Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 95
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Kenga Nga Rajon i 'Prespes"

    Te me beje zoti mua
    Nje bilbil e tieter zdua

    Nje bilbil e tieter zdua
    Te kendoj per mbi limua

    Te kendoj per mbi limua
    Moj leshverdhe sa te dua

    Moj leshverdhe sa te dua
    Pse rritesh benesh per mua

    *****

    Ne dyqan i Tomit se q'u pojcme bashke
    Mbaj te mbajme mend dashurine e pare

    Djali me te mengjert cupa me te djathte
    Mos harro zotrote dashurine e pare

    Djali mban bozukne cupa tamburane
    Mbaj te mbajme mend dashurine e pare

    Kur shkonin 'n sokak te dyja kunata
    Kur shkonin 'n sokak dal nga dal si pata
    Mos harro zotrote dashurine e pare

    ****

    Nje dite ne mes te veres
    Dolla nga liqen i Prespes

    Atije syte se q'me pane
    Presparen duke lare

    Ku me je ti oh moj Prespare
    Zemren tende se sma Fale

    Une zemren ty ta dhashe
    Por babait nuk i thashe

    Babane do ta genjeme
    Me raki dhe me mezene

    Ne mos dashte me raki mezene
    Vajze do te marr me te rembere..
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #32
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anëtarësuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Mikja Ime

    A të kujtohet ty pranvera
    Kur ne shëtisnim bashkë të dy
    Më thoshe ti ngahera
    vdekja më ndan nga ty,
    Më thoshe ti ngahera
    vdekja më ndan nga ty

    Vajti moj varfëri e mjerë
    Djemtë të shumtë ti i ke,
    Paret si dua s'kanë më vlerë
    Zemra e mirë është flori për ne .
    Paret si dua s'kanë më vlerë
    Zemra e mirë është flori për ne .

    Dhembjes kush dashuroi një herë
    Ti je prej meje sa të rrosh
    Qofsha dhe në pallate t'arta
    O mikja ime ty s'të harroj
    Qofsha dhe në pallate t'arta
    O mikja ime ty s'të harroj .
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

  3. #33
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    OK, s'i s'e kisha pare une kete teme njehere?

    Desha te vija disa emra kengetaresh serenatash qe jane te njohur ne Korce

    -Mihallaq Andrea
    -Eli Fara
    -Mimoza Paraveli
    -Laxarela
    -Devis Xherahu
    -Ermira Babaliu
    -Grupi "Lira"
    -Grupi "Telat e shpirtit" (bile dhe nje anetar i ketij grupi paska shkruajtur ne kete teme!)
    -Ermira Kola
    (plus si e kishte emrin ai djali qe kendonte qe i beri floket e kuqe njehere..., ja kam harruar po rrinte shume ne pallati i Kultures ai me duket..., na ndihmoni ca tani...)

    (shtoni dhe ca emra te tjere ju, se une s'jua di emrat te gjitheve, sidomos atyre qe jane pleq)

    Gjithashtu po ve dhe tekstin e nje kenge kushtuar Korces. Megjithese shume kenge i jane kushtuar Korces, kjo per mua eshte nga ato qe me pelqejne me teper.

    ________O Korca ime________

    O Korç'e dashur
    po të këndoj k'të serenatë
    mall edhe brengë
    kur unë jam larg e ndjej për ty

    O Korça ime
    po të këndoj e përmalluar
    këngën më t'bukur
    me sy t'përlotur po t'këndoj

    Korca ime e dashur për ty zgjodha
    këngën më të bukur ty t'këndoj
    këngë që del nga zemra jon' e pastër
    o princeshë e bukur ti ku je

    Kujtoj netët e bukura pranverore
    rrugëve të tua me kalldrëm
    vajzat me një bukuri hyjnore
    na dëgjonin ne me mallëngjim

    Djem e vajza me ty jan'dashuruar
    këngët më të bukura të këndojn'
    si margaritarë ti i rrite
    dhe kudo ku janë ty s'të harrojn'

    Për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korç'e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korc' e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj,për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj!

    --------------------------------------------------------------------------------

    s'i dilet t'i shkruash te gjitha tekstet e kengeve korcare ketu... ehuuuu, sa shume qe jane...
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 10-04-2003 më 22:16
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #34
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anëtarësuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Ora 2 e nates

    Ora dy e natës dhe moj
    Trak e truk tek dera,

    Ngrehu moj zemër ngrehu
    Se moj na thau era .

    Penxheret e odës dhe moj
    Këthyer nga lumi,

    Ngrehu moj zemër ngrehu
    Se moj na zuri gjumi.

    Rakia, konjaku dhe moj
    Dopjo moj po na vijnë,

    Ngrehu moj zemër ngrehu
    S'ta gjej moj dot shtëpinë.

    Bëmë zonjë dhëndërr-ë
    Se jam djal'i ëmbël-ë
    Se s'pi verën as rakin'
    Po jam djalë për shtëpin'

    Bëmë zonjë dhëndërr-ë
    Epo se jam djal'i ëmbël-ë
    Se s'pi verën as raki
    Po jam djalë per shtëpi.

    Se do ta kafshoj nishanine
    Që ma ke në faqken tënde

    Mamanë ti hic mos e dëgjo
    Po fillo te bësh të mira.

    Ma bën zemra rik-tik-tak
    S'di se ç'fjalë të të jap
    Se do ta kafshoj nishanine
    Që ma ke në faqken tënde.

    Më thanë se të panë ty
    Të qash me hidhërim për mua

    Bëmë zonjë dhëndërr-ë
    Se jam djal'i ëmbël-ë
    Se s'pi verën as raki
    Epo jam djalë per shtëpi

    Se do ta kafshoj nishanin-ë
    Që ma ke në faqken tënde
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

  5. #35
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anëtarësuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Hajde Verashites

    Hajde verëshitës më jep të pij,
    Të lutem nxirre verën jashtë,
    Këtu ma ler, afër më rri,
    Të pij të dehem sa të qaj.

    Qortimet tënde nuk i ndjej,
    Dhe verë do të pij unë sa te shuhem,
    Jam korçare, do ta dredh,
    Premtimet tënde nuk më duhen.

    Qortimet tënde nuk i ndjej
    Dhe verë do të pij unë sa të shuhem,
    Jam korcare, do ta dredh
    Premtimet tënde nuk më duhen.

    Hajde verëshites
    Më shtjer, mos rri,
    Sa më pëlqen e shkreta verë,
    Të çel të bën si më të ri,
    Të ndizet gjaku menjëherë.
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

  6. #36
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Replike

    Deejay

    "Mora çiftene dola per gjah" me duket se eshte kenge Permetare.

    Edhe me prove:

    E pashe dy more te bukura,
    jaman shoko more jaman aman.
    E cila te pelqen mor djale, (jo djalke)
    jaman shoko more jaman aman.

    Me sa di une ne alfabetin e Korces nuk ka shkronje "Ë" (as e madhe e shtypit, as e vogel e shtypit) dhe po vras mendjen tani si do shqiptoheshin fjalet e kenges.

    Si vazhdim......

    jaman shoko more jaman aman
    Po ajo fustanflutura
    jaman shoko more jaman

    Nuk doja te prishja ambjentin e ngrohte te seranatave korcare por kam pasur komshi Laver Bariun dhe nuk durova dot.
    Shpresoj te mos kem ofenduar djalkat dhe cupkat pe Korce.
    Edi

  7. #37
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Ja dhe nje nga ato kenget e vjetra

    Kitara ime vajto

    Kur u takuam te vegjel ishim
    u dashuruam brenga nuk kishim
    por dashuria nuk lumturoi
    se perendia ah c me denoi .

    Ike menjehere ne dhe te huaj
    me le te mjere , ndaj dhe po vuaj
    sa shpejt harrove dashurine tone
    aspak s mendevo prapa ate e le

    Mbeta me shpirt te vrare , qe kur se jemi ndare
    qe kur se jemi ndare zu zemra po renkon
    ndaj eja mos me lere me puth edhe nje here
    me puth edhe nje here
    pastaj vdekja ime le te bjere dhe te mbaroj .

    Kitarra ime vajto ,
    per dashurine qe u shua
    bjer ti me renkime e mos pusho
    se vetem ti me mbete mua .

    SHkoj vajza fluturoi , nje tjeter dashuroi
    nje tjeter dashuroj
    mua zemren ma copetoj
    prandaj dhe po vajtoj .

  8. #38
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Titulli nuk me kujtohet i sakte( Shoqe e klases me duket ) por vargjet si harroj dot kurre .

    Me mall veshtroj nga dera e celur
    shoqe klases jep provim
    syte e saj ne derrase kane ngelur
    problemin vall a do ta zgjidh .

    Dhe une e di qe ka mesuar
    por perseri emocione kish
    se ndryshe nuk do kish pranuar
    te vinte mbreme ne takim .

    Kerkoj ti shtoj une qetesine
    t ju fshihem une syve te saj
    por kur te marre sot provimin
    me te per dore do te dal

    t ja shof nje cast syte e kristalte
    ta perqafoj , ta mbaj ne gji
    ti ndjejme bashke rrafjet e zemres
    pastaj ta mar ne krahet e mi .

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    22
    Me poshte do shkruaj tekstet prej disa serentata korcare shume te bukura por ama edhe shume te vjetra edhe te mbylluara(Ce pyet komunismi). Rastesisht para 12-13 vjetesh i kam degjuar keto kenge se pari edhe me kane pelqyer shum. I kane kenduar Lalazet nje vella edhe dy motra me duket se ishin (vetem korcaret besoj se mund ta dine se kush kane qene keta). Tekstet nuk jane te plota por do mundohem ti trazoj kujtimet qe ti shkruaj sa me ta sakta. Kerkoj falje per ndonje gabim.

    Per te mjerin fatin tim
    ma mori zemeren
    nje vajz me syte e zi
    ajo me dogji mua
    per te mjerin fatin tim

    Gjithcka qe sjell ndermend
    nga zemra ime shkuli
    katilja ziliqarja
    naze madhja Zhuli
    aaaaaaaa aaaaaaa

    Ti ishe vogel ishe femij
    kur une me ty rash dashuri
    Edhe me theshe shum here te dua
    ti ishe e vogel por shum e zgjuar
    2X

    Se dashurova dhe une njehere
    ja fala zemren dhe shpirtin dikujt
    me fjal te embla me vuri ne gjume
    kjo qe me ndodhi mua mos i ndodht kurr kujt

    Ne do e qete ti te rosh
    keto dy fjal te mi degjosh
    mos dashuro, kur ti mos dashuro
    2X

    ka edhe disa kenge te tjera por fjalet e tyre ne memorjen time jane shume te zbehta edhe prandaj nuk po i postoj ne qofte se dikush i di keto tekste, ju lutem shume sillini ketu.

  10. #40
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mire tani, nje kenge qe ka kenduar Tefta Tashko Koco. Nuk e di nese eshte e zones se Korces po duke qene se emri i saj me kujton Korcen me shume se cdo gje tjeter po e shtoj tek kjo teme


    Kur me vjen burri nga stani


    Kur me vjen burri nga stani
    kur me vjen
    kur me vjen
    kur me vjen
    fur fur fur ma ben fustani
    fur fur fur, fur fur fur, fur fur fur

    Kur me vjen burri nga fusha
    fur fur fur ma ben kemisha
    kur me vjen burri nga fusha
    fur fur fur ma ben kemisha

    kur me vjen burri nga arra
    kur me vjen
    kur me vjen
    dal i ve nje stol perpara
    dal i vë
    dal i vë

    kur me vjen burri nga llixha
    marr nje shkarpe e i nxjerr syte (LOL)

    kur e shoh burrin te verber
    kur e shoh
    kur e shoh
    kur e shoh
    opopo cma ben ne zemer
    opopo
    opopo
    opopo

    Kur e shoh burrin pa drite
    plot me lot c'me mbushen syte
    kur e shoh burrin pa drite
    plot me lot c'me mbushen syte

    C'thashe ashtu o une korba
    c'thashe ashtu
    c'thashe ashtu
    c'thashe ashtu
    jo moj jo syte sja nxorra
    jo moj jo
    jo moj jo
    jo moj jo

    kur me vjen burri nga stani
    fur fur fur ma ben fustani
    kur me vjen burri nga stani
    fur fur fur ma ben fustani


    Këtu mund te lexoni me shume informacion per Tefta Tashko Kocon si dhe këtu mund te degjoni kengen me lart.


    Paçim....

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •