(Kjo leter i takon shek II pas Krishtit dhe pershkruan martirizimet e te krishtereve te Smirnes, dhe sidomos ato te mbikqyresit te kesaj kishe Polikarpit. Eshte shkruar nga Kisha e Smirnes drejtuar Kishes se Filomeas)
1 Kisha e Zotit qe qendron perkohesisht ne Smirna per Kishen e Zotit qe qendron perkohesisht ne Filomea dhe gjithe kolonive te Kishes se shenjte dhe te pergjitheshme ne cdo vend: Meshira , paqja dhe dashuria a Zotit, Atit tone dhe e Zotit Jezus Krisht u shumofte mbi ju
1: U kemi shkruar vellezer per gjerat ne lidhje me ata qe u martirizuan dhe po ashtu ne lidhje me Polikarpin e bekuar, qe e beri persekutimin te pushoje sikur ti kishte vulen me deshmine e tij. Sepse pothuajse gjithe gjerat qe ndodhen me pare, ndodhen ne menyre qe Zoti te na tregonte nga lart deshmine qe eshte sipas ungjillit. Sepse ai duroi tradhetine sikurse beri dhe Zoti, ne menyre qe ne te behemi imituesit e Tij, suke mos konsideruar vetem gjerat qe na preokupojne ne por dhe ato qe preokupojne te afermit tane; sepse keshtu i ka hije dashurise se vertete dhe te qendrueshme, qe te mos deshiroje vetem shpetimin e vet por dhe shpetimin e vellezerve.
2: Te bekuara dhe fisnike jane te gjitha deshmite qe ndodhen sipas vullnetit te Zotit, sepse eshte e drejte qe ne te jemi me te kujdesshem dhe tja atribuojme Zotit autoritetin mbi te gjitha gjerat.
Sepse kush nuk do ta admiroje fisnikerine, durimin dhe bindjen e tyre? Te cilet, ndonese u prene copa-copa aq sa u dukej mishi, venat dhe arteriet, e duruan kete aq sa edhe spektatoret u preken dhe vajtuan; Martiret e tjere arriten ne nje fisnikeri te tille sa asnjeri prej tyre nuk renkonte apo ofshante sa ne ate ore martiret e Krishtit dukej sikur nuk ishin fare te pranishem ne mishin e tyre ose vete Zoti u qendronte afer dhe bisedonte me ta. Dhe duke I mbajtur syte tek hiri i Krishtit i perbuzen torturat e kesaj bote, duke blere me cmimin e nje ore clirimin nga ndeshkimi i perjetshem. Dhe keshtu zjarri qe ndiznin torturuesit e tyre u dukej i ftohte sepse syte e tyre ishin tek shpetimi nga zjarri i perjetshem qe nuk shuhet kurre; sepse syte e zemrave te tyre ishin tek gjerat e mira qe jane rezervuar per ata qe qendrojne me durim, gjera qe as syri nuk i ka pare dhe as veshi nuk i ka degjuar, dhe qe nuk kane hyre kurre ne zemren e njerezve por qe ju Zoti ua tregoi atyre sepse ata nuk ishin me njerez por engjej tashme.
Dhe ne menyre te ngjashme, ata qe ishin denuar per tu hedhur tek bishat e egra duruan ndeshkime te frikshme, duke i shtrire mbi maja te mprehta, duke i goditur me shume forma te tjera te tortures, qe djalli me ane te torturave te vazhdueshme ti sillte ne mohim te Krishtit nese do ishte e mundur, sepse ai perdori shume dredhi kunder tyre.
3:Por falenderimet i takojne Zotit sepse Ai triumfoi me te vertete kunder gjithckaje. Sepse Germanikusi, i drejte dhe fisnik, e inkurajoi druajtjen e tyre me qendrueshmerine qe kishte dhe luftoi kunder bishave te egra kur u dha sinjali. Sepse kur prokonsulli donte te triumfonte mbi te duke i thene te kishte meshire per rinine e tij, ai perdori dhunen dhe i terhoqi bishat e egra kunder tij duke i provokuar qe te largohej nje ore e me pare nga kjo bote e padrejte.
Dhe pas kesaj, turma u mahnit nga trimeria e te krishtereve qe e donin Zotin dhe i frikesoheshin Atij, dhe filloi te therriste: "Jashte ateistet! Duam Polikarpin!"
4: Por nje burre, i quajtur Kuintus, qe sapo kishte ardhur nga Frigjia, sapo i pa bishat u be frikacak. Ky kishte ardhur vete me disa te tjere me vullnet te lire para gjyqit. Prokonsulli e bindi kete qe te betohej dhe te ofronte temjan (per perendite romake). Njerez te tille qe dorezohen para vuajtjeve nuk e meritojne te lavderohen duke ditur se dhe ungjilli na thote te njejten gje.
5: Tani, i lavdishmi Polikarp, kur e degjoi kete nuk u frikesua fare por donte te qendronte ne qytet, por pjesa me e madhe e luti ate te terhiqej. Keshtu, ai u terhoq ne nje ferme jo shume larg nga qyteti dhe qendroi aty me disa nga miqte e vet, duke mos bere gje tjeter nate e dite vecse lutjeve per te gjithe njerezit dhe per kishat neper bote, sepse ky ishte zakoni i tij.
Dhe gjate lutjeve, ai ra ne ekstaze tre dite para se ta kapnin dhe e pa jastekun e tij qe digjej ne zjarr. Dhe ai u kthye dhe ju tha atyre qe ishin me te: E shoh qe duhet te digjem i gjalle!
6: Dhe nderkohe qe kerkimi I tij vazhdonte, ai u largua ne nje ferme tjeter, dhe menjehere ata qe e kerkonin mberriten dhe kur nuk e gjeten ate, kapen dy nga skllavet qe punonin aty dhe njera prej tyre tregoi nga torturat.
Keshtu pra ishte e pamundur per te qe te vaazhdonte te fshihej sepse ata qe e tradhetuan ishin njerez te shtepise se vet. Kapiteni, i cili quhej Herod, nxitoi per ta sjelle ate ne stadium. Kjo ndodhi qe te permbushej fati i tij si pjesemarres i Krishtit, dhe ata qe e tradhetuan ate moren ndeshkimin e Judes.
7: Ndjekesit e tij se bashku me kaloresit, duke marre me vete kete vajzen shkuan tek ai afer darkes, ne diten e premte, me armet e tyre te zakonshme sikur po shkonin kunder nje vjedhesi. Dhe kur arriten tek vendi ku ai rrinte, kishte rene nata, dhe e gjeten ate duke pushuar ne dhomen e siperme te nje shtepie te vogel. Ai mund te ishte larguar qe aty, por ai refuzoi duke thene: U befte vullneti i Zotit. Keshtu kur degjoi se ata kishin ardhur, ai zbriti posht edhe foli me ta. Dhe ata u mahniten nga mosha e tij dhe nga qendrueshmeria e tij. Disa nga ata thane: Pse duheshin gjithe keto perpjekje per te kapur nje njeri kaq te nderuar? Menjehere ai porositi qe tu jepej dicka per te ngrene dhe per te pire, ndekohe qe u kerkoi atyre qe ta linin te qete per nje ore qe te lutej. Dhe kur ata i dhane leje, ai shkoi dhe u lut per dy ore te tera pa nderprerje, duke qene i mbushur me hirin e Zotit, aq sa shume nga ata qe kishin ardhur per ta kapur u habiten dhe u penduan qe kishin ardhur kunder nje njeriu kaq besimtar dhe plaku kaq te nderuar
8: Tani, pasi ai mbaroi se luturi dhe se permenduri te gjithe ata te cilet kishte takuar gjate gjithe jetes se tij, te medhenj dhe te vegjel, te famshem dhe te zakonshem, si dhe te gjithe Kishen e pergjitheshme ne te gjithe boten, koha e largimit te tij mberriti. Ata e ulen ate ne nje gomar dhe e drejtuan drejt qytetit. Ishte dita e se Shtunes se Pashkes. Kapiteni Herod se bashku me te atin, Niketen, te cilet ishin ne nje karroce e takuan ate dhe e moren ne karroce dhe e ulen prane tyre, dhe filluan te bisedojne me te per ti mbushur mendjen, duke i thene: Cte keqe ka po thuash se Cezari eshte Zot dhe te sakrifikosh ne ceremonite qe behen me keto raste, dhe keshtu te jesh i sigurt? Ne fillim ai nuk u dha ndonje pergjigje dhe ata vazhduan ta nxitin ate. Atehere ai u tha: Une nuk do bej sic me keshilloni ju. , Keshtu ata duke mos pasur me shpresa per ta bindur ate, filluan te flasin fjale te hidhura kunder tij dhe e flaken me force nga karroca aq sa ai duke rene nga karroca nxori kemben nga vendi. Por ai, pa u shqetesuar dhe pa ndjere asgje, vazhdoi te ecte me nxitim ne drejtim te stadiumit ku rremuja ishte aq e madhe sa ishte e pamundur te degjohej.
9: Tani, kur Polikarpi hyri ne stadium, erdhi nje ze prej qiellit qe thoshte: Ji i forte dhe tregoju burre o Polikarp! .Asnje nuk e pa ate qe i foli atij , por ata nga vellezerit tane qe ishin te pranishem aty, e degjuan zerin. Dhe si e sollen ate perpara, rremuja u rrit me teper kur turma degjoi se ishte kapur Polikarpi. Kur ai u afrua me teper, prokonsulli e pyeti nese ai ishte Polikarpi. Pasi ai rrefeu se ishte ai, ai filloi ta nxite per te mohuar Krishtin, duke i thene: Ki respekt per moshen tende! dhe gjera te tjera te ngjashme sipas zakonit te tyre si psh : Betohu ne fatin e Cezarit, pendohu dhe thuaj: Larg ateisteve! Por Polikarpi, duke pare ngultazi dhe vrazhdesisht turmen e lige te paganeve ne stadium, duke drejtuar doren drejt tyre, ngriti duart drejt qiellit dhe foli me ofshame: Larg ateisteve! Atehere, prokonsulli vazhdoi ta nxite duke i thene: Betohu, dhe une do te te liroj, qorto Krishtin! Polikarpi deklaroi: Tetedhjete e gjashte vjet I sherbeva Atij dhe Ai kurre nuk me beri asgje te keqe: Atehere si mund ta blasfemoj Mbretin dhe Shpetimtarin tim?
10: Dhe kur prokonsulli vazhdonte ti bente presion duke i thene: Betohu per fatin e Cezarit!, ai u pergjigj: Perderisa ti po me nxit me kot duke me thene te betohem per fatin e cezarit, duke pretenduar se nuk e di se kush dhe cfare jam une, degjo tani deklarimin tim te qarte: Une jam i krishtere! Dhe nqs ti deshiron te mesosh me teper mbi ate se cfare jane doktrinat e krishtera, me cakto nje dite dhe do ti degjosh! Prokonsulli u pergjigj: Binde popullin! Por Polikarpi u pergjigj: E quajta te drejte te ta bej ty kete rrefim te besimit tim sepse ne na eshte mesuar qe ti nderojme autoritetet dhe pushtetet e vendosura nga Zoti. Por persa u perket atyre, une nuk i konsideroj ata te denje per te degjuar ndonje rrefim nga une!
11: Prokonsulli i tha atij: Bishta e egra jane gati. Tek ato do te hidhesh nqs nuk pendohesh . Atehere Polikarpi u pergjegj: Atehere thirri ato sepse ne nuk e kemi zakon te pendohemi per ate qe eshte e mire dhe te pranojme ate qe eshte e keqe; dhe per mua eshte me mire ti largohem se keqes dhe ti afrohem se drejtes. Por perseri prokonsulli i tha atij: "Une do te bej qe te konsumohesh nga zjarri nqs nuk pendohesh, sepse e shoh qe nuk i paske frike bishat e egra. Por Polikarpi i tha: Ti me kercenon me zjarrin qe djeg vecse nje ore dhe pastaj shuhet, por dukesh se je i paditur per zjarrin e gjykimit te ardhshem dhe denimit te perjetshem, te rezervuar per te paperendishmit. Por perse vonohesh? Bej ate qe deshiron te besh!
12: Nderkohe qe po thoshte keto dhe gjera te ngjashme me keto, Polikarpi u mbush me besim dhe gezim dhe shprehja e fytyres se tij ishte gjithe hir, dhe jo vetem qe nuk ra ne deshperim nga keto gjera qe po i thuheshin por ne te kunderten, prokonsulli u habit dhe dergoi mesazhierin qe te shpalle ne mes te stadiumit tre here: Polikarpi deshmoi se eshte i krishtere . Pasi u be kjo shpallje nga mesazhieri, e gjithe turma e paganeve dhe judenjve qe banonin ne Smirna bertiten me nje egersi te pakontrollueshme me ze te larte: "Ky eshte mesuesi i Azise, ati i te krishtereve dhe permbysesi i zoterve tane, i cili u ka mesuar shume njerezve qe te mos u sakrifikojne zoterve dhe te mos i adhurojne ata Duke thene keto, ata filluan ti kerkojne Filipit, komandantit te forcave te Azise, qe ti leshonte nje luan Polikarpit. Por Filipi u pergjegj se nuk i lejohej kjo gje sepse shfaqjet me bishat e egra tashme kishin perfunduar. Atehere ata filluan te bertasin ne nje ze qe Polikarpi duhet te digjet i gjalle. Keshtu u plotesua vizioni qe i ishte zbuluar atij ne lidhje me jastekun, te cilin kur e pa ne flake gjate lutjes, u kthye dhe u tha profetikisht besnikeve qe ishin me te: Une duhet te digjem i gjalle
13: Me pas, kjo u vu ne zbatim me nje shpejtesi me te madhe nga sa u tha. Turmat menjehere filluan te mbledhin dru dhe shkarpa nga punishtet dhe banjat publike, dhe judenjte vecanerisht, sic e kishin zakon, me padurim i ndihmonin ata ne kete gje. Dhe kur turra e druve ishte gati, Polikarpi, duke vendosur menjane te gjitha veshjet e tij dhe duke zberthyer brezin, filloi gjithashtu te hiqte sandalet . Ai me pare nuk e kishte zakon ti hiqte rrobat e trupit sepse shume nga besniket kerkonin ta preknin lekuren e tij, sepse dhe para martirizimit ai nderohej shume per jeten e tij te shenjte. Menjehere ata e mbuluan ate me substancat e pergatitura per djegie. Por kur shkuan qe ta mberthejne me gozhde, ai tha: Me lini keshtu sic jam; sepse Ai qe me jep force qe te duroj zjarrin do te me jape gjithashtu force qe te qendroj keshtu si jam pa levizur, pa qene nevoja te me gozhdoni
14: Keshtu ata nuk e gozhduan ate, por thjesht e lidhen. Dhe duke i pasur duart e lidhura pas vetes, si nje dash i zgjedhur, i hequr nga tufa e madhe per tu sakrifikuar dhe i pergatitur per te qene nje fli ne zjarr, i pranuar nga Zoti, pa drejt qiejve dhe tha: O Zot Perendi i Plotfuqishem, Ati i Birit te dashur Jezus Krisht, nga i Cili ne kemi marre njohurine per Ty, Perendine e engjejve dhe fuqive dhe te cdo krijese dhe te gjithe races se te drejteve qe jetojne para Teje, Une te falenderoj qe me ke vleresuar te denje per kete dite dhe ore qe une te kem pjese ne numrin e martireve te Tu, ne kupen e Krishtit, ne ringjalljen dhe ne jeten e perjetshme si me trup ashtu dhe me shpirt, permes mosprishjes te dhene nga Shpirti i Shenjte. Mes ketyre martireve me prano sot si nje sakrifice te shendetshme dhe te pranueshme, ashtu sikurse Ti o Perendi i vertete dhe i perjetshem ke pergatitur dhe ke zbuluar para meje dhe tani je duke e plotesuar. Per kete une te lavderoj Ty per te gjitha gjerat, te bekoj Ty, te lavderoj Ty, se bashku me te perjetshmin dhe qiellorin Jezus Krisht, Birin Tend te dashur, mbi te Cilin, Ty dhe Shpirtin e Shenjte qofte lavdia tani dhe ne te gjitha epokat qe vijne. Amen
15: Kur ai shqiptoi fjalen Amen duke e perfunduar keshtu lutjen, atyre qe u ishte caktuar si detyre zjarrvenia, e ndezen zjarrin. Dhe kur flaka shpertheu perpara me terbim te madh, neve te cileve na ishte dhene te deshmonim, pame nje mrekulli te madhe dhe kjo eshte ruajtur tek ne, ne menyre qe te mund tua raportojme dhe te tjereve se cfare ndodhi. Zjarri duke e perkulur veten ne forme harku, ashtu si vela e nje anije kur e fryn era, e rrethoi si nje qark trupin e martirit. Dhe ai dukej jo si nje mish qe digjej por si buke qe piqej dhe si ar apo argjent qe flakeron ne furrnalte. Per me teper, ne ndjeme nje arome te kendshme qe vinte nga turra si arome temjani apo si dicka tjeter aromatike qe digjej aty.
16: Kur ata njerez te liq e kuptuan se trupi i tij nuk mund te konsumohej nga flaket, urdheruan nje ekzekutues ti shkonte afer dhe ta shponte ate me nje thike. Kur ai beri kete, doli prej tij nje pellumb dhe nje sasi aq e madhe gjaku sa e shoi komplet zjarrin dhe njerezit aty habiteshin se si mund te kishte nje ndryshim kaq te madh midis jobesimtareve dhe te zgjedhurve, nje prej te cileve ishte dhe me i admirueshmi Polikarp, i cili ne koherat tona ishte nje mesues apostolik dhe profetik dhe peshkop(mbikqyres) i Kishes se pergjitheshme dhe te plote qe eshte ne Smirna. Sepse cdo fjale qe doli nga goja e tij ose eshte plotesuar ose do te plotesohet.
17: Por kur armiku i races se te drejteve, ziliqari, keqdashesi dhe i ligu, duke e pare natyren madheshtore te martirizimit te tij dhe duke pasur parasysh jeten e panjolleshme qe ai kishte jetuar qe nga fillimi dhe se si ai tani ishte kurorezuar me kuroren e pavdekshmerise duke e marre ne menyre te padiskutueshme shperblimin e tij, ai beri te pamunduren qe te sigurohej qe as kujtimi me i vogel prej tij te mos mbetej tek ne megjithese shume e deshironin kete, qe ta merrnin trupin e tij te shenjte. Per kete, ai i sugjeroi Niketes, babait te Herodit dhe vellait te Alkeut, qe te shkonte dhe ti lutej guvernatorit qe te mos e jepte trupin e tij per varrim. sepse, ata do fillojne te adhurojne kete dhe do ta harrojne te Kryqezuarin. Kjo u tha dhe me sugjerimin dhe bindjen e patundur te judenjve qe na shihnin ne se si donim ta merrnim trupin e tij nga zjarri, duke mos e kuptuar se eshte e pamundur per ne qe ta harrojme ndonjehere Krishtin, i Cili vuajti per shpetimin e atyre qe do te shpetohen ne te gjithe boten (I Panjolli per mekataret), dhe se ne kurre nuk adhurojme ndonje tjeter. Sepse Ate, duke qene Bir i Perendise, ne e adhurojme; por martiret, si dishepuj dhe pasues te Zotit, ne i duam denjesisht per dashurine e tyre te jashtezakonshme per Mbretin dhe Mjeshtrin e tyre, me te cilet ne deshirojme te jemi miq dhe bashke-dishepuj.
18: Atehere centurioni, duke pare konfliktin qe nxitnin judenjte, e vendosi trupin e tij ne mes te zjarrit dhe e konsumoi. Me pas ne i morem eshtrat e tij, sepse ato ishin me te cmuara sesa margaritaret me te vlefshem dhe me ta pastra sesa ari dhe i vendosem ato ne nje vend te pershtatshem, ku sa here qe te mblidhemi bashke sipas mundesive, me gezim dhe ngazellim, Zoti do te na dhuroje qe te festojme pervjetorin e martirizimit te tij, per te dyja qellimet: si per te kujtuar ata qe e kane mbaruar tashme udhetimin e tyre por edhe per ushtrim dhe pergatitje te atyre qe ecin ne hapat e tyre.
19: Ky pra eshte tregimi per Polikarpin e bekuar, i cili ndonese ishte i dymbedhjeti qe u martirizua ne Smirna (duke numeruar ketu dhe ata te Filadelfias), perseri ze nje vend te vecante ne kujtimin e te gjithe njerezve, aq sa kudo perflitet per te, madje dhe mes paganeve. Ai nuk ishte vetem nje mesues i famshem por edhe nje martir i shquar, martirizimin e te cilit te gjithe deshirojne ta imitojne, sepse ishte teresisht i qendrueshem ne Ungjillin e Krishtit. Sepse, duke fituar me durim permbi guvernatorin e padrejte, dhe duke marre kuroren e pavdekshmerise, ai tani bashke me apostujt dhe gjithe te drejtet ne qiell, me ngazellim lavderon Zotin At dhe dhe bekon Zotin tone Jezus Krisht, Shpetimtarin e shpirtrave tane dhe Guvernatorin e trupave tane dhe Bariun e Kishes Katolike (Universale) ne te gjithe boten.
20: Ne do deshironim t'ju tregonim per keto gjera qe ndodhen ne menyre me te detajuar; por per momentin po mjaftohemi me kete tregim te permbledhur qe po e dergojme tek ju permes vellait tone Markus. Pasi ta lexoni kete leter, dergojuani dhe vellezerve qe jane me larg, qe dhe ata ta lavderojne Zotin per keto, i Cili i zgjedh sherbetoret e Vet.
Atij qe eshte ne gjendje qe te na sjelle ne te gjitheve ne Mbreterine e Tij te perjeteshme, me ane te dhurates se hirit, permes Birit te Tij te Vetem-Lindur Jezus Krishtit; i qofte lavdia, nderi, fuqia dhe madheshtia ne jete te jeteve. Amen. Pershendetini te gjithe shenjtoret. Ata qe jane me ne, ju pershendesin dhe Evaresti qe i shkroi keto dhe gjithe shtepia e tij.
21: Tani, i bekuari Polikarp u martirizua ne diten e dyte te muajit Ksanthikus, ne 25 te Prillit, te Shtunen e Madhe, ne oren e tete. Ai u gjykua nga Herodi kur Filipi i Trales ishte prift i larte, Stratius Kuadratus ishte prokonsull dhe Jezus Krishti mbret perjete, te Cilit i qoftet lavdia, nderi, madheshtia dhe froni i perjetshem nga brezi ne brez. Amen.
22: Ne lutemi, vellezer, qe ju te jeni mire, duke ecur me ane te fjales se ungjillit te Jezus Krishtit, te Cilit i qofte lavdia, bashke me Atin dhe Shpirtin e Shenjte, per shpetimin e te zgjedhurve te shenjte, ashtu sikurse i bekuari Polikarp dha deshmine, ne hapat e tij le te gjendemi dhe ne ne Mbreterine e Jezus Krishtit.
Keto gjera u kopjuan nga Gaiusi, nga doreshkrimet e Ireneut, dishepullit te Polikarpit, i cili ishte gjithashtu nje bashke-qytetar me Ireneun. Por une, Sokrati, bera nje kopje ne Korinth nga kopjet e Gaiusit. Hiri qofte me ju te gjithe.
Por une, Pioni, me pas i kopjova ato nga te siperpermendurit duke i kerkuar ato, pasi i bekuari Polikarp m'i shfaqi ne nje vegim sic do jua tregoj ne vazhdim; duke i mbledhur ato se bashku, kur ato ishin vjeteruar nga koha, ne menyre qe Zoti Jezus Krisht te me mbledhe dhe mua se bashku me te zgjedhurit e Vet ne Mbreterine e Tij qiellore, te Cilit i qofte lavdia bashke me Atin dhe me Shpirtin e Shenjte perjetesisht. Amen.
FUND
Krijoni Kontakt