Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Presidenti Topi i dorëzon flamurin kombëtar ekipit olimpik shqiptar

    Presidenti Topi i dorëzon flamurin kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Dimërore 2010

    Një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Presidencë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndeti delegacionin shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Vankuverit 2010 duke i dorëzuar edhe flamurin kombëtar skiatorit Erjon Tola.

    Në këtë ceremoni ku ishin të pranishëm zoti Dashnor Bajaziti, Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, zoti Agim Fagu, pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe atij olimpik, Kreu i shtetit i dorëzoi skiatorit Erjon Tola flamurin kombëtar kuq e zi për ta valëvitur krenar mes qindra vendeve pjesëmarrëse në Lojrat Dimërore Olimpike 2010, që do të zhvillohen në Vankuver të Kanadasë nga 12-28 shkurt.

    Në përshëndetjen e tij të ngrohtë drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni dhe të gjithë pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike Dimërore, Kreu i shtetit shqiptar u shpreh:

    “I nderuar zoti Zëvendësministër Bajaziti,

    I nderuar zoti Fagu,

    Të nderuar përfaqësues jo vetëm të botës së sportit e të olimpizmit!

    Të nderuar përfaqësues të medias dhe do ta specifikoja të medias sportive, sepse fatmirësisht sot kemi një kualifikim dhe të dimensionit të medias !<çb>

    Edhe për mua është një moment i veçantë, një nga ato emocione që të jep bota e sportit, por natyrisht të jep edhe simbolika e këtij aktiviteti, simbolika që lidhet me dorëzimit të flamurit kombëtar. Besoj që ky është një moment emocionues për të gjithë dhe mbi të gjithë moment emocionues për Erjonin, i cili ndonëse përfaqësues I vetëm në këto gara, do të jetë ai që do të ketë në dorë flamurin kombëtar me një mesazh shumë të fortë. Ne do të dëshironim që pjesëmarrja të ishte më e gjerë, por tek e fundit është shumë e rëndësishme të marrësh pjesë. Në një farë mënyre jeni pikë referimi për këtë lloj sporti, i cili paradoksalisht në një vend me një terren kryesisht malor nuk praktikohet edhe aq, jemi mësuar ta studiojmë që në vitet e para kur kemi mësuar gjeografinë fizike të vendit tonë, rreth tre të katërtat e territorit është kodrinor-malor dhe faktikisht sot kemi një sport, i cili përveç disa elementeve të zbehur të traditës, edhe atë sportist që kemi e ushtron këtë lloj aktiviteti jashtë këtij terreni.

    Mesazhi im përtej simbolikës shumë të rëndësishmë. Është mesazh që e bëj me vëmendjen për t’iu kthyer traditës, për ta shfrytëzuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që na ka dhënë Zoti dhe natyra dhe për ta ushtruar këtë sport, sepse është një sport, i cili frekuentohet sot nga miliona njerëz. Mjafton të shkosh në ato vende që e kanë traditë për të parë sesa masiv është ky sport. Unë ju falënderoj sinqerisht në emrin tim dhe në emër të të gjithë shqiptarëve që jeni pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm në Lojrat e 21-ta Olimpike ku flamuri shqiptar do të ngrihet në Vankuver. Është shumë e rëndësishme që do të jeni pikë referimi për të edukuar brezat.

    Përtej kësaj simbolike do të jap dhe mesazhet e mia për të gjitha institucionet, të cilat duhet të shohin olimpizmin si një element shumë të rëndësishëm për edukimin e brezit të ri. Ky është roli më i rëndësishëm me të gjithë elementet pedagogjikë dhe psikologjik të formimit të brezit të ri i jepet një rëndësi e jashtëzakonshme edukatës fizike dhe besoj që ky është mesazh që jepet sot drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet këtij aktiviteti. Kur thashë që ne e kemi të domosdoshme që ta zhvillojmë këtë sport mjafton të shohësh Tiranën me gati një milion banorë, të shohësh edhe një mal, i cili i qëndron gjithmonë si kurorë qytetit të Tiranës dhe të shohësh që nuk ka asnjë skiator në ato qafa, nuk ka as një pistë, pra duhet të japim patjetër edhe sensin e realitetit, të realizmit të gjërave. Përtej Dajtit ka dhe vende të tjera të mrekullueshme. Pra dëshiroj t’u bëj apel, t’u bëj thirrje jo vetëm institucioneve, dëshiroj t’u bëj thirrje edhe kompanive private, t’i bëj thirrje edhe pushtetit vendor, i cili administron territorin, t’i bëj thirrje politikës, e cila duhet të jetë e vëmendshme jo vetëm thjesht për debatin politik të ditës. Jeta nuk është vetëm debat politik. Debati politik është në funksion të shumë elementëve të tjerë. Jeta fatmirësisht ka shumë dimensione: politik, institucional, administrativ, ekonomik, por ka dhe dimensionin sportiv. Dikush e sheh vetëm si argëtim, unë do të thoja që nuk është thjesht argëtim, por është edukim. Kjo është arsyeja që sot ndiehem i nderuar që pjesëmarrja në këtë aktivitet për një përfaqësim është kaq e gjerë me njerëz shumë të nderuar, me njerëz që i kam parë të angazhohen gjatë gjithë jetës për këtë element që është një element shumë substancial tek njeriu - të dijë të jetë i edukuar dhe të edukojë të tjerët. Kjo është arsyeja që unë ndjehem vërtetë i nderuar, ndiehem i emocionuar në këtë ceremoni dhe për një arsye tjetër: që i vjen radha sërisht dorëzimit të flamurit kombëtar Erionit duke i uruar atij dhe sportit shqiptar suksese në këtë kompeticion, por edhe në shumë kompeticione të tjera! Urime!”

    bota sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    vetem nji atlet....
    edhe ketij skiatorit hallall i qofte qe nuk e la komtaren tone me gjithe ato kerkesa qe ka pas nga italianet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •