Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anėtarėsuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejė-Republika e Kosovės
    Postime
    2,363
    EHHH sa shpejt i kemi harruar gjerat e dhimbshme qe do shkruhen ne histori, jemi popull shume interesant.
    Me respekt,

    Valdet Shala

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga ExTaSy Lexo Postimin
    Te lumt per punen dhe mundin qe jep Fatlum
    Faleminderit edhe nga une per ty ExTaSy.Do vazhdoje edhe neser deshmia e dores se pare nga nje pjesetar i kesaj njesije kriminale.Vazhdim i postimit nr.16

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Me vjen mire qe kanali CBC ka shfaq ket intervist,eshte kanal mjaft i shikuar dhe serioz ,se paku te tjeret le ti perkujtojn viktimat tona se ne jemi te nxene me krijim te historive te rrejshme,hajnija dhe krim!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    fattlumi!
    te pergezoj per pune te shkelqyeshme ne perkthim dhe postim te kesaj inteviste.
    P.S. Ky eshte krimi i pare ndaj ketyre dhe viktimave tjera ne kosove, krimi i dyte eshte ber nga vet kosovaret pas luftes 12000 viktima te cilet kan vdek po ne ket menyre jan sot vetem numer !kete e ben kosovaret !!
    Ter bota kur flaet per kosoven flet per keto viktima,ne kosove legenat flasin per disa pdk lpk uck fark ldk e ku ta dicka tjeter!!!
    SESA JEMI POPULL INJORANT FLET FAKTI SE NE VEND QE NE QENDER TE KRYQYTETIT TE BEHET PERMENDORJA E VIKTIMAVE E KETYRE VIKTIMAVE TE CILVE KOSOVARET I KAN BORGJ LIRIN ,KAN BER PERMENDORE PER DISA NJERZ(PARTIZAN ) TE CILET NUK I KA NJOHT KURKUSH GJER SA JU KA BER PERMENDORJA ! TURP!!!
    Faleminderit prej teje Margus,kjo me jep edhe me shume kurajo.
    Duke i lexuar keto te dhena edhe me shume i urrej gazetarucet tane qe nuk e treguan veten kurre perveq qe shkruajne per ata qe i paguajne te shkruajne.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vazhdimi i rrefimit nga postimi nr.16

    CBC News: A e keni pare ju Dejan Demiroviqin duke dale nga oborri ku u be masakra?

    Gorani: Natyrisht,ai doli bashke me tre te tjere,e percjella ate.E pashe te dilte Demiroviqin,ai e la ate grupi qe ishte me ta,duke shkuar pas Dabiqit,Similiqit dhe Tomiqit dhe une shkova pas tij.Ai ishte ne ate grup,dhe ai doli bashke me ta,dhe me vone ne tregimet qe fliteshin ne Prolom Banja emri i tij flitej shume.Edhe me teper ai bashke me Cvjetaninndejten bashke ne nje dhome hoteli pasiqe ne ndejtem edhe disa dite aty ne Prolom Banja,edhe pse kurre me pare ata te dy nuk e kishin ndare dhomen bashke,mirepo pas ketij rasti rrinin bashke.

    CBC News: Qka mendoni se ndodhi aty ne kopsht,oborrin ku u vrane civilet?

    Gorani: Ne deshmine time qe kam dhene dhe ne tregimet qe thuheshin me pastaj ne Prolom Banja nga te tjeret eshte e sigurte qe Mediqi ishte i pari qe shtiu ne civil,dhe pastaj keta tre idiotet tjere iu bashkangjiten ne pushkatimin e atyre.
    Duket qarte se te vrasesh nje grup te madh te njerezve nga te cilet shpetojne 4 ose 5,kjo tregon se keta keso lloj vrasje kane kryer edhe me heret me siguri.
    Dihet qe te gjithe keta,perveq Draganit,vlaut te Bocas qe nuk ka pasur ndonje problem me pare me drejtesin dhe gjygjesine,keta tre te tjeret kane pasur problem me ligjin edhe me heret.Ne rastin e Borojeviqit,ai ka qene edhe me pare i akuzuar per vrasjet ndaj civileve kroat ne Kroaci,ne ish republiken serbe te Krajines,mirepo kane qene gjygjet aq te pafuqishme saqe nese ne nje seance nuk ka shkuar vezhguesi nderkombtare ne gjygj atehere i akuzuari eshte liruar.Eshte e ditur se ky ka vrare edhe nje numer te madh te femrave ne Sllavonine perendimore.Pra fakti eshte se keta kane qene te rryer,te pergatitur per kete pune,sepse i kishin bere edhe me heret vrasje te njejta,dhe ne rastet tjera nuk ka shpetuar askush per te deshmuar.
    Nese ne keta civil do te kishte shtene dikush tjeter i papervoje qe mezi mbante pushken atehere do te kishin shpetuar me shume civil.

    CBC News: Dhe per tjetrin pjestare,per Dejan Demiroviqin cila ishte e kaluara e tij,qka dinit per te?

    Gorani: Per te paren here Dejanin e kam njohur kur ishim duke shkuar me autobus nga Sidi te shtepia e Bocas(komandanti) ku duhej te merrnim edhe pjestare tjere qe iu bashkangjiten njesise sone.Nga shtepia Boca doli bashke me Cvjetanin dhe Dejanin dhe na i prezentoi neve si luftetare me pervoje te madhe.
    Nga uniformat e tyre sepse ne keto uniforma mbanin disa butone,nga qendrimi i tyre dhe menyra se si rrinin dihej e qarte se jane ushtare me eksperience neper luftera te ndryshme.
    Sa i perket Dragani,kam ditur me shume per te,e di qe ka qene edhe me pare i denuar per vrasje te civileve dhe ka qene ca kohe edhe ne burg per keto vrasje.Borojeviqin e kam njohur edhe me heret sepse edhe ai ka pasur pervoje ne luftime dhe ishte ushtare per nje kohe.Ne anen tjeter,per Demiroviqin nuk kam pasuaredhe aq shume dijeni per te perveq asaj qe ai me vone na tregoi vet,dhe njerezit qe ai i njihte ne Novi Sad ishin njerez te nentokes kriminale,keshtu qe edhe mund te supozonim se edhe ai i takonte kesaj pjese.
    Cvjetani kishte qene ne nje njesi elite ne Krajinen e Kninit ku komandant kishin pasur Kapetan Draganin.

    CBC News: Kur thuani ushtare me pervoje te madhe ose polic me pervoje te madhe qka mendoni ne kete?

    Gorani: Paj nga menyra se silleshin ata.Ata perbenin nje personalitet tamam ushtarak me pervoje,qe me siguri kishin marre pjese ne shume aksione luftarake edhe me pare,mirepo mendja e tyre e prishur nuk kishte te beje me ate disiplinen dhe pervojen ushtarake qe kishin.

    CBC News: Pse mendoni se keta 4 pjestare i pushkatuan civilet ne oborr (kopsht).Cili ishte motivi i tyre?

    Gorani: Sipas mendimit tim,arsyeja e vetme per ti vrare ata civil ishte pse ishin ata shqiptare,keshtu mendonte mendja e tyre e prishur.Ata do te ishin vrare edhe po te kishin qene civil kroat ose civil boshnjak gjithsesi.Mirepo eshte e sigurte se ata u vrane vetem pse nuk ishin serb.

    CBC News: Ata thane qe "neser do te merremi me ta,neser do ti kthejme prapa,neser do te shohim",a mendoni qe nese te gjithe civilet nuk duhej ta leshonin Podijeven dhe keshtu ju te nesermen do te benit me shume vrasje?

    Gorani: Po,ndoshata nese civilet do te kishin shkuar ne ndonje vend per tu fshehur ose ne mal,ata do te kishin mbaetur me pak ne qytet,mirepo gjithmone eshte kjo fjale "ndoshta".
    Nje eshte e sigurte sepse do kishin ndoshur edhe me shume vrasje nese ne do kishim filluar te nesermen me pastrimin e qytetit.Ka qene praktike e operacioneve te spastrimit ku ne keto operacione do te hidhej eksploziv,do te hidheshin granata neper dhoma te shtepive,granatat neper shtepi dhe ndertesa do te hudheshin gjithsesi nese do shihnim ndonje lloj rezistence ,e lere mos te flasim nese ndonjeri nga pjestaret tone do te vritej atehere bilanci do te ishte edhe me katastrofal,pra do te behejhakmarrje.Ne qdo rast do te kishte pasur me shume viktima te vrara.Gjithsesi,nuk mund te them se do te kishte pasur edhe femije te vrare mirepo gjithsesi njerezit do te vriteshin.
    Njesia Scorpione i kishte 4 vite qe po pushonte nga lufterat dhe per keto 4 vite kjo njesi ishte e pergatitur per te bere gjakderdhje te madhe.

