NATO: Në vitin 2011 vetëm 4 mijë trupa të KFOR-it në Kosovë
STAMBOLL-NATO-ja po shikon mundësinë e vënjes në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, u tha në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4000 në vitin 2011, njofton agjencia e lajmeve AP.
Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjera që lidhen me misionin në Kosovë. “Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”, tha Rasmusen.
Diskutimet për KFOR-in në Kosovë vijnë pas vendimit të 1 Shkurtit për reduktimin e trupave në 10200 dhe të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa, deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë.
Takimi dyditor i ministrave të NATO-s nisi mbremjen e djeshme.
Balkanweb
Krijoni Kontakt