Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Rusia-Serbisë: Do ta njohim Kosovën nëse hyni në NATO


    Beograd, 5 shkurt

    Nëse Serbia angazhohet në drejtim të hyrjes së saj në NATO, atëherë do të duhet të heqë dorë nga Kosova, pas të cilës gjë edhe Rusia do të jetë e detyruar të rishqyrtojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës, sepse “nuk mund të jemi ne më serbë se serbët”, tha për të përditshmen serbe “Blic ambasadori i Rusisë pranë NATO-s, Dimitrij Rogozin, në përgjigje përkitazi me polemikën mbi hyrje e mundshme të Serbisë në NATO.
    “Nuk e kanë njohur Kosovën të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, situata tillë është barrierë për hyrje e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj – pa Kosovën. Beogradi do të detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Madridit dhe Moskës. Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, sqaroi Rogozin.
    “Për shkak të gjurmëve ende të dukshme të bombardimit t para 10 vjetëve në Beograd nga ana e NATO-s, pastaj problemit të Kosovës, pavarësinë e së cilës e kanë njohur shumica e vendeve të NATO-s, atij të demonizimit të popullit serb, kuteve të dyfishta të Perëndimit ndaj pjesëmarrësve në luftën në (ish) Jugosllavi .... A thua gjitha këto janë harruar. Rusia thjesht nuk do ta kuptojë zgjedhjen e Serbisë në dobi të NATO-s, në dritën e asaj që përmenda më sipër, tha Rogozin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 05-02-2010 më 20:13
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Luhatet Serbia...

    Ja disa informata per gjendjen politike serbe

    1) 5 shkurt: Shesheli akuzohet per mosrespektimin e Hages.

    2) 5 shkurt: Ambasadori rus ne Serbi Aleksandr Konuzin

    "NATO ka nje posicion te forte ne Statusin e Kosoves dhe nese ju i bashkoheni nje organizate qe e konsideron Kosoven shtet te pavarur, ateher edhe ju e ndani te njejtin mendim per te!"

    "Nese Serbia vazhdon te kembengule per tu bere anetare e NATO-s, ateher ajo do te demtoj marrdhaniet e ngushta me Mosken!"

    3) 5 shkurt: Grupi i Kontaktit (Shtetet e Bashkuara t'Amerikes, Anglia, Gjermania, Franca, Italia)

    Mjafte me:

    "Deri me tash ne mase te madhe kemi toleruar politiken e jashtme te Serbise sa i perket çeshtjes se Kosoves, sepse kemi besuar se ne kohe kjo çeshtje do te hiqet nga axhenda!"

    4) 6 shkurt: Perfaqesuesi rus ne Aleancen Veriatlantike Dimitij Rogozin

    "Nese Serbia deshiron te hyje ne NATO, atehere ajo duhet heqe dore nga Kosova...ne thjesht nuk do te kemi argumente te jemi serbe me te medhenje se sa jane vete serbet!"

    "ME pranimin e Serbise ne NATO, Beogradi do te detyrohet ta njohe zyrtarisht Sovranitetin e Prishtines, kurse kjo do te ndryshoje edhe qendrimet e Madridit dhe Moskes!"

    5) 6 shkurt: Raportuesi i Parlamentit Europian per Serbine Jelko Kalçin

    Jeremiqi para disa diteve kishte thane:
    "Serbia e ka kaluar topin ne pjesen e fushes se BE-se"

    Pergjigjja e Jelko Kalçin-it:
    "nuk eshte fjala per futboll(...) Nuk po hyne Be-ja ne Serbi, por Serbia po perpiqet te hyje ne BE(...) Derisa Serbia do te kete heronjte e vet kombetare te viteve Nentedhjeta, te misheruar ne personin dhe vepren e Mlladiqit, ajo nuk do te mund te permbushe pritjet e BE-se dhe nuk do te mund te afrohet ne BE-ne!"
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •