Ndryshuar per aresye te perseritjes.
Ku i shef problemet Dydrino ? Me sqaro nji cike se nuk po arrij te kuptoj !
Mos po do te thuash se ajo nuk ishte preludi i nje levizjeje nacinalclirimtare ? Mos po do te thuash se ky pamflet ishte levizja ? Apo mos do te thuash se "lufta" nacionalclirimtare e shqiptareve te Kosoves nuk ishte ne radhe te pare lufte kunder pushtuesit jugosllav dhe kolaboracionisteve te tyre shqiptare ?
Me sqaro se nuk po kuptoj ! Ndoshta nuk pata durim ta lexoja te gjithin hollesisht dhe deri ne fund !
(Vijon nga numri i kaluar)
Meqenëse për momentin zbatimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë nuk u zbatua (mosrënia dakord e drejtuesve të shtetit shqiptar me kushtet e vëna nga drejtuesit e Traktatit të Varshavës), numri dhe intensiteti i stërvitjeve ra, ndërsa plani do të arkivohej.
Ja si shkruan Veli Llakaj: ” Një ditë thirremi unë dhe Maliq Sadushi në shtëpinë e Mehmet Shehut, ku na dha sqarimet përkatëse se ky material nuk u miratua nga shoku Enver për kushte aktuale objektive, që ju si hartues nuk do t’i bëni present tek askush.
Duke na u drejtuar ne, Mehmeti tha: “Prandaj, ky material do të digjet me anën e një procesverbali”. Por një kopje e tij, -vazhdoi më tej Mehmet Shehu, – do të ruhet në kasafortën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Mbaj mend se Mehmeti në ato çaste lëvizte nëpër zyrën e shtëpisë së tij, duke mos e fshehur edhe një shqetësim që i buronte nga brenda. Më pas na u drejtua mua dhe Maliqit: “Hajdeni, më pështyni në varr nëse nuk do të vijë dita që ky plan t` ju duhet përsëri”! Në të vërtetë, që në momentet e para kur nisi lufta në Kosovë, vite më vonë, ku unë isha që në fillim atje e në trevat e tjera shqiptare deri në përfundim të luftës, mua më është kujtuar disa herë ajo shprehje e Mehmetit atë ditë.
Por, fatkeqësisht, atë ditë, çlirimin e Kosovës, që e ëndërroi e punoi jo pak, Mehmeti nuk e arriti. U përgatit procesverbali se ky material u asgjësua me djegie në zjarr dhe u firmos nga ne. Kasafortën me materiale e mora unë, kurse çelësat e kësaj kasaforte i mbajti Mehmet Shehu.
Pra, ky material tepër sekret dhe i rëndësisë së veçantë nuk mund të dilte e të vihej në zbatim pa qenë të dy autorët që mbanin çelësat. Por kurrë nuk më kishte shkuar në mend që po ky material i punuar me kaq sakrifica dhe i kaluar vetëm në duart e udhëheqësve kryesorë një ditë do të bëhej mollë sherri dhe do të kërkonte kokën time në sini si kokë turku. .” .Edhe pse kanë kaluar dekada nga hartimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, ende disa hollësi vazhdojnë t’i mbajnë sekret hartuesit e tij, (Maliqi sa qe gjallë) .
Në arkivën personale të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, për periudhën 1974-1982, ndodhen edhe tre kapituj të veçantë (shënime) . Në dy prej tyre bëhet fjalë për takimet (dy të tilla) që Llakaj dhe Mehmet Shehu kanë bërë me ish-kreun e Traktatit të Varshavës, Viktor Kulikov, lidhur me idenë e zbatimit të planit të ndërhyrjes në Kosovë.
Ky fakt, (këto takime të bëra në kohën kur Shqipëria kishte dalë nga Traktati i Varshavës dhe e kishte denoncuar atë), ndonëse është përfolur edhe në median vendase dhe të huaj këto vitet e fundit, (kushti nga Traktati i Varshavës: “Nuk do të ndërhyjmë në operacion, por pas tij rikthehuni në Traktat…”), ushtarakët madhorë shqiptarë e gjykuan të mos japin detaje. I këtij mendimi, ashtu si Llakaj, ishte bashkautori i planit Shpërthimi”, Maliq Sadushi (biseda me të e regjistruar).
Ndërsa kapitulli i tretë në vazhdim bën fjalë për numrin e reparteve dhe njësitë që ishin planëzuar e përgatitur për të kryer
veprimet luftarake në tokën kosovare, numrin e forcave dhe drejtimet konkrete të operacionit që do të kryenin.
Megjithëse pas vitit 1990, veçanërisht në trazirat e 1997-ës, nga shumë institucione shtetërore, përfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes, sekretet dolën sheshit, në respekt të ligjit e detyrës që kanë pasur hartuesit e “Shpërthimi”-it, nuk duan të jenë pjesë e shkeljes apo neglizhimit të ligjit. Ndërsa shkaku i arkivimit të planit për një moment tjetër të përshtatshëm, për ushtarakët ishte problem i politikës dhe udhëheqjes më të lartë shtetërore të kohës.
Forcat pjesëmarrëse në Operacion
Po si do të çlirohej Kosova në bazë të planit “Shpërthimi”? Cilat ishin forcat që atë kohë ishin planëzuar për një luftim të mundshëm? Sot kjo nuk është sekret. Pra ky është edhe një sekret që deri më sot nuk është bërë publik në planin e “Shpërthimit”. Për t’u futur Ushtria shqiptare në Kosovë në vitet 1980-1981, Vetëm në trojet shqiptare ishin planifikuar: 22 Brigada këmbësorie; 12 Brigada sulmuese; 6 Brigada tankesh; 7 Brigada artilerie; 6 Regjimente të artilerisë kundërtanke; 12 Regjimente të Artilerisë Kundërajrore; 2 Brigada xheniere; 10 Batalione zbulimi; 3 Regjimente të aviacionit gjuajtës- bombardues; 3 Spitale ushtarake; 2 Spitale veterinere; 3 Baza të fuqishme të Ushtrisë; një sasi e konsiderueshme repartesh speciale me një efektiv të përgjithshëm 200-220.000 forcash.
Këto forca dhe mjete ishin planifikuar në mënyrë të tillë për të vepruar në etnit shqiptare: 65 për qind e tyre do të ndërhynin në drejtim të Kosovës; 35 për qind në drejtim të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, pra nga Mali i Thatë deri në Tarabosh-Ulqin.
Në Kosovë ishin parashikuar të mobilizoheshin sipas planifikimit dhe masave të organizimit që ishte bërë deri në prag të ndërhyrjes rreth 30.000 forca, të cilat gradualisht duhej të arrinin deri 150.000 forca; kurse në Maqedoni ishin parashikuar të mobilizoheshin e të futeshin në luftë në mënyrë të organizuar 6.000 forca si fillim; në Mal të Zi ishin parashikuar të mobilizoheshin e të futeshin në luftë rreth 4.000 forca.
Për të gjitha këto forca prej 16.000 të tilla ishin parashikuar që do të armatoseshin me të gjitha llojet e armëve, municioneve përkatës, veshmbathje e medikamente mjeksore si të gjitha njësitë e ushtrisë Shqiptare me të njëjtat kritere. Furnizimit do të ishin të gjitha nga Rezervat e Këshillit të Mbrojtjes.
Të gjitha këto njësi do të merrnin pjesë në këtë operacion. U zhvillua një rikonicion (njohje e hollësishme e terrenit) në gjithë
vijën e frontit të sulmit nga Mali i Thatë në Pogradec deri në Malin e Taraboshit, pra për gjatë gjithë vijës së këtij fronti duke përcaktuar forcat për çdo drejtim, detyrat, vendkomandat deri pikat e drejtimit të komandave dhe shtabeve.
Duhet theksuar se disa njësi në këto drejtime bënë një sasi stërvitjeje komando shtabi, por edhe me trupa duke qëndruar për më shumë se një muaj në këto rajone, por pa nxjerr asnjë lloj sekreti dhe pa u thënë asnjë lloj detyre.
…Pavarësisht se shumë kuadro dyshonin dhe pyesnin, jo vetëm kur shkuan të gjithë komandat e korpusve dhe të brigadave pjesëmarrëse, po edhe nga kuadrot pranë Shtabit të
Përgjithshëm kanë patur dyshimet e tyre kur dy kuadrot kryesore për më shumë se një muaj nuk dilnin nga zyrat e Shtabit të Përgjithshëm.
Duhet theksuar se këto rezerva ishin përqendruar shumë afër kufirit shtetëror dhe paralelisht me ndërhyrjen do të bëhej dhe furnizimi i tyre, jo vetëm me armë, municione, veshmbathje, medikamente mjekësore, por dhe me kuadro të specializuara kryesisht nga ato zbuluese dhe sulmuese si më të përshtatshme në këto treva.
Ky plan nuk u vu kurrë në zbatim se kushtet që ishin parashikuar në bisedimet që duhej të bëheshin me sovjetikët, kushtet që ata vunë nuk u pranuan nga Enver Hoxha dhe i pasuar po edhe nga Mehmet Shehu.
Shumëkush edhe nuk ka besuar se mund të ketë ekzistuar
një dokument i tillë, por kjo tash është pranuar nga shumë kuadro të larta si të Shtabit të Përgjithshëm dhe të tjerë, kur pas vetvrasjes së Mehmet Shehut ky plan u shfrytëzua keqas dhe iu bë një kontroll i imtë nga dy kuadro të Ministrisë, pra nga Kiço Mustaqi që ishte zëvëndësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtorit të xhenios Ramiz Feçorrit që mori detyrën nga Kadri Hazbiu nëpërmjet Enver Hoxhës për ta hapur këtë kasafortë hermetike se mos ishte minuar nga Mehmet Shehu. Duhet thënë se edhe vetë Veliun e shmangën nga ky problem vetëm se ai u dha çelësat e kasafortave, si asaj të madhes dhe asaj ku ishte sistemuar ky plan.
Po kështu një dëshmi të hollësishme ka dhënë qoftë ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm që zëvendësoi Veliun, Kiço Mustaqi, që e mori në dorëzim këtë material tepër sekret, por dhe nga Halim Abazi, i cili në vitet 1992 ishte shef Shtabi i Përgjithshëm dhe këtë dokument e ka dorëzuar me proçesverbal.
Ky material u mor në dorëzim dhe nga disa kuadro pas ndryshimit të sistemit, kur ministër ishte Safet Zhulali, i cili I ka kërkuar sqarime zotit Halim Abazi për përmbajtjen e tij. Por rëndësi ka fakti që fatit të këtij dokumenti tepër sekret të shtetit shqiptar nuk i dihet adresa. Është në arkivat tona, është djegur (asgjësuar) apo mund të jetë dhënë dikujt ??!!
Si u shpërthye me tritol kasaforta që mbante “Shpërthimin”
Vetëvrasja e Mehmet Shehut, më mirë se kushdo “lexohej” nga Kadri Hazbiu, agjenturisti më i mirë shqiptar për kohën, i cili sapo e kishte zëvëndësuar në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes, kryeministrin e sapovrarë.
Bashkëkohësit që punuan me të në atë kohë të shkurtër (pasi dhe ai do të cilësohej armik e do të pushkatohej), pohojnë se megjithë karakterin e fortë që e kishte në natyrë, shpesh Hazbiu nuk e fshihte pasigurinë…. Ato ditë, Mehmet Shehut iu gjet edhe një çelës, përkatësisht çelësi i kasafortës ku mbahej plani “Shpërthimi”.
Urdhri i Enverit u dha që të hapej e të shihej ç´mbante Mehmeti me Veliun aty!?. Por ishte frika se mos kasaforta (një kasafortë e vogël e mbyllur me një celes të vogël të zakonshëm), ishte e minosur.
Ushtaraku që “çminosi” apo hapi me shpërthim (tritol) kasafortën, është Ramiz Fiçorri, në atë kohë drejtor i Drejtorisë së Xhenjos në Ministrinë e Mbrojtjes. Ja pohimet e tij për këtë rast:
“….Ishte një tension që më tepër se kudo, ato ditë ndihej në Ministrinë e Mbrojtjes. Veçanërisht,
tek kuadrot e lartë të ushtrisë. Ora ishte rreth 10:00 e ditës. Më thërret Kadri Hazbiu i cili ishte ministër i Mbrojtjes, në zyrë, Mbante në duar një çelës të vogël dhe po e vështronte.
Më shpjegoi se i kujt ishte çelësi dhe se duhej që me urdhër të Enverit, të hapej. Por duke qenë se Mehmeti ishte shpallur armik, ishte frika(dhe porosia) që të gjendej zgjidhje pasi kasaforta mund të ishte e minosur. Ta hapim se ka thënë ai (Enveri) se mos e kanë minosur`- më tha Kadriu. Unë isha specialist e drejtor i Xhenjos, e duhej të gjeja
zgjidhje.
Nuk mendoja që një kasafortë e vogël, e mbajtur në një kasafortë të madhe, të ishte e minosur, por në atë kohë të turbullt ishte vështirë të parashikoheshin gjërat. Isha në sheshin e Ministrisë së Mbrojtjes e hodha kokën nga zyrat në katet e sipërme.
Më zyri syri kolegun tim, drejtorin e ndërlidhjes, Abaz
Thanon. I thashë të më hidhte disa metra tel ndërlidhje. Ai sikur e kishte gati e ma hodhi menjëherë nga dritarja. Me Kadriun (unë e ai prapa gazit) dhe Kiço Mustaqin u nisëm drejt vendkomandës së luftës në Linzë. Më bëri përshtypje mosqenia në këtë detyrë e Veli Llakajt. Në vend të tij ishte zëvëndësi Kiço Mustaqi.
Vonë u pa se Llakaj do të ndëshkohej per këtë çështje. Ua thashë paraprakisht se kasafortën do e hapnim me një shpërthim të lehtë në një vend të sigurtë, e se për këtë, vend më i sigurtë ishte hapësira mes dy dyerve të betonta të vendkomandës së luftës. Sigurisht, ata ma kishin lënë mua si specialist dhe ma miratuan. Ashtu bëmë.
U futëm në territorin e vendkomandës. I jap porosi një nënoficeri aktiv, personel shërbimi, të cilin e njihja. Aktivizuam një sasi 100 gramë lëndë shpërthyese të cilën e vendosëm tek kyçi i
kasafortës dhe e aktivizuam me telin ndërlidhës pasi e vendosëm (kasafortën) mes dy dyerve të betonuara të vendkomandës së luftës.
Detyra (teknikisht e rëndomtë) u realizua shumë shpejt. Pashë që nga kasaforta doli një hartë, e në mos gaboj disa fletë letra… I morën. Nuk di ç`u bë me to më vonë, pasi nuk ishte detyra ime…” (Bisedë me Ramiz Fiçorrin. Datë 2 dhjetor 2009)
Hec e perqendrohu e shkruj dicka.
Vec me mbetet me ua ladru gjakun e perzim te shkijeve, ketij Demakut, Demacit, Hydajet Hysenit, Hashim Thacit, e te gjithe krimineleve te tjere komuniste...
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Nuk e di sa sakte e kam ! Por me duket se po kuptoj se kush e frymezoi shkaterrimin total te Shqiperise pas 1990 !
E gjithe kjo urrejtje dhe i gjithe ky mohim dhe nihilizem, per cdo arritje dhe perpjekje te Shqiperise ne ato vite , gjithe ajo industri , pemetari dhe gjithe ato investime te cilat u rrafshuan per toke duke e kthyer Shqiperine si ne antikitet , gjithe rrenoja .......
Enverin e myteberin , Zogun dhe kinokokun , mundet t'i urresh dhe eshte normale , por atdheun duhet me e dash dhe me e rujt , se atdheu eshte i yni dhe jo i tyre !
Tito, Stalinit: Hoxha, dakord që të bashkohemi
22/04/2010
Moskë 27 maj 1946
Ora 23.00
S E K R E T
................
Në lidhje me Shqipërinë, shoku Stalin tha se situata politike e brendshme në Shqipëri nuk është e qartë. Ka të dhëna që flasin se atje diçka po ndodh ndërmjet Byrosë politike të partisë komuniste dhe Enver Hoxhës. Kanë ardhur informacione se Koçi Xoxe dëshiron të vijë në Moskë për diskutimin e disa problemeve. Përpara kongresit të partisë, Enver Hoxha gjithashtu ka shprehur dëshirën që të vijë në Moskë bashkë me Xoxen.
Shoku Stalin pyeti Titon nëse dinte ai ndonjë gjë për gjendjen në partinë komuniste të Shqipërisë.
Tito, që doli i painformuar për këto probleme, u përgjigj se në një kohë të afërt mendohet që të vijë Hoxha në Beograd.
Pastaj ai, Tito, mendon se i duhet përgjigjur shqiptarëve se problemi për ardhjen e Xoxes dhe Hoxhës në Moskë do të diskutohet pas udhëtimit të Hoxhës në Beograd.
Shoku Molotov tha se ne e frenuam dëshirën e shqiptarëve për të ardhur në Moskë, por shqiptarët këmbëngulin në këtë.
Shoku Stalin tha se ardhja e shqiptarëve në Moskë mund të shkaktojë reagim jo të pëlqyeshëm nga ana e anglezëve dhe amerikanëve dhe kjo e ndërlikon më tepër situatën politike të jashtme të Shqipërisë.
Më tej shoku Stalin pyeti Titon nëse është dakord Enver Hoxha me faktin që të përfshihet Shqipëria në përbërje të Jugosllavisë federative.
Tito u përgjigj pozitivisht.
Shoku Stalin tha se në këtë kohë do të jetë e vështirë për Jugosllavinë që të zgjidhë njëkohësisht dy probleme të tilla, si problemi i përfshirjes së Shqipërisë në përbërje të Jugosllavisë dhe çështjen e Triestes.
Tito me këtë vërejtje ishte dakord.
Prandaj, tha më tej shoku Stalin, në fillim do të duhej të diskutohej problemi për miqësinë dhe ndihmën reciproke ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Tito tha se në pjesën kryesore, ky traktat duhet të parashikojë mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.
Shoku Stalin tha se duhet gjetur formula e këtij traktati dhe ta çojë më afër Shqipërinë te Jugosllavia.
gazeta shqiptare
Po kjo eshte e vertete dhe ishte nje nga mundesite qe Shqiperia te bashkohej me Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare duke u bere republike e 7 e Jugosllavise , pasi Titua e shikonte si nje mundesi per dobesimin e faktorit serb ! Megjitheate sido qe te jete ishte nje projekt i cili nuk eci ! Dhe kryesorja perse nuk eci ishte pikerisht udheheqja shqiptare ! Arkivat kur te hapen do te na tregojne gjerat saktesisht !
Po te ishte "dakort" pa kushte Shqiperia, askush nuk do ta pengonte Titon qe te pushtonte apo "bashkonte" dhe Shqiperine !
Por qe kjo gje deshtoi nga kundershtimi (se ndoshta nuk iu plotesuan kushtet e bashkimit ) i Shqiperise e tregon vete ecuria dhe refuzimi i pranimit te dy divizioneve jugosllave ne 1947-ten , kohe kur Stalini akoma nuk ishte prishur me Titon !
Keto "zbulime" Dydrinas jane shume te vjetra . I ka thene dhe denoncuar vete Enveri ne 1948-ten .
Besoj se nuk te mbeti t'i denoncosh ti ne 2010-ten !
Do nje teze tek e cila mund te besh hartime dhe te shpifesh sa te duash ? Serbeve nuk ju ka vajtur ne mendja te ta sugjerojne ! Vetem se une kerkoj pastaj te pakten gjysmen e honorarit qe do te japin serbet !
Teza : Shqiptaret e Kosoves kane vuajtur dhe i jane nenshtruar dhunes nga Tito dhe serbet , per t'i bere presion Enverit dhe si hakmarrje ndaj Enverit dhe Shqiperise!
Si te duket ? Ke mundesi te mira per hedhur balte kunder Enverit dhe Shqiperise se asaj kohe si shkaktare te dhunes kunder shqiptareve te Kosoves , apo kosovareve sic ju pelqen ti quani!![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 22-04-2010 më 18:26
Nestorp,
mendimi im personal , mund te diskutohej brenda disa kushteve , pasi sigurisht kemi te bejme me nje hipoteze , rezultatin e se ciles jo vetem nuk mund ta dish me siguri , por dhe ajo qe mundet te fantazosh mund te jete ndoshta krejt e gabuar !
1. Ajo qe une nuk diskutoj eshte se dua me te miren e mundeshme per kombin tim dhe per kete nuk bej kompromis me asnje !
2. Shqiptaret , jo rastesisht i kane mbajtur , madje edhe sot i mbajne te percare dhe te copetuar me lloj lloj sebepesh , prandaj gjykoj se bashkimi i te gjitha trojeve ne nje trup te vetem do te ishte nje hap i madh dhe trondites per fatin tone por edhe gjeopolitiken e Ballkanit qe eshte mushkria e Europes !
3. Mendoj , por edhe vete nuk e besoj (per shkak te provave qe na ka dhene historia) , se nje Shqiperi natyrale si republike e 7 e Jugosllavise do te ishte nje kunderpeshe shume e madhe ne duart e Titos kunder serbeve ! Do te ishte nje Shqiperi qe do te shkonte shume me republiken kroate (te cilet ne ate kohe besonin se rridhnin dhe ata nga iliret) . Ndertimin ekonomik te saj mundet ta ndihmonte si pozicioni perle gjeografik qe ka , por edhe vete politika e brendeshme e Titos per arsyet qe thame me siper .
Ketu nuk dua te anashkaloj edhe mundesine qe cizmja ushtarake serbe dhe jugosllave , mundet te bente gjak edhe ne Shqiperi , por e beme me larte marreveshjen qe Shqiperia do te ishte natyrale (e bashkuar ne te gjitha trojet) keshtu qe serbit nuk do t'ia mbante edhe shume bitha ! Na njeh mire serbi neve ! Ka bere te gjitha cfare ka patur ne dore , ne nje pjese te trupit tone dhe erdhi koha dhe me ne fund u dorezua !
4. Mundet te kishim futur ne organizimin tone , me shume praktika te ekonomise se tregut dhe perendimore , sepse Titua ishte agjent i perendimit , pavaresisht se ndoqi politiken e "te paangazhuarve" per shkak te Jaltes .
5. Brezi jone eshte rritur me barbarite sllave mbi shqiptaret dhe per ne sot kjo eshte nje utopi , por po te shikosh perpara viteve 40 , Zogu morri mercenare te Vrangelit dhe nenshkroi marreveshje qe e vinte Shqiperine nen protektorat te plote ndaj Jugosllavise , qe do te thote se ky mentalitet qe ne kemi sot , mundet te kete patur tjeter sy dhe pamje ! Kjo nuk do te thote se serbet me pare kane bere me pak masakra kundrejt shqiptareve sepse hitoria i ka te fiksuara si masakrat edhe doktrinat !
6. Por nje gje eshte e sigurte , nje Shqiperi natyrale me Enver Hoxhen ne krye , nuk do te rrinte gjate ne federate me jugosllavet ! Kjo sepse ky Enveri (sic e tregoi koha) te gjitha aleancat i bente te tilla sa te perfitonte ekonomi dhe ushtri dhe kur shikonte se "i shtrengoni lakun" menjehere i shpallte lufte ish-aleateve ! Kam pershtypjen se ne rast se do ta gllaberonin Shqiperine edhe duke i nderur "karremin" e trojeve etnike , jugosllavet do ta eleminonin Enverin , pavaresisht se ai mund t'i duhej Titos per balancimin e faktorit serb ! Mos harrojme se Titua u prish me babain e serbit rusin (stalinin dhe me rradhe) ! Kete nuk e beri nga ndershmeria , por sepse nje lidhje e ngushte me rusin donte thoshte pushtet i serbit ne Jugosllavi !
Une u pergjigja ne menyre kaotike , keshtu shpejt e shpejt me cfare me erdhi ne mendje, keshtu qe nuk pretendoj se kam thene fjale te mencura apo te kem bere nje analize racionale qe t'i afrohet te vertetes !
Si perfundim , me pamjen , informacionin , njohjen qe une kam realisht jo vetem per koniukturat reale (perfshire dhe ato sekrete apo nendhe) por edhe per aktet qe mund te ndodhen ne arkiva , nuk jam ne gjendje te jap nje pergjigje te plote ! Ndoshta do te ishte me mire qe ata qe kane patur keto ide , apo projekte , te hapnin arkivat ose te kishin lene dicka publicistike te shkrojtur !
Nga sa ka dokumente dhe komente , kjo ide nuk arriti as te piqej , sepse ne 1946 kemi nenshkrimin e Konventes Ekonomike , nderkohe qe ne 1947 kemi refuzimin e pranimit te dy divizioneve jugosllave ne Shqiperi , megjithese preteksti ishte "mbrojtja nga greku" !
Pra qe ne fillim te dy palet si Titua ashtu dhe Enveri nuk e besonin njeri tjetrin dhe te gjitha marredheniet i shtynin perpara me hapa te vegjel dhe te kujdesshem duke testuar njeri tjetrin ! Kuptohet ne kete loje Shqiperia ishte ne dizavantazh si vend me i varfer dhe me i vogel dhe pa perkrahje nderkombetare qe ishte !
Keto dhe te tjerat , jane arsyet perse une Enverin nuk e shikoj si komunist (qe jam dakort se i tille ka qene) por si nacionalist te eger qe megjithese i ndodhur ne kushtet kur Titua afronte buken e helmuar , ndersa Caldarisi na tregonte gryken e pushkes , me nje Shqiperi ne ato kushte (viti 1944) arriti jo vetem te perballej pa ulur koken , me dinakeri , me diplomaci dhe me pushke , jo vetem te ruante Shqiperine , por dhe te fillonte ndertimin e saj ! Ndoshta ti nuk je dakort me mua , por une nuk kam cfare te bej , nuk mundet te jap mendjen , syte dhe kendveshtrimin tim ! Kjo eshte personale !
Pershendetje
Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 23-04-2010 më 19:42
Duke e gjykuar sot une mendoje se do te kish qene shume me mire berja republike e 7!Pse?
1-Do te behej bashkimi i gjithe trojeve shqiptare,pa Camerine,kesaj te fundit do t'i vinte radha shume shpejt tani ose camet shume lehte mund te zhvendosesishin ne trojet stergjyshore.
2-Pozita gjeorafike do te na fovorizonte mjaft ne dhe Kroacine,per nje zhvillim te madh ekonomik.Portet tona do te ishin konkuruese ne Mesdhe.Greqia asokohe ishte nje hic.Besoje i ke pare perlat e Kroacise,megjithese eshte shume me ne veri se ne.Paramendo qytetin tone dhe Saranden qe jane tipike mesdhetare e me klime shume te ngrohte.Ne vitwet 60 miliona turiste amerikane ,kryesisht ushtarake dhe familjet e tyre poushonin ne bregdetin ish Jugosllav gjer ne kufi me ne.Po ashtu miliona europiane te tjere pushonin ne detin Adriatik te ish Jugosllavise.Une kam takuar shume angleze qe me kane folur per qytetet e Kroacise dhe te Malit te Zi,bile ata i vizitojne eedhe sot ato vende.
Pra niveli ekonomik i republikes se 7 do te ishte mendoje me i larti ne Yogoslavia,per arsyet qe na favorizonin.Shqiptaret nuk do te hanin babanace.Pra zbatimi i nje sere praktikash te ekonomise se tregut do ta bente kompetitive Shqiperine per investime gjigante.
3-Titua duke i njohur shqiptaret e dinte qe do ti vinte kapister Serbise dhe ne ishim gati t'ja dilnim,sepse popullsia pothuajse ishte e barabarte ne ate kohe.Sigurisht qe do te ishim edhe te armatosur,ashtu sic ishte Kroacia.Sepse ne nuk te falnim per grada e nishane,apo jo.Sidomos ne te Vlores.(Fjalet e Nolit jane te verteta,si per kosovaret dhe per ne labet).Ashtu sic beri qe Kroacia te kishte ushtri,ashtu do te bente edhe armatimin e shqiptarve,Brozi.
4-Do ta kishim eksploruar europen dhe Boten me heret.Shqiptaret do te ishin sot si sllovenet, patriot.Mund te ndodhte qe Hoxha te shkeputej nga Titua dhe kjo nuk ishte cudi.Aq me mire.Ne do te ishim futut ne Europe me pare nga Gerqia monarkofashiste.Do te kishim mardhenie te mira me USA dhe Europen.Perendimi duke e njohur aventurierin shqipetar, nuk e kish te veshtire ta peshkonte Hoxhen,duke e lene ate ne pushtet,mjafton qe te ishte kunder rusve.Se mos kujton se Hoxha ka qene kunder mardhenieve me USA dhe GB dhe RFGJ.Jo ai e njihte fuqine e tyre.Ishin ruset ata qe e peshkuan te paret diktatorin.Pastaj ne nje moment te volitshem ja benin edhe gropen,ashtu sic desh ja beri Krushovi.
Per t'i rene shkurt,duke e gjykuar sot,mendoje se interesat e shqiptarve ne rajon do te ishin nga me te konsoliduarat dhe ne nuk do te ishim rjepur per gati 45 vjet.Nuk do te kishte Lufte Kllasash,komunizmi do te asfiksohej me eleminimin e diktatorit dhe populli do te prosperonte shume shpejt.Nuk do te kishim Sali,Fatos apo Edvin,komunist e pinjoll te tyre ne pushtet.Edhe ti vet nuk do te kishe ne gjak rrezatim nuklear komunist dhe keshtu qe nuk do te kishim kundershti me njeri tjetrin.Edhe njehere te me kuptosh.Ti je vellai im dhe une neser per ty marre hak,mor mik,por per idealet e tua komuniste jane te patolerueshme per mua!E urrej Hoxhen dhe diktaturen e tij,regjimin qe ai perfaqesoi.
If friends were flowers,I'd pick you!E]
Krijoni Kontakt