Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 95
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervistë me kompozitorin e mirënjohur Llazar Morcka
    gazeta55

    Më tepër këngë per rininë

    "... Kompozitorët e rinj duhet të vazhdojnë rrugën që kanë filluar, por të kthejnë kokën nga tabani, nga folklori, të marrin diçka nga ai. E kanë filluar shumë mirë me melodinë, tani kanë filluar të futen brenda veshit të popullit..."

    Llazar Morcka është një nga kompozitorët tanë të shquar, me një kontribut prej katër dekadash në fushën e muzikës, sidomos asaj të lehtë.

    Llazar Morcka u lind më 1 prill 1923 në Drenovë të Korçës. Ishte biri i një emigranti shqiptar në Amerikë, me shpirt artisti, që luajti një rol të madh në karrierën e të birit. Edukimin muzikor e mori që i vogël në gjirin e familjes. Fillimisht u inkuadrua si korist në Ansamblin e Ushtrisë e më pas, në 1950, si kontrabasist në orkestrën e Filarmonisë Shqiptare. Si kompozitor e nisi udhën e këngës në Radio Tirana, pjesëmarrës i të gjitha anketave muzikore, fitues i shumë çmimeve. Eshtë pjesëmarrës në 15 Festivale të këngës së lehtë në RTV, fitues i disa çmimeve të dyta e të treta. Mjaft këngë të tij këndohen edhe sot. Këngët e Llazar Morckës ishin një krijimtari e mirfilltë individuale, me frymë e tingëllim nga melosi e ritmi popullor.

    Përveç këngës së lehtë, ku është autor i mëse 600 këngëve, Llazar Morcka ka shkruar edhe muzikë skenike. Në 1969 TOB vuri në skenë operetën "Brigada e grave" me muzikë të Llazar Morckës. Shkroi muzikë edhe për dy opereta të jera "Një minutë martesë" dhe "Familja e madhe", por që nuk e panë dritën e skenës. Në vitin 1976, në mënyrë të papritur, kompozitori Llazar Morcka përjashtohet nga puna, nga TOB, vetëm se tha se "baleti sovjetik ka tradita" dhe, pas një mbeldhjeje maratonë, ku e akuzuan për "mendjemadhësi, ndikime borgjeze etj", u dënua me 8 vjet riedukim në prodhim 4 vjet në fermën "Gjergj Dimitrov" e 4 vjet në Lundër për "të kontrobuar në lëvizjen artistike amatore" të koperativës. Por dënimi ra edhe mbi të gjithë familjen, gruaja u hoq nga puna si shefe e fonotekës së Radio Tiranës, vajza u hoq nga dega e pianos në ILA, motra u përjashtua nga kori i operas.

    Sot, në moshën 80 vjeçare Llazar Morcka ndihet e kënaqur se punën e tij si artist e vazhdon me sukses e bija, sot pianiste e shquar dhe pedagoge në "Akademinë Mbretërore" në Uester në Filadelfia të SHBA, aty ku ka qënë edhe gjyshi i saj, para 80 vjetësh.

    Zoti Llazar, a mund të na kujtoni diçka mbi krijimtarinë tuaj të hershme, këngët e para që keni kompozuar?



    Llazar Morcka: E mbani mend "Orët gazmore"? Ishte një emision humoristik që transmetonte Radio Tirana menjëherë pas çlirimit. Sigla e këtij emisioni ka qënë kompozimi i parë, "zyrtar". Por krijimtaria ime ka nisur që kur kam qenë në shkollën fillore. Krijoja pjesë të vogla për veten tim dhe i shoqëroja ato me mandolinë, ose me kitarë. Kemi patur një orkestrinë familjare: babai im ka qenë muzikant, i binte flautit, kurse dy motrat e mëdha më shoqëronin me mandolinë, kurse unë i bija kitares. Kemi bërë disa disqe aso kohe dhe jepnim koncerte një herë në javë në Radio Korça. Pra, dua të them që atëhere fillova t'i futem muzikës më seriozisht, duke u rritur, duke u profesionuar. Pra, ambienti që më rrethonte ishte i tëri muzikor. Përditë kishim një program të posaçëm të mësimit të notave, por dhe të ekzekutimit me vegla ku paraqiteshim një herë në javë për emisionet që bënte Radio Korça. Ky ishte fillimi i karrierës time për jetën muzikore që do të vinte më pas.



    - Si nisi inkuadrimi i juaj në jetën muzikore dhe kulturore të kryeqytetit?



    - Në kohën e luftës u arrestova nga fashizmi, ku ndenja një vit e gjysmë në burg, më pas u internova në Strugë. Nuk kisha kohë të studioja, por profesor të madh kisha babain që kishte ardhur i mësuar nga Amerika, kishte studiuar për flaut. Pas çlirimit studiova me një profesor akademik nga Çekia. Më pas fillova të shkruaja këngët e para për këngëtarët shqiptarë. Duke parë se në atë kohë këndoheshin vetëm këngë të mbetura nga pushtimi italian, këngë me tekste e muzikë italiane. Na lindi ideja, pse të mos bënim edhe ne këngët tona, dhe filluam të kompozojmë. Kishim në gjirin tonë mjaft poetë e muzikantë. Në fillim ishin orkestrina sporadike, nuk ishin të organizuara. Kurse më vonë, duke u njohur me muzikantë e poetë të mirëfilltë, filluam të kompozojmë muzikë shqiptare me poezi shqipe dhe me këngëtarë shqiptarë. Duke parë që dhe rinia i thithte këto, krijuam estradat, grupet amatore dhe profesioniste. Radioja filloi të përhapë këngën e lehtë shqipe. Rreth nesh, filluan të mblidheshin të rinjtë, amatorët, njerëz që e deshën muzikën me gjithë shpirt, qoftë muzik popullore, qoftë muzika e lehtë shqiptare. Këta na frymëzuan dhe na entuziazmuan edhe ne për të vazhduar këtë rrugë. Kështu, së bashku me njëri-tjetrin, filluam krijimet e para. Një hov të madh i dhanë muzikës së lehtë anketat muzikore të radios, ku unë kam marrë pjesë pothuajse në të gjitha e ku kam marrë shumë çmime, sidomos të para.



    - Jemi në prag të Festivalit të 41 të Kenges së lehtë. Ju jeni nga themeluesit e ketij festivali, fitues i disa çmimeve. Si ishte atmosfera dhe si u arrit deri tek Festivali i Parë i Këngës?



    - Festivali erdhi i detyruar dhe si domosdoshmëri, sepse shumë njerëz kërkonin dhe e dashuronin muzikën. Atëhere ishte dëshira dhe nevoja që njerëzit të kishin muzikën e tyre, sidomos rinia. Mirëpo, ashtu si në Tiranë, edhe në Korçë edhe në Shkodër u ngritën radiot lokale, të cilat transmetonin dhe kishin nevojë per muzikën e lehtë. Radio Tirana, mbi të gjithë Abdulla Grimci ishte iniciatori i këtij evenimenti të rëndësishëm. Kompozitorët e parë e përkrahën përnjëherë këtë ngjare, dhe ishin shumë entuziastë të bënin një festival të këngës shqiptare. Orkestra ishte krijuar para vitit 1962, duke plotësuar gradualisht e duke u formuar e ngritur cilësisht, me elementë të tjerë nga orkestrinat e vogla. Në këtë kohë, unë isha në Filarmoninë e Operas si instrumentist, madje që në krijimin e saj si kontrabasist e më pas spala e kontrabasistëve. Njëkohësisht studioja së bashku me 3 nxënës të tjerë. Babai përpara se të vdiste na kishte lënë si amanet që ta mësoja një instrument, veçanërisht kontrabasin, pasi vendi kishte nevojë. Kur kishin filluar përgatitjet e para për festivalin, neve kompozitorëve të rinj u ngarkuam detyrën për të gjetur elementë të rinj si këngëtar, kompozitorë dhe kështu, duke u grumbulluar njëri pas tjetrit, u bë një orkestër e mirë nga elementë të ardhur edhe nga orkestra e operas. Në këtë kohë, edhe radioja jepte shumë emisione muzikore dhe kështu, nga rrethet, sidomos të Shkodrës, Durrësit, Korçës, Elbasanit etj, u zgjodhën elementët më të mirë.

    Orkestra e nisi udhën e saj me një pasion, me një reputacion të padiskutueshëm. Që në notat e para, kur bënim prova, kishte një entuziazëm të madh, megjithëse të gjithë nuk kishte kryer shkollën e lartë, pasi akoma nuk ishte hapur Konservatori. E nisa me orkestrën, pasi ajo ishte baza e festivaleve, jo vetëm e festivalit të parë.



    - Duke parë festivalin në këto 40 vite, çfarë kishte të veçantë Festivali i Parë?



    - E veçanta e festivalit ishte përhapja e këngës së lehtë shqiptare. Kjo ishte më e rëndësishme për festivalin e parë. U bënë broshura, programe me këngë që i tërhoqi të tërë amatorët, grupet e orkestrinave të estradave. Pra, ai festival bëri një punë aq të madhe sa e përhapi në mënyrë të rrufeshme muzikën shqiptare.



    - Në atë kohë, mësoheshin lehtë motivet pse sot ka shumë probleme, pasi nuk mbahen mend këngët e festivaleve?

    - Unë kam kompozuar shumë këngë. E para këngë ishte "Një minutë", me tekst të Luigj Gurakuqit. Në Festivalin e Dytë krijova këngën "S'di të vallzoj". Ndërsa në Festivalni e tretë këngën "Sot jam 20 vjeç", kënduar nga Vaçe Zela e kështu me radhë. Mbaj mend në ato kohë sapo dilnim përjashta nga salla e Festivalit, dëgjonim fërshëllimat, qoftë të këngëve të mia, qoftë të autorëve të tjerë si të Avni Mulës, Kristo Kotës etj. Pra, në ato këngë kishte melodi, por melodi të bazuara në tabanin kombëtar, që e bënte shumë të kapshme këngën shqiptare, pra e njihej që kënga ishte e jona, shqiptare. Edhe në pleniumin e parë të artistëve, na u dha ky orientim, pra të marrim nga tabani kombëtar, nga folklori shqiptar që është një nga më të mirët në botë.



    - Sa e ka dëmtuar politizimi këngën e lehtë shqiptare?



    - Krahas të mirës që u përhap, politizimi i këngës është një ndrydhje për kompozitorët, dhe për poetët. Politizimi ishte një barrikadë që e ndalonte frymëzimin, idenë e kompozitorit dhe të poetit.



    - A ka patur raste në krijimtarinë tuaj që ishit të detyruar të kompozonit për një ngjarje, a një person, jashtë vullnetit tuaj?



    - Atëhere, duhej që në festival kënga të ishte për partinë, për jetën "e re", kurse këngët për dashurinë ishin tepër të rralla. Mund të ishte një a dy në 20, apo 30 këngë, që të pranoheshin me këtë temë.

    - Pra, dashuria do të ishte në funksion të partisë?

    - Unë kam bërë këngë vetëm për dashurinë, por brenda tekstit kishte këto nga elemente, pra politizimi ishte i përkëdhelur dhe jo i drejtpërdrejtë, militant, siç ishte në plan të parë të të gjithë kompozitorëve, prandaj ato lloj këngësh të atëhershme nuk i rezistuan dot kohës.

    -Në qoftë se atëhere vërtet këngët ishin të politizuara, por mbaheshin mend, kurse tani që nuk ka politizim, por nuk ka këngë e s'mbahen mend.

    - Tani ka hyrë politizimi i këngës moderne. Kjo duhej për kohën e rinisë, se ajo është e mbyllur. Kompozitorët atëherë ishin të ndrydhur, kurse tani janë të lirë. Ata filluan të ndjekin ritmet rock en roll, twist-et, kurse melodinë ia lanë brezit të vjetër. Kjo bëri që secili të merrte rrugën e vet, natyrën e vet. Sot kompozitorët i kanë të gjitha mundësitë që të kompozojnë këngë të bukura, si melodioze ashtu edhe ritmike.

    - Por sa është shqiptare kjo këngë, sa tingëllon e tillë?

    -Në fakt, për të qënë i sinqertë, kjo është shumë pak shqiptare. Pra, ne nuk kishim kompozime më parë, nuk kishim traditë, por morëm nga kënga popullore. Kurse kompozitorët e rinj kanë një brez të mirë, kanë një traditë.

    Sot, më shumë kompozitorëve u pëlqen ritmi, i vënë më shumë rëndësi ritmit. Kurse muzikën e përcaktojnë lajtmotivet, e përcakton mendimi, e përcakton folklori, tabani kombëtar i një shteti, ashtu siç njihet muzika spanjolle, ajo greke që kanë tabanin kombëtar, ashtu duhet të njihet edhe muzika shqiptare. Kështu, më pëlqen të veçoj vetëm Ardit Gjebrene e ndonjë tjetër që kanë disa këngë, të cilat populli i pëlqen shumë, sepse populli e do muzikën shqiptare, ajo është më e lehtë, më e pranueshme.



    - Kur ka qenë pjesëmarrja e fundit nëpër festivale të këngës?



    Festivali i 15-të ka qenë pjesëmarrja ime e fundit.

    - Po pas '90-ës, a keni tentuar?

    Absolutisht, jo.

    - Përsa i përket muzikës, ju nuk keni kompozuar vetëm muzikë të lehtë, por dhe të llojeve të tjera?

    - Më parë kam bërë operetën "Brigada e grave" si dhe 2 opereta të tjera, të cilat nuk u dhanë, për arsye të dënimit tim.

    - Po përsa i përket muzikës së sotme, pra huazimeve, këngëve "të huaja", ç'mendim keni?

    - Reminishencë do të ketë kurdoherë. Por, muzika, orkestracioni, ekzekutimi, sot kanë arritur nivele të larta, shumë më të larta se më përpara. Sot janë më profesioniste, kurse më përpara kanë qenë diletantë të gjithë.

    Këto gjëra janë kalimtare, pra do t'i lenë vetë kompozitorët. Megjithatë muzika ka ecur shumë përpara. Mund të krahasohemi me aranxhuesit botërorë, me orkestrat botërore, me kompozitorë botërorë, me këngëtarë të kalibrit botëror. Sot janë muzikantë me shkollë profesionale muzikore, mbi të gjitha,janë me talent jo vetëm në muzikë, por në çdo gjë. Jemi një popull me talentedhe me ndjenja.

    - Çfarë mund të thoni për brezin e ri, për këngëtarët e rinj?

    Kompozitorët e rinj duhet të vazhdojnë rrugën që kanë filluar, por të kthejnë kokën nga tabani, nga folklori, të marrin diçka nga ai. E kanë filluar shumë mirë me melodinë, tani kanë filluar të futen brenda veshit të popullit. Tani melodia ka filluar të ndiht, të kuptohet dhe të dashurohet nga populli, por më tepër kompozitorët e rinj duhet të shikojnë anën e folklorit, të tabanit popullor. Ka këngëtarë të rinj shumë të mirë. Për një kohë shumë të shkurtër, kemi një brez të shkëlqyer për muzikën. U them, që të hedhin sytë nga folklori.


    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sonatë
    (Këngëtare - Eli Fara)

    Rrugës i trishtuar dikush po ecën
    një i dashuruar dhe fare vetëm
    dashurinë që humbi duke kërkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...

    Vajzën qe e donte sa donte jetën
    e braktisi sonte dhe e la vetëm
    endërra që lëkundi sa shpejt u shua
    errësirës humbi, iku dhe e la...

    Ndoshta rri e fshehur diku ne pyje
    apo rri e ndezur atje ne yje
    dhe pergjon atje, djalin qe kerkon
    kushedi ku dehet a perqafohet
    apo do te kthehet dhe do pendohet?!
    djali ne vetmi vajzen e kerkon...

    la la la la la ... la ra la la

    Rruges i trishtuar dikush po ecen
    nje i dashuruar dhe fare vetem
    dashurine qe humbi duke kerkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...

    Ndoshta rri e fshehur, diku ne pyje
    apo rri e ndezur atje ne yje
    dhe pergjon atje, djalin qe kerkon
    la la la la la ... la ra la la

    Rruges i trishtuar dikush po ecen
    nje i dashuruar dhe fare vetem
    dashurine qe humbi duke kerkuar
    si i erdhi fundi, iku dhe e la...


    Këngën mund ta dëgjoni këtu !


    Edhe pse para kohe, dua tu uroj ketu te gjitheve Gëzuar Shën Valentinin. Pershendetje speciale ju dergoj gjithe korcareve!

  3. #23
    ....Ne bar me kuriz me ke rene ,
    gugucja ne peme guin...
    Nje tufe me shkendija kam zene ..
    mbi balle dhe mbi faqka ta ngjis ..

    Eja prane meje ti edhe njehere,
    se une o yll ty te dua ..
    eja degjo si reh zemra e ime ..
    pastaj me thuaj ''ste dua''

    Mbeshteti pak kryet mbeshteti....
    ne kraharorin qe reh pa pushim...
    ska vend me te bukur planeti ..
    se vendi ku linim takim..

    Eja prap meje ti edhe njehere ..
    se une o yll , ty te dua...
    eja degjo si reh zemra ime ...
    pastaj me thuaj ''ste dua''...

    ..........

    Nena ate nate me priti deri vone..
    kishte rene ne shtrat po skishte gjume...
    sa u gezua kur me pa.....
    se harroj per jete.....
    sa u gezua kur me pa..
    se harroj per jete....

    Nena ate nate me priti deri vone ...
    kishte rene ne shtrat , por skishte gjume
    djalo.. keshtu mos u vono....
    se kam merak shume....
    djalo...keshtu mos u vono...
    se kam merak shume....

    .........

    Arapke e vogel moj ti me je...
    me zycka boje qielli....
    kur te shikoj.... me buzeqesh...
    e imja je ....Marjana....
    kur te shikoj.... me buzeqesh...
    e imja je ...Marjana...

    Ta kisha cezmen o me raki...
    te pija ..dite e nate...
    o moj taksi .... me co ne shtepi....
    se une jam bere ...tape....
    o moj taksi... me co ne shtepi...
    se une jam bere ...tape...

    Ta kisha xhepin o me para ....
    te pija dite e nate....
    o moj taksi... me co ne shtepi...
    se une jam bere... tape...
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  4. #24
    Gershetat te bini mbi supe..
    si dy tulipane te verdhe...
    enderoja ti prekja me dore...
    vetem nje here...

    Dhe lulet te gjitha u vyshken ..
    kur syte e tu pane..
    dhe zogjte erdhen tek ti...
    kengen e lane...

    Dhe djelli te binte mbi floke...
    mbi floke...
    dhe syte ti shndriste me shume..
    me shume...
    Vajtoja kur syte smi hidhje ..
    dhe lotet me ridhnin lum...

    Dhe erdhi nje dite kur djelli me gjeti pa nene ...
    kerkoja ne syte e tu..une boten e tere...
    se ti lozje dhe qeshje me mua ..si me femijet..
    se ti lozje e qeshje kur qaja ne vetmi...

    Dhe djelli qante me mua....aaaaa...
    vajtonte dhe hena....
    por ti lozje dhe qeshje...
    me mua qe me vdiq nena...

    .......
    Kam kohe qe dua te ze nje kale te bardhe ...
    te lozja te qeshja me te neper savane
    Rend kali , rend une ,fryn ere dhe shkelet bari..ooooo
    se di pse nuk vjen , pse safrohet me ai kali...

    Si pune e ketij kali te bardhe ...eshte dashurija...
    meshire nuk pati ajo... nga lotet e mija....
    perpiqem mundohem te ze ate kale te bardhe ..oooo
    i vetem te loz bashke me te neper savane...
    ..................
    Nallemkat mi mban ne dore.....
    se pritet te bjere debore...
    po ikim dhe po shkojme ...
    njeri spo na degjon ....
    se mbeta i shkreteee...mbeta

    Aaaajaajaaaa
    aaaajjjajaaaa
    aaaajjjajaaaa
    la la la la

    Ne moshen e dashurise ...
    ne moshen e lulezomit...
    ne moshen e dashurise ...ne moshen e lulezimit ...
    se mbeta i shkrete , mbeta....
    ........
    Kush te ka mbyllur brenda ...
    dhe ste le te dalish jashte....
    si thes me kashte ...
    prej deshperimit.....

    Dil...moj.... prej burgut ...shpetooooo
    fjalet e prinderve mos i degjo...
    se ata flasin te na ndajne ...
    po dashurine ne ta mbajme...

    Se kje dashurija jote....
    mua cme ka hyre ne zemer ...
    dhe shpirti do pelcase ...puf....
    prej deshperimi...

    Dil....moj prej ...burgut ...shpeto....
    fjalet e prinderve mos i degjo....
    se ata flasin te na ndajne ..
    por dashurine ne ta mbajme...
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  5. #25
    Varka po niset .eee
    per tek limani......
    ngriti flamujte....te udhetoje....
    varka po niset eee
    per tek limani....
    ngriti flamuret...te udhetoje...

    Ishte nje vajze ...bashke me nje djale...
    mbaje varken varkaxhi...
    te vijme dhe ne ...

    O ceshte ajo ...
    qe po zbret nga mali...
    me te zeza veshur eee
    nga mali ajo po zbret...
    me te zeza veshur eee
    nga mali ajo po zbret ...

    Ne duart e saja..
    shporta te argjendta..
    trendafila mbushur eeee
    per te dashurin e saj...

    O qaj ..te qajme ....
    per dashurine....
    se une vashe me syckat eeee
    humba djalerine....
    .........................
    Kur vjen behari ..cel qershija...
    vajza te bukura.....
    faqka pa puthura aaa
    andej , kendej kerkojne djemte...
    duan te lozin eee
    te qeshin....eeeeeeeee

    Ciu ciu ciu
    ciu ciu caaaa
    lozin femija qeshin me mua
    hahahahhaha
    ciu ciu ciu
    ciu ciu caaa
    lozin femija qeshin me mua....

    ..........
    Perendeshe e bukurise me je..
    une per ty mos do pelcas....
    dashurine qe kam shtene me ty..
    obo..si do tja bej....

    Fleeee....dhe ne ender ..te shikoj dhe ste haroj jo joooo
    mos me mundo o yll , o xhan , o zemer, oooo
    Jako shan e jako shpirt...
    jako zemra ime ...eja re rojme qe te dy ...
    ne kete bote.....

    Jako ylli me shkelqim .. fytyre e dashurise....
    me zene e embel...qe me ke............
    me bere te vdes...........

    Ilacet nuk me bejne gje...
    sme sherojne plaget eee
    pervcese syri yt i zi ..
    qe me mori mendjen eee

    Fle........dhe ne ne ender te shikoj dhe ste harroje ..ooooo
    mos me mundo o yll... o xhan ..o zemer oooo
    .....
    O vemi , o svemi....
    ne mes te pyllit do vemiiiii
    atje ku djelli dhe bota nuk na shef....
    atje ku djelli dhe bota nuk na shef...

    Atje ku zogjte ngrene ...
    folene e dashurise ...
    atje shtepine , ta ngeim edhe ne...
    atje shtepine , ta ngreim edhe ne...

    Te rojme te gezuar ...
    te lumtur dhe te qete....
    sa e embel eshte...
    kjo jete me dashuri...
    .............
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  6. #26
    ''Debora zbardhi malet ''
    3- I thashe dhe sateme ....
    i thashe dhe titeti...
    se vjaza mbushi 16 vjec ...
    dhe duhet te martohet...
    se vajza mbushi 16 vjec...
    dhe duhet te martohet...
    ......................
    Doja te falenderoja vecanarisht Fiorin per rubriken e bukur.
    Sonte kujtova me mall , ato netet me kitare ne pragjet e portave...
    Ndoshta do me duhet nje nate e tere per te kujtuar gjithe ato kengen qe rine te fjetura ne kujtese....
    Faleminderit te gjitheve per castet e bukura qe me dhuruat sonte.
    Me shume respekt Loti kristalte.
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  7. #27
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Wewww...

    Gjithmone kam pasur dobesi per kenget e vjetra korcare. Nje e tille me kujtohet turbull....

    Ne kopshtin plot lule qendrova
    Keputa me mall nje zambak
    Takimin e pare e kujtova
    Dhe varri nga lotet u la

    Eja te fshish lot' e mia
    Eja me thuaj me do
    Eja i kthe lumturine
    K'saj zemres te vogel qe t'do

    .......

    E di ndonjeri vazhdimin?
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #28
    Mixing For You Maska e Deejay
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Moment Se Di Ku Jam
    Postime
    55
    Mora çiftene dola per gjah
    (Kenge popullore Korçare)

    Mora çiftene dola per gjah
    jaman shoko more jaman aman,
    e çiftene more me gjithe zagar.
    jaman shoko more jaman aman,

    E pashe dy more te bukura,
    jaman shoko more jaman aman.
    E cila te pelqen mor djale,
    jaman shoko more jaman aman.

    Po ajo me e bukura,
    jaman shoko more jaman aman.
    Po ajo belkeputura,
    jaman shoko more jaman aman.
    Deejay.....

  9. #29
    Mixing For You Maska e Deejay
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Moment Se Di Ku Jam
    Postime
    55
    Hapi syte e zeze
    (Kenge popullore Korçare)


    Hapi syte e zeze o moj he moj hapi syte e zeze,
    Hapi syte e zeze o moj te moj te na sjellsh behare.
    Sa te desha ty o moj sa moj sa te desha ty,
    sa te desha ty o moj si moj si nena evlane.

    Me doçkat perveshur moj, me moj me doçkat perveshur,
    Me doçkat perveshur moj, me moj me manushaqe.
    t'i kam per t'i ngrene o moj t'i moj t'i kam per t'i ngrene,
    t'i kam per t'i ngrene o moj, me moj me gushe e me faqe.

    Ne nje thellesi o moj ne nje ne nje thellesi,
    Ne nje thellesi o moj ta moj ta degjova zene.
    te dinja bilbil o moj te moj te dinja bilbil,
    apo te dinja bilbil o moj, me moj me dole thellenze,
    Deejay.....

  10. #30
    Mixing For You Maska e Deejay
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Moment Se Di Ku Jam
    Postime
    55
    Folme
    (Kenge popullore Korçare)


    Si është kjo jeta ime,
    e mbushur me shqetësime,
    nga dimri me acar, atëhere kur s'ka fjalë.
    s'jetoj unë dot larg teje.

    Mendoj unë ditë e natë,
    s'më duhen as paratë,
    përveç syve të tua,
    që shumë aq shume i dua,
    Kërkoj të rri pranë teje.

    Pra ti folmë,
    Folmë me zërin tënd,
    folmë, mos më lendo më kot
    xheloze dhe e bukur asgjë (s'lind dhe jeton)
    mos rri ti më larg meje
    kaq shumë mos më mundo.
    Ti foli zemrës sime që fort të dashuron,
    ti jepi jetes sime gëzimin qe kërkon.

    Foli zemrës sime që fort të dashuron,
    ti jepi jetës sime gëzimin që kërkon.
    Deejay.....

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •