Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin

    Letra e Sulltanit pėr Skėnderbeun

    Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan Murati, duke qenė shumė i inatosur me Skanderbeun, i ēoi njė ambasador me njė letėr me kėtė pėrmbajtje:

    “Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirėnjohės nė botė. Nuk mund tė pėrshėndes as mė shum as pak, duke qenė se ti u bane anmik pėr vdekje i kunorės sime, ndėrsa tė rritsha me dashuni, si tė ishte biri im, duke u mundue gjithmobnė pėr me tė nderue e me tė ngritė nė pozita tė mėdha e tė nalta, siē baj me miqtė e mė dashamirėt e mij. Ti u rebelove e mė ke shkaktue shumė dame, siē e di vetė dhe siē ėshtė njohur nga bota mbarė. Unė nuk mund ta marrė me mend se si shkoi kjo punė; ndofta pėr fatin se nuk ta ktheva shtetin prindėror ose pse ti gjithmonė ke pas qėllim qė tė mohosh fenė e Profetit Muhamed dhe tė kthehsh (siē ke veprue) nė fenė kristiane, pėr tė humbė shpirtin tand.


    Sulltan Murati

    Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditė dėshirėn tande, do tė kisha ba gjithēka ti dėshroje, sepse ti e di mirė (siē shpesh tė kam thanė) qė unė kam dėshirue sė tepėrmi me tė plotėsue ēdo kėrkesė. Unė jam pėrpjekė me tė dashtė ma shumė se kėdo tjetėr tė oborrit tim, pėr virtytet e tua tė rralla. Duke e ditė ti, se unė brenda pak ditėsh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditė se nuk do ta mohoja fjalėn e dhanė, ti je sjellė kundėr detyrės sate, duke u rebelue, veprim pėr tė cilin meriton qortim tė madh dhe dėnim tė rreptė, pra meriton mėrinė dhe mohimin tim. Nga ana tjetėr, duke pas parasysh veprat e tua tė lavdishme qė nė tė kaluemen (duke qenė nė shėrbimin tim) i ke krye pėr mbrojtjen dhe dhe naltėsimin e shtetit tim, duke i shėrbye besnikėrisht kunorės sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, qė me tė drejtė mė ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosė me veprue kėshtu, tė them se due, qė pas faljes sime, tė vlejnė ma tepėr shėrbimet qė kam pas prej teje, pėr me tė shpėrblye (qė nga ana ime nuk do tė mungojė) se sa hakmarrja qė duhet tė pėrdorsha ndaj teje pėr mungesat e tua, meqense u rebelove ndaj meje pa asnjė arsye dhe qė shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzėve tė mi.

    Prandaj ta dish se ti mund tė sundosh mbi shtetin tand, qė tė pėrket si trashėgim, por me njė konditė, qė tė mė rikthesh atė pjesė tė Shqipnisė qė kam pėrfitue nga tjetėrkush dhe jo nga prindi yt, tė cilėn, kundėr ēdo tė drejte, ma ke marrė e pėrvetėsue. Tė them qė ti tė ma rikthesh, pėrndryshe betohem nė Zotin, Profetin Muhamed, nė shpirtin e babės tim dhe aftėsinė dhe forcėn e shpatės sime, qė do ta pėrdor kundėr teje, pėr me tė dėbue nga ai vend pėr inatin tand. E nė qoftė se do tė shpėtoshė gjallė, do tė detyrohesh qė tė shkosh lypsar nėpėr botė. Ti e di se unė mund ta ngrej njė ushtri prej 150.000 vetėsh, ndėrsa ti ke pak ushtarė e nuk je nė gjendje tė mė pėrballojsh. Kėtė po ta them sepse nuk due me ta bė tė keqen. Tė kam paraqitė tė mirėn dhe tė keqen. Ty tė takon tani me zgjedhė si tė kesh qejf dhe pėr kėtė mund t’i besosh ambasadorit dhe shėrbėtorit tim Hajredinit, i cili do tė flasė gojarisht nė emėn tim pėr gjithēka, sipas porosisė sime.

    Nė Adrianopol mė 16 Qershor 1444.


    Pėrgjigja e Skėnderbeut

    Pasi e kuptoi shumė mirė letrėn dhe pasi e dėgjoi me kujdes fjalėn e ambasadorit tė Sulltan Muratit, Skėnderbeu e falėnderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesė ditėsh e nisi duke i dhėnė njė letėr pėr padronin e tij, nė pėrgjigje tė asaj tė Sulltanit, me kėtė pėrmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarėve, i ēon tė fala tė shumta Sulltan Muratit, Princit tė Turqve dhe Perandorit tė Lindjes. Prej shėrbėtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrėn qė mė kishe nisė, ku fillimisht ti mė thoje se nuk mund tė mė jepshe as shumė dhe as pak tė fala, sepse unė tė qenkam rebelue dhe sepse unė tė paskam ba (siē thue) shumė dame. Po tė pėrgjigjem: megjithėse, ēdo gja qė kam ba kundėr teje ngjan sikur tė jetė ba prej ndonjė anmiku, tė them, se ēdo herė qė ti do t’i shikosh punėt me synin e arsyes, nė kėtė rast, se ēka e sa asht krye prej meje unė gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumė mik.

    Pėr kėtė, them, se asgja nuk do tė t’ishte e vėshtirė tė bahej, tė cilėn unė tė mos e bajsha, por qė tė mos ishte kundėr vullnetit tė Zotit. E pėr sa thashė, duhet tė bindesh, ngase unė pretendoj tė jem mik. Por nė qoftė se ti ankohesh se unė kam rifitue lirinė time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj tė tė kem fye, sepse mė takon vetėm mue dhe jo ty, dhe jam pėrpjek tė baj ēka i takon nderit tim. Nė qoftė se turqit, ushtarėt e tu, qė rrinė nė viset e Shqipnisė, erdhėn kundėr meje qė tė luftojnė me armė nė dorė, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundėr atyne qė donin tė mė sulmonin? E nė qoftė se e pėrvetėsova atė pjesė, sepse i munda me trimėrinė time, faji nuk ėshtė i imi, por i tyne, ose i atij qė i shtyni kundėr meje. E pse unė kam thye ushtrinė tande, tė komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundėr detyrės sime, duke qenė se unė po mbrohesha nga ai qė po mė sulmonte. Sė fundi, nė qoftė se unė e braktisa fenė e Muhamedit, e u ktheva nė fenė time tė vėrtetė tė Jezu Krishtit, jam i sigurtė qė kam zgjedhė anėn ma tė mirė: sepse tue zbatue mėsimet e tij tė shenjta, jam i bindun se shpirti im do tė shpėtojė dhe jo (siē thue) tė humbė. Prandaj tė lutem, qė pėr shpėtimin e shpirtit tand, tė dėgjosh prej meje njė kėshillė shumė tė mirė. Po tė lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., pėrmbledhjen e mėsimeve hyjnore, do tė kuptosh se cili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresė se nė qoftė se ti do tė arrijsh tė gjykosh gjithēka drejt dhe tė bindesh nga arsyeja, do tė pranosh fenė shumė tė shenjtė tė Krishtenė, e vetmja nė tė cilėn tė gjithė njerėzit kėrkojnė shpėtim, shpėtojnė, e jashtė saj ēdokush tjetėr sikterroset. Dhashtė Zoti qė ti tė pranojsh qė tė ndriēojė Shpirti i Shėnjtė e tė vijsh e tė pagėzohesh e tė fillojsh me jetue si i krishtenė.


    Gjergj Kastrioti

    Atėhere, unė, do tė kisha kėnaqėsi me tė njoh si Princin ma tė madh tė Botės e me t’u ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik. Pėr kėtė ti do tė bindesh shumė mirė, kur tė shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirėsi unė tė ftoj me tė shpėtue shpirtin, pėr lavdinė dhe madhėshtinė e shtetit tand. Prandaj tuj tė thanė, se megjithė se jam pėrpjek tė mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, tė mbetem mik, tue tė premtue se kurdo qė tė bajsh atė qė tė kėshillova, pra qė tė kthehesh i krishtenė, unė do tė rikthej jo vetėm atė pjesė tė Shqipnisė qė ti mė kėrkon, por edhe gjithēka unė mbaj e kam nė kėtė botė dhe do tė jem gjithnjė shėrbėtori yt i mirė. Pėrndryshe, tė jesh i sigurtė, se unė nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, pėr shumė shkaqe dhe aryse, qė tė pranoj ato qė ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnė kurrė besėn ndaj tė krishtenėve dhe janė fqinj tė kėqinj tė tyne, e nuk due qė tė rrezikoj e humbas atė qė Zoti mė ka dhanė. Prandaj mos u fodullos pėr sa mė thue qė me ta rikthye atė pjesė tė Shqipnis qė ti u ke marrė tė tjerėve e jo babės sim. Ato vise qė ti vetė thue se kanė qenė tė tė krishtenėve, edhe tė mos kishin qenė tė prindit tim, meqense unė jam njė Princ i Krishtenė, mė takojnė mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme qė nji i krishtenė tė zotnojė atė qė ka qenė e tė krishtenėve (mbasi nuk kanė njė Princ tė tyne) dhe jo ti, qė ke njė fe tjetėr kundėrshtare.

    Aq ma tepėr mė takojn mue, sepse i kam marrė me tė drejtė e me armė nė dorė. Duke qenė se ti don me pėrvetėsue ato qė kanė qenė tė tė krishtenėve, dhe jo tė pafeve, duhet tė bahesh i krishtenė, siē tė lutem e tė kėshilloj, prandaj pėrsėri tė lutem qė tė pagėzohesh, pėrndryshe unė do tė pėrndjek dhe do tė jem anmik pėr vdekje i yti. Shpresoj me rimarrė sa mė parė gjithēka qė ti ke marrė nga pronat e tė krishtenėve e jo qė unė me tė lėshue njė pėllambė tokė. Pėr sa i pėrket betimit qė ke ba me mė dėbue nga vendi im, pėrndryshe nė qoftė se nuk vritem ose nuk kapem, do tė jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po tė mos isha i krishtenė, nuk do tė guxoja me t’u pėrgjigjė, por tuj iu drejtue fuqisė hyjnore, qė mbahet nga Zoti qė qeveris gjithė Mbretnitė, gjithmonė do tė kėnaqem me ēdo gja qė do tė ndodh prej vullnetit tė tij dhe do tė jem gjithmonė shumė i kėnaqun pėr gjithēka tė mė vij prej tij, si pėr tė mirė si pėr tė keq. E pėr sa thue se do tė mė bajsh fatkeq, tė pėrgjigjem se kam besim e shpresė se do tė mbrohem nga forcat e shumta qė me tė cilat mė kėrcėnon se do tė mė sulmojsh.

    Megjithatė duhet ta dijsh mirė se fitorja nuk pėrcaktohet nga sasia e njerzėve, por pėrparėsisht nga vullneti hyjnor, tue pasė nga ana e vet madhėninė hyjnore dhe tė drejtėn, pastaj nė aftėsinė dhe urtėsinė e Komandantėve. Nė qoftė se deri tani unė i kam tregue ato cilėsi, do tė besoja se Pashallarėt e tu do tė kenė informue ma se nji herė. Por tė them se as lajkat dhe as kėrcėnimet e tua, nuk janė tė mjaftueshme qė tė lėkundin shpirtin tim. Asht e vėrtetė qė, sikur ti tė kthehesh i krishtenė, atehere pa tjetėr, do t’isha i detyruem me ba gjithēka qė ti do tė dėshiroje. Megjithatė, i premtoj Madhėnisė sate, se nuk do tė ndėrrmar kundėr teje asnjė veprim, pa qenė i ngacmuem dhe i provokuem ma pėrpara, prej teje ose njerzėve tė tu. Juve sa mund t’ju duket e pėlqueshme, pėrunjėsisht ju pėrfalem. Nga kampi ynė mė 14 Korrik 1444”. Letėrkėmbimet e Gjergj Kastriotit, pėr herė tė parė janė dhanė nga Dhimitėr Frangu, prej tė cilit mė pas i kanė marrė autorėt e tjerė. Shėnim i pėrkthyesit Lekė Previzi.

    Torrkerry

  2. #2
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    A ka reference ky leterkembim?!!
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ēa ishte kjo, perralle e krishtere?

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Cfar eshte kjo teme pacavure,ku ke referencen!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar mė parė nga torrkerry Lexo Postimin
    Dhashtė Zoti qė ti tė pranojsh qė tė ndriēojė Shpirti i Shėnjtė e tė vijsh e tė pagėzohesh e tė fillojsh me jetue si i krishtenė.

    Gjergj Kastrioti

    Atėhere, unė, do tė kisha kėnaqėsi me tė njoh si Princin ma tė madh tė Botės e me t’u ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik.
    Torrkerry
    Sipas kesaj dmth paska luftu per fe te krishter dhe jo per komb, sepse i paska thane (kinse) sulltanit qe nese bahesh i krishter serish do te behem sherbetor i yti.

    A ka fakte per kete leter?

    Nese ka fakte atehere shumecka ne lidhje me Skenderbeun ndryshon.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Mbas 566 vjetesh na dalin disa idiotlliqe te kesaj natyre. Gjergj Kastrioti ka luftuar per kombin e tij, per emrin e vendit te tij, per gjakun e te pareve te tij. Nese do kishte luftuar dhe do ishte nenshtruar fes, nuk do helmohej dhe do shtypej pas kraheve. Nuk do ferkohej nga Venidiku etj, po do mbrohej dhe do ndihmohej. Beni ndonje gje me te vlefshme se kaq, dhe mos nxirrni perralla qe nuk i beson dhe nje femije i 9 vjecares, sa ka hapur historin dhe po merr vesh per cfare ka luftuar Gjergj Kastrioti.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Lereni ore djalin te flase te verteten, une per vete u gezova kur pashe qe me ne fund po dalin ne shesh te vertetat rreth Gjergj Kastriotit, kjo eshte dashur te behej shume moti. Ne fakt disa e kane thene kete gje moti, por u quajshin tradhetare. Andaj po me vie mire qe vete te krishteret po e pranojne kete fakt.

    Pas renijes se Perandorise Osmane, italianet dhe malazezet nga e majta, bullgaret ne te djathte, serbet mbi koke dhe greket poshte, te gjithe ne aleance u derdhen si te terbuar ne bark te Shqiperise. Dhe kur u gjymtua Shqiperia Etnike, sllavet nuk ishin ne aleance me islamiket, por me Athinen e Vatikanin, Mosken e me gjithe Evropen. Cila aleance i dhuroj Serbise 1400 km2 me 2 milion banore? Cila aleance i dhuroi Greqise 16844 km2 me 1 milion banore? Cila aleance i dhuroi Malit te Zi 2040 km2 me 700 mije banore te tokes shqiptare e te popullit shqiptare??

    Bravo Gjergj Kastriotit qe ishte aq solidar me fqinjte, sepse ne kemi toke e popull boll, bile pak si teper, e fqinjte na kane qelluar te varfer!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga mendimi Lexo Postimin
    Sipas kesaj dmth paska luftu per fe te krishter dhe jo per komb, sepse i paska thane (kinse) sulltanit qe nese bahesh i krishter serish do te behem sherbetor i yti.

    A ka fakte per kete leter?

    Nese ka fakte atehere shumecka ne lidhje me Skenderbeun ndryshon.
    Nė kohėn kur kjo letėr ėshtė shkruar, kombi i shqiptarėve dhe besimi i krishterė/katolik ka qenė njė gjė e vetme... SHPERSOJ TĖ KESH MĖSUAR KĖTĖ GJĖ NĖ HISTORI... prandaj duke luftuar pėr tė ruajtur besimin ka qenė dhe ka mbetur e vetmja mėnyrė pėr tė ruajtur dhe pėr tė mbrojtur kombin, gjuhėn dhe kulturėn e vėrtetė shqiptare. Pėr sa i pėrket vėrtetėsisė sė kėtij dokumenti kam pėr tė tė thėnė vetėm njė gjė: HULUMTO dhe do shohėsh se kjo letėr ėshtė vetėm maja e njė 'iceberbu' e njė realiteti gjertani tė fshehur pėr sytė e shumė kujt.
    Pėr sa i pėrket gjėrave qė kjo letėr mund dhe duhet tė ndryshojė nė lidhje me Skenderbeun ėshtė e vėrtetė: 1. Duhet quajtuar gjithmonė Gjergj Kastrioti - Skenderbeu; 2. Gjer tani e kemi vlerėsuar tepėr kėtė person... mė fal TEPĖR PAK... mendoj se pas kėsaj letre dhe gjėrave tjera qė do mėsosh dhe do mėsojmė figura e Gjergj Katriotit do vlerėsohet shumė mė tepėr.

    KA KOHĖ QĖ I BĖJ VETĖS NJĖ PYETJE KĖTU NĖ KOSOVĖ DHE TANI PYETJA IME ĖSHTĖ EDHE MĖ E THEKSUAR: SI ĖSHTĖ E MUNDUR QĖ NĖ SHQIPĖRI VEĒANĖRISHT NĖ KOSOVĖ NĖ SHEKULLIN XXI KA AKOMA NJERĖZ QĖ JANĖ MĖ SHUMĖ ME PUSHTUESIN DHE SUNDUESIN E ATĖDHEUT SE SA ME HERONJTĖ QĖ NA KANĖ MBROJTUR NGA ATA?????????????

    Torrkerry

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Skam asgje cfare te shtoj me shume:

    Dhashtė Zoti qė ti tė pranojsh qė tė ndriēojė Shpirti i Shėnjtė e tė vijsh e tė pagėzohesh e tė fillojsh me jetue si i krishtenė.
    Gjergj Kastrioti
    Atėhere, unė, do tė kisha kėnaqėsi me tė njoh si Princin ma tė madh tė Botės e me t’u ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik.


    Dmth nese do te behej sulltani i krishtere ky do i jepte Shqiperine. Kjo smunde te jete e vertete dhe nese do te del ndonjehere kjo gje si e vertete, populli sdo te kete me respektin qe ka per te.

    Mos harro nje gje: Populli Shqiptar e nderon Skenderbeun per mbrojtjen qe i ka bere kombit Shqiptar dhe jo fese krishtere.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    ēa ishte kjo, perralle e krishtere?
    Hahaha... me siguri nuk tė paska pėlqyer...
    Thonė se e vėrteta dhemb, mė duket se nė rastin tėnd kjo fjalė e urtė zė vėnd shumė mirė. Kėrko... kėrko dhe zbulo mė thellė edhe ato gjėra qė mund mos tė tė pėlqejnė, por qė janė pjesė e realitetit historik. Thotė njė fjalė e urtė angleze: 'Populli qė nuk mėson nga historia e tė kaluerės sė tij, ėshtė i dėnuar qė ta rijetojė atė'.
    Torrkerry

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •