Close
Faqja 30 prej 31 FillimFillim ... 2028293031 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 303
  1. #291
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Doris Pak: Deputetet e PS vuajne diktaturen e Rames



    Eurodeputetja Doris Pack, i beri thirrje dje deputeteve socialiste, te punojne dhe te mos te jene te nenshtruar ne ate qe ajo e quajti, diktature te kryetarit Edi Rama. Ne nje interviste per televizionin "Klan", Pack tha se Partia Socialiste po ben sjellje kalamajsh, aspak serioze, duke theksuar se ne kete menyre po tregon papjekuri politike.
    Zonja Pack, si e vleresoni qendrimin e Partise Socialiste per te marre pjese ne Kuvend, vetem per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve? Shqiperia po perballet tani me nje situate absurde, pasi qeveria po punon, duke cuar cdo gje perpara, nderkohe qe e vetmja qe nuk punon eshte opozita. Nuk flas per te tere opoziten, pasi une kam kontakte te vazhdueshme me disa deputete te opozites, te cilet po vuajne nen ate, qe do ta quaja, diktature e Edi Rames, liderit te Partise Socialiste. Partia nuk perfaqeson vendin dhe deputetet duhet te punojne per t'i sherbyer vendit. Ajo qe socialistet po bejne ne kete moment po cenon imazhin e Shqiperise, pasi edhe pse qeveria ka bere ate qe duhej te bente, opozita po jep imazhin e mungeses se pjekurise politike. Kjo eshte e turpshme dhe ata duhet ta ndalojne kete gje, jo per shkak te Berishes, apo Metes, por per shkak te qytetareve.
    Cfare mund te thoni per kerkesen e vazhdueshme te te majteve, per transparence te zgjedhjeve? Vezhguesit nderkombetare i kane vleresuar zgjedhjet e qershorit si me te mirat qe ka pasur Shqiperia. Une isha personalisht atje dhe duke qene, se kam ndjekur te gjithe proceset zgjedhore nga afer, mund te konfirmoj se ato ishin me te mirat deri tani. Nese ka pasur ankesa, keto duhet te drejtoheshin Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj, se si socialistet te lene liderin e tij te veproje sic vepron. Kjo parti po keqperdoron imazhin e Shqiperise dhe kjo mund te influencoje ne disa vendime qe do te merren nga Keshilli i ministrave te BE-se. Shpresoj, qe anetaret e Partise Socialiste te tregohen me te arsyeshem se lideri i tyre, pasi ai nuk eshte as deputet.
    Opozita kerkoi nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet, qe kur u krijua, nuk u pranua prej tyre? A e keni ndjekur kete ceshtje? Ata duan gjithnje dicka dhe kur ia arrijne, kerkojne dicka tjeter. Eshte sjellje kalamajsh kjo. Nuk eshte aspak serioze. Shpresoj se anetaret e tjere te Partise Socialiste te ndryshojne dicka ne partine e tyre, pasi ne kete menyre, vendi nuk do te arrije kurre pjekurine politike, duke u mbajtur peng nga opozita. Shpresoj, qe ata te kontribuojne qe vendi te ece ne nje drejtim edhe me te mbare, te mbeshtesin koalicionin qeveritar te perbere prej te djathtes dhe te majtes, qe eshte nje arritje shume e madhe per Shqiperine, por kjo nuk i pelqen Edi Rames, pasi eshte Meta qe po e kryen detyren qe ka dhe jo ai. Une kam respekt te plote per Meten dhe Berishen, pasi gjeten gjuhen e perbashket per te punuar bashke per nje Shqiperi evropiane. Cfare mund te thoni per tendencen per te krahasuar Bosnjen me Shqiperine, ne procesin e liberalizimit te vizave? Asnje nuk mund te thote, se Bosnja eshte me e avancuar se Shqiperia, pasi realiteti eshte ndryshe. Por keto vende gjenden ne te njejten kategori, duke qene, se nuk u futen me grupin e pare ne listen e bardhe "Shengen". Une kam pare qe Shqiperia i perbush te gjitha kushtet teknike. Kete e kane deklaruar publikisht edhe koleget e mi qe erdhen ne Shqiperi, duke evidentuar se kriteret jane permbushur dhe se duhet te jepet heqja e vizave per qytetaret shqiptare. Mund t'ju them, se Bosnja ka bere disa progrese ne kuadrin e liberalizimit te vizave. Nuk mund te gjykoj, nese ata jane ne te njejtin nivel me Shqiperine, por gjithsesi, niveli nuk mund te jete me i mire se i Shqiperise.

  2. #292
    Goditet kreu i PS-së së Mallakastrës, Ismaili: Ishin mbështetës të PD-së

    10/04/2010

    MALLAKASTËR- Kërcënohet dhe goditet kreu i PS-së së Mallakastrës, Pajtim Ismaili.

    Ngjarja ka ndodhur në këtë zonë, pak kohë pasi Partia Socialiste kishte zhvilluar protestën e saj për transparencën e votave dhe kundër krizës ekonomike. Lajmi jepet nga burime nga Mallakastra, sipas të cilave Ismaili ka bërë edhe denoncimin në polici.


    Nga të dhënat paraprake Ismaili mësohet të ketë thënë në komisariat, se kanë qenë mbështetës të Partisë Demokratike ata që e kanë kërcënuar dhe goditur atë.


    Policia ka marrë denoncimin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për gjetjen e autorëve.



    Pirro Lutaj: Berisha të heqë dorë nga kërcënimi i opozitës

    Pas ngjarjes së Mallakastrës, ka reaguar deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të heqë dorë nga aktet e shëmtuara që synojnë t'i mbyllin gojën opozitës


    Më poshtë deklarata e tij:

    Sot, në një reagim të shëmtuar e primitiv të Partisë Demokratike ndaj protestës së banorëve të komunës Fratar, Kryetari i Partisë Socialiste për Mallakastrën Pajtim Ismaili është kërcënuar e më pas goditur nga Besnik Murati dhe Gentian Dervishi, të dy këta njerëz të nxitur nga kryetarja e komunës Fratar, Sabire Hoxha.

    Kjo zonjë, dhe militantët e Partisë Demokratike pasi dështuan dje në përpjekjet e tyre për të prishur me dhunë prortestën e Partisë Socialiste në Fratar, e pasi dështuan të trembin banorët me kërcënime primitive për ndërprerjen e asistencës sociale, sot kaluan në dhunë të hapur ndaj kryetarit të rrethit. Aktualisht këto momente që po flas strukturat e Partisë Socialiste në Mallakastër e Fier ndodhen në ambientet e komisariatit te policisë Mallakastrës, në mbështetje të kolegut të tyre i cili po kryen denoncimin përkatës. Në emër të Partisë Socialiste, i kërkoj policisë që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar e vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtij akti kriminal.

    Dhunimi i kryetarit të PS për rrethin e Mallakastrës nuk është më një rast i vecuar e sporadik. Pak kohë më parë, pre e kësaj dhune qeveritare u bë një mbështetës i PS në fshatin Ruzhdie. Pak kohë më parë deputetit të Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Deda iu vendos një mjet eksploziv nën makinë, ndërkohë që mbetet ende e pazbardhur vrasja e kolegut e mikut tonë të ndjerë Fatmir Xhindi.

    Fakti që në asnjë rast, Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk janë distancuar nga këto akte që nuk kanë vend në një demokraci, fakti që këto sulme janë nxitur nga zyrtarë lokalë e partiakë të partisë në pushtet, flasin qartë se këtu bëhet fjalë për një fushatë dhune e kërcënimesh që po ushtrohet nga partia e Sali Berishës kundër opozitës shqiptare.

    Në i bëjmë thirrje Sali Berishës që të heqë dorë nga këto tentativa të kota për të trembur e për t'i mbyllur gojën opozitës, qoftë me përjashtime nga parlamenti, qoftë duke goditur e dhunuar përfaqësuesit e saj. Kjo sjellje primitive shton vendosmërinë e Partisë Socialiste për të protestuar deri në largimin e Sali Berishës i cili nga dita në ditë po e con demokracinë shqiptare drejt greminës.


    shekulli

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kur dikush padit në polici për cënim të lirisë,nuk besoj se ka ndonjë kolonë në ato fleta që të të pyesin se të kujt ishin ata që të rrahën!Të PD-së apo të PS-së!!!Po thuaj që kështu ka qef gazeta shekulli e lere këtë muhabet.Atë e vendos gjykata nëse i ka shtyrë dikush apo i ka tërhequr ndonjë tjetër.Se ne kështu nxitojmë për çdo lajm e veç kur pas dy ditësh pendohemi që jemi nxituar.Gazetat duhet të presin sa të shprehen gjykatat dhe pastaj le të bëjnë komente dhe analiza sa të duan.Këto janë elementë të demokracisë dhe jo qefe të njerzve të veshur me pushtet si edhe ky i shtypit.

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    "Protestë"

    » Vendosur: 11/04/2010 - 12:34



    Edmond Tupja


    Po, më e përdorura, më e lakuara, më kërcënuesja, çomagë, topuz e shpatë, këto kohët e fundit, është fjala "protestë", kryefjala e ligjërimit politik të një të majte shqiptare më të etur, më të babëzitur, më makute, më grykëse, më lakmitare, më gopçare se kurrë për pushtet, sidomos që kur zoti Edi Rama kapi - ashtu si e kapi - majën e Partisë Socialiste të Shqipërisë kapitaliste. Strategjia e tij është e qartë: të rrëzojë qeverinë Berisha për të marrë pushtetin; taktika e tij është e lexueshme: të realizojë qëllimin e vet me të gjitha mjetet e mundshme që lejon sistemi demokratik, përfshirë edhe protestat pa fund në rrugë e sheshe. Militantë, të papunë, hallexhinj, por edhe ...serhixhinj marrin pjesë në këto protesta dhe kjo është e drejta e tyre. Tërë aparati propagandistik, publicitar e, detyrimisht, demagogjik i Partisë Socialiste është mobilizuar në kuadrin e këtyre protestave. Filozofi frëng i shekullit XVII, Dekarti, babai i racionalizmit, kishte për devizë shprehjen latine "Cogito ergo sum" d.m.th. "Mendoj, pra, jam", parodia e së cilës për aparatin e sapopërmendur do të ishte "Protestoj, pra, jam". Çka do të thotë që, falë këtyre protestave, Partia Socialiste është, ekziston, gjallon, madje, në njëfarë mënyre, feston. Jo rastësisht fjala "protestë" rimon me atë "festë", aq më tepër që mund të themi, në trajtë aforizmi tejet lakonik: "Protestë, festë".
    Meqë sapo përmenda fjalën "aforizëm", po i kujtoj lexuesit të vëmendshëm e të paanshëm të rubrikës sime të së dielës, se, para disa ditësh, kryetari Rama, Timonieri i Gjatë i Partisë Socialiste (nuk po them "Timonieri i Madh" sepse kjo shprehje është përdorur tashmë nga kinezët para shumë vitesh për kryetarin Mao), lëshoi aforizmin "Çdo shtet ka idiotët e vet", parodia e të cilit në rastin konkret të Partisë Socialiste, por me gjasë edhe të ndonjë partie tjetër, do të ishte "Çdo parti ka idiotët e vet". Në këtë përfundim ka arritur edhe doktori i shkencave të mirëfillta erotike Françesk Armadhi pas një analize pikërisht të fjalës magjike "protestë". Le të më lejohet që, fare përmbledhtas, ta vë në dijeni lexuesin e nderuar për analizën e zotërisë në fjalë.
    Fjala "protestë" ka një ngarkesë të theksuar erotike, çka, mjerisht, me sa duket, nuk u ka rënë deri më sot në sy simpatizantëve, tifozëve, militantëve, kuadrove, eksponentëve, deputetëve dhe udhëheqësve të Partisë Socialiste, madje as ideologëve të saj më në zë. Kjo fjalë të kujton së pari termin farmaceutik "proteks" (protex) që, në kohën Partisë së Punës (nëna historike e Partisë Socialiste), shenjonte sendin që sot njihet me termin "prezervativ" ose "kondom", ose më thjesht akoma "këllëf" (në të folmen tironse "klluf"); mirëpo, tironsit "klluf" quajnë edhe njeriun trutharë, thënë ndryshe, ****, objekt i një dege të re të sociologjisë, krijuar këto kohët e fundit pikërisht nga Françesk Armadhi dhe që quhet "trapologji". Nga ana tjetër, fjala "protestë", me rrokjen e saj të fundit -test(ë), të kujton edhe shkurtimin e termit mjekësor "testikul", "teste", ose më shqip, më popullorçe "herdhe, ****, ****".
    Kjo është analiza e Françesk Armadhit, jo e imja, ju betohem, të cilën plaku i mençur Aqif Qifa, një lloj Nastradini filozof i kohëve moderne në Shqipëri, e interpreton si vijon: Çdo njeri që i bashkohet turmës në protestë rrezikon të manipulohet, sidomos kur protesta nuk bëhet as për bukë, as për drita, as për ujë, as për punësim, as për të drejta të tjera themelore, por zhvillohet që liderët populistë, sot të iks partie, nesër të një tjetre, të arrijnë synimet e tyre partiake, të cilat, jo rrallë, fshehin synime vetjake. Ky lloj manipulimi e thjeshton, dashur pa dashur, por më shpesh me dashje sesa pa dashje, në "klluf" ose "****" pjesëmarrësin naiv, shpesh të keqinformuar, në protestën në fjalë.

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kuzhina speciale e selise roze ka mijra receta se si provokohet kryengritja e armatosur .. kanibalo enveroiste.

    ata po e zhvillojne kte kryengritje sipas nje plani teper te sofistikuar.
    qeveria fle gjume sipas.. metodes se gomarit.. bane zot anderr..

    pra mileti vete duhet te behet gati te mbrohet nga falangat enveroiste ruco vampiroiste qe te mos e pesojne si lek coku me shoke..

    kush fle ka per ta ngren keq..



    ..

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kuzhina speciale e selise roze ka mijra receta se si provokohet kryengritja e armatosur .. kanibalo enveroiste.

    ata po e zhvillojne kte kryengritje sipas nje plani teper te sofistikuar.
    qeveria fle gjume sipas.. metodes se gomarit.. bane zot anderr..

    pra mileti vete duhet te behet gati te mbrohet nga falangat enveroiste ruco vampiroiste qe te mos e pesojne si lek coku me shoke..

    kush fle ka per ta ngren keq..



    ..
    --------------------
    Miku im Brari...

    Si gjithmonë,është e vërtetë se do e hanë ata që flejnë....

    Kodër-Kamza,simbol i mjerimit e dështimit të komunizmit...Simbol i një kampi refugjatësh,varfnjakësh,të mjerësh,injorantësh të pa fajshëm,-produkt i pastër i dhunës pseudo-komuniste, me mbi dhjetra mijra regugjatë nga gjithë veri dhe veri-perendimi i Shqipërisë,sot ishte spektatorë i një cirku alla-namikdokle....
    Paramendoje,një burrë malsor të veriut të vej pas një gorani(serbë i muslimanizuar) i rrethit të Dragashit, një ish bashkëpunëtorë i dëshmuar i sigurimit të Stanishiçit dhe lukunisë Milloshveçiane, që të flet për integrime,evropë,varfëri,vjedhje vote....,(që të gjitha këto i mungojnë Shqipërisë sepse këte vend e sot e udhëheqë një malok "çeçen" si Sali Ram Berisha...!!!!
    Dhe ,ka me mijëra shqiptarë,që i shkojnë pas këtij mostrumi që edhe sot merr pagë nga sigurimi serbë dhe fare nuk e fshehë, sepse edhe padronet e tijë këte bëjnë tash e shtatëdhjetëvjetë....
    Mjerë Shqipëria,mjerë shqiptarët.mjerë toka që na ka......

  7. #297
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    me then te drejten ju siper meje e hani buken e qeveris kot....nuk kam pa njerez me negativ ne jeten time n.q.s mund tju quj njerez se me then te drejten ene gjenerali im ka ma shum tru se ju....ballista m.uti....

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ke percaktuar shum sakte shokun dokle.,, o i nderuar atdhetari.. guri kuq..
    eshte pikerisht ai me aftesite e tija gjeniale.. njeri nga kryeguzhinjieret e selise roze qe sikurse pergatiti me sukses kasaphanen e 97 tes po pergatit dhe kte te 2010-tes.
    dhe te mendosh se ti shkaktosh vendit mijra e mijra te vrare e miljona e miljona e miliona bile miliarda euro humbje vlera muzeale dokumentare shteterore shkollore e gjithcka.. me ate revolucion te 97-tes... e te te mos hyj gjemb ne b.ithe.. kjo eshte cudi e shekujve.. dhe qe ta persertersh prape mbas 13 vjetesh.. kjo eshte cudi i njerzimit..

    po ja qe ndodh kjo ne shqiperi..

    prandaj mu be zemra mal kur i pash para ca muajsh.. ca fshatare fukarenj lart nga mirdita e kuksi.. qe asnji qindarke skan perfituar nga saliu.. dolen dhe e mbrotjen rrugen e maleve.. qe kishte ardhur ta psh.urre krye demagogu i selise roze namiku me ca kanibale te tjere..

    e mijra njerez qe ja kan pa hajrin saliut nuk bejne asgje per ta mbrojtur kte shtet por e lene ne meshire te terrorit te padroneve te dokles..

    dokle do mbetet ne histori si turpi i ktij vendi..
    nji dit ai duhet te paguaje per gjakun qe ja ka derdhur shqiptareve te mire..

    .. drituk..

    o kelish krimineli enverist..

    do ju vije fundi mire juve..
    do paguani krejt ckini bere tash 7 breza..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-04-2010 më 10:02

  9. #299
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I , 11/04/201
    Një propozim për të mbrojtur parlamentarizmin!
    MERO BAZE

    Opozita shqiptare duhet të mbrojë deputetin e saj Taulant Balla duke përsëritur paragrafin që acaroi kryeministrin Berisha në fillim të çdo seance parlamentare në shenjë mbështetjeje ndaj tij. Ky aksion është i domosdoshëm për të provokuar deri ku ka shkuar koncepti i kësaj shumice për opozitën dhe deri ku mund të përdoren standardet e dyfishta në Kuvend. Ajo çfarë ka bërë zoti Balla në Kuvend dhe ajo çfarë ka bërë Kuvendi me zotin Balla, janë cilësisht shumë të ndryshme.

    Zoti Balla ka bërë detyrën e tij si opozitar dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit. Nuk di çfarë duhet të thotë tjetër një deputet i opozitës në Kuvend për një kryeministër, ndaj të cilit janë ngritur dhjetëra akuza publike dhe ligjore dhe ai është përpjekur të mbyllë me dhunë çdo gojë dhe çdo derë gjykate që ka tentuar të hetojë.

    Nuk di çfarë mund të thotë tjetër një deputet i opozitës për një kryeministër, i cili ka përdorur imunitetin e një deputeti për të mbyllur një çështje, e cila hidhte dritë mbi përfshirjen e djalit të tij në trafikun e armëve, nuk di çfarë mund të thuhet tjetër për një kryeministër, i cili ka përdorur presionin publik dhe procedurat për të mbyllur një çështje që akuzonte sekserin e familjes së tij dhe vajzën e tij për pastrim parash, nuk di çfarë mund të thuhet tjetër për një kryeministër, i cili ka mbyllur me procedurë një proces gjyqësor, për të cilin ngrihen dyshime për mbi 200 milionë euro të përvetësuara prej tij dhe ministrit të tij për ndërtimin e një rruge.

    Kryeministri e ka pasur në dorë ta lërë të lirë drejtësinë dhe tani ose do të ishte pastruar nga akuzat, ose politika do të ishte pastruar nga hajdutët. Meqë asnjëra nuk ka ndodhur, duket se objektivi i radhës i qeverisë është të pastrojë parlamentin nga opozitarët që guxojnë t'i ngrenë këto akuza në foltoren e Kuvendit.

    Pra, ajo që ka bërë zonja Topalli dhe Byroja parlamentare ndaj zotit Balla është tërësisht fyese për jetën parlamentare në Shqipëri, pasi vizaton dhe portretin e opozitës që ka në mendje qeveria, një opozitë, e cila të shkojë në Kuvend për të qenë gojëmbyllur dhe në një gjatësi vale me qeverinë. Një problem i dytë që ringre kjo sjellje politike është standardi i dyfishtë i spikeres së Kuvendit ndaj gjuhës politike në Kuvend. Në atë foltore ne kemi parë zonjën Topalli të mbrojë Sali Berishën, pasi ai ka bërë akuza të rënda personale ndaj kundërshtarëve të tij.

    Zonja Topalli, jo vetëm që nuk e përjashtoi zotin Berisha, por e përdhunuar politikisht prej tij, doli dhe e mbrojti atë fjalor rrugaçëror të kryeministrit edhe pse përfaqëson femrat në politikë. E njëjta kryetare Kuvendi tani përjashton nga jeta parlamentare një deputet të opozitës, vetëm pse ka guxuar t'i thotë hajdut kryeministrit. Në këto kushte, opozita duhet të dëshmojë vendosmërinë e saj për të qenë një forcë serioze opozitare në Kuvend përmes një gjesti simbolik në mbështetje të zotit Balla.

    Dhe gjëja më ë mirë që duhet të bëjë, është që të rimarrë togfjalëshin e shqiptuar nga zoti Balla, për të cilin u përjashtua nga Kuvendi dhe ta deklarojë në çdo seancë parlamentare. Secili deputet sa herë që të flas të përmendë fillimisht atë togfjalësh për të provuar nëse zonja Topalli dhe zoti Berisha do t'i përjashtojnë të gjithë një nga një Kuvendi apo jo. Kështu jemi dhe më të qartë për standardin ku ka degraduar koncepti për opozitën në demokracinë e deformuar shqiptare.

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vet fenomeni Baze verteton se ky kryeminister askujt nuk ja mbyll gojen.
    cdo dite gjat ktyre viteve shoku mero baze ruci shpif ne ekrane e gazeta kunder berishes.. cti vije per qejf dhe askush nuk ja mbyll gojen.
    cdo dite merua sajon genjeshtra e trillime ndaj berishes e familjes berisha e ministrave te qeverise dhe askush sja ka prishur qejfin.
    te lire kan qene prokuroria e gjykatat qe hapur punojne te dirigjuara nga celulari i edvinit ti faktojne akuzat kunder berishes.
    pra merua po flet si zakonisht pallavra qe tani i ka kthyer ne prodhim industrial.
    nuk ka shkelzeni ekrane ne dispozicion te mbroje veten nga akuzat qe i ben atij cdo dite merua..por ka merua gazeta e ekrane ne dispozicion qe 24 ore ne dite te trilloje ndaj xenit e argites e lul bashes e gjithkujt qe ja cakton ed-ruci si objektiv.

    asnji shqiptari te mire nuk i ha palla per taulant balla o mero.. i duj aqshum rucit..
    bosi i bordelove .. stalinisti taulant balla e ka detyre nga kupola qe cdo dite te shpife kunder sali berishes sepse kupola polpotiste ne luften kunder sjellesit te demokracise ka ne program dhe luften psikologjike.. pra nxjerrjen nga takti me cdo lloj provokacioni te burrit malsor e me karakter Sali berisha.. me ane te zhapikve te felliqur te llojit taulant haleja e eriona brace..

    oj.. zhaba e ed rucit ..merua i felliqur .. ne mbrojtje te krimbit khmer ruzh.. taulant bordellua..

    e dim ne se cbejne taulantet e erionet po e morren pushtetin..

    varje poetesh per nje vjershe me zogj.. e gjethe..

    tmerr..

    ku vate i ngrati mero.. ku u fut i ziu..


    .

Faqja 30 prej 31 FillimFillim ... 2028293031 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •