http://www.mesazhi.com/modules/news/...20religion.jpg
Fëmijët britanik që nga mosha pesë vjeçare do të kenë mundësinë të mësojnë për fetë e minoriteteve në vend, sipas një udhëzimi të ti nga qeveria, nismë kjo që ka nxitur kundërshtime në këtë vend Evropian.
“Është më rëndësi që fëmijët të zhvillojnë një kuptim të mirë të besimeve të popujve të tjerë” tha ministrja e arsimit Diana Xhonson.
“Kjo do të thotë të mësosh për Krishterimin, Islamin, Hinduizmin dhe Jehudizmin, por gjithmonë duke pasur në konsideratë besimet shekullare si Humanizmin dhe Ateizmin.”
Sipas udhëzimit qeveritar, fëmijët që prej moshës pesë vjeçare do të mësojnë për fetë minoritare ku përfshihen edhe fetë si Bahaizmi, Jainizmu dhe Zoroastrianizmi, si dhe humanizmi aty ku është nevoja.
Edukata fetare është e detyruar në shkollat Britanike, por nuk është në plan programin kombëtar.
Ky udhëzim ka nxitur ankesa në vend.
“Ideja që të kemi edukatë fetarë të shumë feve nuk është diçka e re por tani ata kanë shtuar më shumë religjione në të,” thotë Kolin Hart, drejtor i Institutit të Krishterë.
“Tani aty ka sende që nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë siç është humanizmi, tha ai.
“Në qoftë se humanizmi shtohet, andaj pse jo edhe besimet politike?” shtoi ai duke thënë se ky udhëzim qeveritar është një marrëzi.
Hart paralajmëroi se mësimi i besimeve të pakicave do të prekte integritetin e secilit besim./IOL/
Krijoni Kontakt