Kjo eshte nje leter ne shqip, e shkruar me vargje biblike, e formuar ne formen e letres se dashurise se Atit tone per ne
Kjo eshte nje leter ne shqip, e shkruar me vargje biblike, e formuar ne formen e letres se dashurise se Atit tone per ne
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Matrix,
a nuk do te ishte fatkeqesi qe dikush te pranoje te mare letra nga Ati edhe ne te njejten kohe te refuzoje te mare trupin e gjakun e Zotit?
Nuk e di se si do ndihej Ati, kur njerezit perqendrohen tek letra qe flet per Atin e jo tek ushqimi hyjnor qe e ka Zotin!
Le te mos zevendesoje letra ushqimin e vertete dhe personal qe i ofron Zoti cdokujt ne cdo liturgji hyjnore.
Lajmi i Mire eshte se Zoti u be mish (dhe jo leter) dhe se Ai tha se jete ka ai qe ha mishin e tij dhe jo ai qe "ha" letrat e tij.
Ashtu eshte Seminarist, por sikur nuk degjova aty te thuhej se nuk duhet te marresh pjese ne liturgji dhe aq me pak qe te mos marresh trupin dhe gjakun e Birit te Tij. Sigurisht qe Ati deshiron fort qe ne te ushqehemi me Fjalen e Tij qe u be mish e gjak per ne, Ushqim i vertete qe jep perjetesi!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Edhe Krishti kur e pyeti gruaja samaritane se ku duhet adhuruar Ati, Ai ju pergjigj: as ketu as aty, por ne Fryme dhe ne te Verteten.
Pra Ati njihet dhe adhurohet permes Frymes se Shenjte qe Ai ka vendosur brenda nesh dhe permes Krishtit (Fjales se Tij, te Vertetes).
Liturgjia (puna e perbashket e Kishes) eshte rrjedhoje e ketij adhurimi te brendshem qe shprehet jashte. Hiqe adhurimin e brendshem ne Fryme dhe ne te Vertete dhe liturgjia kthehet ne ritual!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Ja pikerisht ketu, Matrix, ka pikepamje protestante qe s'i pranon kisha ortodokse.
Te thuash qe liturgjia nuk eshte asgje me shume se sa adhurimi i brendshem ne fryme edhe te vertete eshte, po ashtu sikurse se, qe te jesh i krishtere, duhet te jesh ne moshe pjekurie ne menyre qe te vendosesh vete per besimin, te thuash se protagonist ne marredhenien Perendi dhe njeri, rolin qendror e ka njeriu.
Eshte njeriu, sipas ketij mentaliteti protestant, ai qe, ne fryme edhe te vertete, e ben liturgjine liturgji, ai qe, me vendim personal vendos te pranoje Zotin.
Ky mentalitet e ka burimin ne antropocentrizmin e Europes perendimore, me humanizmin dhe jo rastesisht protestantizmi perkon ne kohe me Rilindjen europiane.
Liturgjia, per kishen ortodokse, se pari eshte zbritja Perendise tek njeriu ne Kungim, eshte arritja e njeriut prej Perendise. Ne qender nuk eshte NJERIU por Perendia. Edhe sikur njeriut ti mungoje per ndonje arsye vlera e vertete e adhurimit ne fryme per nje moment, liturgjia prape eshte e vlefshme, misteri i saj nuk ceket.
Ne boten heretike perendimore, ku keto mesime jane shkelur me kembe, njeriu protestant eshte ne kerkim te kungimit me Zotin sepse kjo eshte nje shtyse e natyrshme e njeriut, por duke qene se e ka mohuar DHURATEN e te marrurit te Zotit ne Kungim, ai e ka zevendesuar kete ne menyre idhujtare me LETREN, qofte kjo Bibla ose si kjo menyra fantazuese ku Perendia i drejtohet individualisht njeriut me mesazhe.
Ky lloj mentaliteti eshte pseudo-liturgji e pseudo-kungim.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-02-2010 mė 10:14
Seminarist, une nuk e mohoj kete qe thua ti.
Nuk them qe liturgjia ne vetvete zhvleresohet, po ajo nuk ka vlere subjektivisht per ate person, per te mos thene qe behet e demshme sepse e ben te besoje ne nje fetari te jashtme, fariseike.
Merr fariseun dhe taksambledhesin. Ata qe te dy kishin te njejten menyre adhurimi te jashtem, luteshin ne te njejtin tempull, kryenin te njejtat sherbesa, megjithate i pari ishte shume larg Zotit dhe i dyti ishte shume afer, sepse u afrua me pendese dhe perulesi.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
E besoj se ti nuk i mohon ato qe them. Por prape duhet kujdes. Nuk i shkon ketij forumi mentaliteti qe shpreh ideja se Ati po na dergon letra personale. Stonon.
Se dyti, prape, litrugjia gjithmone ka vlere dhe nuk behet asnjehere e demshme, po aq sa nuk behet Zoti i demshem per nje besimtar te rreme. I demshem ai lloj njeriu behet vetem per veten, per shkak te vetes.
Ti kujton se ne antropocentrizmin protestant nuk ka fariseizem?!
Antropocentrizmi eshte fariseizmi me i madh, sepse ne te njeriu merret me veten edhe atehere kur duket se i drejtohet Zotit. Zoti per antropocentristet nuk eshte vecse nje mjet.
Sigurisht qe ka. E kam thene dhe me siper, fariseizmi eshte prirje e brendshme jo e jashtme. Duke qene se eshte e brendshme, kjo prirje shfaqet ne cdo ambjent te jashtem dhe nuk ben dallim.Ti kujton se ne antropocentrizmin protestant nuk ka fariseizem?!
Por kjo leter nuk ka fokus elementet e jashtem, por ato te brendshem, dashurine e Atit per secilin nga ne duke hyre dhe ne detajet me te vogla te jetes sone.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Fakti qė Protestantizmi e ka kthyer mesazhin e Zotit nė njė mesazh antropocentrik, nuk do tė thotė se ti, Seminarist ke tė drejtė nė lidhje me sakramentet. Sa herė qė ti flet per sakramentet mua me vjen nė mendje arka e beslidhjes. Sa herė qė Izraelitėt kishin arkėn, ata fitonin nė beteje. Dhe kėtė gjė donin ta shfrytėzonin djemtė e njė profeti mė duket, nuk mė kujtohet mirė historia. Ata mendonin se duke pasur arkėn, ata "lidhnin" Zotin dhe Zoti do ishte i detyruar t'u jepte atyre fitoren. Por kjo gjo nuk ndodhi, Izraelitėt u shpartalluan nga Filistenjtė.
Kėshtu pra edhe sot, tė thuash se nese ke sakramentet ke Krishtin, ėshtė njė vetėmashtrim. Krishti nuk ka nevojė as pėr Tempuj, as pėr sakramente, as pėr arka. Ose mė mirė, vėndbanimi mė i pėrshtatshėm pėr Zotin, tempulli mė i pėrshtatshėm i Tij, arka e Tij, gjėnden nė zemrėn e sinqertė, nė zemrat e atyre nė tė cilėt Ai vetė banon.
Tė tjerat janė dytėsore. Ky nuk ėshtė aspak njė mesazh antropocentrik, por kristocentrik, sepse qendėr e mesazhit bėhet Krishti. As fakti se dikush duhet tė ketė njė moshė tė caktuar pėr tė pranuar Krishtin, nuk do tė thotė se njeriu bėhet qendėr. Dikush mund ta pranojė Krishtin edhe nė njė moshė tė mitur, por nuk mund tė themi se kjo gjė mund tė ndodhė nė foshnjėri. Ėshtė mė se e vėrtetė se nuk ėshtė njeriu ai qė zgjedh Krishtin. Ėshtė mė se e vėrtetė se Perėndia e di se cilėt janė tė tijėt, pasi Ai nuk lidhet dot nga koha dhe hapėsira, por kjo nuk do tė thotė se ēdo njeri qė lind nė njė vėnd tė ashtėquajtur i krishter, do tė marrė Krishtin sapo tė pagėzohet.
Nėse duam tė bėjmė njė test se sa antropocentrikė janė mesazhet tona, mjafton tė bėjmė kėtė pyetje. Dhe unė do doja tė pyes Matrix dhe e pres pėrgjigjen nga ai. A ėshtė e mundur qė njė grup tė Krishterėsh tė jetojnė me dhe nė Krishtin, pa nevojėn e sakramenteve? E kam fjalėn pėr sakramentet si praktikohen sot nė kishat tradicionale, pra nė ato Katolike, Ortodokse dhe Protesante. A mundet pra njė kishė, tė jetojė pa ato sakramente? Dhe, a mundet njė kishė tė jetojė me sakramentet por pa Krishtin?
Pėrgjigjen do e doja nė radhė tė parė nga Matrix. E di pjesėrisht pėrgjigjen qė do japė Seminaristi. Ai do thotė se Sakramenti = Krisht. Ai p.sh. beson se po tė pagėzosh njė foshnje, Krishti ka ardhur dhe banuar nė tė. Nėse Matrix nuk e beson kėtė gjė, do doja tė m'i pėrgjigjet pyetjes sime.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt