Mos u bezdisni se minoritetet qe jetojn ne vendin tone e kan prejardhjen prej karpateve, andaj edhe koken e kan patate.
Mos u bezdisni se minoritetet qe jetojn ne vendin tone e kan prejardhjen prej karpateve, andaj edhe koken e kan patate.
Kiniku,meqë KE-Komisioni Europian kushtëzoi Srbinë që për t'i hequr vizat shtetasve të saj,ajo (srbia) nuk duhet (nuk guxon) t'i lëshojë asnjë banori të Kosovës pasaportë biometrike,at'herë Srbia do t'a shtynë cilido kosovar që bënë kërkesë për pasaportë srbe që së pari të fshihet (çregjistrohet nga Kosova),përkatësiht duhet të nxjerrë fletçregistrimin nga komuna ku ka jetuar në Kosovë,që më pastaj në bazë të këti fletregjistrimi t'i njihet e drejta për tu regjistruar si banor i ri i një komune në Srbi.
Ky farë kosovari me vetëdëshirë ka hjek dorë nga shtetësia e Kosvës në atë moment kur merrë fletçregjistrimin nga Kosova.Ky normalisht nuk figuron kurkund më si banor i Kosovës.
Është i huaj për Kosovën.
Por...
Srbia nuk i njeh dokumetet të lëshuara nga komunat e Kosovës,në këtë rast fletëçregjistrimin.
At'herë,ky kosovari i gjetshëm për të paguar çfardo çmimi për pasaportën srbe me "ndihmën" e ndonjë avokati srb,e nxjerr fletëçregjistrim në Leskovc apo Nish aty ku janë dokumentacionet e banorëve të Kosovës,e që srbët i vodhën kur u larguan prej Kosove...,sepse si në Srbi si në Kosovë ke njerëz në institucione shtetërore që janë të korruptuar (abuzues/keqpërdorues të ligjit për para).
Sido qoftë,pas gjithë k'tyre mashtrimeve,falsifikimeve,dhënje mito,dëshmi të rrejshme,poshtë-përpjetë etj,etj,ky kosovari e fiton shtetësin e srbis bashk me të edhe pasaportën biometrike srbe dhe,çfarë ndodhë pastaj?
A vlen që për një pasaportë srbe të hargjohet gjith ajo kohë,para,energji,falsifikime,rrena,mito etj?
Jo!
...
Pasi po thua se jemi shtetas të Srbisë,pse dënohen Mehemt Hajrizi dhe shoferi i tij derisa qarkullonin me automjet në mbrendi të shtetit të"vet"?
(Ka edhe shembuj tjerë)
Rasti i Kamenicës: (16 janar 2010 Kosova Sot)
Gjatë një udhëtimi zyrtar në komunën e Dardanës, zonë kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, të enjten pasdite është arrestuar nga policia serbe dhe është liruar më vonë në orët e vona të natës zyrtari i lartë i Kuvendit të Kosovës, Mehmet Hajrizi. Ai është këshilltari i lartë politik dhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në një bisedë të cilën e zhvilluam dje me të, ai tha se ka qenë në një udhëtim zyrtar të autorizuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe duke u kthyer prej atje, në afërsi të fshatit Tygjec të komunës së Dardanës, shoferi i tij Naser Ahmeti e ka devijuar rrugën për shkak të mjegullës së dendur që ka qenë në atë kohë dhe ka kaluar për disa kilometra në zonën kufitare, territor i shtetit serb. Aty janë ndaluar nga pjesëtarët e ushtrisë serbe për të përfunduar pastaj në arrest në polici. “Prej aty, pasi e kanë kontrolluar makinën, jemi dërguar në Medvegjë në polici, të cilët pastaj na dërguan në Leskoc ku Gjykata për kundërvajtje na ka dënuar me të holla për kalim të kufirit”, tha për gazetën këshilltari i lartë politik dhe shef i kabinetit të Jakup Krasniqit, z. Mehmet Hajrizi. Gjoba që u është shqiptuar për kalimin e gabuar të kufirit Hajrizit dhe shoferit të tij ka qenë 320 euro, nga 160 euro për person. Ai tha se, pasi u është shqiptuar gjoba atij dhe shoferit të tij, policia serbe i ka përcjellë ata në pikën kufitare Kosovë- Serbi dhe pas gjysmës së natës ata kanë arritur në shtëpi në përcjellje të Policisë së Kosovë prej kufirit e këndej.
Por,jo edhe shtetas të Srbis.Kur Serbia hoqi autonomine e Kosoves, ne ishim kryekeput subjekt te Serbise
Srbia pavarsin dhe njohejn e saj ndërkombëtare e ka arrit në vitin 2006 pas ndarjes me Malin e Zi që së bashku përbënin RFJ.
Edhe pas këti viti e deri tashti srbet kanë udhëtuar me pasaporta ku në koren e saj ka shkruar Savezna republika Jugoslavije,shtetas të të cilës kan qenë,qysh kanë qenë edhe banorët e Kosovës si shtetas të RFJ,por asnjiher si shtetas Srb.
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Serbët pajisen me dokumente të Kosovës
25/02/2010
Nis integrimi i pakicës në strukturat e shtetit të pavarur
Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica gjithnjë e më shumë po aplikojnë për dokumentet e lëshuara nga organet shtetërore të Kosovës. Një trend i tillë cilësohet si pozitiv nga organet komunale të Mitrovicës, ndërkohë që strukturat politike serbe nga veriu e gjykojnë si trend negativ dhe ftojnë sërish serbët që t’i refuzojnë dhe bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të përfaqësuesve politikë serbë të Mitrovicës, drejtuar qytetarëve të këtij komuniteti, që të mos aplikojnë për dokumentet e lëshuara nga organet shtetërore të Kosovës, është shtuar numri i atyre që pajisen dhe aplikojnë për këto dokumente. Zëdhënësi në Komunën e Mitrovicës, Hysni Syla, thotë se ka një trend në rritje të aplikimeve për dokumente personale nga ana e qytetarëve serbë, krahasuar me vitin e kaluar. “Është një numër i caktuar që dëshmon se qytetarët serbë i kërkojnë dokumentet e Republikës së Kosovës. Rreth 300 dokumente të lëshuara tregojnë se ata nuk hezitojnë që të vijnë në komunë dhe t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme, të cilat atyre u duhen. Është fjala për certifikata të lindjes, të vdekjes, të shtetësisë e të tjera”, thotë Syla. Përveç certifikatave e dokumenteve të tjera, statistikat tregojnë se është rritur edhe numri i aplikimeve për pasaporta dhe letërnjoftime të Kosovës.
Duke e parë trendin në rritje të aplikimeve për dokumentet e shtetit të Kosovës, organet paralele serbe nga veriu i Mitrovicës u kanë dërguar apel serbëve që t’i bojkotojnë dokumentet e Republikës së Kosovës. “Paralajmërohen qytetarët serbë që mos t’i marrin dokumentet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës, si: pasaporta, letërnjoftime apo patentë shoferi, pasi në këtë mënyrë ata indirekt e pranojnë këtë shtet të shpallur njëanshëm”, ka apeluar Ivica Markoviç, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës. Ndërkohë, njëri nga liderët politikë të serbëve të veriut, Marko Jakshiç, thotë se nëse serbët duan ta bojkotojnë shtetin e Kosovës, duhet t’i refuzojnë edhe dokumentet që i lëshojnë organet e tij. “Serbët e Kosovës, nëse nuk duan të jetojnë në Kosovën e pavarur, nuk guxojnë të marrin kurrfarë dokumentesh të këtij shteti, sepse, në të kundërtën, ata e pranojnë këtë shtet fantom”, shprehet Jakshiç. Sipas tij, nuk ia vlen që të aplikohet për këto dokumente, madje edhe nëse bëhet fjalë për ndihma sociale dhe arsye të tjera financiare. Mirëpo, krejt ndryshe nga politikanët mendojnë qytetarët serbë. Ata thonë se pajisja me dokumente është e domosdoshme. “Mua si serb nuk më pengon. Njerëzit duhet të pajisen së pari me letërnjoftimin e Kosovës që t’i regjistrojnë makinat, t’i marrin pensionet dhe të përfshihen në programin social, për çka unë nuk i gjykoj aspak”, thotë qytetari Nikolla Jovanoviç nga Mitrovica. Mendim të ngjashëm ka edhe një banore tjetër e këtij qyteti, Jellena Stamenkoviç. “Me sa di unë, shumë shqiptarë marrin pasaporta të Serbisë, për shkak të liberalizimit të vizave, e po ashtu edhe serbët i marrin dokumentet e Kosovës. Unë i përkrah të dyja palët dhe i arsyetoj, sepse kjo ua lehtëson atyre mënyrën e jetesës”, thotë Stamenkoviç. Ajo i cilëson të paarsyeshme thirrjet e politikanëve që njerëzit të mos marrin dokumentet e shtetit të Kosovës, ngase pajisjen me dokumente e sheh në interes të secilit qytetar. Serbët e Kosovës janë ballafaquar këto vite në vazhdimësi me trysnitë nga Serbia dhe organet e saj paralele për t’i bojkotuar institucionet vendase. Përderisa në pjesën qendrore e lindore të Kosovës komuniteti serb po lirohet ngadalë nga kjo trysni, strukturat paralele serbe vazhdojnë të jenë më të fuqishme në veri, ku edhe vërehet një ndikim më i madh i tyre te serbët lokalë.
shqip
Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka arrestuar disa persona ndërmjetësues, të cilët në mënyrë ta paligjshme pajisin kosovarët me dokumente serbe të udhëtimit. Këta persona mund të dënohen deri me tre vjet burgim. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacion se sa kosovar janë pajisur me këto dokumente. Këtë nuk e di as EULEX-i edhe pse ky mision kohë më parë ka nënshkruar memorandum me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Me përfshirjen e vendeve të rajonit në liberalizim të vizave, kërkesat për tu pajisur me dokumente të shteteve fqinje në Kosovë janë rritur. Është shtuar edhe numri i atyre që në mënyrë të jashtëligjshme ndërmjetësojnë për t’iu nxjerrë kosovarëve këto dokumente duke u kërkuar shuma të majme parash.
Ky akt bie ndesh me ligjin. Persona të tillë janë duke u arrestuar nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim në këtë shërbim, Arber Beka ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin se që nga dhjetori i vitit të kaluar është shtuar numri i falsifikatorëve të dokumenteve. Pikërisht kjo kohë korrespondon kur shtetet e rajonit janë përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar janë regjistruar 160 raste të falsifikimit të dokumenteve, kurse pesë raste të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, ka bërë të ditur Beka.
Ndërkohë edhe pse me Kushtetutë lejohet dyshtetësia, autoritetet kosovare duhet të jenë të njoftuara për nënshtetësinë tjetër që marrin banorët e Kosovës. Artan Duraku, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ata nuk janë të njoftuar se sa qytetar të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe.
“Për pajisjen e qytetarëve tanë me shtetësi të republikës së Serbisë ne nuk njoftohemi nga Serbia”, ka thënë Duraku, duke shtuar se, “as nga EULEX-i kjo çështje nuk është shtruar deri më tani”.
Ndërkohë, ***** Limdal zëdhënëse e EULEX-it ka thënë se ky mision nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.
Personat fizik të cilët u rregullojnë kosovarëve dokumentet serbe bëjnë vepër penale dhe sipas avokatit Tomë Gashi ata rrezikojnë deri në tre vjet burg. “Kemi të bëjmë me vepra penale të ndërmjetësimit të paligjshme, këto vepra janë të dënuara me disa vite burg dhe në raste të caktuara kemi të bëjmë me mashtrim të qytetarëve të Kosovës, që po ashtu është vepër e rëndë penale, për interes të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi. /RTVD/Telegrafi/
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Krijoni Kontakt