Close
Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 303
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Zbardhen 3 orët e bisedës, batutat Berisha-Rama »

    Rama: Ti ke dashur të blesh deputetë e Partisë Socialiste dhe të përçash PS-në. Nuk je kaq luajal sa thua.
    Topi: Nuk është kjo çështja që ne jemi mbledhur. Ne jemi mbledhur për të diskutuar Rezolutën e Këshillit të Evropës.
    Berisha: Jo s’ka problem unë mund të diskutoj për çdo gjë. Këto janë çështje tipike që mund t’i zgjidh unë dhe zoti Rama.
    Le të bëjë një listë ai
    me problemet e tij dhe të diskutojmë çfarë duhet të zgjidhim.
    .

    E di Berisha se ku i rref zemra Ramës.
    LISTA


    1) Pasuria qe kam vene deri tani te mos me preket as mua, as Tan Leprit, as Roland Shytit, as Fidelit, as Dashit, as Gramozit.

    2) Bizneset e mia te mos guxoj as tatimor dhe as djalli me brire qe tu afrohet.

    3) Po qe se humbas zgjedhjet per Bashkine e Tiranes dhe iki nga kryetar i PS, te mos futem ne burg.

    4) 200 milion euro per ate pjese te unazes qe kalon ne teritorin e Bashkise se Tiranes, te kem une te drejten ti administroj.

    5) Top Channel te mos dal nga piramida

    6) ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 14-02-2010 më 20:34

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga artur Lexo Postimin
    ...Ajo qe kam kuptuar une eshte qe me dipllomaci zgjidhet me mire çeshtja per shumicen popullit. Politika te luaj rrolin e saj. Nuk jemi ne lufte me njeri tjetrin. Do vi mandati tjeter, ka kohe dhe per Edin. Kush kerkon '97, kush kerkon gjak NUK I DUHET SHQIPERISE.

    edhe ne 2005 nje pjese e mediave te majta propagandonin me te madhe qe socialistat nuk do ti njihnin zgjedhjet POR diten e votimeve NANO ja ngopi te gjitheve duke folur nga Saranda (si tani me kujtohet) e beri te qarte se procesi zgjedhor po vazhdonte mire dhe se nuk kishte ndermend te kundershtonte .....
    dmth Edveret te brumosur me mesimet e shokut diktator nuk mund te pranojne qe demokratet jane fituesit

    Citim Postuar më parë nga artur Lexo Postimin
    ... e per fat populli yne eshte i ndare gati ne gjys (gjys majtas e gjys djathtas)...me mire keshtu, se sa ne kohe te Enverit me shoke qe na lane me te pangopurit e Europes (siç nuk kishim qene kurre me pare).
    GABIM!! nuk eshte aspak e ndare ne gjysem. shumica shqiptareve nuk votojne gjakataret
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Negociatat, Rama mbledh aleatët. Ja qëndrimet e tyre

    Shekulli Online | 14/02/2010 |


    - Një ditë pas tryezës "Topi" për zgjidhjen e krizës politike në vend, Edi Rama ka mbledhur ateatët e majtë për t'i bërë me dije atë ç'ka u diskutua dje mes tij dhe Berishës. Në emër të aleatëve, në përfundim të takimit, Paskal Milo u shpreh se "Topi tashmë mbetet në derën e Topit", duke nënkuptuar se krizës duhet ti japë zgjidhje Presidenti i Republikës. "Për ditet e ardhshme nuk eshte vendosur per nje bisede te drejtperdrejte, por tani topi është në zyrën e Topit. Ndaj i bëj thirrje Presidentit te Republikes te respektoje te drejten kushtetuese per transparencen e zgjedhjeve. Ky nuk eshte nje favor, por nje e drejte kushtetuese e opozites", tha kreu i PDS, Milo.

    I të njëjtës linje ka qenë edhe kryetari i G99, Veliaj i cili u shpreh se "Topi ka shansin të mbetet në histori, nëse jep një vendim të drejtë në favor të zgjidhjes së krizës, në të kundert tha ai do te tregoje se i bindet urdhërave te partise se tij". Ai shtoi se nëse tryeza deshton, atehere opozita do vijojë me protestat. "Kërkesa për hapjen e kutive është e drejte dhe transparente. Nuk ka asnje ligj qe te ndaloje hapjen e kutive. Kjo kerkese është plotesisht e ligjshme", u shpreh Veliaj.


    Ndërsa Spartak Ngjela, deklaroi se "transparenca e zgjedhjeve është primarja e negociatave, duke shtuar se tashmë që dialogu ka nisur, duhet t'i jepet kohe vazhdimit të tyre. Ai tha se "kundërshtoj idenë e Rames për të organizuar një proteste të madhe të PS-se në këto momente. "Kur ta kuptojmë se nuk do të gjendet një zgjidhje, atëhere mund të zhvillojmë protesten", theksoi Ngjela.



    Nderkohe sipas kreut te PDK-se, "opozita nuk ka nje liste kerkesash, por kerkon transparencen e zgjedhjeve". "Kjo eshte e drejte e cdo qytetari per ta pasur nje gje te tille. U ra dakord qe te kete nje date per protestat ne nje kohe sa me te shpejt", theksoi Ndoka.




    *****




    PS, memorandum për zgjidhjen e krizës


    Pak kohë para nisjes së treyzës së dialogut, Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë një memorandum për zgjidhjen e krizës politike. Të njëjtin memorandum u ka shpërndarë më tej edhe përfaqësive diplomatike në vend.


    Në Memorandum theksohet padurimi i PS-së për lejimin e një hetimi të plotë e të pakushtezuar të zgjedhjeve te shkuara per tu kthyer nje ore e me pare ne Kuvend.
    Sipas tij, kriza u shkaktua jo si pasoje e bojkotit qe iu be Kuvendit nga PS, por se ishte kriza politike ajo qe provokoi bojkotin.


    "Qendrimi refuzues i qeverise ndaj se drejtes sone kushtetuese per hetim te plote e pa kushte te zgjedhjeve, posacerisht refuzimi antikushtetues per te perfshire kutite e votimit ne objektin e hetimit parlamentar, vendosi bojkotin e opozites dhe nisjen e sezonit te protestave"- thuhet në memorandum, ku shtohet se bojkotimi i Kuvendit është një e drejtë kushtetuese dhe kjo për marrjen e pushtetit në tavolinë.


    "Permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duam te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave"- theksohet më tej në të

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Përtej bashkisë dhe partisë
    Përtej të majtës dhe të djathtës!


    "Tirana Observer",14.2.2010

    Të gjithë e dëgjuan me habi dhe me kureshtje ç’ishte kjo filozofi lejla dhe nga erdhi. Filluan baballarët e politikës të shfletojnë e të lexojnë për këtë filozofi moderne e largpamëse. Nuk lanë bibliotekë pa kthyer përmbys e nuk lanë këshilltar pa u këshilluar por ende asgjë. Ç’të jetë vallë? - lind një pikëpyetje e madhe sa vetë ndërtesa e bashkisë?! Kur një djalë që akoma si kishin djersitur mustaqet, doli e na tha me të madhe se kjo qenka filozofia e shekullit 21. Filozofia e të ardhmes e që do ta çojë Shqipërinë përpara e në një dimension të ri e të paparë deri me tani. U fol gjithashtu edhe për një program elektoral prej 1000 faqesh, edhe ky mbeti i paparë, njësoj si filozofia lejla. Por ky mbeti seriozisht i paparë se askush spati mundësinë ta shohë, thonë që i humbi Ramës rrugës për në parti dhe fatkeqësisht e kishte pasur vetëm në 1 kopje dhe përmendësh mbante vetëm 2 vargjet e para.
    Gjithsesi, të gjithë brenda partisë e besuan dhe ia “falën” humbjen e programit, dhe pas tij edhe humbjen e zgjedhjeve, por i kërkuan që të largohej me nder ashtu siç e thoshte statuti i partisë që kish propozuar vetë. Por një ditë të bukur vjeshte, u ngrit shtrembër dhe në vend që të deklaronte dorëheqjen, si një veprim shumë natyral, demokratik dhe në përputhje me filozofinë e re lejla, tha me zë të lartë e me bindje të plotë se zgjedhjet janë vjedhur, madje i kanë vjedhur komisionerët socialiste, dhe jo ata demokratë apo të partive të tjera. Madje sipas tij komisionerët e të gjitha partive janë bërë bllok e janë munduar ti mbrojnë votat e tij kundra vjedhjes socialiste edhe me jetën e tyre. Tashmë s’kishte asnjë surprizë, kjo ishte rruga e zgjedhur për të legjitimuar mbajtjen e drejtimit të partisë se kish dëgjuar lart e poshtë, se po të hoqën nga kryetar partie, do të “varin torbën” njerëzia. Krijoi një situatë qesharake elektorale dhe u fut ne garë para Maqos së gjorë, i cili këtë herë s’kish kë të pyeste të garonte apo jo.
    Sapo u rikonfirmua si kryetar, ndërmori një fushatë të ethshme e të pa principtë për të deligjëruar zgjedhjet e fundit e duke mbledhur rreth vetes të gjithë jetimët e politikës shqiptare. Strategjia fituese e tij mesa duket mbështetet në humbës të regjur e me eksperiencë të gjatë të cilët janë afruar si hienat pranë gjahut të plagosur e i japin zemër që të mos pranojë asnjë këshillë të arsyeshme për ta normalizuar situatën, por të japë shpirt me guxim.
    Të jem i sinqertë, ka një fije të drejtë në atë që kërkon, përtej të majtës e të djathtës. Pra të gjithë, socialistë dhe demokratë, të mblidhen së bashku për të mirën e stabilitetit dhe integrimit të vendit e të shohin përtej ndasive tradicionale partiake. Ajo çka ndodhi mbas zgjedhjeve të qershorit, ishte pikërisht një bashkim përtej të majtës dhe të djathtës, përtej mërive dhe interesave të ngushta personale me të cilat është mësuar të merret politika në këto pak vite pluralizëm, ishte një sjellje që më në fund tregoi që në këtë vend ka njerëz të përgjegjshëm e që marrin vendime në të mirë të vendit, dhe tregoi pa diskutim që politika në Shqipëri është ngjitur në një nivel tjetër, më afër qytetarëve.
    S’e kuptoj se çfarë kërkon vërdallë nëpër Evropë dhe vjen këtu e del në konferenca për shtyp me deklarata qesharake e të manipuluara ndërkohë që të gjithë ata që kanë marrë mundimin ta presin, përtej të majtës dhe të djathtës, i kanë thënë pa asnjë dyshim me gërma të mëdha vetëm një gjë: Kthehu në Parlament!
    Mesa duket koha kur bëhej politike xhungle ka marrë fund në Shqipëri dhe këtij zotërie i vjen keq që është i vonuar në kohë.
    Akoma edhe sot, shumë njerëz pyesin veten se ku deshi të dalë Rama me qylymin lejla që i kish hipur gjatë kësaj kohe, por një gjë mund të them më siguri që alternativa e tij “përtej të majtës dhe të djathtës”, u shndërrua pa shumë mund në “përtej bashkisë dhe partisë”. Pa shumë mund them, sepse eksperiencën shumë të mirë dhe shumë-admiruar si kryebashkiak, arriti ta ndërfusë në parti dhe më shumë forcë madje, duke e kthyer edhe partinë në një godinë pa zot e pa shkop. Mesa duket idetë e tij përtej kësaj e asaj qenkan ide përparimtare për të lënë në mes çdo punë të nisur e të lësh çdo gjë pa bitisur. Më vjen keq për ata socialistë që besuan se me Ramën do fillonte një erë e re fitoresh e më fytyrë pozitive, por koha tregoi të kundërtën. Siç i thonë një fjale, “pijini lëngun tani” zgjedhjes tuaj. Gjithsesi e mbajnë kryetar apo jo, është problem i socialistëve, por të bëjë trazovaçin dhe kokëkrisurin me kosto për të gjithë qytetarët e këtij vendi, ky është problem i përbashkët.
    Një fjalë e vjetër thotë “asnjëherë nuk është vonë për të bërë një vepër të mirë” ndaj shpresoj që tryeza e nesërme e thirrur nga Presidenti, të jetë një pikë kthese nga qorrsokaku ku ka futur veten dhe vendin. Uroj që në takimet e fundit që bëri në Strasburg, t’i kenë “shkulur veshin” dhe ta kenë përmendur që t’i thërrasë mendjes e ta zhbllokojë këtë situatë qesharake e të pashembullt. Ka ardhur momenti që vullneti i qytetarëve i shprehur nëpërmjet zgjedhjeve të qershorit e i pasqyruar në mandatet e deputetëve të zgjedhur socialistë, të zërë vendin e vet në sallën e Parlamentit e këta të fundit, të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve e jo problemi vetë.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Përtej bashkisë dhe partisë
    Përtej të majtës dhe të djathtës!


    U fol gjithashtu edhe për një program elektoral prej 1000 faqesh, edhe ky mbeti i paparë, njësoj si filozofia lejla. vendin e vet në sallën e Parlamentit e këta të fundit, të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve e jo problemi vetë.
    ore ai ka ndonje te kuq qe te na thote se cu be me kete "program" 1000 faqesh ....????????

    jo per ndonje gje po si mund te kesh kurajo mbas gjithe ketyre palacoliqesh te kerkosh te hapesh kutite e votimit ..... ???? me vjen keq per te gjithe ata qyqare qe e ndjekin
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk doli asnje komisioner socialist nga 20 mije te tille te thote se ne x zone e ka rrahur apo kercenuar pd-ja apo e ka blere pd-ja e qe nga kjo ai ose ajo ka shtremberuar rezultatin e votimit..

    te gjithe komisioneret socialist me deshir e me vullnet te tyre kan firmosur e vulosur rezultatet.. qe ne fakt nuk ishin te kqija per ps-ne.
    pra edvin milo gjinush ndok ngjela mashtrojne pa pik turpi..

    topi ka topin ne kembe thot milua..
    qe do te thote se milua pret qe topi te thote.. o burra zgedhje te reja..
    e pastaj te thote ngjel-ndoka.. ok zgedhje te reja po me qeveri teknike.. e pastaj edvin ruci me bandat e tije.. te detyroj miletin komisioner te firmose sipas stilit enverist.. pra pro ppsh-se..e pastaj te na benet edvinua tirani i tiranes e i shqiperise per nja 40 vjet rresht..

    un i them njerzve nje gje..
    ne se kini kallasha te fshehur.. nxirrini vajosini se falangat enveriste.. do ju a bejne si lek cokut ne vlore..

    ska loj me enveristet..

    nji shembull..

    i jati antifashistit e deshmorit gjik kuqali.. tregtar i ndershem i kohes se zogit.. i ka mbajtur me buk e mish e tesha e pare enver hoxhen dushanin miladinin e krejt gueriljen e tiranes..
    aty flinin miladini enveri e dushani e krejt kapot.. ne vilen luksoze te ketij tregtari atdhetar.. e i sherbente kjo familje me zellin me te madh..

    fill ne ditet e para te te ashtu.mu.t quajturit clirim.. edhe kte tregtar si shum te tjere e thirren ne "lubjankat" e polici-xhelaterise enveriste dhe mbasi e mbajten me dit te tera te varur per kembesh neper cengela.. ja muarren me flori e me pasuri..dhe e vdiqen ne tortura..

    pra ska bese e shprese nga PPSH-ja ose PS-ja e sotme qe eshte te pakten 120 here me e felliqur se vet PPSH-ja e vjeter..

    cdo dite pergatiten per kasaphana e ktej thone ..Saliu e beri 97 ten..

    ..

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Rama i paska thene keto gjera Berishes
    1. Ke tentuar te blesh deputete dhe te percash ps.
    2. je treguar i pabese dhe genjeshtar sepse per kodin elektoral qe votuam bashke ke mare dhe ke hedhur ne det celesin e sigurise se zgjedhjeve.
    3. Komision ekspertesh nuk ka , nuk ka mbi mua eksperte per zgjdhjen e krizes.

    Si eshte shefi jane dhe sudetet e tij genjeshtar dhe te pabese.
    Albania Uber Alles

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk doli asnje komisioner socialist nga 20 mije te tille te thote se ne x zone e ka rrahur apo kercenuar pd-ja apo e ka blere pd-ja e qe nga kjo ai ose ajo ka shtremberuar rezultatin e votimit..

    te gjithe komisioneret socialist me deshir e me vullnet te tyre kan firmosur e vulosur rezultatet.. qe ne fakt nuk ishin te kqija per ps-ne.
    pra edvin milo gjinush ndok ngjela mashtrojne pa pik turpi..

    topi ka topin ne kembe thot milua..
    qe do te thote se milua pret qe topi te thote.. o burra zgedhje te reja..
    e pastaj te thote ngjel-ndoka.. ok zgedhje te reja po me qeveri teknike.. e pastaj edvin ruci me bandat e tije.. te detyroj miletin komisioner te firmose sipas stilit enverist.. pra pro ppsh-se..e pastaj te na benet edvinua tirani i tiranes e i shqiperise per nja 40 vjet rresht..

    un i them njerzve nje gje..
    ne se kini kallasha te fshehur.. nxirrini vajosini se falangat enveriste.. do ju a bejne si lek cokut ne vlore..

    ska loj me enveristet..

    nji shembull..

    i jati antifashistit e deshmorit gjik kuqali.. tregtar i ndershem i kohes se zogit.. i ka mbajtur me buk e mish e tesha e pare enver hoxhen dushanin miladinin e krejt gueriljen e tiranes..
    aty flinin miladini enveri e dushani e krejt kapot.. ne vilen luksoze te ketij tregtari atdhetar.. e i sherbente kjo familje me zellin me te madh..

    fill ne ditet e para te te ashtu.mu.t quajturit clirim.. edhe kte tregtar si shum te tjere e thirren ne "lubjankat" e polici-xhelaterise enveriste dhe mbasi e mbajten me dit te tera te varur per kembesh neper cengela.. ja muarren me flori e me pasuri..dhe e vdiqen ne tortura..

    pra ska bese e shprese nga PPSH-ja ose PS-ja e sotme qe eshte te pakten 120 here me e felliqur se vet PPSH-ja e vjeter..

    cdo dite pergatiten per kasaphana e ktej thone ..Saliu e beri 97 ten..

    ..
    Eshte e vertete qe komisioneret socialiste kane firmosur me deshiren e tyre, por ti nuk na thua ate tjetren, ne çfare kushtesh kane firmosur. Ketu fillon spekullimi yt me gjysem te vertetat. Te gjithe e dine, qe keta komisionere kane firmosur proces verbale te falsifikuara, pra jo konform vullnetit te votuesve, por konform vullnetit te pusht-etareve, ne kembim te parave qe kane marre; pra kur ju kane "futur ke goja" shukun ( tufen, pakon ) e lekeve. Te korruptuarit e pare te numerimit te votave jane pikerisht keta dhe per kete duhet te pergjigjen penalisht, te cilitdo rreshtim politik qofshin. Kjo po kerkohet nga ana e PS-se per rinumerimin e kutive ne menyre qe te krijohet precedenti, qe ne zgjedhjet e ardhshme kush te jete komisioner ti numeroje votat ashtu si jane dhe jo ashtu siç do njeri apo tjetri. Ki parasysh qe vota e qytetarit eshte e shenjte dhe ajo nuk duhet deformuar nga askush. Ne rast se komisinerit "i varin ate kembore ne qafe" ai duhet te dije ta tunde ate ashtu si duhet, pra duhet te jete i pergjegjshem dhe i ndjeshem ne maksimum, se çfare eshte vota e qytetarit dhe si duhet te sillet ai me kete vote. Europa, ku shqiptaret aspirojne te shkojne, eshte shume e ndjeshme ne ketet pike, dhe ne duhet ti permbushim te gjitha standartet, qe kerkohen, per istitucionin e votes. Ta perseris edhe nje here "vota e qytetarit eshte e shenjte" dhe me te nuk mund te lozet ne asnje rrethane. PS-ja ne kete drejtim ka 1 milion here te drejte per hapjen e kutive dhe rinumerimin e tyre, per tu bere trasparence e plote. Sepse dihet gjithashtu boterisht, qe vendimi i KQZ-se ishte ne kundershtim flagrant me kushtetuten, qe thote shprehimisht se kur 2 anetare te KQZ-se kerkojne hapjen e kutive te dyshimta, ajo gje duhet bere menjehere. Pra hapi i pare i pisllikut ne fazen e numerimit te ketyre zgjedhjeve ishte korruptimi i komisionereve ( perfshire te nje pjese edhe socialiste ), hapi i dyte shkelja e kushtetutes nga drejtuesi i KQZ-se, dhe me tej vazhduan hapa te tjere qe na kane çuar ne kete gjendje; parlament i paligjshem, qeveri e paligjshme, bojkot i ligjshem nga ana e deputeteve te PS-se. impasse ( paralize, krize ) e istitucioneve te shtetit.
    Persa i perket asaj tjetres, te torturimit dhe eliminimit fizik te tregtareve, fill pas mbarimit te luftes, ti me te drejte permend nje episod te ketij fenomeni. Por edhe ketu ka nje doze spekullimi, nga ana jote. Ti na thua diçka, por nuk na thua te gjithe ate qe duhet thene; krahas asaj qe permend me siper duhet te thoje, qe "i adhuruari" yt Berisha, ka qene anetar, per mbi 20 vjet, i asaj partie qe beri torturime dhe eliminime, dhe per hir te se vertetes duhet thene, qe ka qene shume aktiv ne shume fushata te organizuara dhe drejtuar nga PPSH-ja.
    Ndersa Edi Rama dhe shume djem te rinj, deputete te PS-se, nuk kane qene asnje ore anetare te PPSH-se.
    Pra per te nxjerre nje konkluzion te plote mbi nje ngjarje apo fenomen social, gjerat duhen thene te tera dhe ashtu siç jane.
    Tung

  9. #69
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Kordat vikale atij i kane munguar, nuk ja ka heqe Berisha. Ai nuk ka guxim dhe nuk po e luan si duhet rolin e presidentit. Po te kishte ai autoritetin e duhur, klarineta Rama nuk guxonte te punonte kunder interesave te vendit.
    Pikerisht nje president pa guxim i nevojitej berishes edhe rames,sepse nje burre shteti si Alfred Moisiu,do ti kycte te dy ne presidence deri sa te dilnin prej andej me nje marveshje.Nje autoritar i tille do te bente gjithshka ne menyre qe edhe klarineta rama,edhe tromba berisha,te kendonin ne harmoni te plote me interesat e atdheut...

  10. #70
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shifni si i personalizon gjerat salis ... mue me kan vjedh ni mandat ... pra atij, salis ia kane vjedhur, atij i perket mandati ...

    ja fjalori tipik i tij: une, mue, jam, qeveria ime, kabineti im, i thashe, garantoj, i theksova, kerkova, ... e plot te tjera ... nuk ia vlen te zgjatesh ...

    ia vlen te theksohet se keto nuk dalin "rastesisht" nga goja e tij ... kerkon te vendose ne te gjithe vendin ate "unin" sic e ka per lahper-servil-lejfenet e vjeter e te rinj qe i vijne rrotull si çakej per te zhvatur ndonje favor, kuptohet te pamerituar ...

    nuk eshte vetem autoritar shoki salis ...

Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •