Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 95
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Serenatat, Shpirti Dhe Jeta E Një Qyteti

    Serenatat, Shpirti Dhe Jeta E Një Qyteti

    Çdo stinë në Korçë vjen me tinguj dhe vargje nëpër sokakë. Të dashuruarit këndojnë nën dritaret e vajzave të zemrës, përtej mesnatës, deri në mëngjes. Por ato nuk i shohin, sepse ata rrinë në errësirë, që të jenë të padukshëm. Koha e serenatave zgjat derisa një ditë, vajza pas perdes bëhet gruaja e djalit me kitarë.

    Qyteti i shpirtit të lirë

    Zanafilla e serenatave ëshë diku rreth viteve 20'. Emigrantët e parë që ishin largur rreth viteve 1850, në fundshekull filluan të ktheheshin. Rumania, Argjentina, Egjipti etj., ishin vendet kryesore, ku ata kishin emigruar dhe shkollat që ata kishin ndjekur, kishin një program muzikor tepër të avancuar. Ndërkohë, edhe qyteti i Korçës ishte shndërruar në një qendër të rëndësishme artizanalo-tregtare. Shumë prej tyre, banorë të fshatrave përreth si Drenova, Polena, Hoçishti, Ziçishti, Dardha, Voskopoja etj., u vendosën në Korçë. Banda e qytetit, si edhe instrumentistët e rinj që erdhën nga mërgimi, ishin pionerët e parë të asaj që më vonë do të quhej Serenata Korçare. Këngët e kënduara në muzgjet pranverore u përqafuan nga të gjithë. Veglat e serenatave ishin fillimisht veglat frymore e më pas kitara, mandolina, buzuku. Termi serenatë, sigurisht, është marrë nga italishtja apo edhe kantadha, por në Korçë ato krijuan një origjinalitet të veçantë, sepse u huazua edhe muzika e lehtë qytetare dhe, jo rrallë herë, ajo folklorike ekzistuese. Korça dhe kënga, një binom i pandashëm, ndërsa vetë serenata korçare të krijon bindjen se ka lindur në të njëjtën kohë me qytetin...


    Epoka e artë

    Vitet 20'- 30', ishin vitet e arta të serenatës së vërtetë korçare, ku më shumë, krahas të tjerëve, bie në sy kontributi i Dardharit të shquar Thoma Nasi. Shkollat e muzikës, ekzistenca e Liceut Francez dhe “kurbetllinjtë“ që u kthyen në ato vite, i dhanë një impuls të paparë jetës kulturore të qytetit. Grupi “Lira” i krijuar në vitet ‘30, i dha një tjetër shtysë, jo vetëm këngëve me karakter patriotik, por edhe serenatës. Tole Adhami, Vaskë Xherahu, Gaqo Jorganxhi, Gaqo Avrazi, Kosta Osmanlli, Ilo Morsko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçi, Petro Dule, vëllezrit Bakllamaja e shumë të tjerë, do të mbeten të paharruar në historinë e serenatës korçare. Nuk ka “sokak” në Korçë që të mos jetë shkelur nga këmba e serenatistëve, që i këndonin dashurisë, dhimbjes, ndarjes. “O moj ti që rri te porta, mos dëgjo se ç' thonë bota”...

    Këngët e ndaluara

    Vitet e para pas çlirimit do të rindiznin sërish zjarrin e serenatës, të dashurisë së përjetshme, sepse dashuria për këngën dhe vajzën e zemrës shkrihej në një. Gjenerata më e re, ku spikasin emrat e mirnjohur të artit korçar, si Pandi Rraidhi, Gaqo Çako, Pandi Peleshi, por edhe të tjerë si Pirro Sulioti, Pandi Tasellari, Ridvan Shëllira, Ligoraq Qano etj., do të këndonin me pasion të paparë serenatën, që fillonte në muzg dhe mbaronte në orët e para të mëngjesit. Por as serenata nuk do t'i shpëtonte syrit “vigjilent” të diktaturës. Ndoshta ajo e largoi nga rruga serenatën, por jo nga zemra dhe goja e korçarëve.

    E nesërmja e një legjende.

    “Këto vitet e fundit të gjithë artistët, por edhe njerëzit e thjeshtë të Korçës po përpiqen të bëjnë diçka për serenatën, duke krijuar edhe një shoqatë për të vazhduar traditën. Mihallaq Andrea, është kryetar i saj, Tomi Kondakçi e djem të tjerë po përpiqen shumë të vazhdojnë këtë traditë të mrekullueshme. Në gëzime familjare, dasma, në takime shoqërish është e pamundur të mos këndojmë këngë të serenatës, sepse është jeta e të gjithëve në këngë, është historia e Korçës në këngë. Kohët kalojnë dhe ndoshta serenata e ka kryer ciklin e saj, por vlerat e vërteta nuk mund të humbasin kurrë.

    EDISON MYRTEZA


    Ekspres.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Tingulli I Zemres E Ka Emrin Serenate

    Raimonda Moisiu.Hartford,CT.USA.



    TINGULLI I ZEMRES E KA EMRIN SERENATE



    ( Me kengetaren e njohur te serenatave korçare Spanja Pipa )





    - Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare -



    Lindur ne Korce, ne qytetin e bukur e te mrekullueshem te serenatave,e bija e Theodhorika Pipes,i njohur ne zejtarine e kepuceve,por femijet e tij do te ndiqnin rrugen e artit e te mjekesise..... Spanja Pipa, eshte rritur mes serenatave dhe vazhdon te jetoje me serenatat, kendon serenatat. Ajo eshte dhe mbetet artistja e njohur korcare, nostalgjia e pashuar e bashkeqytetareve te saj. Emri i saj i artit: Spanja Pipa. Idhujt e saj: Anita Take dhe Pavlina Nika. Edhe diçka tjeter. Emri i saj i vertete eshte Espiana. Eshte pagezuar keshtu, nga nje arumune, mike e femijnise se gjyshes se saj nga familja e degjuar e Petoshaneve te Korces. Por, nga qe gjyshja e saj e pat te veshtire t'i a shqiptonte ate emer, ajo e thirriti: "Spanja".



    Ajo ka lindur dhe eshte rritur me muziken, me kengen. Ne shtepine e saj kendonin shume. Ne çdo rast. Ne gezime familjare, me prinderit e te afermit e mes tyre, me shume nga te gjithe shquante Spanja. Qysh kur ishte ende e vogel, ajo i shoqeronte ata duke imituar tekstet e melodite. Pat filluar te kendonte ne skene qe kur ish ne shkollen fillore. Ishte per here te pare ne "Shtepine e Pionierit" qe ajo interpretoi kengen "S'jam jetim une sot". Talenti i saj i terhoqi vemendjen kompozitorit korcar te kengeve popullore, Pavllo Sholla. Dhe ai e aktivizoi ate ne ansamblin e "artizanatit". Ajo u paraqit ne skene me nje kenge kineze. Pamja dhe veshja e saj ishin: gersheta, fjongo jeshile dhe nje kostum. Per kete kenge, ajo morri vleresimin maksimal nga spektatoret korcare, te cilat me pas ( korcaret jane te njohur per ''nofka"), kur e shihnin ne rruge e ngacmonin duke e thirrur "kinezka". Falenderimi i saj per kete emer, ishte gjithmone buzeqeshja.



    Me krijimin e "Estrades se Ushtarit" e cila ishte e dyta qe u hap ne Shqiperi pas asaj te Tiranes, Spanja u aktivizua duke kenduar kenge popullore e te muzikes se lehte. Ne vitin 1960, ne Estraden profesioniste te qytetit te Korces, ajo doli si soliste kryesore me kenge te kompozuara nga Abaz Ajro dhe kompozitore te tjere. Ndersa interpretimi i pare i serenates korcare, do te behej me kengen "Ti me erdhe ne netet e qeta". Ja se si shprehet artistja ne fjale, per serenaten korcare: Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare...



    Ne cdo shtepi e dhome korcare, nder te tjera gjen edhe perde te bukura, te punuara nga duart e arta te vajzave korcare. Spanja kujton: Jashte, djemte kendonin me kitare per te dashurat e tyre. Ata rrinin ne rrugicat me kalldrem, te sofati i shtepive apo poshte dritareve te te dashurave te tyre. Ndersa mbas perdeve te bukura, qendronin vajzat e dashuruara. Ato i terhiqnin pakez ato, per te pare qe andej "Ate qe me do". Dhe artistja, merr kitaren e duke i rene asaj, nis te kendoje:



    Te gjithe flene e qete eshte kjo nate

    Ku vetmia rreth meje qendron

    Do t'kendoj ne erresire me kitare

    Dil te shohesh "ATE QE TE DO"

    Ti do mplakesh do thinjesh si dele

    Do shemtohesh,do kerrusesh nje dite

    Do t'kalojne ma t'bukurat perkedhelje

    Me buqeta me lule

    Mos prit

    Pra,eja o engjell

    Me qeteso

    E mjera zemer

    Sa fort te do

    Ku do vesh

    Mua te me lesh

    Tjeter ti s'do gjesh

    Ngado qe te vesh

    Larg prej meje dashnine

    Mos harro

    Tjeter mos kerko/

    Vec prej meje do gjesh lumturine



    ...Por, serenatat e fameshme korçare nuk do te kendoheshin kurre ne skenat publike. Ato kendoheshin vetem ne rrugicat me kalldrem te qytetit, te cilat pastroheshin e vaditeshin cdo mengjes e mbremje, nga vajzat e dashuruara. Per te dashurit e tyre, te cilet vinin çdo mbremje qe te kendonin kenget e tyre. Sikur, gurret e rrugicave me kalldrem te Korces, te kishin "goje" e "fjale", pa dyshim qe do te shprehnin keqardhje, sepse sot serenatat korcare kane nisur te deformohen. Spanja Pipa, serenaten korcare e ka kenduar edhe duke i rene kitares vete, bile me nje talent te admirueshem e ziliqar. Edhe pse kohet e atehereshme ishin plot mentalitet e paragjykime, Spanja, artistja korcare, duke i rene kitares, ne rrugicat me kalldrem, do te kendonte:



    Kendo kitare me mua

    Po djalin mos ma zgjo

    Rri sonte ti me mua

    Tere naten e kendo



    Kete kenge, ajo e ka kenduar edhe ne cfaqjen e teatrit "Era e lartesive", duke i rene edhe kitares.Por, Spanja, me nje talent te mrekullueshem, krahas serenatave ka kenduar dhe kenge popullore. Nje nga kenget e saj te njohura popullore korçare, eshte "Them te rri beqare, them te mos martohem". Kjo kenge - tregon ajo - m'u ngjit si pulle tere jeten dhe ja vertet, mbeta beqare. Por artistja korcare, do te ishte edhe interpretuese e Teatrit dhe Estrades se Korces, si aktore dhe parodiste. Ajo, ka interepretuar krahas shume artisteve te shquar korcare si: Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Dhorke Orgocka, ( e teksa ajo me perserit keta emra, ne syte e saj, shoh te rrjedhin lote ). Ajo kujton me nderim te thelle ata qe nuk jetojne me. Ka intrepetuar krahas humoristit te madh Aleko Prodanit,regjisorit te famshem korcar Dhimiter Orgocka,Guri Koco, e te tjere E, njekohesisht, ndjehet krenare qe u rrit, jetoi e punoi me ta...



    Por, Spanja ka vazhdimisht nje merak te madh. Ajo kthehet perseri te shqetesimi i saj per sernatat, per deformimin qe u behet. Mesazhi i saj eshte ky : Ruajeni serenaten ashtu siç ka lindur !... Kitaren, ajo nuk e leshon nga dora kurre edhe tani qe eshte 60 vjet. Ja, teksa flasim, ajo pushon nje çast e pastaj, merr perseri kitaren dhe kendon:



    Oooo c'eshte ajo

    Qe po zbret nga mali

    Me te bardha veshure

    Nga mali ajo po zbret

    Ne duart e saja

    Shporta te argjenda

    Trendafila,mbushure

    Per te dashurin e saj



    e me pas:



    Sycka si ato te tuat

    Nuk gjenden ne dynja

    Lum ai qe i ka shijuar

    Frike nga vdekja nuk ka

    Falmi vash t'i puth njehere

    Sa te nxjerr ate sevda

    Se ma more zemren time

    E te qete nuk me la

    Mos mundo moj nene

    Mos me qorto moj nene

    Syzeska ma ka shtene

    Me syne e saj te zi

    ……………………………..

    Te rrashe pas, moj, te rrashe pas

    Rruges kur shkoje per ne gjimnas

    Ndalu vash’ te them dy fjale

    Se une ty te dashurojooooo

    Capken capkene e vogelooooooooo



    Kur pashe artisten qe po i binte kitares e kendonte, fillova ta shoqeroja edhe une. Ishte nje moment prekes, i mrekullueshem. Ai talent i mrekullueshem, ai interpretim me dinjitet, ajo ndjenje e bukur per t'i dhene popullit te saj, sa me shume kenge, sa me shume gezim, harmoni e bejne kete artiste korcare nje legjende te vertete. Spanja, megjthse ka 60 vjet, vazhdon te kendoje ne gezime familjare, ne rrethin e saj shoqeror e mes miqsh. Ja nje rrefim, nga me te fundit:



    Diku ne nje gezim familjar, ajo ish ftuar per te kenduar. E, aty ndodhej edhe Konsulli grek ne Korce. Mes te tjerash, Spanja merr kitaren dhe nis te kendoje nje kenge te vjeter greke. Artistja e talentuar korcare e la pa mend diplomatin me ate interpretimin aq te bukur e te ndjere. Ne fund, ai ngrihet dhe e perqafon ate duke e falenderuar. Pastaj, i shpreh deshiren qe t'a ftoje per te kenduar ne vendlindjen e tij. Por, per kete me duhet nje vize - i thote ajo konsullit duke qeshur - Vetem keshtu mund te vij aty, te kendoj per ju, por te shoh edhe te afermit e mij te emigruar, qe kam vite pa i pare ... Dhe ishte, pikerisht interpretimi i asaj kenge, qe i dha mundesi kesaj artiste te merrte nje vize e te shkonte te shihte njerezit e saj.



    Spanja dhe serenatat jane sinonime te njera - tjetres. Ja si shprehet per Korcen dhe serenatat, ne fund te bisedes sone, artistja e njohur :

    - Korca per mua eshte shpirti, zemra ime. Kam lindur e dua te vdes ketu, me serenaten korcare. Ato, nuk i ndrroj me asgje ne bote. Une jetoj me serenatat, jetoj me embelsine e tyre. Kush e ndjen serenaten, le ta degjoje, kuptoje, kendoje... Kush nuk e njeh, le ta provoje e ta kendoje. Dhe do te ndjeje qe do te rinohet. Une deshiroj me gjithe shpirt qe serenata te ringjallet, te kendohet ashtu siç ka lindur e ka qene. Te mos shtremberohet, te mos prishet. Te rrije ashtu siç kane kenduar edhe bashkekohasit e mi : Ligoraq Qano, Raqka, Mihallaq Zallemi, Abaz Ajro e Kico Sholla. Ashtu si i kendon Mihallaq Andrea. Dhe artistja e madhe eshte e para qe e mban fjalen. Ajo s'i ndahet kurre kenges. Kendon ne gezime familjare e shoqeri. Gjithmone duke i rene kitares e duke kenduar serenatat e saj te dashura ashtu siç kane qene do te mbeten gjithmone, ne jete te jeteve ...



    Raimonda Moisiu. Hartford.CT.USA.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  3. #83
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ike, ike, shkove,
    lamtumire me the,
    dashurine e pare, Jorgjica,
    ti, moj, ku e le?

    Mora thiken, te pres mollen,
    Jorgjica, Jorgjica,
    me shpetoi e preva doren,
    Jorgjica, Jorgjica.

    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.
    Jorgjica, Jorgjica,
    o ne zemer te kisha.

    Me thone bota je i marre,
    Jorgjica, Jorgjica.
    Une do pi te shuaj zjarre,
    Jorgjica, Jorgjica.

    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.
    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.

    Kam lene ndo nje varg pa thene?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #84
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Shtepine moj do ta shes
    Per te ngrene e per te pire
    Do te ulem ne nje shesh
    Me mall do pi nje bire
    Te pini ju o vajza
    Per turp te mos e kini
    Ju pini beni fora
    Per dashurine qe kini
    Doktore qe me rri ne kafene
    Doktore je shtrire dhe po fle
    Sec na vijen ca cupelina
    Na kendojne me violina
    Doktore doktore
    Jane dy vajza dhe nje plake
    Na shfarosen nga parate
    Doktore qe me rri ne kafene
    Je shtrire dhe po fle.
    Kete me siper une e di keshtu:

    ... Te pini ju o vajza
    Per turp te mos e kini
    Ju pini beni fora
    Per dashurine qe kini
    Plot hare ne shkojme ne kafene
    Sec na vijne ca cupelina
    Na kendojne me violina
    Plot hare, plot hare.
    Plot hare ne shkojme ne kafene
    Sec na vijne ca cupelina
    Fiu-fiu me violina
    Plot hare, plot hare.

    Me kujtoni kete tjetren qe vete keshtu (s'di si fillon e si mbaron):

    ... Vogelushja ime rri edhe degjon...
    ... O po kjo puthja sa tingelloi,
    sa dhe mamaja brenda e degjoi.
    C'ben keshtu moj, bije e mamase,
    e gjithe bota flasin keq per ty.
    Po le te flasin, sa te pellcasin,
    ate qe dua une do ta marr.

    Anja jep kete version si me poshte... pak me grotesk... lol.

    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    Rrak e trak ia bente porta

    E rrak e trak ia bente porta
    Vogelushja ime rrinte ne bahce,

    Me duart e saja me hapte porten,
    Dhe nje te puthur mua ajo ma dha.
    E c'ben keshtu ti moj vajza e nenes,
    E gjithe bota flasin keq per ty.

    E le te flasin sa te pelcasin,
    Un do ta du ate qe me deshti mu,

    Un do ta dua djalin e shkrete,
    Se qe ne burg e hoqi keq per mu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #85
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355

    Smile Kenga korcare

    Pershendetje Korca
    kush te mundet le te dergoje kenge Korcare
    (mundesisht me akorde)

  6. #86
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355

    Korca ime

    O Korç'e dashur
    po të këndoj k'të serenatë
    mall edhe brengë
    kur unë jam larg e ndjej për ty

    O Korça ime
    po të këndoj e përmalluar
    këngën më t'bukur
    me sy t'përlotur po t'këndoj

    Korca ime e dashur për ty zgjodha
    këngën më të bukur ty t'këndoj
    këngë që del nga zemra jon' e pastër
    o princeshë e bukur ti ku je

    Kujtoj netët e bukura pranverore
    rrugëve të tua me kalldrëm
    vajzat me një bukuri hyjnore
    na dëgjonin ne me mallëngjim

    Djem e vajza me ty jan'dashuruar
    këngët më të bukura të këndojn'
    si margaritarë ti i rrite
    dhe kudo ku janë ty s'të harrojn'

    Për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korç'e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korc' e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj,për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj!

  7. #87
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Eja o engjell

    --------------------------------------------------------------------------------

    Te gjithë flenë, e qetë ështe kjo natë
    Vetmia rreth meje qëndron
    Do t’kendoj me dëshirë me kitarë
    Ti do shohësh atë që të do

    Ti do plakesh, do thinjesh si dele
    Do shurdhohesh, do krrusesh një ditë
    Do t’kalojnë të ëmblat përkdhelje
    Dhe buqeta me lule mos prit

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Te gjithë flenë, e qetë ështe kjo natë
    Vetmia mes neje qëndron
    Do t’kendoj me dëshirë me kitarë
    Ti do shohësh atë që të do

    Ti do plakesh, do thinjesh si dele
    Do shurdhohesh, do krrusesh një ditë
    Do t’kalojnë të ëmblat përkdhelje
    Dhe buqeta me lule mos prit

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    1
    ku muj me gjete keng korcare

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Postime
    29
    teme shume interesante , me pelqejne shume kenget korcare , u kenaqa duke i lexuar disa prej tyre nuk i dija, i lexoja per here te pare....
    urime ..........

  10. #90

    Question Dua Ndihme Per Nje Material Mbi Serenatat Korcare Sa Me Shpejt!!

    DUA NDIHME PER NJE MATERIAL MBI SERENATAT KORCARE![/COLOR] kUSH MUNDET TE ME NDIHMOJE ME NDONJE MATERIAL MBI SERENATAT KORCARE SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR ???????

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •