aleat i saj nuk kanė asnjė arsye qė tė mbėshtesin bashkimin e Kosovės dhe tė Shqipėrisė.

    Tė gjithė skeptikėt dhe qėllimkėqinjtė si brenda, ashtu edhe jashtė Kosovės-Shqipėrisė, duhet tė jenė tė vetėdijshėm se, bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė garanti kryesor i sigurimit tė paqes, tė stabilitetit dhe tė demokracisė nė Ballkan.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #1069
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    VOTONI ALBIN KURTIN SE AI ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E KOSOVĖS DEMOKRATIKE DHE PAQĖSORE!
    Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |


    ***
    *** Votoni Albin Kurtin dhe Lėvizjen Vetėvendosje, jo ata liderė dhe parti qė ua kanė hedhur “thesin krahėve”, ata qė janė pasuruar nė kurriz tė popullit dhe, ata qė e kanė “halė nė sy” bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė Nėnė, sepse ata nuk ia donė tė mirėn as Kosovės e as Shqipėrisė.

    *** Populli im i dashur, mos u frikėso nga bashkimi, sepse ai ėshtė shpėtimi i vetėm i Kosovės dhe i Shqiprisė Etnike. Nga bashkimi kanė arsye tė frikėsohen dhe, tė mos bėjnė gjumė tė rehatshėm vetėm tradhtarėt dhe kolaboracionistėt-antibashkuesit, si dhe ata qė u kanė borxh tė madh Shqipėrisė Etnike dhe shqiptarėve nė Ballkan.



    zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare tė Kosovės, qė do bėhen mė 12 dhjetor 2010, populli votėn do ia hedhė Albin Kurtit dhe Lėvizjes Vetėvendosje e jo atyre dėshtakėve politikė, qė deri mė tash (2000-2010), nė asnjė aspekt, nuk e kanė arsyetuar votėbesimin e popullit.

    Pėr t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanė tė zotė, tė guximshėm, tė ditur dhe vizionarė sikurse Albin Kurti (kryelider i Lėvizjes Vetėvendosje),
    :^

  10. #1070
    Tubimet nė Ferizaj dhe Viti

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •