Mbrojeni zemrėn tuaj duke ndryshuar stilin e jetesės
Disa ndryshime tė thjeshta qė mund tė bėni nė mėnyrėn e jetesės mund t’ju ndihmojnė nė mbrojtjen e zemrės, nė uljen e rrezikut tė paralizės dhe nė parandalimin e sėmundjeve dhe infarkteve tė zemrės.
Studiuesit e Universitetit tė Shkencės nė Filadelfia shpjeguan ndryshimet qė mund tė bėhen pėr tė ruajtur shėndetin e zemrės. Ja stili juaj i ri i cili do tė mbrojė zemrėn:

* Ēdo ditė planifikoni 20-30 minuta pėr tė bėrė ushtrime kardiovaskulare si ecja, vrapimi apo notimi. Shkoni kudo nė kėmbė. Mos hipni nė ashensor dhe qėndroni larg shkallėve elektrike.

* Kontrolli i stresit: harxhojini 10 minuta nė ditė duke bėrė lėvizje qetėsuese pėr ju si leximi i njė libri, ecja apo dėgjimi i muzikės. Pijet si ēaji, kafeja apo tė tjera tė ngjashme konsumojini nė masa tė pranueshme. Kafeina mund tė rrisė nivelin e kortizolit, hormonit tė stresit nė trup.

* Mėsoni ritmin e rrahjeve tė zemrės: nė mėngjes para se tė ngriheni nga shtrati mėsoni ritmin e rrahjeve tė zemrės sė ēlodhur. Kėtė gjė mund ta bėni duke vendosur gishtin e mesit tek pulsi ose tek damari i qafės. Pėr tė pasur njė mesatare tė rrahjeve duhet tė bėni matje mė shumė se tre ditė. Pėr tė rriturit numri i rrahjeve nė minute ėshtė 60-100. Nėse rrahjet e zemrės rezultojnė mbi ose nėn kėtė mesatare, atėherė mund tė flitet pėr njė problem tė ritmit tė zemrės. Nėse rrahjet e zemrės i keni nėn 60 ose mbi 100, atėherė shkoni tė bėni njė vizitė tek doktori.

* Niveli i kolesterolit: niveli i lartė i kolesterolit ėshtė faktori mė i rrezikshėm pėr sėmundjen koronare tė zemrės dhe paralizėn. Tė paktėn njė herė nė vit duhet tė kontrolloheni dhe tė bėni matjet e nevojshme.

(Vetem nese jeni i dashuruar dhe ju rahe zemra fort mos u merakosni,eshte normal).