Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41

    Si mund të zgjidhet problemi i Mitrovicës

    Pjesa e përtej Ibrit në Mitrovicë, gjegjësisht veriu i Kosovës, e cila legalisht është në Kosovë e faktikisht në Serbi, po bëhet gjithnjë problem më i ndërlikuar për shkak të mungesës së një qasje serioze nga ana e vendorëve, të cilët këtë problem në kundërshtim me çdo parim njerëzor e kombëtar vazhdojnë ta lënë në duar të huaja. Këta politikanë e ky popull që është rreshtuar pas tyre, vazhdojnë të sillen me papërgjegjshmëri ndaj shumë problemeve të vendit e gjithashtu ndaj problemit më të madh, veriut të Kosovës. Politikanët tanë këtë problem gjithnjë ia kanë lënë të huajve. Ata asnjëherë nuk kishin kompetenca(guxim) për tu marrë me këtë qështje. E të thotë dikush që nuk kam kompetenca të punoj për të mirën time duhet të jetë tepër naiv, sepse e drejta për të punuar për të mirën vetanake është e drejt natyrore dhe nuk mund të shfuqizohet nga ligjet e njerëzve.
    Këta politikanë që duhet të përgjigjen për mosveprimin e tyre, edhe sot fshihen pas strategjive të huaja të cilët gjoja do ta zgjidhin problemin e Mitrovicës. Dhe sigurisht ky problem nuk mund të shkoj pafundësisht kështu. Dikur do të zgjidhet por qështja është si. Dhe përderisa Beogradi është palë aktive në këtë qështje dhe neve nuk na njeh si palë(krejt e kundërta e asaj që thonë politikanët tanë), sepse ne së pari veten nuk e njohim si palë, nuk mund të ketë zgjidhje të mirë për ne. E bashkësia ndërkombtare as këtu e askund në botë nuk është që të vendos drejtësinë por të zgjidh problemet. Dhe popullit që iu bënë shumë padrejtësi të mos mendoj se nuk do t i bëhet edhe një tjetër, sepse po nuk e ndjeu padrejtësinë nuk ësht se iu bë. E po e ndjeu duhet të reagoj.
    Prandaj,në emër të së mirës së përgjithshme,tonën e të atyre që vijnë pas, ne, gjegjësisht institucionet tona duhet të marrin përgjegjësinë për tërë teritorin , duke bërë që kjo kushtetutë derisa është në fuqi të vlejë në çdo cep të vendit. E nga këtu, e në shërbim të kësaj duhet të burojnë idetë dhe iniciativat edhe për këtë qështje.
    Pra, kushtetuta është pikënisja, por ta jetësosh kushtetutën në veri të Kosovës ku shkëputja nga Serbia nuk ka ndodhur asnjëherë, është problem jo i vogël. Popullata serbe atje, jo vetëm që zotëron këtë pjesë, por deri diku ka legjitimuar mosnënshtrimin ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat me ngathtësinë e tyre kanë hendikepuar veten lidhur me këtë qështje.
    Sidoqoft kjo qështje duhet zgjidhur, dhe ajo që dihet është se kjo qështje nuk zgjidhet me llafe e as me ndonjë strategji të Eulex-it, siq nuk është zgjidhur as me strategjitë e Unmik-ut. Këtu duhet angazhim i gjithëanshëm i institucioneve, që nga përgaditja e faktorit vendor e ndërkombtar e deri tek veprimet e vendosura e mirë të kordinuara.
    Një ndër këto veprime në mesin e shumë veprimeve të tjera do të ishte shpartallimi i policëve serb të Kosovës që punojnë në atë pjesë dhe zavendësimi me policë shqiptarë të Kosovës, të cilët madje do të dinin apo mësonin gjuhën serbe e të cilët do të kishin për detyrë të vendosnin rendin kushtetues të Kosovës në atë pjesë, e assesi të ishin armiqsor kundrejt serbëve. Që të arrihet kjo qeveria duhet të gjejë arsye të drejtpërdrejta a të tërthorta që shumicës së policëve tua ndërroj vendin e punës. Do të duhej që policët e Prishtinës të punonin në Leposaviq a Zveqan, ata të Zveqanit të punoni në Pejë etj. Të bëhej një përzierje e policëve ,ku mundësisht shumica e policëve që punojnë në veri të barteshin në jug dhe anasjelltas. Për këtë qeveria do të siguronte transportin dhe një shtesë në pagë si kompenzim për humbje të kohës gjatë udhëtimit. Kjo do të ishte një zgjidhje e përkohëshme derisa të normalizoheshin gjërat dhe të vendosej një rend kushtetues ku të gjithë njerëzit do të lëviznin lirshëm dhe do të jetonin ku të donin brenda teritorit.
    Ky veprim është thelbësor dhe duhet të punohet në këtë drejtim, pavarësisht pengesave juridike a politike që mund të ketë. Sepse asnjë urdhëresë, asnjë ligj nuk mund të jetësohet pa pasur mbështetje në forcë. E sot policët serb që punojnë në veri e që paguhen nga bugjeti i Kosovës, nuk janë të gatshëm ta jetësojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në vendin ku punojnë, ndërsa po të kishim policët shqiptarë në këto anë do të kishim edhe ligjet e Kosovës atje, do të kishim institucionet e mirëfillta,pa shkëputje hierarkike. Policia do të u mundësonte punën edhe institucioneve të tjera, si gjykatës, prokurorisë apo organeve komunale dhe ligjërisht do tua ngushtonte rrethin çdo organizate që nuk ka bazë në ligjet e Kosovës.
    Por,që kjo të arrihet me një çmim të arsyeshëm, duhet të sigurohet një përkrahje edhe nga ana e ndërkombtarëve, të cilët duke u nisur nga pafuqia jonë e nga fuqia e tyre(këu edhe ushtarake) duket sikur i japin vulë gjërave këtu, megjithëse edhe këta e masin durimin tonë.
    Sidoqoft ,me apo pa përkrahjen e tyre ne duhet të përpiqemi ta zgjidhim këtë qështje, duhet bërë diçka sepse mosveprimi nuk është zgjidhje. Duhet punuar përditë e duhet përdorur çdo metodë që të arrihet zgjidhja që është e paraparë edhe me kushtetutë.
    Dhe derisa kjo kushtetutë është në fuqi duhet të vlej në gjithë teritorin. Zgjidhjet tjera që kanë mjet ledhatimin a korruptimin e një etnie me qëllim që ata të pranojnë institucionet e vendit,janë të pafrytshme dhe të dëmshme, e si të tilla duhet të jenë të papranueshme.

  2. #2
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Eshte e pamundur me i asimilu serbet ne shqiptare. kot e keni. kerkoni sa me shume te drejta per shqiptaret ne presheve dhe maqedoni.

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga h75 Lexo Postimin

    Sa keq qe nuk jeni ne ministri,do te mesoshin dicka ata ,,te paditur''!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    problemi i mitrovices mund te zgjidhet brenda 24 orve

    mirpo problemi qendron se ne kosov populli i zgjedh ata qe nuk ju intereson mitrovica nuk ju intereson as kosova lindore por ju intereson vetem paraja

    ate dit qe do zgjidhet nje udhheqs i drejt dhe trim mitrovica do jet e bashkuar poashtu edhe shterpca graqanica e shum enklava serbe te cilat sot jan mini shtete do i bashkohen kosoves
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    E pa njohura,e di qe je nje patriote e flakte.Kam lexuar shume nga shkrimet e tua.Por problemi i Mitrovices zgjidhet vetem ne Europe.Ashtu sic u zgjidh problemi i Berlinit,ne nje Europe Union.Me vjen keq ta them ,se edhe mua me dhemb zemra per Mitrovicen,por jam i bindur se ne nje Kosove ne Europe edhe problemi i Mitrovices eshte zgjidhur.Te tjerat jane vetem endera qe i enderojme une dhe ju.

  6. #6
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    E pa njohura,e di qe je nje patriote e flakte.Kam lexuar shume nga shkrimet e tua.Por problemi i Mitrovices zgjidhet vetem ne Europe.Ashtu sic u zgjidh problemi i Berlinit,ne nje Europe Union.Me vjen keq ta them ,se edhe mua me dhemb zemra per Mitrovicen,por jam i bindur se ne nje Kosove ne Europe edhe problemi i Mitrovices eshte zgjidhur.Te tjerat jane vetem endera qe i enderojme une dhe ju.
    Sa keq qe nuk jeni ne ministri,do te mesoshin dicka ata ,,te paditur''!
    Po nese me keni kuptua mire,une per ate e thash keshtu,nuk eshte forca ajo qe duhet bere per Mitrovicen,as nuk jan pozita e opozita ata qe mund ta bashkojn,por jane qarqe tjera qe nuk u konvenon ,,rehatia''ne rajon!U munduan me forc ne trazirat e marsit ku u vran shum te rinj ne kohe,,paqe'',pra tjeter kush ka gisht ne kete!Ps.E dije qe ju dhemb zemra,por pa krah nuk fluturohet!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    E dashur e panjohura,nuk dua te flas shume qe te mos kuptohem gabim.Ne Shqipetaret duhet te tregohemi me te zgjuar,ne politike nga nje here duhet te humbish pak per te fituar shume.Ne nuk gjejme perkrahes per tu bashkuar, por ne mundemi ti ndertojme strukturat tona, ashtu qe te hyme ne Europe sa me shpejte.Ne nje Europe te bashkuar nuk ka kufinj.Europa eshte nje deshire e shumices dhe se shpejti do te behet nje domosdoshmeri per te gjithe.

  8. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    E dashur e panjohura,nuk dua te flas shume qe te mos kuptohem gabim.Ne Shqipetaret duhet te tregohemi me te zgjuar,ne politike nga nje here duhet te humbish pak per te fituar shume.Ne nuk gjejme perkrahes per tu bashkuar, por ne mundemi ti ndertojme strukturat tona, ashtu qe te hyme ne Europe sa me shpejte.Ne nje Europe te bashkuar nuk ka kufinj.Europa eshte nje deshire e shumices dhe se shpejti do te behet nje domosdoshmeri per te gjithe.
    Une nuk ju keqkuptoj fare,deshira dhe mundesia jane dy gjera shum te ndryshme,edhe te ndrrohet qeveria nese nuk ipet pajtimi i Europes kot e kemi,pse a po mendon qe qeveritaret kan dicka ne dore a?Jo i nderuar,te gjitha qeverit e pasluftes jane dhe ishin ,,qeveri nen hije''
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Fjale qe si luan topi!!! Mendon ti qe po te ikin ata qe bejne hie do te jete me mire per ne?????Ne vete i kerkuam.Ne ate moment kur te largohen, ata vije armiqet tane qe i kemi komshi, me te eger se bishat.Gjithmone ne nje kompromia ka shume te pa kenaqur.

    Respekt e pa njohura qe te brejne keto gjera.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427

    Si mund të zgjidhet problemi i Mitrovicës

    Shume here e kemi rrahur kete teme, andaj edhe njeher medoj se Mitrovica eshte e ndare ne mendjen e politikanve te biznismenve dhe te profiterve te tjer per interesa maerjale. Populli ne mitrovic e prek doren e kalbur tte pushtetit, popullit ju servua kjo gjendje per te vuajtur sepse qeverija ishe fjetur,[s,ishte fare]andaj nismetaret e qlirimit shqipetar u vrane per te mos vdekur, nismetaret e ksaj ane jan denuare nga qeverija [lexo qeverit e kosoves] Mitrovica don para e jo rrena se pa leke nuk behet shteti

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •