Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 95
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-03-2005
    Postime
    13
    Mund te me ndihmoje dikush se ku mund te gjej serenata korcare ne net?Do te isha shume mirenjohes.

  2. #72
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192
    Serenata ka plot mund ti gjesh ne muzika.albasoul.com clicko tek serenatat korcare ose ne fund te ketij posti . keto jane faqet me te populluara me kenge nga te gjitha trevat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-04-2005 më 00:22
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  3. #73
    do kërkosh
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Vendndodhja
    NJ
    Postime
    26
    Ku janë korçarët e korçarkat të më pëlotësojnë këngën??

    Bëmë zonjë dhëntërë

    Bëmë zonjë dhëntërëëë
    se jam djalë i ëmbëlë
    se s'pi verën as rakinë
    me një tra e mbaj shtëpinë

    OOO moj ti që rri ne porta
    mos dëgjo se ç'thonë bota
    se bota na kanë aset
    plaç me gojë pse s'më flet

  4. #74
    do kërkosh
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Vendndodhja
    NJ
    Postime
    26
    Dhe kjo popullore quhet, paçka se qytetare korçare e viteve 70

    Syzeska

    Arapkë moj syzekë moj
    sa fort të dashuroj
    arapkë moj syzekë moj
    sa fort të dashuroj

    Please korça gati për vazhdimin

  5. #75
    do kërkosh
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Vendndodhja
    NJ
    Postime
    26
    Kurbetliu

    Me ato to to lipsur qofshin këto
    kur kujtoja veturën në kurbet
    o ri ri ri në Shqipri në Shqipri
    vend i bukur për dashuri


    përsëri ndihmë nga ju pe Korçe...unë sa filloj lojën, ju vazhdojeni LoL

  6. #76
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kenget e Korces nuk i ka asnje qytet tjeter dhe per pervec numrin e madh te kengetarve te njohur qe kan dal nga Korca akoma vazhdon te mbetet qyteti i endrave per serenata dhe kenge qe jan me shum se muzike shqiptare...

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Himni i Dashurise

    Ne bankat e shkolles moj mike
    dy emra i gdhendem dikur
    as vete nuk e di si me ike
    dhe zemrez i vura nje gur

    U ndame nga shkolla mbaj ment
    po ne nuk u ndame perjete
    asnje nuk e ze vendin tend
    te dyte dashuri s'mund te kete

    Dashuria e pare nuk harrohet
    e dyta te le nje kujtim
    (sic thone ne Korce)
    E treta as qe te kujtohet
    e katerta te con ne perfundim
    Vec mali me mal nuk takohet
    po njerezit takohen nje dite

    U ndame ne erresire
    jeta ndarje ka
    por se zemra lamtumire
    zemres nuk i thaaaa ....


    Kurse une kam degjuar nje version te lezetcem te kesaj kenge : )

    Dashuria e pare nuk harrohet
    E dyta ze vendin e saj
    E treta e katra harrohet
    E pesta te ben Don Zhuannnn

    la la la

  8. #78
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Sonatë
    (Këngëtare - Eli Fara)

    Rrugës i trishtuar dikush po ecën
    një i dashuruar dhe fare vetëm
    dashurinë që humbi duke kërkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...

    Vajzën qe e donte sa donte jetën
    e braktisi sonte dhe e la vetëm
    endërra që lëkundi sa shpejt u shua
    errësirës humbi, iku dhe e la...

    Ndoshta rri e fshehur diku ne pyje
    apo rri e ndezur atje ne yje
    dhe pergjon atje, djalin qe kerkon
    kushedi ku dehet a perqafohet
    apo do te kthehet dhe do pendohet?!
    djali ne vetmi vajzen e kerkon...

    la la la la la ... la ra la la

    Rruges i trishtuar dikush po ecen
    nje i dashuruar dhe fare vetem
    dashurine qe humbi duke kerkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...

    Ndoshta rri e fshehur, diku ne pyje
    apo rri e ndezur atje ne yje
    dhe pergjon atje, djalin qe kerkon
    la la la la la ... la ra la la

    Rruges i trishtuar dikush po ecen
    nje i dashuruar dhe fare vetem
    dashurine qe humbi duke kerkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...


    Këngën mund ta dëgjoni këtu !


    Sa për të kujtuar këngën më lart si dhe ...



    Hajde Vera-Shitës

    Hajde verë-shitës më jep të pi
    të lutem nxirre verën jashtë
    këtu ma ler', afër më rri
    të pi të dehem sa të qaj.

    Qortimet tënde nuk i ndjej
    dhe verë do t'pi une sa të shuhem
    jam korçare dhe do ta dredh
    premtimet tënde nuk më duhen.

    Qortimet tënde nuk i ndjej
    dhe verë do t'pi unë sa të shuhem
    jam beqare dhe do ta dredh
    premtimet tënde nuk më duhen.

    Hajde verë-shites më shtjer mos rri
    sa më pëlqen e shkreta verë
    të çel të bën si më të ri
    të ndizet gjaku menjëhere.

    Qortimet tënde nuk i ndjej
    dhe verë do t'pi unë sa të shuhem
    jam korçare dhe do ta dredh
    premtimet tënde nuk më duhen.





  9. #79
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    ehhhh, qe kur s'e kam kenduar (as degjuar) kete kengen.....

    po une vetem ate strofen "hajde verashites" mbaj mend; keto te tjerat do jene version 'modern'

  10. #80
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    ohohohoho


    ca na keni kenaq me kto serenatat e korces sime qe me ka marre malli u ben vite pa shkuar dhe kur hapa kte teme dhe po lexoj kenget qe keni sjell ju ktu me nxoret mallin e korces sime.

    ju faleminderit..
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •