Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    valla bre dost boll fort pom dhimen, veq ka shum kshu qi kan hjek e jan malltretu. un i kuptova veq fotoghrafit se pej shkrimit kurrnisen nuk kuptova. shkruje shqip bre vlla se e kishe pshtjell e se disha per kan a fjala se her um dilke saranda e her ai shkau. hidise pak.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    valla bre dost boll fort pom dhimen, veq ka shum kshu qi kan hjek e jan malltretu. un i kuptova veq fotoghrafit se pej shkrimit kurrnisen nuk kuptova. shkruje shqip bre vlla se e kishe pshtjell e se disha per kan a fjala se her um dilke saranda e her ai shkau. hidise pak.
    Une skam dashur ti jap tregimit kuptimin ashtu siq e kuptova une mirepo e kam perkthyer ashtu siq eshte shkruar nga CBC News.Nuk kam dashur asgje ti ndryshoj.Normal se pjese kryesore e ketij tregimi eshte Saranda mirepo edhe ai shkau eshte sepse ai kishte deshmuar kunder ketyre pjestareve.Kete menyre te tregimit e kane bere per t`iu perputhur deklaratat e Sarandes me pjestarin e Scorpions.
    Neser do e postoj edhe intervisten e plote te ketij pjestari qe kishte marre pjese direkt ne kete masaker.

    Ja linkun prej ku e kam perkthyer dhe nuk kam dashur asgje te ndryshoj e as te shtoj sepse eshte i treguar ne veten e pare.

    http://www.cbc.ca/news/background/ba...ndcourage.html

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Mė 28 mars 1999, nė oborrin e shtėpisė sė Halim Gashit nga
    Podujeva u vranė 14 njerėz, pėr njė kohė tė shkurtėr e nė tė njėjtin vend. Familja Bogujevci humbėn
    anėtarėt e familjes: Shehiden (67), Shefkaten (43), Salėn (39), fėmijėt: Norėn (15), Shpendin (13)
    dhe Shpėtimin (15), kurse nga familja Duriqi u vranė: Hamdiu (71), Isma (65), Fitnetja (36), Dafina
    (10), Arbėri (8), Mimoza (5) dhe Albioni (2). Bashkė me keto dy familje u vranė edhe Nefise Llugaliu
    (54) dhe Fezdrie Llugaliu (21).

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar mė parė nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    valla bre dost boll fort pom dhimen, veq ka shum kshu qi kan hjek e jan malltretu. un i kuptova veq fotoghrafit se pej shkrimit kurrnisen nuk kuptova. shkruje shqip bre vlla se e kishe pshtjell e se disha per kan a fjala se her um dilke saranda e her ai shkau. hidise pak.
    Shenimi eshte bere si duhet dhe nuk ka verejtje o "dost" por se di cilet kohe i takoni ju atij tasjanit te atij shekulli apo Ferizajt te sotem,mbetshi mire

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar mė parė nga Kasumi Lexo Postimin
    Shenimi eshte bere si duhet dhe nuk ka verejtje o "dost" por se di cilet kohe i takoni ju atij tasjanit te atij shekulli apo Ferizajt te sotem,mbetshi mire
    spjegoma ti se vala un nuk morra vesh kurrgja.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Intervista me Goran Stopariq,njeri nder anetaret e njesise se tmerrit Scorpion dhe njeri nga deshmitaret e masakres kunder familjes Bogujevci



    CBC News: Goran,me se pari na trego per karrieren tende ne ushtri dhe aksione luftarake?Na trego qe sa kohe ke qene aktiv dhe sa ka zgjatur kjo kohe?

    Gorani: Ne menyre aktive kam marre pjese ne luftime qe nga viti 1991 ,qe prej frontit ne Vukovar.U jam bashkangjitur forcave speciale,pra Scorpioneve qe prej vitit 1993 dhe kam qene aktiv atje gjer me renjen e Sllavonise dhe Sremit perendimor nen duar te kroateve.Atehere edhe u tehoqa dhe nuk kam marre pjese me deri ne vitin 1999.

    CBC News: A mund te na thuani se si mberritet ne Podujeve me 28 mars te vitit 1999?

    Gorani: Bashke edhe me shume kolege te mij ne se pari mberritem ne Prolom Banje ku e kemi pasur bazen,logjistiken per operacione,sepse ishte afer me Podujeven.
    Kaluam disa dite aty,nuk na eshte bere e ditur se ku duhet te shkonim ne.E dinim se po shkonim ne Kosove mirepo nuk dinim se ku saktesisht.Edhe kur u afruam me autobus ne kufirin me Kosove ne nuk e dinim se do te ndalemi ne Podujeve.Vetem kur kemi arritur ne Gjavola Varosh neve na eshte thene se po shkojme per Podujeve.Ne kete kohe i tere qyteti kontrollohej nga policia serbe,ne fakt gjysma e Podujeves dhe neve na eshte dhene detyre kontrolli mbi gjysmen tjeter te qytetit te Podujeves.Keshtu e morem vesh se ku ishim te ngarkuar me detyre.

    CBC News: Dhe keshtu arritet ne Podujeve.Ne qfare kohe arritet atje?

    Gorani: Ishte diku ora 11 e nates dhe ishte shume vone qe te shkonim ne ndonje aksion menjehere.Na eshte thene qe heret ne mengjes kemi per te shkuar ne aksion.

    CBC News: A mund te na e pershkruani pak rrugen prej se keni hypur ne autobus gjersa keni mberritur ne shtepine ne Podujeve ku edhe qendruat?

    Gorani: Me se pari ne ndaluam tek stacioni i policise ne Podujeve.Nuk ndejtem shume aty,dhe vazhduam kah qendra e qytetit.Ne kishim frike se mos autobusi yne do te diktohet nga aeroplanet e Natos sepse mund te ishim cak i tyre dhe keshtu sa kemi mundur kemi zbritur nga autobuset dhe jemi ndare aty perreth shtepive,ku nuk kishte qene njeri i gjalle perveq policeve serb.Pas nje gjysme ore na eshte thene te shkojme ne nje rruge ku kishin qene policia dhe te shikojme mundesine per te kaluar naten diku aty,dhe ne mengjes te mund te fillonim me operacionin.
    Pasi qe gjenim vendin e duhur ku duhej te akomodoheshim atehere mblidheshin komandantet e njesive dhe benin planin per operacionet qe duhej te ndermirreshin te nesermen.
    Pasi qe me neve ishin edhe nje numer i madh i veteranev te luftrave ata u mblodhen ne nje njesi .Te tjeret ishin te ardhur rishtazi,dhe as qe kishin dijeni se si duhet te sillej ne luftime ose ne front,dhe me se paku nuk ishin ne dijeni se qfare duhej te benin nese takonin civil.Dhe keshtu vendoseshin me se pari komandantet e ketyre njesive neper shtepi dhe vende te ndryshme pastaj i thirrnin ushtaret qe ishin nen komanden e tyre dhe vendoseshin aty deri te nesermen ne mengjes.
    Keshtu qe edhe une bashke me Tomiqin,Nebojsha Sekiqin dhe me dy ushtare tjere te njesise ishim aty afer ndersa pjesa tjeter ishin ne rruge dhe pritnin qe ne ti tharrisnim.
    Dhe ashtu duke shikuar perreth shtepive,me ra ne sy ne nje oborr se si njerezit hynin e delnin perjashta,dhe keshtu u afrova aty,per te pare se mos ndonje njesi ishte vendosur ne ate shtepi aty qe edhe ne te shkojme.Kjo ishte ajo qe ndodhi deri ne ate moment.


    CBC News: Na trego se qka ndodhi kur ju u afruat te ai oborr aty,dhe qka pate aty?

    Gorani: Kur hyra ne oborr,aty veq ishin dy ushtare,dhe nje polic me uniforme te kalter.Policin nuk e njoha dhe nuk fola me te.Hyra ne nje dhome dhe dera e asaj dhome ishte shume afer edhe vendit ku kishte ndodhur edhe kjo masaker.Kur hyra ne kete dhome shihej qarte se banoret sapo kishin lene shtepine e tyre,ndoshta nja 20 a 30 minuta para se te hyja une.Kur dola nga dhoma pashe ne nje oborr aty afer nje grup te civileve shqiptare se si urdheroheshin nga pjestaret e Scorpions.
    Ne ate moment njoha Sasha Cvjetanin duke i udhehequr jeta civil.Une njoha poashtu edhe nje pjestar te vogel qe quhej Micko i cili ishte aty.Poashtu njoha edhe Dragan Mediqin,nuk e di a ishte aty edhe Ollujiqi ose edhe njefare Dragani qe eshte mbiemri i tij sepse emrin nuk ia dija.Gjithashtu ishin edhe pjesetar tjere te Scorpionsave qe udheheqnin me keta civil deri te nje gardh me gjemba qe me heret ishte keputur aty ku edhe une shikoja.Pastaj njeri nga pjestaret me te rinj te njesise sone filloi qe ta kontrolloj nje plak i cili ishte me keta femije e gra.Pasi e kontrolloi kete plakun ne nuk e ndaluam mirepo ai kur filloi ti kontrolloi edhe grate dhe vajzat per ti kontrolluar atehere Tomiqi e ndaloj duke i thene: " Djalosh mos i kontrollo grate".Pastaj une me dy pjestare tjere vendosem qe keta civil ti percillnim per ne rruge,mendonim se kjo eshte zgjidhja me e mire pasiqe nuk dinim se si te silleshim dhe qka te benim me keta civil,nuk dinim se ku ti dergonim.Ne dinim se ata duhej te largoheshin nga aty gjithsesi.Duhej te dergoheshin diku,dhe keshtu edhe vendosem qe ti dergojme aty ne nje rruge te vogel ne mes shtepive ,andej ka kishim ardhur edhe ne,pastaj i drejtuam per ne te majte deri tek rruga ku edhe ne i kishim parkuar autobuset.Ne faktikisht edhe i drejtuam andej sepse andej ishin edhe komandantet e rangut me te larte si komandant Boca dhe komandant Dutinac,dhe ata mund ta dinin me mire se qfare te behej dhe ku te dergoheshin keta civil ne keto situata.
    Gjeja me e sigurte ishte qe ne te mos marrim pergjegjesi per keta civi dhe gjithashtu mendonim se edhe keta te tjeret do ti drejtojne per dikund sepse dinin te silleshin ne situata te tilla.
    Ata nuk shkuan aq larg ,diku nja 50 metra nga aty ku ishim ne.Tomiqi dhe une ne ate moment ishim duke shikuar nje ndertese pertej rruges ku mund te qendronim pasiqe kishim vendosur qe te mos akomodohemi ne asnjeren nga ato shtepi qe ishin aty.Ne kishim vendosur qe mos te rrime ne asnjeren nga ato shtepite rrethoheshin nga nje oborr aty.Ishin ashtu ku mund te shihej shumeqka nga aty.Pasiqe na ishte thene qe duhet te kontrollojme gjysmen e qytetit,ne menduam qe ne anen tjeter nuk do kishte civil edhe pse pergjate rruges shihnim civil me torba ne shpine te frikesuar deri ne zemer qe shikonin vetem per te ikur dikund.
    Keshtu na u afrua nje grua e cila mbante dy torba ne duar ne drejtim te djathte aty ku ishim ne duke bertitur: "Une jam serbe,une jam serbe"dhe keshtu ajo kaloj pertej neve.Ne te njejten kohe mu ne mesin e grupit te civileve shqiptare dikush bertiti nga policet ose ushtaret nuk mund ta dija pasiqe aty ka pasur edhe shume pjestar te njesise speciale antiterroriste (SAJ),Scorpionet dhe PJP, duke thene: "Kush i qiti keta njerez jashte?Ktheni ne shtepite e tyre brenda.Neser kur te fillojme ,fillojme qkado qe te behet ,le te behet."
    Duke u kthyer keta civil une kam pare kur ate plakun e ndane nga grate dhe femijet dhe menjehere e rrethuan pjestaret e Scorpions,dhe te SAJ-it.Pastaj grate dhe femijet prape ecnin prane neve aty pergjate asaj rruge qe ishte si tunel ne mes dy shtepive dhe arriten ne oborrin e shtepise.
    Tomiqi dhe une nuk reagum asgje pasiqe nuk ishim te rrezikuar asgje.Mua e as Tomiqit nuk na shkonte mendja se duhet vrare keta civil.Pas perafersisht nje minuti ne degjuam te shtena ne ate oborr.Ata vetem i kishin afruar tek muri dhe kishin shtene ne ta.Sigurisht kishin degjuar ate kur ka thene se pse po i qitni jashte ,futni brenda dhe qaka eshte per tu bere le te behet e keta me siguri e kane marre kete si urdher per tu vrare keta civil.
    Keshtu ne fillim degjova qe ne ta ka shtene vetem njeri nga pjestaret sepse ashtu dihej nga krismat.Pas nje 50 ose 60 sekondave ateher ketyre te shtenave iu bashkohen edhe disa tjere.Dihej nga krismat e shumte.Ende vazhdonin krismat dhe une vrapova ne oborr,dhe menjehere e mora vesh se qka kishte ndodhur aty.Bera edhe disa hapa dhe pashe anen e majte te oborrit pasiqe ajo pjese e rruges ne mes shtepive ishte vetem 4 metra.Ne ate moment me ndaloi shoku im Tomiqi i cili me tha: "mos u be budalla,mos i felliq duarte."
    Ai mendonte qe edhe une do ti bashkangjitesha egzekutimit te atyre civileve,ai ende ma mbante doren time,dhe ne ate moment erdhen Dabiqi dhe Smiliqi ku kishin qendruar aty larte ku kishin qene disa shkalle dhe si duket nga aty e kishin pare tere ngjarjen e pushkatimit.Ata dolen te paret dhe pa e folur asnje fjale te vetme,dhe u shihej ne fytyre se diqka ishte shume keq.Pas tyre erdhen Cvjetani ,Kulja ose Mediqi,Dragan Borojeviqi dhe pas tyre doli edhe Demiroviqi.Nuk mund ta shihja qarte se a ishin duke i nderruar karikatoret keta te fundit qe delnin mirepo mua ashtu mu duk.Ata ecnin ne drejtim te rruges dhe keshtu edhe une e Tomiqi shkuam pas tyre.Pas neve ende vinin nje numer i madh i pjestareve te Scorpionsave qe dilnin nga shtepija mirepo une me nuk i vura re.
    Pas kesaj njeri komandant i kesaj njesie ,Olujiqi ishte ne panik iu tha ushtareve te vet te rreshtohen.Edhe ne u rreshtuam ashtu vetvetiu.
    Pastaj u paraqit nje ushtare i SAJ-it ,mendoj qe e kishte emrin Vuk dhe menjehere vrapoj per ne oborr dhe pashe kur doli me nje femije vajze para duarve dhe e vendosi aty ne rruge para nesh.Dhe poashtu nje kolege tjeter deshi te shkoj mirepo e ndaluam duke i thene: "Mos shko ,ske se qka te shohesh atje."Pastaj ai na pyeti: "Ju nuk i keni vrare te gjithe apo?" pastaj ai ia ktheu :"Po te gjithe jane te vrare".

    Pastaj arriti dr.Dragani per tia japur ndihmen e pare.Aty u mbledhen edhe Boca dhe Dutinac,aty ishim edhe ne nje pjese e pjestareve.Boca nuk foli asgje,ndersa ky ushtari Vuk bertiste me mllef: " juve duhet vrare te gjitheve",nuk e kishte mendjen te ndonje person i caktuar mirepo te tere grupi yne i Scorpioneve.
    I shikoja fytyrat e atyre qe i kishin vrare keta civil dhe nuk mund te isha indiferent ndaj tyre.Bile isha edhe i frikesuar ,sepse te vriten femijet,kjo nuk eshte e njerezishme.
    Pas kesaj Dutinaci dha urdher qe te afrohen autobuset dhe ne te hipnim ne autobus.Pasi hypem ne autobus ,autobusi nuk u nis menjehere,me siguri derisa ta perfundojne biseden Dutinaci me Bocen.Brenda ne autobus te gjithe reaguam e me se shumti Gjukiqi.Ai ishte ulur afer shoferit aty dhe bertiste:" Qfare idioteve,edhe ne kemi mundur ta bejme nje gje te tille.Edhe une i kam tre femije ne shtepi.Si te behet kjo.Idiotat."
    Dragan Mediqi qe ishte i ulur dy karrike pas meje u ngrit dhe tha:" Une i vrava ata,Gjukiq ,dhe qka tash.Mbylle gojen"ia ktheu Gjukiqit.
    Gjukiqi edhe nuk beri ze me,nuk tha asnje fjale.Pastaj Nebojsha u ngrit dhe filloi edhe ai te bertiste dhe ne nje moment mu kthye edhe mua pasiqe une e kisha thirreur ne telefon dhe e kisha lutur qe ti bashkangjitej njesise se Scorpioneve duke me thene: "A eshte kjo ajo per te cilen me ke thirrur,per te vrare femije?Kjo mund te ndodh vetem ketu.Qka eshte kjo?"
    Pas kesaj autobusi u nis dhe ne mberritem ne Prolom Banja.30 deri ne 40 % e te gjithe atyre pjestareve menjehere kerkuan qe te laeshojne njesin dhe te shkojne ne shtepite e tyre pasiqe nuk donin qe dikush te mendonte qe keta pjestare te kishin marre pjese ne vrasjet e femijeve.
    Pastaj foli Boca duke na thene qe shiqoni,kjo eshte lufte dhe njerezit vdesin.Ai me siguri e dinte se kush kishte marr pjese ne kete vrasje dhe u mundonte disi ti qetesonte gjakrat ne mesin tone sidomos te atyre qe kerkonin te shkonin ne shtepi.
    Qdonjeri ishte i shqetesuar,te frikesuar,dhe e tere kjo situate dhe ky shqetesim ishte sepse ishin vrare femijet dhe grate,te gjithe ndiheshin njesoj,bile edhe Cvjetani qe ishte fshehur diku ne mes te rreshtit edhe pse ishte i gjate dhe e shihja,ishte i skuqur disi ne fytyre dhe ndjehej i shqetesuar.Ishte e qarte se askush nga ne nuk mund te behej indiferent per ate qe kishte ndodhur.Bile edhe pas tri ditesh ishte shqetesimi i njejte.

    perktheu per F.SH.----Fattlumi.

    vazhdon ......

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar mė parė nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    valla bre dost boll fort pom dhimen, veq ka shum kshu qi kan hjek e jan malltretu. un i kuptova veq fotoghrafit se pej shkrimit kurrnisen nuk kuptova. shkruje shqip bre vlla se e kishe pshtjell e se disha per kan a fjala se her um dilke saranda e her ai shkau. hidise pak.
    o legen artikullshkruesi ka shkruar SHQIP! Ne kater rreshtat e tu ske as kater fjal te shkruara pa gabim !!!!
    Natyrisht se nuk kupton,kur je analfabet!!!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Margus lexoje postimin nr 16 qe sapo postova.eshte deshmi e dores se pare.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    fattlumi!
    te pergezoj per pune te shkelqyeshme ne perkthim dhe postim te kesaj inteviste.
    P.S. Ky eshte krimi i pare ndaj ketyre dhe viktimave tjera ne kosove, krimi i dyte eshte ber nga vet kosovaret pas luftes 12000 viktima te cilet kan vdek po ne ket menyre jan sot vetem numer !kete e ben kosovaret !!
    Ter bota kur flaet per kosoven flet per keto viktima,ne kosove legenat flasin per disa pdk lpk uck fark ldk e ku ta dicka tjeter!!!
    SESA JEMI POPULL INJORANT FLET FAKTI SE NE VEND QE NE QENDER TE KRYQYTETIT TE BEHET PERMENDORJA E VIKTIMAVE E KETYRE VIKTIMAVE TE CILVE KOSOVARET I KAN BORGJ LIRIN ,KAN BER PERMENDORE PER DISA NJERZ(PARTIZAN ) TE CILET NUK I KA NJOHT KURKUSH GJER SA JU KA BER PERMENDORJA ! TURP!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MARGUS : 06-02-2010 mė 18:56

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Te lumt per punen dhe mundin qe jep Fatlum
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •