Oshėnare Kleopatra (15 tetor)
Ishte njė e ve nga Palestina. Gjatė martirizimit nė Egjipt tė shėn Uarit, ajo ishte e pranishme. Pikėrisht atė natė, sė bashku me tė birin e saj tė vetėmlindur dhe me disa tė tjerė vodhi lipsanin e shenjtė, tė cilin ua kishin hedhur qenve pėr ta ngrėnė. E stolisi bujarisht dhe e vuri nėn shtratin e saj. Nė njė pushim tė pėrndjekjeve, pas vitit 312, mundi tė siguronte leje qė tė merrte me vete nė vendin e saj gjoja eshtrat e tė shoqit, luftėtar triumfues. Kėshtu e
transportoi lipsanin dhe e varrosi diku nė malin Thavor. Meqė grumbulloheshin shumė njerėz dhe shėroheshin tė sėmurėt, ndėrtoi njė kishė madhėshtore, e cila do tė inagurohej nga episkopėt. Brenda nė kishė vendosi lipsanin e shenjtė dhe mbi varrin e tij dekoratat e tė birit qė ia kishte blerė me para atypari. Pastaj u shtrua njė gosti, ku shėrbente ajo vetė dhe i biri. Vetė do tė hanin pas mbarimit tė ceremonisė. Mbasdite i riu u shtri i lodhur tej mase dhe pa ngrėnė. E zunė ethet dhe nė mesnatė vdiq Edhe ajo, aq e dėrrmuar sa ishte, do tė vdiste! Rrėmbeu tė birin dhe duke vajtuar e la nė varrin martirik dhe thirri: Ku mėkatova, o shenjt? Lashė nė dhé tė huaj shokun tim dhe tė mora ty, shpenzova, u lodha. Nuk kėrkova shpagim veē shėndetin e mbėshtetjes sime nė pleqėrinė time! Ose ringjall atė, ose tė shkoj edhe unė afėr tij! U thyen edhe ata qė ishin atje Atė natė, nga lodhja e zuri gjumi dhe pa nė ėndėrr lastarin e saj, tė birin, nė prehrin e atletit. Stolitė dhe kurorat e tyre vezullonin sa tė verbonin. Pse hidhėrohesh, o grua? Mos jam mosmirėnjohės? Shih lavdinė e tij!, e qortoi, ndėrsa djali e vėrtetoi pėr lumėrinė e tij. Uari nuk pranoi ta merrte Kleopatrėn (greqisht = Lavdia e Atit). Vetėm i tha qė tė kujdesej vetė pėr shpėtimin e saj dhe e bekoi. U zgjua. E ngushėlluar varrosi plot nder tė birin pranė dėshmorit, shpėrndau pasurinė tek tė vobektėt dhe nė manastire, u vesh me rroba tė vjetra, shėrbente si kishtare nė kishė, agjėronte, lutej, pra u pastrua. Kėshtu i shikonte ēdo tė diel dhe dėfrehej, derisa pas shtatė vjetėsh u varros bashkė me ta. Ajo festohet vetėm nė agjiologji tė reja.
Krijoni Kontakt