Identifikimi me Krishtin
Pali thote dicka shume te vecante tek Galatasit 2:20: “Une jam kryqezuar me Krishtin. Nuk jam me une qe jetoj, por Krishti qe jeton tek une.” A nenkupton Pali ketu se ai ishte fizikisht me Krishtin ne kryq kur Jezusi vdiq? Ne e dime qe Jezusi u kryqezua midis dy kusareve dhe Pali madje as nuk ishte prezent ne kete ngjarje historike te kryqezimit te Krishtit.
Me pas, Pali thote se ndonese ai u kryqezua, ai jeton. A do te thote kjo se Pali u ngjall se vdekuri bashke me Jezusin? Nqs po, perse nuk kemi degjuar per kete? Akoma me tej, Pali na thote se madje ai nuk jeton fare, por Krishti jeton ne te. Per mendjen natyrale, e gjithe kjo tingellon shume e cuditeshme. Kjo eshte arsyeja se pse ne duhet t’i dallojme gjerat frymore, ne menyre frymore.
Eshte e dukshme pra se Pali po flet per dicka te ndryshme nga kryqezimi fizik, nga vdekja fizike, varrimi dhe ringjallja. Pra, ndonese thote “une u kryqezova me Krishtin”, ai nuk nenkupton se ishte i pranishem fizikisht ne mish ne momentin e kryqezimit; por ai ka synimin te na tregoje dicka me te thelle. Ne do e zbulojme se shpejti se kjo experience e te qenit i kryqezuar bashke me Krishtin, nuk eshte unike vetem per Palin, por per cdo femije te rilindur ne Zotin. Jo vetem pali, por te gjithe dishepujt e Jezusit kane qene te kryqezuar me Krishtin.
Por si eshte e mundur kjo? Bibla na thote se ekziston nje lidhje e padukshme por shume e fuqishme midis Jezusit dhe gjithe dishepujve te Tij, ata jane nje Trup. Kjo eshte nje lidhje frymore. Kjo lidhje frymore formon bazat e marredhenies dhe vellazerise sone me Krishtin. Jezusi tha: “Une jam Hardhia e vertete… jetoni ne Mua dhe Une do te jetoj ne ju “ (Gjoni. 15:1,4a). Jezusi e krahasoi kete lidhje me nje hardhi qe ka shume dege. Cdo dege jeton nga bashkimi me hardhine. E njejta jete qe rrjedh ne hardhi, rrjedh dhe neper dege. Jezusi thote se Ai eshte Hardhia e vertete dhe ne jemi deget e Tij. Ky eshte nje bashkim frymor. Si dege, ne mund te rritemi dhe te prodhojme fruta frymore per aq kohe sa te jetojme, qendrojme dhe banojme dhe te jemi pjese e Hardhise. Keshtu pra, bashkesia me Zotin nuk eshte “shperblimi” per jeten tone frymore, por eshte baza e jetes sone frymore. Me kete analogji, ne mund te kuptojme se cfare nenkupton Pali dhe tek disa nga shprehjet e tjera te tij. Ai thote tek Korinthasit: “Ai qe bashkohet me Zotin, behet nje fryme me Te” (1 Kor. 6:17). Tek Efesianet, Pali e krahason kete bashkim frymor me bashkimin qe ekziston mes burrit dhe gruas kur ata jane te martuar: “Dhe qe te dy do te behen nje mish. Ky mister eshte i thelle, por une e them ne lidhje me Krishtin dhe Kishen” (Efesianet. 5:31b,32).
Sigurisht qe eshte nje mister i madh. Si mundet qe Zoti te na beje ne nje fryme me Jezusin. Kjo eshte pertej njohurise njerezore. Por ne e dime qe kjo eshte bere dhe perfunduar tashme. Kjo e ka fillimin ne kryq. Kryqi pra eshte pika e fillimit te bashkimit tone me Krishtin. Ne kryq, Zoti na sheh ne nė vend te Krishtit dhe Krishtin nė vendin tone. Pra, ta themi ndryshe, ne Kryq i gjithe mekati yne i atribuohet Krishtit dhe gjithe drejtesia e Tij na atribuohet ne.
Sa e mrekullueshme eshte kjo per ne – dhe sa e tmerrshme per Tė! Por, kjo eshte rruga e Zotit. Bibla i referohet kesaj si “identifikim”:
Per shkakun tone, Ai beri qe te jete mekat, Ai qe nuk njihte mekat, keshtu qe ne te behemi drejtesia e Perendise nė Tė. (2 Kor. 5:21)
Bibla kurre nuk na identifikon ne me Krishtin nė para-ekzistencen e Tij me Atin, apo ne lindjen e Tij njerezore dhe as ne jeten e Tij te pamekateshme ne toke. Por, kur Jezusi ju dorezua kryqit, Ai u identifikua me ne duke marre mekatet tona dhe duke pranuar ndeshkimin per ato mekate, njelloj sikur te kishte mekatuar Vete. Ne te njejten menyre, kur ne i dorezohemi kryqit, Ati na identifikon ne me Krishtin njelloj sikur te ishim te pamekatshem. Jezusi behet urtesia, drejtesia, shenjteria dhe shpengimi yne (1 Kor. 1:30). Nuk thuhet se Ai na i jep keto gjera, por se Ai eshte keto gjera per ne.
A u kryqezua Jezusi per mekatet e Tij? Jo, Ai u kryqezua per mekatet tona. A jemi ne te mencur, te drejte, te shenjte dhe te shpenguar per shkak te atyre qe kemi bere ne? Jo, Ati thjesht na identifikon ne me Krishtin sikur te ishim kryqezuar bashke me Te. Krishti humbet cdo gje, ne menyre qe ne te fitojme cdo gje! Kjo eshte dhe arsyeja se pse shpetimi fillon me pendese, dorezim dhe besim ne Krishtin dhe punen e Tij te perfunduar ne Kryq. Sepse nuk mund te filloje ndryshe. Ja pra se cfare Zoti te lavdishem kemi ne!
Te jesh ”Nė Krishtin”
Ti mund te pyesesh se si behet ky bashkim me Jezusin. Une nuk kam nje pergjigje per kete. Thjesht e pranoj kete, sepse keshtu thote Zoti. Ati na vendosi ne nė Krishtin dhe nuk e kuptoj plotesisht se si e beri kete, por e di qe e beri dhe e falenderoj Ate per kete. Bibla thote se “Per shkak te Tij, ju jeni nė Krishtin Jezus” (1 Kor. 1:30a). Dishepujt e Jezusit jane nje me Krishtin, sepse Ati i vendosi aty. Ne jemi nė Krishtin dhe Krishti eshte nė ne. Ne nuk mund ta kuptojme se si eshte kjo gje, por thjesht keshtu eshte. Ne jemi frymerisht nje me Krishtin. Kjo njeshmeri, ky bashkim, ky partneritet dhe kjo vellazeri me Te eshte baza e jetes sone frymore dhe ecjes sone ne Zotin.
Pasagjeret e nje aeroplani duhet t’ja besojne veten ketij aeroplani kur duan qe te fluturojne per diku. Ata e vendosin veten e tyre nė aeroplan dhe fati i tyre (per mire apo per keq) eshte i lidhur me aeroplanin. Nqs aeroplani ngrihet 10,000 metra, ata ngrihen po aq. Nqs aeroplani perplaset, ata perplasen po ashtu. Nqs aeroplani arrin ne destinacion, ata do arrijne po ashtu. A mundet qe aeroplani te mberrije ne Tirane, por pasagjeret te ngelen ne Durres? Apo pasagjeret te shkojne ne Vlore, nqs aeroplani shkon ne Korce? Sigurisht qe jo! A mundet qe aroplani te arrije ne ora 8 dhe pasagjeret ne ora 9? Apo madje ne 8 e nje sekonde? Absolutisht jo! Pasagjeret mberrijne aty ku mberrin aeroplani dhe ne te njejtin moment me aeroplanin! Ne te njejten menyre, kur Ati na vendosi ne nė Krishtin, Ai na lidhi pergjithmone me vdekjen, varrimin, ringjalljen, lartesimin dhe uljen e Krishtit ne vendet qiellore. Pra, Ati na konsideron qe ne jemi kryqezuar, kemi vdekur, jemi varrosur, jemi ringjallur dhe jemi lartesuar ne anen e Tij te djathte ne vendet qiellore! Pra, nuk mund te jete ndryshe! Sa kohe qe qendrojme nė Tė (Gjoni. 15:5), fatet tona jane te lidhura!
Nje here une vendosa nje kartmonedhe 1000 LEK brenda nje libri. Por, libri me vone me humbi. Cfare ndodhi me kete kartmonedhe? Ajo humbi bashke me librin! Pra, fati i kartmonedhes dhe i librit ishte i perbashket sepse kartmonedha ishte nė librin. Nė menyre qe ta gjeja kartmonedhen, duhet te gjeja me pare librin dhe kur e gjeta librin, e gjeta dhe kartmonedhen. Ne te njejten menyre, Ati na ka vendosur ne nė Krishtin. Kur Krishti u kryqezua, ne po ashtu u kryqezuam, kur Krishti u ringjall, ne u ringjallem gjithashtu. Te dy pra, Krishti dhe besimtaret jane bere nje. Dhe cfare eshte e vertete per Te, eshte e vertete dhe per ata qe jane bere nje me Te.
Tani, po ju tregoj dhe dicka tjeter. Para se babai im te martohej me nenen time, ai kaloi ne nje aksident automobilistik. A i mbijetoi aksidentit? Sigurisht, sepse une jam gjalle dhe po shkruaj keto rreshta. Por nqs ai do te kishte vdekur, dhe une do te kisha vdekur gjithashtu, sepse une isha nė te. Pra vdekja e tij do te ishte vdekja ime dhe e gjithe pasardhesve te mi. Pra te gjithe do te kishim vdekur me te, pa jetuar as edhe nje dite. Por jeta e tij, shpetimi i tij, ishte po aq dhe jeta ime dhe shpetimi im. Mbijetesa e tij ndaj aksidentit mund te verifikohet nga jeta ime dhe jeta e femijeve te mi. Pra, duke folur ne menyre frymore, kjo eshte ajo qe beri dhe Ati duke na vendosur nė Krishtin. Krishti u kryqezua, vdiq dhe u varros dhe u ringjall, u ngjit ne qiell dhe u ul ne te djathten e Atit. Dhe perderisa ne ishim nė Te kur ndodhen keto gjera, Ati na konsideron qe na kane ndodhur dhe ne gjithashtu. Ne qe jemi femijet e Tij, tani ndajme te njejten jete te Krishtit, duke qene deshmi e ringjalljes dhe triumfit te Tij. Kur Ati e ngrit Ate nga vdekja, na ngriti dhe ne gjithashtu nga vdekja.
Celesi i gjithe kesaj eshte qe ne ta shohim veten tone ne te njejten menyre si na sheh Ati. Ne duhet ta shohim se Ati na ka bere nje me Krishtin, vetem atehere mund te themi bashke me Palin: “Une u kryqezova bashke me Krishtin!” dhe ta provojme ne eksperiencen tone kete fakt. Vetem kur ta shohim kete, do te jete shume e lehte per ne qe ta shohim se ne u kryqezuam bashke me Krishtin, vdiqem, u varrosem, u ringjallem, u ngritem ne qiell dhe u ulem bashke me Te ne te djathte te Atit. Perfitime marramendese rrjedhin tek ata qe Ati i beri nje me Krishtin, sepse kur ne behemi nje me Te, historia jone frymore behet nje me te Tijen. Ne jemi “te bekuar me cdo bekim frymor… nė Krishtin” (Efesianet. 1:3). Nė veten tonė? Kurrė! Vetėm nė Krishtin!
Krijoni Kontakt