Ky është konkluzioni që unë arrita menjëherë pas dëbimit të njëriut më human Shqiptarë, që kemi njojtur deri më sot. U dëbua njëriu i cili lindi në njërin ndër qytetet e shtetit ku shumë Kosovarë kishin shkuar që të shpëtonin veten dhe familjet e tyre. Poashtu kanë dëbuar personin i cili me ndihmat e veta kishte ndërtuar dhjetra shtëpi, ambulanta, shkolla, pallate sportive, ka ndihmuar poashtu dhe shumë familje të varfra etj. Dhe e dini "PSE"? Jam i sigurtë, që "NUK E DINI"! Ja se po ua spjegoj unë me fjalë të shkurtëra.
Cila është arsyeja e vërtetë që Kastriot Duka u dëbua?
Arsyeja e vërtetë që Kastriot Duka u largua (dëbua) nga Kosova është se vëllezërit e Kosovës (do thotë serbët) kohë më parë kishin përhapur fjalë që armiku më i madh i Kosovarëve (Shqiptarët), po keqshfrytëzonte dashurinë dhe rrespektin e fshatit, popullit. Pra për të kënaqur dëshirat e vëllaut ata dëbuan armikun. Shumë njerëz nga të dyja anët polemizuan për këtë ngjarje, sepse u duk e paarsyeshme që të dëbohet nga Kosova një person i cili e ndihmon Kosovën më shumë se vetë Hashim Taci, ai akuzohet për terrorizem, abuzim ndaj fëmijëve, shpërlarje parashë etj., të cilat shumë bukur Kastriot Duka i vuri poshtë me dokumente, fakte, argumente. Pretendohej që paratë të cilat vinin në duart e Kastriot Dukës, vinin nga një shoqatë e cila kishte lidhje të ngushta me sulmet terroriste që bëheshin në botë, e kjo shoqatë fillin e saj e ka në Angli, pra veprimtaria e kësaj shoqate zhvillohet në Angli. Shumë prej nesh u inspiruan nga fjala "Shteti i Kosovës më i fortë se ai i Anglisë", ndërsa shumë të tjerë talleshin me fjalën "Shteti i Kosovës më i fortë se ai i Anglisë", si mendoni ju Anglia nuk kishte mundësi që të ndalonte këtë shoqatë ? Apo ndoshta nuk kishte forcë të bënte një gjë të tillë dhe me këtë kuptuam që shteti i Kosovës është ai adekuati për këtë gjë.
Krijoni Kontakt