Close
Faqja 24 prej 65 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 650
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    po pra, po na e bane si injorant mulletin ne nji postim ma siper. po pertoj me e kerku

    kush jane keta "ju" mor, qe e perserit shpesh? kush ne?
    nuk jane fashista ata qe e shajne enverin mor jo. zgjohuni se jemi ne 2010-n
    E shikon qe prape flet me hamendje dhe opinion te pabazuar ? Kerkoje ate postim dhe do te lexosh qe eshte krejt e kunderta e asaj qe ke thene !

    Po ne kete teme po behet fjale per "donkishotizmin" dhe ti e di se kush ishte Donkishoti e qe luftonte me fantazmat dhe mullinjte e eres si juve !

    A nuk te duket vetja Donkishot ?

    Tani po ju uroj juve mbasdite te mbare dhe pershendetje shume miqesore !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 22-03-2010 më 20:20

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Keto tema do te ishte mire ta kishin titullin "Riberja e luftes se humbur kunder Enverit , por me Enverin pasi ka vdekur " ose "Lufta e Donkishotit me te vdekurit dhe fantazmat e tyre".

    Kjo "lufte" qe kerkoni ju te beni sot , eshte bere nje here dhe ka perfunduar kur vdiq Enveri ! Tani ne Shqiperi askush nuk flet per rivendosje te komunizmit ! Enveri vete ka vdekur dhe nuk jeton me ! Kujt i sherben kjo lloj sjellje , pervec percarjes dhe dasive ?

    E kam thene edhe me siper , ekstremet nuk i duhen vendit ! Kush ka 1 gram fuqi dhe dije qe te ndihmoje ate (vendin) duhet ta derdhe energjine aty dhe jo ne persekutimin e bashkeatdhetareve qe ndodhen ne te njejtin kah dhe ne njejten llogore .

    Na duhet te bashkepunojme ne kushte te veshtira , per te miren e vendit qe eshte i te gjitheve !

    Bera gabim edhe vete , qe rashe ne kurthin e ketyre mistreclleqeve , por nuk me pelqen te shikoj shqiptar me shpate ne dore duke i rene bashkeatdhetarit te vete , nderkohe qe thiken e prapambetjes se vendit e kemi ne brinje !

    Nuk shkruaj me ne kete teme ! Befshi qejf dhe kenaquni me epshet tuaja "politike" deri sa te lodheni ! Askush nuk ka fituar kunder mullinjve te eres , pervec se ka harxhuar kohe shume te cmueshme per te ndihmuar vendin te levize perpara !

    pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 23-03-2010 më 04:19

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    E shikon qe prape flet me hamendje dhe opinion te pabazuar ? Kerkoje ate postim dhe do te lexosh qe eshte krejt e kunderta e asaj qe ke thene !

    Po ne kete teme po behet fjale per "donkishotizmin" dhe ti e di se kush ishte Donkishoti e qe luftonte me fantazmat dhe mullinjte e eres si juve !

    A nuk te duket vetja Donkishot ?

    Tani po ju uroj juve mbasdite te mbare dhe pershendetje shume miqesore !
    jo mor burre, se nuk e lavdrove mulletin. nje neri me shkolle sa komplet fisi i enverit qe flitka si njorant. façizmi etj etj

    po ti je duke mbrojte mullinjt a eres qe po u sulmokan ne ket teme?

    tema ben fjale per disa njerez qe e duan akoma kriminelin, dhe me qetsi, me fakte, po i tregohet se e kane gabim. kush ka mend e kupton, te tjeret qe nuk kane le te vazhdojne te mbajne bustin e tij ne komodine
    eshte detyra e ç'do shqiptari mos me leju qe ajo kohe te kthehet (ashtu siç kerkojn keta per te cilet flet tma)

    ne gjermani kush lavdron hitlerin rraset ne burg. kshtu duhet me ju ba edhe ju por kush me e ba.

    edhe ata qe u kalben neper burgje e tregun se ishin zotni. asnji nuk u hakmorr. komunistat hakmerreshin perjetsisht me me familjet e atyre qe i kishin kundershtare.
    por te persekutumt ishin ajka e kombit, komunistat llumi

  4. #234
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Tema qenka Enverizmi në Kosovë sot!

    Po filloi me të kaluaren.

    Ka qen normale dhe deri diku e drejt që dissa njerëz në Kosovë kan qen Enverista.
    Thash normale , sepse ishte kryetar i Shqipëris .
    E drejt deri diku , sepse disa e kemi ditur pak a shumë se ai ishte një diktator i egër.

    Kur është fjala për ditët e sotme , kjo është një paradoks i klasit të parë!

    Në rradhë të parë duhet të cuditemi se si është e mundur që të ekzistojnë krijesa të tilla që jan enverista sot.

    Cfarë njerëz jan këta që edhe sot kan ideologji enveriste?!!!
    Këta jan krijesa që është vështir tu gjesh një mbiemër të përshtatshëm : Antishqiptar po se po , tradhtarë po se po , lakmues të diktaturës po se po , përkrahës të vllavrasjes për shkaqe politike po se po...nuk di ku mund të ndaket vargu i mbiemrave negativ për k¨to krijesa.


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME SHOKË ENVERISTA PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVËS!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    100 VJETORI I LINDJES SË ENVER HOXHËS, EDHE KËSHTU E NJOHIN KOSOVARËT ENVER HOXHËN

    Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica (www.besiana.de)



    Enver Hoxha kishte dhe ka edhe një anë tjetër të medaljes, të panjohur dhe jo të publikuar, shumë pak të popullarizuar. Ai në vitin 1946 ishte shpallur Hero i Popullit të Jugosllavisë, pas marrjes së një medalje tjetër Jugosllave në vitin 1945 që quhej “Ylli Partizan”, ai bëhet me dy medalje më prestigjioze të Jugosllavisë!! Fillet e angazhimit dhe aktivitetit politik, Enver Hoxha i ka me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të dërguar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë si instruktor në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare! Miqësi kjo e Enver Hoxhës me Partinë Komuniste të Jugosllavisë që vazhdoi për 8 (tetë) vite me radhë. Në kontekstin aktual del se Titisti i parë shqiptar dhe më i “vlerësuar” nga Titoja ishte Enver Hoxha!!

    Nga këndvështrimi aktual, fjala më e butë për Enver Hoxhën do të ishte të thuhet se ishte në “shoqëri të gabuar”! Tash, kjo miqësi 8 (tetë) vite me Jugosllavët, mbi 20 (njëzetë) vite me Rusët dhe mbi 20 (njëzet) vite me Kinezët - së paku tani ish dashtë të bindemi se Serbët, Rusët dhe Kinezët më së paku mund të quhen miq të shqiptarëve !!

    Në vitin 1945 në Kosovë ishte vendos gjendja e jashtëzakonshme, Kosova ishte aneksuar nga Serbia-Jugosllavia, ishte bërë masakra e Drenicës (Shaban Polluzhës) masakra e Sremit, masakra e Gjilanit, masakra e Tivarit... të gjitha këto në kohën e “miqësisë” shqiptaro-Jugosllave! Për të rritur absurdin e kësaj miqësie Enver Hoxha vjen në Beograd me 1946 takon ata që kishin bërë ato masakra !! Ndër të tjerë ai takon babën e Milladin Popoviqit, duke vajtuar për Milladinin të vrarë nga “reaksioni shqiptar”!!! Me këtë rast Enver Hoxha i “harron” ose shkel mijëra viktima shqiptare në trojet e veta në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Mal të zi !!

    Edhe po të i heqim marrëzitë tjera, si eliminimi i forcave nacionaliste të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të prira nga i biri i Abdyl Frashërit, apo pushkatimi i grupit të Deputetëve të Legjislacionit të parë të zgjedhur në vitin 1945, si deputetët: Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Kurbunara, Shefqet Beja, Salaudin Toto... , e deri te likuidimi i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij si Bedri Spahiu, Sejfullah Maleshova, Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu... etj., vetëm qërimi i hesapeve në mënyrë të përgjakshme me bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë, e bënë atë figurën më të kontestuar të Kombit shqiptar.

    Kur Enver Hoxha mori Medaljen Hero i Popullit të Jugosllavisë - në korrik të vitit 1946 – në Kosovë ishte gjendja e jashtëzakonshme, ajo ishte aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Serbia-Jugosllavia nga e ashtuquajtura Konferenca e Prizrenit korrik 1945, atëbotë ishin bërë shumë vrasje e masakra ndaj shqiptarëve si në Llap, Drenicë, Gjilan, Srem .... Tivar etj!!

    Jo vetëm nga këto ... por duke u nisur vetëm nga krimet që Serbia dhe Jugosllavia kishin bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe viset shqiptare në Maqedoni dhe Mal të zi, që nga viti 1912 – 1913 deri me 1940 ... vetëm nga ky fakt, nuk ka guxuar asnjë shqiptarë të pranoj Medalje Hero i Jugosllavisë !! Enver Hoxha kishte edhe Medaljen tjetër Jugosllave “Ylli Partizan”, nga viti 1945 !! Vetëm përpara 6 (gjashtë) viteve shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Perëndimore dhe në Mal të zi, ishin në gjendjen ma të mjerueshme, pa të drejtë shkollimi, pa të drejta elementare për jetë dhe i detyruar për shpërngulje për Turqi nga zbatimi i Elaborateve shfarosëse nga regjimi Jugosllav. Absurdi i Medaljes Hero i Popullit Jugosllav dhe “miqësisë” Shqiptaro-Jugosllave rritet nga fakti se në Qeverinë e Josip Broz Titos atëbotë ishte Vasa Çubriloviç, autori dhe planifikuesi i pastrimit etnik të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish Jugosllavi !!

    Edhe po të mos ishin këto vuajtje të shqiptarëve të Kosovës nga viti 1912 deri 1940 pastaj 1944 - 1948, nuk ka qenë e vjetruar masakra dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit me 1877 - 1878 !! Nga kjo masakër kishin kaluar vetëm 68 vjet, kanë qenë gjallë njerëzit që kanë përjetuar masakrimet dhe dëbimet nga Sanxhaku i Nishit !!

    E një lider politik shqiptar promovohet dhe formohet nga instruktor Jugosllav, nga ai shtet që e ka nda, e ka robrue dhe sakatue kombin shqiptarn, nga ai shtet të pranoj Medaljen më të lartë, kjo e bënë Enver Hoxhën rastin më të veçantë në historinë e popujve të robëruar në raport me agresorin!!

    Këto fakte nuk mund të i bëjnë vend të nderuar Enver Hoxhës, vend në histori po, se historia nuk mund të ndryshohet, po nuk mundemi ta kujtojmë pa i kujtuar edhe të metat, dështimet dhe huqjet e tij që gati e bëjnë për Libër të Ginisit !!

    Partia Komuniste Shqiptare, ishte i pari organizim politik i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë së ndarë, edhe ata komunist shqiptar si Elhami Nimani, Sinan Hasani, Fadil Hoxha etj. që ishin anëtar të grupeve komuniste në Shqipëri, nga instruktorët komunist Jugosllav u udhëzuan të angazhohen në Partinë Komuniste Jugosllave për Kosovë !! Edhe kur bëhet prishja e marrëdhënieve të Partisë Komuniste të Shqipërisë me Partinë Komuniste të Jugosllavisë, në vitin 1948, ajo prishje bëhet për “fatet e komunizmit botëror”, për Byron e Internacionales Komuniste, për mbrojtje të vijave të komunizmit, e jo për shkak të gjenocidit dhe aneksimit të territoreve shqiptare nga ana a Jugosllavëve si ishte Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe malësia në Mal të zi !! Titoja dhe Enveri u prishën duke i “dëshmuar” njeri tjetrit se cili është më komunist, apo cili është ma besnik ndaj Mekës së komunizmit – Moskës!!

    Asnjë organizim politik i shqiptarëve që nga Lidhja e Prizrenit, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Mithat Frasheri, Gjon Sereqi .... deri te Adem Demaçi, organizimet politike të shqiptarëve, në themelimin dhe drejtimin e tyre nuk kishin instruktor sllav !!! Ata organizimet politike i kanë bërë dhe planifikuar të shtrira në tërë etnikumin shqiptar, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar... Vetëm Partia Komuniste e Shqipërisë e instruktuar nga Mugosha e Popoviçi e bëjnë të detyrueshme shtrirjen politike dhe ushtarake të shqiptarëve vetëm në kufijtë e Shqipërisë Londineze!!

    Modeli dhe programi i Partisë Komuniste të Shqipërisë është ai që ka shkaktuar ndarjen e shqiptarëve në organizimin politik dhe ushtarak në rezistencën antifashiste, ky veprim ka "ligjësuar" ndarjen e kombit shqiptar në programin e saj politik, ushtarak dhe kombëtar!! Antifashistët shqiptar nga Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe Mali i zi u detyruan të angazhohen në Partinë Komuniste Jugosllave !!

    Absurdi i kohës, në vitin 1945 burgoset në Tiranë patrioti shqiptar Bedri Pejani dhe i dorëzohet Jugosllavëve për të u dënuar me vdekje në vitin 1946 ! Bedri Pejani pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës i dorëzohet Qeverisë Jugosllave të Titos dhe Vasa Çubriloviçit !!

    Bedri Pejani më 26 shtator 1924 bashkë me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë protestuan dhe denoncuan gjenocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

    Vetëm mund të paramendojmë se si është ndier Bedri Pejani, njeriu që kishte luftuar dhe protestuar kundër gjenocidit të Vasa Çubrilloviçit, të burgoset pikërisht nga shqiptarët në Tiranë dhe të ju dorëzohet xhelatëve të tij dhe kombit të tij!! Të i dorëzohet Vasa Çubriloviçit!!

    Edhe kjo fatkeqësia e Bedri Pejanit nuk ishe e vetme dhe e hershme, në vitet `80-ta do të përsëritet, nga burgu i Pejës do të arratisen në Shqipëri 2 (dy) të dënuar politik për lirin e Kosovës me dënime të larta (R.V. dhe BF) dhe që të dy do të kthehen mbrapa, do të dërrmohen me torturë nga policia Jugosllave dhe do të u rriten dënimet ! Po ashtu edhe veprimtarë të tjerë do të kthehen mbrapsht nga Shqipëria si (S.D.) etj, raste pa presedan, asnjë shtet në Evropën Perëndimore nuk e ka bërë ndaj asnjë të arratisuri politik nga Kosova !! Personat e përmendur po i përmendi vetëm me iniciale, pasi që nuk i kam konsultuar se a dëshirojnë të ju publikohen emrat, ata janë të gjallë dhe kanë përjetuar zhgënjimin ma të madh të mundshëm në jetën e tyre! Ata pa të drejt kanë bart në vete etiketën e “të dyshuarve”, sepse nuk i kishte ndihmuar dhe strehuar shteti dhe regjimi i kombit amë !!

    Marrëzia e radhës, përdhunimi i varrit të At Gjergj Fishtës dhe hedhja e eshtrave të tij në lumin Drin, ndalimi i veprës së tij !! At Gjergj Fishta përpos se është autor i veprës së famshme “Lahuta e Malcisë”, ishte i nominuari i parë shqiptar për çmimin NOBEL !! Sot At Gjergj Fishta nuk ka një varr në tokën e vet, në Shqipërinë e vet që aq shumë bëri për te!!

    Në vitet 80-ta një pjesë e të rinjve i janë kundërvu Titizmit duke u thirrur në Enverin ... por kjo ishte nga inercioni ... mirëpo në momentin kur rritet vetëdija politike dhe fillojnë të kuptojnë politikën dhe ideologjinë kombëtare me kokë të vet, fillojnë gjërat të kthjellohen ! Në Kosovë rritet vetëdija për çlirimin e Kosovës, e jo vetëdija e Revolucionit si proces botërorë, edhe pse ka ndonjë që edhe në ditët e sotme ka mbet te ideologjia e Revolucionit të Socializmit si proces botëror, të cilin nuk mund ta kuptojmë ndryshe veç si të lajthitur për të u mëshiruar ! Shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe Mal të zi nuk kanë ditur shumë për veprimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij, andaj edhe ai “respekti” nga inercioni ishte i ngjashëm me “monarkistët” Kosovarë që më shumë e donin Mbretin Zog se Kral Petrin e Jugosllavisë ! Sot në fahun e politikës, po që se cilësohesh se gjykon me inercion, kjo nënkuptohet si fyerje dhe përshkrim i prapambetjes së vetëdijes politike.

    Enver Hoxha në vitet 60-ta dërgon ushtar dhe oficer vullnetar për në Vietnam, për të luftuar Amerikën!! Në kohën e krizës rreth Kubës, Enver Hoxha e quan tradhtar Hrushqovin, pse ai i tërheqë raketat bërthamore nga Kuba!! Ku është sot qëndrimi i Vietnamit për Shqiptarët, ku është qëndrimi i Kubanezve (Fidel Kastro edhe ka shkruar kundër çlirimit të Kosovës është në anën e Serbisë)! Ndërkohë që Enver Hoxha kishte shpall rrezikun ma të madh për shqiptarët: imperializmin Anglo Amerikan! Pa asnjë të vetmin fakt!!

    Nga një dashuri dhe besnikëri mbi 20 vjeçare ndaj Kinës dhe kinezëve, shtrohet pyetja: ku janë kinezët sot? ku janë Rusët? që një qytet në Shqipëri, deri në vitet `90-ta kishte emrin "Qyteti Stalin"! Kishte me qindra buste të Leninit dhe Stalinit në Shqipëri, me tonelata libra të përkthyera nga rusishtja ! Gjithë ajo përulje dhe ajo besnikëri ndaj Rusisë, nuk i është kthyer shqiptarëve me asgjë, madje as me ndonjë kurtuazi reciprociteti!

    Këto nuk janë lapsuse të momentit të një lideri të një Partie, po huqje totale të një lideri dhe një Partie në pushtet në Shqipëri, për të cilat dështime, mashtrime dhe vetëmashtrime ne gjeneratat e sotme duhet të jemi kritik që mos të përsëriten ato gabime!

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Sa per dijeni po te them se une rrjedh nga nje familje patriote shqiptare,ndersa ti e ke prejardhjen nga dhiaret e Laberise.Dikur gjyshi jot ka ditur te ruante vetem dhite,ndersa me vone si xhahil injorant qe ishte u be police e sigurims,duke bere krime karshi popullit te vet.Prandaj edhe ti bene aludime si ato te mesazhit te mesiperm.Pra une nuk jam fashist,por as dhiar bythegrisur komunist,sepse te parert e mij i kthyen pushken si atyre te Duces dhe atyre te Hitlerit.Se cfare laro kane qene komunistet po te kujtoje dorezimin e garnizonit italian ne Grehot te Gjirokastres ne shtator 1943 tek patrioti Hysni Lepenica dhe veprimin prej tradhetari e te pabesi te te pafytyrit Bedri Spahiu.Po te kujtoje o klysh komunisti,vrasjen e Ramize Gjebrese, vajzes nga Gjirokastara, e cila u pushkatua,sepse dashuronte nje djale partizan,Zaho Koken nga Vunoi.Te till kriminele ishin gjyshrit dhe baballaret tuaj!Ata e vazhduan kriminalitetin me me force kur erdhen ne pushtet me 1944!Po ju tregoje te rinjve anetare te ketij forumi keto dy shembuj te thjesht per kohen e luftes,ndersa kriminaliteti juaj karshi popullit te pambrojtuar vazhdoi me me egersi kur bytherjepurit erdhen ne pushtet.Gjyshrit tuaj bastarde dhe baballaret spiune kane marre me qafe mijra njerez qe thoshnin nuk ka patate ne dyqan more i pafytyre,o kellire e pjelle bastarde komuniste!Ti nuk je aspak realist,por nje dallaveraxhi e llafazan me keq se te paret e tu dhiare!Ku ke fytyre ti mor funderrine e komuniste te me quash fashist,kur vet je nje vemje e peshtire komuniste.Se cfare bastardesh jeni ju pjella bastarde komuniste,po e shohim ne qendrimin e partise bije te PPSH-s ne kundershtim me interesat e vendit.Jeni pinjoll bastardesh komunist,qe nga gojet tuaja te ndyra ju dalin peshtymra me gjak,jo si ato te njerezve normal.Mallkuar qofshi o plehra te kombit tone!
    Ku ke atdhe ti mor bastarde?Ti e ke origjinen nga stepat ruse e nga ato serbe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 28-03-2010 më 23:48
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nje gje duhet ta pranojne te gjithe.Enveri ka vdekur dy here.Hera e pare eshte kur ka ngordhur fizikisht,hera e dyte kur populli ia p.shurri dhe ja rrezoj shtatoren,dhe hera e trete do te ndodhe vdekja e tij kur te vdesin krimbat dhe mbeturinat ideologjike qe la ai pas vetes.Kur te vdes edhe kjo e fundit atehere nuk do kemi nevoj as ta sjellim bile si teme dhe te debatojme per te ,sepse do te jete vetem nje fosil.Pra duhet te presim edhe pak qe ata qe ende mbrojne idete e tij dhe nuk besojne qe ai ka vdekur te binden se ideologjija e tij eshte varrosur dhe krymbur qe prej vitesh,dhe sdo kthehet me.

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Aulona mikja ime ne fund te frazave te fillimit,mendoje se nuk duhet te kishe vendosur ate ikone!Ajo qe ke pohuar eshte teper serioze e jo per te qeshur!
    Ato qe ka shprehur ai enveristi me siper,jane nje provokim u ulet komunist, qe na behet te gjitheve.Shikoje se si po vepron Edvini dhe ushtaret e tij pinjoll te komunisteve maskarenj e kriminele.Edhe ai qe provokon me siper eshte si ata ushtaret e Edvin Kristaq Rames.Na tregon Epopene e Ballit Kombetar zoteria.E ke lexuar gje kete vjershe te patriotit tone Aulona?Eshte njesoje si ata filmat me partizane ku ballistat ishin frikacake e ja mbathnin me vrap.Simbas komunisteve, trima ishin vetem partizanet!Nuk e kuptoje lloghiken e tyre.A ishin shqiptare edhe ballistet?Nqse po atehere pse keta te fundit na ishin frikacake.Keto turpe vetem komunistet dinin t'i benin!Ata maskarenj me ne krye katilin e karrieristin enver hoxha,ishin bashkpunetore te armiqve tane te perjetshem sllaveve dhe si rezultat ata ishin besprere,sepse ata prishen Marrveshjen e Mukjes.Aty u be bashkimi i gjithe shqiptareve,por nuk kaloi shume dhe komunistet e tradhetuan ne menyre te turpeshme ate marrveshje historike.
    Po te tregoje nje histori.Kur isha gjimnazist shkuam ne nje fshatin T.Aty sollen nje partizan te na tregonte nje histori nga koha e luftes.Xha B xh ishte nje burre i ndershem,por pak injorant,tregonte te verteten ne cdo rast.Na tregoi luften qe ishte zhvilluar midis 8 gjermanve dhe nje batalioni te Brig V te UNCL.Ja si u shpreh plaku i ndershem.Ku priteshin gjermanet?Ku behej shaka me ata.vetem 8 gjermane na perzune nga Mavrova gjer ne Vezhadanisht(fshatra te Vlores).Na shkonin thembrat mbas zverkut.Mesuesi jone u gjend ne nje situate te veshtire dhe i nderhyri.Xha B..... nuk ka qene ashtu.Kujt i tregon ti more djale,mua qe isha vete deshmitar!Librat mos ua mesoni se prapthi femijeve.Ngelem te shastisur te gjithe!Vone ,shume vone une dhe shoket e mij te klases e kemi kuptuar te verteten.Ne vitet 90,miqte e mij!
    Ju beje thirrje te mos i besoni bastardet komunist dhe pinjollet e tyre,sepse ata jane ligj,njesoj kriminele si baballaret.

    Nestor degjo o vella, tani nqs ne do ta shkruajm historine ashtu sic duhet, nuk duhet te mbajme asnjanesi, por duhet thene ashtu sic eshte! Deshimtaret e asaj lufte jane akoma gjalle, biles edhe ata qe u presekutuan nga vete Enveri, e thone ku qendroi dobesia e ballit kombetar apo e Zogut qe iku. Per c'do sistem apo rryme poltike qe ka kaluar ne vendin tone duhet te nxjerrim te mirat e te keqijat apo dobesit e tyre, me qellim te dime ku jemi, e te mesojme nga to. Nuk mund ta besh te zeze dot gjithe Luften Nacional Clirimtare, sepse ajo lufte u mbeshtet nga mbare baza qe ishte populli. Sikur edhe Balli Kombetar edhe kur u prish Marrveshja eMUKJES, te kishte luftuar me nje pjese te popullit me idete e tyre, them se do te ishte nje opozite e forte per Shqiperine, ashtu sic kishte edhe ne vende te tjera parti komuniste qe ishin maxhoranca, por qe kishin nje opozite! Kjo nuk u be sepse kreret e Ballit Kombetar mbase edhe nga ajo shpresa qe do ti ndihmonin aletatet, Italjanet dhe me vone Gjermanet u mbeshteten tek ata me teper sesa tek forca e popullit te tyre. Balli Kombetar kreret i kishte nga me itelektualet duke filluar me Mithat Frasherin, keshtu duhet te kishin perdor me mire njohurite e tyre politike qe nje aleat si Italia apo Gjermania ne ate kohe te cilat ishin ne lufte kundra nje bote te tere, nuk do te rezistonte shume dhe pasojat e atij bashkepunimi do te binin mbi popullin dhe vendin tone, ashtu sic na ra per bashkpunimin qe bene kreret me Osmanet. Megjithate pa disktuim qe edhe ato qe u bene nen diktaturen e Enverit do vihen ne dukje sado qe tu vije keq disave, sic e thashe, i kemi hequr ne kurriz ato kohe ne familjet tona.

    Mesa kam vene re une, jo vetem tani por ne c'do kohe ne i nxjerrim vetem te mirat apo te keqijat nje pale, por asnjhere ti marrim shtruar dhe ti analizojme te mirat dhe te keqijat bashke dhe te bejme nje analizim te mirefillte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 25-03-2010 më 01:57
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Sikur edhe Balli Kombetar edhe kur u prish Marrveshja eMUKJES, te kishte luftuar me nje pjese te popullit me idete e tyre, them se do te ishte nje opozite e forte per Shqiperine, ashtu sic kishte edhe ne vende te tjera parti komuniste qe ishin maxhoranca, por qe kishin nje opozite
    A e kuptova gabim apo po thu qe do te kishte pase nje opozite me Enverin ne pushtet?

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    E dashur AuLoNa!Ne vitin 1945 kishte opozite te cilen e votoi populli shqiptar.Ishin te gjithe intelektuale te shkolluar ne perendim.Besoje e di se cfare ndodhi me ta.Gjyshi i bamatatit me shoke i pushkatuan,prandaj te lutem mos fol per opozitra imagjinare.Kriminelet komuniste ishin injorant dhe duke qene te till ata u shndrruan ne xhahile e kanibale.Ata ua kaluan edhe nazistve e fashisteve me ato krime qe bene kundra ne shqiptarve.
    Duhet te jemi te drejte e te ndershem me njeri tjetrin.Une nuk kam asnje lidhje me Ballin Kombetar dhe kete ta them me pergjegjesi.Bile im ate me ka treguar disa histori jo fort te mira per ta.Sigurisht flitet per disa laro,ushtare te thjesht jo per krere te ballit.Keshtu qe une i urrej ata laro.Ndonjerit ja kam perplasur ne fytyre pisllekun e bere.Por po te beshe nje krahasim midis asaj qe bene ushtaret me qylaf e me ato krime qe bene kamunistet eshte si te beshe krahasim nata me diten.Ngulite mire ne mendje mikja ime,ne kohen e kriminelve komuniste,nuk kish rruge te mesme.Komunistet te vinin perballe alternatives o me ne o kundra nesh dhe po te ishe kunder injorantve e dije se c'te priste.Per cfare idesh na flet mikja ime!!!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 24 prej 65 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •