Ligji i ashpėr: S'ka mė azilantė shqiptarė nė Britaninė e Madhe

GAZETA SHQIPTARE 8 SHKURT 2003
Nga Londra
Muhamed Veliu

Lamtumirė emigracionit ilegal shqiptar nė Angli. Njė ligj i sapomiratuar nga qeveria e kėtij vendi ndalon kategorikisht hyrjen pa dokumenta nė kėtė vend, duke mos njohur asnjė lloj argumenti tė azilkėrkuesit.
Ligji i ri pėr emigracionin nė Britaninė e Madhe i cilėson Shqipėrinė, Bullgarinė, Maqedoninė, Moldavinė, Rumaninė, Serbinė dhe Malin e Zi si shtete tė sigurta, dhe, si pasojė, qytetarėve tė kėtyre shteteve, tė cilėt do tė mbėrrijnė nė Britani pėr tė kėrkuar azil politik, do tu refuzohet njė gjė e tillė automatikisht dhe do tė deportohen menjėherė. Detyrimet e ligjit tė ri u bėnė publike nga ministri i Brendshėm David Blunket, i cili tha se kėto ndryshime bėhen pėr tė ndaluar numrin nė rritje tė shtetasve nga Europa Juglindore qė mbėrrijnė nė Britani pėr tė kėrkuar azil. Ligji bėn pėrjashtime vetėm pėr ato raste kur personi qė kėrkon azil ka prova tė forta pėr tė mbėshtetur kėrkesėn e tij. Vetėm nėse vėrtėtohet njė gjė e tillė, aplikanti mund tė vazhdojė procedurat e radhės. Sipas shifrave tė Ministrisė sė Brendshme britanike (Home Offise), pėr ēdo vit mė se 8 000 shtetas nga vendet e Europės Juglindore aplikojnė pėr azil nė Britani. Po ashtu, nga publikimi vjetor i shifrave rreth numrit tė azilkėrkuesve nė Britani mėsohet se vitin e shkuar kanė kėrkuar azil 100 000 veta. Nuk kanė mbetur pa u pėrfshirė nė kėtė ligj dhe ata tė cilėt merren me trafikimin e vajzave pėr qėllime prostitucioni. Ligji i ri parashikon dėnime deri nė 14 vjet pėr ata tė cilėt merren me kėtė lloj trafiku. Ligj i ri ka prekur edhe emigrantėt me lejeqėndrimi tė rregullta nė shtete tė ndryshme tė BE-sė, tė cilėt nuk kishin nevojė pėr vizė hyrjeje nė Britani. Tani tė gjithė atyre do tu duhet tė pajisen me viza hyrje nė Britani.
Blunket tha se "numri nė rritje i emigrantėve nė BE tė cilėve po u garantohet e drejta e qėndrimit nė kėto vende, bėn qė shumica e tyre tė hyjė lirisht nė Angli dhe duke pėrdorur identitete tė tjera kėrkojnė azil pėr tė marrė ndihmė sociale dhe banesa falas.
Ana pozitive e kėtyre masave do tė shikohet muajt e ardhshėm. Nė ditėt qė do tė vijnė qeveria Britanike do tė diskutojė edhe rreth liberalizimit tė mundshėm tė vizave pėr qytetarėt e Europės Juglindore. Ky ligj i ri mund ti hapė dritėn jeshile dhėnies sė 40 000 vizave pune pėr kėto shtete nga ku mund tė pėrfitojnė dhe shqiptarėt. I kėtij mendimi duket se ėshtė edhe ambasadori shqiptar nė Londėr, Kastriot Ropam i cili thotė: E vlerėsoj qėndrimin e qeverisė Britanike si njė qėndrim pozitiv, qė kjo qeveri bėn ndaj zhvillimeve tė brėndėshme demokratike dhe progresit nė kėtė drejtim. Sigurisht qė qeverija Britanike po pėrpiqet tė marri masa pėr tė ndaluar emigracionin ilegal, por nė tė njėjtėn kohė besoj se nė kuadėr tė proceseve integruse nė tė ardhmen do tė krijohet mundėsija qė shtetasit shqiptarė, tė vinė nė Britannė e Madhe nė mėnyrė tė ligjėshme.

DISA TE DHENA PER SHQIPTARET NE BRITANI

- Sipas statistikave jo zyrtare, nė Britaninė e Madhe jetojnė rreth 50 000 shqiptarė.
- Numri i emigrantėve shqiptarė erdhi duke u rritur pas vitit '98.
- Emigrantėt shqiptarė janė pėrqėndruar nė Londėr, sepse mundėsitė pėr tu punėsuar janė mė tė mėdha.
- Ndėrsa nė Irlandė numri i emigrantėvė arrin nga 2000 deri nė 3000 veta.
- Nga viti nė vit ka njė rritje tė studentėve shqiptarė qė frekuentojnė universitet angleze. Vetėm nė universitetin e Oxfordit studiojnė mė shumė se 50 studentė shqiptarė.
- Krahas shumicės sė njerėzve qė punojnė, bie nė sy dhe njė rritje e grupeve kriminale tė cilat kanė vepruar nė shtete tė tjera tė Europės.
- Shumė emigrantė kanė arritur tė hapin biznese private, restorante, lavazhe makinash, internet kafe apo dhe nė dy kompani tė cilat merren me sigurimin e klubeve tė natės apo tė personave VIP.



Dy ngjarjet kriminale me protagonistė azilantėt

Pse u acaruan me emigrantėt


Problemet e emigracionit janė shndėrruar nė ēėshtje dite pėr politikanėt britanikė, median si edhe pėr ēdo njeri tė thjeshtė. Temperatura e kėtij problemi u rrit menjėherė pas arrestimit tė gjashtė shtetasve afrikano-veriorė nė njė shtėpi nė Ėood Green, nė veri tė Londrės, ku u gjetėn disa pajisje qė kishin shėrbyer pėr prodhimin e gazit vdekjeprurės recin. Vetėm disa ditė nga operacioni i Londrės, nė njė operacion tjetėr anti-terrorizėm, kėsaj radhe nė Manēester, njė oficer i policisė u godit pėr vdekje nga njė algjerian, i cili rezultoi se ishte emigrant. Fakti qė tė arrestuarit e Londrės dhe vrasėsi i detektivit Stephen Oake ishin azilantė, bėri qė edhe njė herė pas njė kohe tė gjatė "heshtjeje" problemi i azilkėrkesve tė dilte nė pah si njė problem tejet kompleks, kėsaj here i ndėrthurur me terrorizmin. Shumė shoqata nė mbrojtje tė emigrantėve kanė filluar protestat e tyre nė pėrkrahje tė tė drejtave tė shtetasve tė huaj azilkėrkues nė Britaninė e Madhe.


Edhe kisha kundėr emigrantėve


Nė debatin pėr emigrantėt ėshtė pėrfshirė dhė argjipeshkvi i Canteburyt DrRowan Williams, i cili tha se mbyllja e emigrantėve nė kampe ėshtė "tejet e arsyeshme". Me deklaratėn e tij, Williams duket qartė se mbėshtet propozimin e konservatorėve. Por deklarata e kryepeshkopit, i cili cilėsohet si liberal ndaj ēėshtjeve sociale, u komentua nga grupet qė mbrojnė tė drejtat e emigrantėve si njė "goditje" e re ndaj azilkėrkuesve, por kėsaj radhe nga njeriu i Zotit. Menjehėrė pas publikimit tė kėsaj deklarate nė media dhe pėrdorimit tė saj nga shtypi i poziconuar kundėr emigrantėve, zyra e shtypit e komentoi thėnien e argjipeshkvit si njė sentencė e nxjerrė nga konteksti i fjalės sė tij. Ata mohuan lajmin se argjipeshkvi ishte avokat i idesė se izolimi i emigrantėve ėshtė "tejet i arsyshėm".