    CBC News: Kur keni mberritur ne Podujeve ate nate ju na thate qe keni pare shume ushtare dhe njerez qe ishin me eksperience dhe pak edhe te krisur nga mendja.Cila ishte ndjenja juaj per ata?A keni menduar se diqka e keqe mund te ndodh,se keta njerez ishin jashte kontrollit te tyre?

    Gorani: Une i kam permendur tek oficeri yne,te komandanti se duhet pare disa procedura dhe te vihen ne rend disa procedura.
    Une i pata then qe duhet te behet nje seleksionim me i mire sepse pritnim edhe autobus tjere te vinin me ushtare te njesise sone,dhe se ne mesin tone kishte edhe asi pjestareve qe merrnin narkotike dhe kishte edhe asi qe nuk kishin pervoje ne luftime.Ai ma ktheu: " Mos u be i qmendur,nuk mund ti kthejme keta pjestare ne shtepi,neve na duhen trupa,a nuk e sheh qe Nato-ja po bombardon,dikush duhet te vdes gjithsesi"
    S`pata asgje tjeter qfare ti them atij.Nuk e kisha gajlen time pasiqe une me Tomiqin gjithmone i kemi zgjedhur vet njerezit qe duhej te ishin me ne ,diku prej 25 deri 30 pjestare.Dhe kujdeseshim qe ne grupin tone mos te marrim njerez sikurse ne njesite tjera si Olujiqi ose Berka,dhe nuk doja qe me vone te marre persiper ndonje gje te padeshiruar qe mund te ndodhte.Ne i zdhedhnim me te miret.Dhe me vone kur shkuam ne Kosove ne treguam veten qe ishim ushtare te denje,sepse kjo u tregua edhe me vone ,edhe kur jam plagosur.Ndersa pergjegjesit kryesor per ate qe kishte ndodhur ishin Boca dhe Dutinaci pasiqe ata nuk kishin zgjedhur njerez te denje.
    Edhe sot e kam te veshtire te kuptoj,ti vendosesh pjestare ne njesite elite te MUP-it qe ishin te varur nga droga kjo nuk ishte e mire,kjo nuk ishte jrenaria e MUP-it qe kishte pasur dikur.

    CBC News: Aty jashte oborrit(kopshtit) ishte vrare edhe nje grua.A e keni pare ose keni degjuar me shume per kete vrasje?

    Gorani: Per kete kam degjuar kur kemi mberritur ne Prolom Banja,kishte qene Dragan Borojeviqi ,ai e kishte terhequr zvarre ate grua dhe e kishte futur ne nje dhome,ne dhomen ku une kisha hyre me heret per te kontrolluar.Aty ky e kishte kontrolluar ate dhe i kishte marre disa para nga ajo.Kete storje e kam degjuar ne Prolom Banje duke folur ata qe edhe e kishin pare ,kishin qene deshmitar aty.

    CBC News: Qka tjeter keni mesuar kur jeni kthyer ne Prolom Banje,qka flisnin te tjeret per kete ngjarjen mbi vrasjen e civileve?

    Gorani: Kur kemi mberritur ne Prolom Banje pothuajse ata te katertit qe i kishin vrare keta civil e kishin pranuar nje gje te tille para pjestareve tjere.Edhe Borojeviqi kishte thene se edhe ai kishte shtene ne ta,mirepo pas nje viti ai thoshte se nuk ka te beje asgje me kete pune,qe bile as nuk i ka pare duke i vrare.Sa i perket Cvjetanit jam takuar me te njehere rastesisht ne Sid ne nje vend ulur afer tavolines sime aty,ia njoha zerin dhe e pashe e pastaj ai erdhi dhe u ul ne tavolinen time.Ishte pak i dehur ne ate qast dhe me tha" Jaran ,po me duket se do te bjere Millosheviqi".Kjo ishte koha para zgjedhjeve ne Serbi.Pastaj me tha:" Siq duket do ta kaloj nje kohe ne burg per ata siptari(shqiptaret)".Ia ktheva : "Nuk e di se qka te te them".
    Ai si dukej rrefehej te para meje.Demiroviqi ishte me perfidi nder te gjithe keta ,ai gjithmone shkonte te shtepia e Boces,perderisa i mori parate nga Boca per te ikur per ne Kanada.Demiroviqi nuk kishte pranuar asgje nga kjo ngjarje edhe pse e dime qe ai kishte vrare keta bashke me ata tre tjeret.
    Kur kemi leshuar Kosoven Cvjetani nuk deshi te vije me neve,ndersa Demiroviqi dhe Borojeviqi bashke edhe me Olijiqin qendruan ne Kosove.Ka pasur nje numer te madh qe dhane dorheqje ne Prolom Banje,nje autobus i tere pjestaresh.Ne nuk donim as te rrinim me keta qe i kishin bere keto.Shumica nga ne kishim ndjenja ,nuk donim te na shihte dikush me ta qe kishin vrare femije dhe gra,bile edhe e fejuara ime ishte ndare nga une pikerishte per kete shkak,per shkakun e Cvjetanit dhe Demiroviqit.Si mund te rrinim dhe ti shihnim keta njerez kur menjehere se i shihnim na shkonte mendja te femijet dhe grate qe i vrane ,e keta ishin personat qe kishin shtene ne ata.Nuk mund te uleshim as ne kafene bashke me ta.Si mund te festonim ditlindje dhe ti therrisnim keta ne ditlindje.Thjeshte me nje fjale keta kishin humbur kualitetin e te qenit normal dhe qe mund te flisje me ta si me njerez normal.

    CBC News: Te kthehemi pak me perpara edhe njehere tek vrasja ne oborr,a keni dyshime ne Demiroviqin qe ka shtene ose nuk ka shtene ne keta civil?

    Gorani: Une nuk kam mundur ta shoh plotesisht se qka ishte duke bere ky,sepse ata dilnin njeri pas tjetrit te katertit.I fundit qe Demiroviqi.Tre te paret i kam pare duke i nderruar karikatoret duke dalur nga ai vend ku i kishin vrare keta,ndersa edhe Demiroviqin e kam pare mirepo nuk mund te them qe as se ka nderruar e as qe e ka nderruar karikatorin sepse nuk mund te shihej qarte.Nje e di 1000 perqind qe edhe Demiroviqi ka shtene ne ta,mirepo gjykata nuk po e merr kete si deshmi .Per mua Demiroviqi do te mbetet gjithmone njeriu i cili i vrau ata femije dhe gra.

    CBC News: A mendoni qe Boca ia dha parate per te ikur?

    Gorani: Jam i sigurte per kete.Para se te filloi gjykimi ne Prokuple,une prisja nje njeri te vije te me marr ne Ruma,qe te me dergoj ne Prokuplje mirepo qe te ishte i sigurte ai,sepse nuk doja ti sjellja ndonje telashe per te me sjellur mua deri atje i thashe te me dergoj ne Sid,qe pastaj une te marr trenin dhe ai te me priste atje.Sidoqofte me vone me telefonoi njeri nga vellezerit e Bocas,dhe me pyeti se ku jam ,i thashe qe jam ne Ruma ,ai me tha mire sepse Boca ishte ne Strenoc ku edhe ishte duke me pritur.Strenoci nga Ruma ishte diku 5 kilometra larg.
    Keshtu shkova atje ne ate farmen e tij ne Strenoc dhe ku ishte edhe vellai i tij Gulja qe jetonte me prinderit.Ne kete kohe une shkova bashke edhe me nje kineze i cili poashtu duhej te me dergonte te ai.Menjehere qe Boca u paraqit aty para neve ai filloi ta sulmoj kinezin sepse ky kinezi bashke me Cvjetanin kishin marre rreth 10,000 marka gjermane per ta eliminuar nje njeri ne Mal te Zi mirepo Cvjetani ishin zbuluar me heret per kete plan dhe Cvjetani ishte ne burg per kete.Ata skishin mberritur ta vrasin njeriun keshtu qe i kishin hargjuar parate dhe nuk e kishin vrare njeriun.Sjelljet e tyre kishin bere qe te dyshoj policia dhe i kishin futur te dyte ne burg per 6 muaj.Ne nderkohe kishte filluar gjykimi tjeter per Kosoven dhe Cvjetanin e kan transferuar menjehere ne burgun e Prokupljes.
    Ti kthehem temes,Boca e sulmoi kinezin dhe i bertiste:" Ti idiot ,per shkakun tend ai eshte ne burg,po te mos ishe ti ai do te ishte bashke me Demiroviqin ketu."
    Pra kur tha keshtu u pa qe ai kishte planifikuar te gjitha keto,edhe largimin e ketyre dyve nga vendi.Dhe mu kthye mua:" Dhe ti jaran ,e din fort mire se tradhtari nuk mund ta mbaje koken shume me vete shume gjate."

    -----------------
    perktheu per F.SH.-Fattlumi

    -----------------

    vazhdon..........

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ketu eshte njeri nder ata qe e kryen kete krim dhe eshte i denuar me 20 vjet burgim pra Sasha Cvjetan dhe tjetri eshte Dejan Demiroviq i cili pas 4 viteve qendrimi ne Kanada ku edhe kishte kerkuar strehim eshte ekstraduar ne serbi ne tetor te viti 2005,per tu gjykuar.

    Mdersa me poshte eshte komandanti i tyre Sllobodan Mediq i ashtuquajturi Boca.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me date 17 qershor 2009 jane denuar edhe 4 pjesetar tjere te njesise "Scorpion" per masakren e bere ne Podujeve (Besiane).

    Keta jane:

    Zheljko Gjukiq.........................me 20 vite burg

    Dragan Mediq........................me 20 vite burg

    Dragan Borojeviq.................me 20 vite burg dhe

    Miodrag Sholaja..................me 15 vite burg.

    Ky i fundit nuk eshte denuar me 20 vite per shkak se ka qene shume i ri dhe sipas gjylates nuk mund te merrte denimin maksimal sikur te ketyre tjereve.

    Njeri nga keta Sasha Cvjetan ka qene me heret i denuar me 20 vite burg.
    ---------------------------------------------------------------
    Ndersa te mbijeuarit nga kjo masaker ishin:

    Jehona nje vjeq

    Genci 6 vjeq

    Fatosi 13 vjeq

    Lirija 9 vjeq

    Saranda 14 vjeqe
    -----------------------------------------------

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    gjynah i madh per kete familje...kta qe kan mbet gjalle gjithmon do ta kene at pamje dhe at moment tragjik para syve.....nuk mundet askush tu ja largoje....

    ku kan qene ata komandant remat e ksi qe folin palidhje ne ksi lloj raste kur jan masakru fmije e gra?


    ps.gjithmone po thom skom me shkrujt mo kurr ne kete forum,por kur ndegjoj kta "komandat remat" se si e kan qliru prishtinen,si kan shpetu popullin e asaj ane mvjen me vjell.....
    komandant rrenat jon kta...gjyna qka kem hjek e po na shkelin kta hajnat e kqi t`katunit.


    edhe mos replikoni pash familen se n`*** po m`shkoni me replika palidhje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga B.C.B : 07-02-2010 mė 18:25

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga B.C.B Lexo Postimin
    gjynah i madh per kete familje...kta qe kan mbet gjalle gjithmon do ta kene at pamje dhe at moment tragjik para syve.....nuk mundet askush tu ja largoje....

    ku kan qene ata komandant remat e ksi qe folin palidhje ne ksi lloj raste kur jan masakru fmije e gra?...... m`vjen keq qe jem shum popull pa tru...
    E mira e kesaj eshte qe jane denuar keta 4 kriminel qe i kane bere keto krime,mirepo eshte edhe nje pjese e madhe qe ende jane te lire.Keta jane denuar vetem me insistimin e Natasha Kandiqit dhe sepse njeri deshmitar ka qene njeri shok i tyre,se perndryshe sdo te ishin denuar.
    Nga trupi i Sarandes jane hequr 16 plumba dhe sot eshte gjalle.

  10. #30
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    pershendetje fatlum dhe flm per keto ... Te tmerrshme por duhet te njihemi me keto qe kan ndodh gjat luftes nga barbaret serb
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •