Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 95
  1. #61
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Nje dite te bukur Maji une te takova
    tek po rije e futur ne nje lule,
    lulet e majit per ty i enederova,
    lumturine ne shpirt veç ti ma prure,
    Por tani je vyshkur me s'ke re,
    lulet e tua per mua s'kane me vlere
    nuk je ti lulja e diteve te Majit,
    por je kenga e zemres sime t'vajit

    A t'kujtohen ditet kur rinia
    sa here rembehej ajo nga dashuria...
    ishe e vogel athere vajza ime,
    s'mendoje tjeter veçse per enderime
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  2. #62
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Ishim nje nate ne kinema

    Ishim nje nate ne kinema
    Ne erresire krah per krah
    kur dolem jashte dicka me the
    Per dashurine me berre me .

    Sa here kaloj ne at vend
    Gjithmone e sjell nder mend
    Dhe qaj me lot ne kete bote
    ku eshte ku vajti ajo kohe

    Dhe qaj me lot ne kete bote
    ku eshte ku vajti ajo kohe.

    Ta dish ti , dhimbjen qekam
    brenda ne zemer .
    pikon gjith gjak edhe katran
    dhe veten ................
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  3. #63
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850

    ahh

    gjyshi im vetem kenge sllave e serenata korcare degjonte...ja dhe nje nga une

    dolem vone nga vallzimi
    dhe si lidhem dot dy fjale
    o me kitare o me kitare,
    ndonese heshtnim dhe nuk flisnim
    un e dija cdoje ti o ate nate o ate nate 2X

    lodronin gishtat mbi tela lodronin
    melodia ishim ne te dy
    i dashurova un telat e kitares
    por me teper te dashurova ty.
    ne rrugice ne prishnim qetesin
    kendoja une kendoje dhe ti
    kenge te reja i thurrnim me kitare
    fjale te embla i thurrnim dashurise.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  4. #64
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Abaz Ajro, babai i serenatave korçare


    Rajmonda Moisiu, SHBA

    Nga Rajmonda Moisiu, SHBA


    Emri i tij është Abaz Ajro. Shok fëmijërie dhe klarinetist i talentuar i Lulushit (një tjetër klarinetist me ngjyrë, që qante kabatë me klarinetë, mjeshtër i klarinetës, por vdiq shumë i ri ), dhe i të pazëvendësueshmit dhe të pavdekshmit Laver
    Bariu. Të tre këta klarinetistë, përbënin treshen e jugut të Shqipërisë, ku me talentin e tyre të magjishëm i dhanë frymë, jetë, zhvillim, pavdekësi, kulturës dhe muzikës popullore të trevës së jugut të Shqipërisë. Abazi, për fat të keq nuk jeton më. Ai u lind dhe u rrit në lagjen e Kullës së Hirit, në Korçë ku shumica e popullsisë është me ngjyrë. Abazi nuk ishte vetëm mjeshtër i klarinetës por ai është edhe kompozitor i shumë serenatave të vjetra korçare. Serenatat e kompozuara prej tij filluan të këndoheshin nga ai dhe shokët e tij në rrugicat me kalldrëm të lagjes së tij, mbrëmjeve tek sofati i shtëpisë, apo nën dritaret e të dashurave të tyre. Me një shpejtësi të patreguar ato do të përhapeshin në tërë qytetin dhe do të këndoheshin si nga të dashuruarit por edhe në gëzime familjare si dasma, ditëlindje apo si i thonë korçarët me atë dialektin e tyre “një mblethkë lart te Panda, me birrë të freskët, kitarë dhe serenatë”. Por më shumë ajo që i dha dritë e jetë serenatave të kompozuara nga Abazi, do të jetë diva e serenatave korçare, e lindur për të kënduar serenata, e rritur me to dhe e paarritshme në prezantimin e tyre para publikut, Spanja Pipa. Ajo dhe shumë shoqe të saj, iu dhanë përjetësi serenatave të kompozuara nga Abaz Ajro. Ato janë të pavdekshme, ato këndohen çdo ditë dhe orë nga korçarët. Abazi radhitet krahas kompozitorëve të tjerë të serenatave korçare, si: Josif Minga, Thoma Gaqi, etj.. Serenata të kompozuara nga Abazi janë kënduar dhe vazhdojnë të këndohen nga grupi “Lira” i Korçës. Abazi duhet të radhitet në piedestalin dhe elitën e kompozitorëve të shquar shqiptarë. Këngëtarja e serenatave korçare, Spanja Pipa, në një intervistë që dha para disa kohësh te gazeta “Koha Jone”, të parin fare radhiste Abaz Ajron. Ai është i paarritshëm në kompozim për serenata. Ai mund të quhet me plot të drejtë “Babai i serenatave korçare”. Abazin do ta shihje gjithmonë me mjetet e tij muzikore, duke fishkëllyer apo kënduar ngado në rrugët e qytetit të Korçës. Gjithmonë në aktivitet. Abazi e donte shumë qytetin e tij Korçën. Ai do i këndonte gjithmonë: Oh, Korça ime sa shumë ke ndryshuar/djemtë gjithë rininë kanë derdhur për ty/mbrëmjeve me të dashurat e tyre përqafuar/ecin të lumtur në rrugët e tua, o Korçë, etj., apo: O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse e re/e kur më shkoje ti në bulevard/zemrat tona ndizen zjarr e flakë, etj. Ai i donte shumë bashkëqytetarët e tij, e ju këndonte atyre. Ai ishte aq i prirë për serenatat sa në moment i lindte ideja dhe e kompozonte. Por është për të ardhur keq se nga njerëz të dëgjuar të artit apo nga pushtetarë asnjëherë nuk iu dha përkrahje atij burimi të pashtershëm, atij talenti prej kompozitori, për t’i dhënë atij vendin që i takonte. Më vonë Abazin nuk mund ta shihje më me vegla muzikore. Ai ra në një pesimizëm të thellë, i rënë shpirtërisht dhe moralisht, i braktisur nga njerëzit e tij të familjes, dhe nga shoqëria. Megjithatë këngët e tij këndoheshin nga publiku korçar por ata nuk e dinin se kompozitori i tyre po kalonte një jetë plot mjerim e skamje. Askush nuk e çante kokën që të bënte diçka për të. Ai vdiq në një moshë pak mbi të 60 -tat dhe trupi i tij zbulohet mbas tre katër ditësh pasi kishte vdekur, i vetmuar me shishet e alkoolit në shtëpinë e tij. Eshtë për të ardhur keq që këngët e tij këndohen, por edhe sot e kësaj dite Abazit nuk po i jepet vendi që atij i takon në historinë e muzikës shqiptare, sidomos për serenatat. Ai ka lënë një kolorit serenatash që po këndohen nga shumë këngëtarë të vjetër e të rinj korçarë si: Spanja Pipa, e cila i këndon serenatat e Abazit duke i rënë vetë kitarës, Bardha Hoxha (Disho), Ermira Babaliu, Mimoza Paraveli, Mihallaq Andrea, Mimoza Selimi, Ermira Kola, Gentian Lito, këngëtari me ngjyrë Maksi që ka nxjerrë nje kasetë me serenatat e kompozuara nga Abaz Ajro. Serenatat korçare janë magjia e jetës. Ato të bëjnë të ndihesh njeri, ato janë një art muzikor më vete, të bëjnë të kuptosh se përse jeton, i japin kuptim ëndrrave, dashurisë, famijles, shoqërisë. Ato kanë lindur për të mos u shuar kurrë. Kompozitorë të rinj, si miku Nonda Kajno u japin atyre përjetësinë dhe pavdekësinë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #65
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Un them qe serenatat korcare jan kenget me te mira ne Shqiperi sidoqoft qe cdo qytet ka te vetin por per mendimin tim Korca i ka me te mira. Sjam me origjin prej korce po prap kenget korcare i mbaj me te mirat.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Kenge Korcare

    Ne enderr pashe

    Ne enderr pashe,
    Nje njeri qe e deshta shume,
    Dhe m'u shfaq porsi fantazme,
    Prane shtratit ku flinja une.

    U trondita, kur e pashe,
    Te dashuren time gjalle,
    Mora zemer dhe i thashe,
    Ku eshte dashuria jone e pare?

    Ajo me thote, i dashur mos m'u qas,
    Mish e eshtra une s'kam
    Vetem erdha une e mjera,
    Dy a tre fjale per te t'i thene.

    A e mban mend ate unaze,
    Qe ma pate dhenur ti,
    Dhe me thoshnje mua me gaz,
    Qe ta mbulojme ne ate shkreti.

    Rrak e trak ia bente porta

    E rrak e trak ia bente porta
    Vogelushja ime rrinte ne bahce,

    Me duart e saja me hapte porten,
    Dhe nje te puthur mua ajo ma dha.
    E c'ben keshtu ti moj vajza e nenes,
    E gjithe bota flasin keq per ty.

    E le te flasin sa te pelcasin,
    Un do ta du ate qe me deshti mu,

    Un do ta dua djalin e shkrete,
    Se qe ne burg e hoqi keq per mu.

    A s'ma fal pak o moj dashurine

    A s'ma fal pak o moj dashurine,
    Prej se vogli te kam dasht,
    Sa qenke lig, sa qenke tretur,
    Me keto dy sy o moj kur te pashe.

    Une ty te dua si syte e ballit,
    Ti me shikon me sy perdhe,
    A e mban mend kur ma dhe fjalen,
    Te dua sa te jesh mbi dhe.

    Nje dite erdha mehalles sate,
    Per me zen dashni me ty,
    A s'e mendon se ke per t'u plak,
    E s'te shikon njeri me sy.

    Nje dite erdha nga porta jote,
    Ti ishe n'dritare duke qendisur,
    Leshove syte e me shikove,
    Behije zemren se c'ma more.

    Me eshte mbushur trupi moj me gjilpera,
    Kam tre muaj qe po lengoj,
    Asnjeri s'po vjen me m'pamum
    Pervec doktorit qe me viziton.

    Do ta marr strajsen ta hedh ne kurriz,
    Porte ne porte do trokullis,
    Si nje lypsar une do te behem,
    Behijen s'le pa e shti ne dore.

    Jam jabanxhi e jam veteme,
    I mjeri si ta coj jetene,
    Floket e saj kuror-kurore,
    I mjeri s'ia zura me dore.

    Te pashe moj te burimi

    Te pash moj te burimi,
    Kur po laje
    Shamicken time dhe me lot
    Ma qaje

    Refreni:
    Moj Marika ime,
    Rritur me hidherime,
    Ketu jemi te dy,
    Le te dashurohemi.

    Te thashe moj qe me pare,
    Se une te dua,
    Dhe falmi pak ti ato,
    Syckat e tua,

    Refreni:
    Moj Marika ime,
    Rritur me hidherime,
    Ketu jemi te dy,
    Le te dashurohemi.


    Marie moj syzeze

    Marie moj syzeze,
    Aman moj sa te dua,
    Ti qenke e pabese,
    Hasret s'paske me mua.

    O lem moj se te dua,
    O lem moj se te dua,
    O lem moj se te dua,
    Moj do te marre per grua.

    Shtepine do ta shes,
    Per t'ngrene e per te pire,
    T'hidhemi ne nje shesh,
    Te pime nje gote birre.

    Dhe syri jot i zi,
    Per gushen e zoterise sate,
    Pa hidhu i here ketej,
    T'i puth gush e faqe.

    O pini ju moj zonja,
    Per turp te mos e kini,
    Me birra thoni viva,
    Per dashurine qe kemi.

  7. #67

    Arrow Kenge korcare!

    Vendosa vajze te te dashuroj,
    te dergova nje leter,
    mos qofte e thene ajo qe flet,
    ti dashuron nje tjeter,


    Aman, aman, aman, aman,
    sec m'u dogj i shkreti xhan,
    per fjalen tende
    zemra moj po me qane.

    Poshte e perpjete
    shoqkave ju flet,
    ju thua qe s'e dua,
    mos qofte e thene ajo qe flet,
    se tallesh ti me mua

    Aman, aman, aman, aman
    sec m'u dogj i shkreti xhan,
    per fjalen tende
    zemra moj po me qane

    Nese s'me don vashe qe tani,
    me thuaj qe s'te dua,
    mos qofte e thene ajo qe flet,
    se tallesh ti me mua

    Aman, aman, aman, aman,
    sec m'u dogj i shkreti xhan,
    per fjalen tende,
    zemra moj po me qane.


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #68

    Arrow Serenate korcare!

    Te te them je lule

    Te te them je lule, ti je me e bukur,
    Te te them je gonxhe, te humbas freskine,
    Te te them je lule, ti je me e bukur,
    Te te them je gonxhe, te humbas freskine.

    Se une te dua, te dua, te dua,
    dhe ato buzka ti vashe falmi mua,
    se une te dua, te dua, te dua pergjithmone,

    Te te them je nuse, ti je e pamartuar,
    te te them je vajze, ti ke dashuruar,
    Te te them je nuse ti je e pamartuar,
    te te them je vajze, ti ke dashuruar.

    Se une te dua te dua te dua,
    dhe ato buzka ti vash falmi mua,
    se une te dua te dua te dua pergjithmone.

    Tek pragu i shtepise, per cdo dite te vija,
    dole e pabese ti moj vajza ime,
    Tek pragu i shtepise, per cdo dite te vija,
    dole e pabese ti moj vajza ime,


    Se une te dua, te dua, te dua,
    dhe ato buzka ti vashe falmi mua,
    se une te dua, te dua, te dua pergjithmone.
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #69

    Arrow Serenate Korcare!

    TË RASHË NGA PAS

    Te rashe nga pas moj te rashe nga pas,
    rruges kur shkoje per ne gjimnaz.

    Dhe te thashe nja dy, tri fjale
    se une ty te dashuroj, o jooo
    çapkene,çapkene e vogel oo

    Te rashe nga pas moj por ti me ike,
    rruges kur shkoje n'pedagogjike.

    Dhe te thashe moj dy, tri fjale
    se une ty te dashuroj, jo jo
    çapkene,çapkene e vogel oo
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #70
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga angeldust
    OK, s'i s'e kisha pare une kete teme njehere?

    Desha te vija disa emra kengetaresh serenatash qe jane te njohur ne Korce

    -Mihallaq Andrea
    -Eli Fara
    -Mimoza Paraveli
    -Laxarela
    -Devis Xherahu
    -Ermira Babaliu
    -Grupi "Lira"
    -Grupi "Telat e shpirtit" (bile dhe nje anetar i ketij grupi paska shkruajtur ne kete teme!)
    -Ermira Kola
    (plus si e kishte emrin ai djali qe kendonte qe i beri floket e kuqe njehere..., ja kam harruar po rrinte shume ne pallati i Kultures ai me duket..., na ndihmoni ca tani...)

    (shtoni dhe ca emra te tjere ju, se une s'jua di emrat te gjitheve, sidomos atyre qe jane pleq)

    Neve jemi dora vete Odeta po qe se deshiron ta degjosh kengen e grupit *Telat e Shpirtit* mund ta gjesh ne fajtori tek fest festivale dhe koncerte/fest serenata 99 kenga "Dhimbja e pare" po nejse ai grup u shkri me kohe se njeri nga anetaret i tradhetoi shoket sic jam une psh

    megjithate pa dale nga tema doja te shtoja dicka tjeter per serenatat Korcare sepse une jo vetem qe kam lindur dhe jam ritur ne nje qytet qe eshte i famshem per serenatat e tij por edhe kam patur fatin te perjetoj nga afer evenimentet e zhvilluara ne Korce qe kane te bejne me serenatat Korcare. Shume nga ne i kendojme ato kenge sepse na pelqen melodia e tyre dhe si gjithmone jane te kapshme per veshin e njeriut nga ndertimi teper i thjeshte i tyre, por harrojme se mbrapa cdo fjale cdo note te saj fshihet nje kujtim aq i bukur saqe ne nuk arijme te perjetojme te njejten ndjenje sikur prinderit tane i kane perjetuar ne ate kohe kur ekzistonte konkurenca se kush e kush do te nxirte nje kenge me te bukur per tja u treguar shokeve te tyre ose per tja u kenduar te dashurave te tyre ne ballkon nje gje teper e bukur dhe perallore, dhe do te thosha qe brezi yne ka fatin qe te dije dhe te kendoje disa nga ato por ka shume serenata te tjera te cilat jane perlat e muzikes korcare te cilat jane groposur thelle nentoke dhe vetem nje pakice e vogel e brezit tone ka aritur ti zbuloje dhe ti kendoje, prandaj eshte per te ardhur keq sepse mbas gjithe keto lloj rymash muzikore te cilat jane percjelle ne shqiperi , Serenata madje do te arije deri ne shfarosjen e saj komplet mbas brezash e gjeneratash te reja. E theksoj se vertete kemi fatin qe jemi ne nje brez ku mundem ti kendonim, ti perjetonim, e ti percillnim kto serenata nje dicka e vecante qe qyetet e tjera na kane zili.....

    Rofte Korca
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •