Close

Rezultati i Sondazhit: A do t'i ndihmonit Shqiptarëve Musliman të Maqedonisë>

Votues
84. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    55 65.48%
  • Jo

    19 22.62%
  • Nuk kam qendrim

    4 4.76%
  • Ndoshta

    6 7.14%
Faqja 36 prej 38 FillimFillim ... 263435363738 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 378
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Vallasa je ti budist nuk me intereson hic edhe ajo se sa jemi ne musliman ty fare nuk te hin ne pune,All-llahu nuk te sprovon si po mendojshe ti,pastaj per te drejtat tua a nuk duhet te luftojsh,po nejse se ti i ke te drejtat e budes,sepse me emer mbiemer po bile edhe me familje ti je e njejte si gryevski qe e kana ne.......bile jam i sigurt qe ky qe eshte ne burg eshte i pafajshem i vetemi qellim i tyre eshte qe tia rezojne autoritetin Islamit,por duhet ta dish nje gje e till nuk mundet te behet asnjeher,pershkak sahere qe mundohen qe tia rezojn autoritetin ne te vertet i bejn qe ti ritet edhe ate vete behen shkktar ato,se kur ju tregojn se muslimanet jane duke bere ashtu e keshtu,njerz e marrin dhe e shohin dhe me ne fund vete i pranojn Islamin,bile statistikat per rritjen e numrit te popullsis eshte bere me i madh prej ateher qe kane fillu akuzat,po tash po te tham hajt baju prej ketu se ala nuk je i rritur qe te diskutojsh per kesi lloj temash

  2. #352
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Nuk shqyrtohet kërkesa e BFI-së për Burmalinë

    Këshilli i komunës Qendër nuk hapi debatin për iniciativën e Bashkësisë Fetare Islame që në qendër të Shkupit të ndërtohet xhamia Burmali. Për çeljen e debatit kundërshtuan këshilltarët e LSDM-së me arsyetimin se kryetari i komunës Vlladimir Todoroviç, nuk u ka dorëzuar atyre iniciativën e BFI-së në formë të shkruar. Ata kërkuan nga Todoroviçi tua dorëzojë materialet e shkruara brenda 7 ditëve.

    “Ne reagojmë pasi ju po e thyeni procedurën për një çështje kaq serioze. Pse sot dhe tani, nëse ju para 15 ditëve në media keni thënë se keni marrë iniciativë pse ndërkohë nuk e shkruat atë dhe ta vendosnit në rend dite që ta shqyrtonim sot”, tha Bllagorodna Kërstevska Mojsovska – këshilltare nga radhët e LSDM – së.

    “Siç duket kryetari i komunës do që në derë të vogël të kalojë një punë shumë të ndjeshme. Le të përgjigjet konkretisht pse pikërisht sot”, u shpreh Hristo Gegovski – këshilltarë nga radhët e LSDM - së.

    Kryetari i komunës qendër Vlladimir Todoroviç me propozimin e të cilit u tentua të vendoset në rend dite iniciativa e BFI-së tha se këshilltarët nuk kanë nevojë për pritje pasi janë mjaft mirë të informuar mbi çështjen.

    “Nuk ka gjëra të tjera me të cilat do ti kisha njohur nga iniciativa që në komunë ekziston prej disa muajsh. Do të thotë, asgjë nuk është e re dhe nuk shoh arsye se pse deri tani nuk keni ndërtuar qëndrim se a meriton kjo iniciativë ta pranojmë apo jo”, deklaroi Todoroviç.

    Ndërkohë, jashtë komunës Qendër kanë vazhduar debatet për projektin ‘Shkupi 2014’. Në debatin që organizoi Partia për Ripërtëritjen e Maqedonisë të Liljana Popovskës u tha se projekti është i përshpejtuar ndërsa kisha dhe porta e triumfit nuk duhet të ndërtohen.

    “Kisha dhe porta e triumfit janë gjëra ekstreme të cilat do të duhen të lihen për një periudhë më të largët që të diskutohen dhe pranohen pasi mendoj se ato më së shumti janë kundërshtuar”, deklaroi Meri Pejovska – arkitekte.

    Esteti Denko Skallovski tha se sheshit i duhen objekte dhe simbole që do të reflektojnë shoqërinë multi-etnike dhe multi-fetare në vend.

    “Të miratohet vendim për ndërtimin e objekteve të cilat do të përmbajnë elemente që ka shoqëria jonë; që do të thotë, të reflektojë të gjithë strukturën multi-etnike, multi-kulturore dhe politike e deri në elementet estetike që çdo qytetar si edhe pasardhësit tanë të mund të identifikohen me simbolikën kulturore, politike dhe nacionale në shesh”, shtoi Skallovski.

    Projekti u kritikua edhe nga aspekti i mbingarkimit të hapësirës përreth lumit Vardar, e cila sipas debatuesve, në rastin e vendosjes së institucioneve të tjera nuk do të përballojë fluksin e qarkullimit të qindra mijëra njerëzve siç parashikohet. /alsat-m/

  3. #353
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po cka jam duke folur une deri tashti o Gimi, per cka kam fol une qe 3 vite qe jam anetar i ketij forumi (-1 muaj qe kam qene i perjashtuar). Jo nje dreq, po dy?! A po them qe po provokohen ne piken e dobte, pra kjo eshte e keqja qe na ka mbet, kjo feja..., Gruevski eshte duke punu me politike, duhet me u bashku shqiptaret me debatu politikane me shiku si te dalin nga kjo gjendje. Dhe mos te harrojme nese reagojne keta islamiket-vahabet dhunshem, shqiptaret do te jene humbes, pasi pa marre parasysh kush e ka fajin, shqiptaret do te fajesohen si 'ekstremiste islamiste', ashtu perkrahni perseri Al Kaiden e Bin Ladenin, e hapni forume te fese duke bere xhihad perseri se ju mbrojne Talebanet, bejeni Ameriken armik dhe do te shkoni drejt kaosit total, keshtu ngadal ngadal jau marrin te drejtat, dhe ju detyrojne me leshu shtetin. Skeni me pas perkrahjen e Amerikes, pas 11 shtatorit krejt ka ndryshu qeshtja, e pe sa veshtire u be Kosova shtet, e le me ju qe konsideroheni si fetare te medhenje, ani ma ai budallai qe dashti me ju shit arme atyre, kuku nane kerkah s'jane keta njerez. As Kosova nuk do te mund te reagoje pasi eshte shtet ne fillin e saj, e as Shqiperia megjithese eshte ne NATO, NATO nuk deshiron me i pas punt keq me Maqedonasit, pra me sllavet dhe eshte duke i rikuperuar marredheniet tashme qe 10 vjet. Pa ndihmen e USA qeqenet jane duke luftuar qe 20 vjet, po a kane arritur dicka me xhihad e islam, veq jane shkaterru totalisht, enden neper shtete evropiane. Kurdet ne kohen e Sadamit luftuan me dhjetera vite, iu ndihmoi Bushi (shejtani-kryqtari sic u thuani ju bashke me at Olsi Jazexhine, injorantin fetar budalla e hipokrit, por na e quajme aleat te popullit shqiptar) dhe tashti po gezojne njefare lirie - autonomie ne shtetin e Irakut. Mos te flasim se tashti shqiptaret e ballkanit nuk jane as ne axhende te faktorit nderkombetar, u pa me liberalizimin e vizave, Shqiperia eshte me afer pasi jane njerez me te mencur dhe nuk i kane mireprite organizatat 'bamirese' arabe. Po mire ka me u bo, si ta maroni nje xhami ne Shkup krejt mire ka me u bo, mos t'jau nin.

    Keni me pa, ky Gruevski ka me jau bo nje kollofi.

    Tung
    E mir tash te veti unë ty diçka, çka po thu ti me ba? me kqyr Gruevskin kah na i maltreton vllaznit (pa dallim feje)? Me nejt dur-kryq edhe me kqyr televizor? Mu knaq tu e kqyr ligen e kampionve e kta mos me mujt rahat me flejt qishtu po thu me ja ba a?
    Po mir a pom tregon edhe diqka a osht qikjo Evropa qe gjithmon ka punu kunder interesave te popullit ton, shyqyr ke Amerika se sa per Evropë na edhe 1000 vjet ishum kan ner Serbi (qysh jon Shqiptaret e Maqedonisë qe spo guxon me ju ni zani), eh pa i fitu edhe ata të drejtat sikurse na (pavarsisht a ndërhyn Amerika ktu) nuk e kemi arritë qëllimin, se jo une vet po knaqna e ti qe hjek gajle sosht, perderisa ti nuk i ki kushtet njejt si unë nuk kemi ba kurgja.
    Çka ta merr mendja qysh ndihen vllaznit tonë në Preshevë? Unë them se ata ndihen sikurse ne para luftes! me sy kah krejt bota tu kqyr çka po bahet me neve, çka po bahet me fatin ton? ku po jesum? tu na rreh shkijet, tu na i kall Xhamiat, shkollat, spitalet, tu i marr djemt ton tu i qu ushtar, tu punu baballarët tonë, zaten thojshin "Kosova punon, Beogradi ndërton" edhe ashtu u kon se krejt puna jon shkojke në të mirë të tyne, po sot Shqiptarët e Preshevës qysh ndihen? Qysh ndihen ata kur hin shkau n'oborr edhe i merr 13 ish-ushtar të UÇPMB-së (që ka ndodh para ni kohe).
    Allahile a je kah mendon qe na duhet mu solidarizu me shkijet per veprimet e tyne a?

  4. #354
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Projekti Shkupi 2014, bombë e kurdisur



    Projekti Shkupi 2014, bombë e kurdisur



    Unioni Social Demokrat i Llazar Elenovskit, sot u ankua se disa parti politike dhe organizata joqeveritare, duke përdorur gjuhën e urrejtjes po e shkatërrojnë bashkëjetesën ndëretnike dhe po e kthejnë nacionalizmin në Maqedoni.

    Sipas tij në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, kanë ndikuar edhe disa ide të promovuara në kuadër të projektit "Shkupi 2014".

    "Siç kemi thënë edhe më herët për projektin "Shkupi 2014 ", tani po konfirmohet se është projekt për mashtrimin dhe largimin e opinionit nga problemet reale, por edhe shumë më keq, pasi paraqet bombë të kurdisur për marrëdhëniet ndëretnike. Qëndrimi i Unionit Social Demokrat është i qartë, qendra e qytetit nuk duhet të ketë kurrfarë strukture të re fetare, duke pasur parasysh se në qendrën më të gjerë të qytetit ka mjaft kisha dhe xhamia". /alsat-m/

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    E mir tash te veti unë ty diçka, çka po thu ti me ba? me kqyr Gruevskin kah na i maltreton vllaznit (pa dallim feje)? Me nejt dur-kryq edhe me kqyr televizor? Mu knaq tu e kqyr ligen e kampionve e kta mos me mujt rahat me flejt qishtu po thu me ja ba a?
    Po mir a pom tregon edhe diqka a osht qikjo Evropa qe gjithmon ka punu kunder interesave te popullit ton, shyqyr ke Amerika se sa per Evropë na edhe 1000 vjet ishum kan ner Serbi (qysh jon Shqiptaret e Maqedonisë qe spo guxon me ju ni zani), eh pa i fitu edhe ata të drejtat sikurse na (pavarsisht a ndërhyn Amerika ktu) nuk e kemi arritë qëllimin, se jo une vet po knaqna e ti qe hjek gajle sosht, perderisa ti nuk i ki kushtet njejt si unë nuk kemi ba kurgja.
    Çka ta merr mendja qysh ndihen vllaznit tonë në Preshevë? Unë them se ata ndihen sikurse ne para luftes! me sy kah krejt bota tu kqyr çka po bahet me neve, çka po bahet me fatin ton? ku po jesum? tu na rreh shkijet, tu na i kall Xhamiat, shkollat, spitalet, tu i marr djemt ton tu i qu ushtar, tu punu baballarët tonë, zaten thojshin "Kosova punon, Beogradi ndërton" edhe ashtu u kon se krejt puna jon shkojke në të mirë të tyne, po sot Shqiptarët e Preshevës qysh ndihen? Qysh ndihen ata kur hin shkau n'oborr edhe i merr 13 ish-ushtar të UÇPMB-së (që ka ndodh para ni kohe).
    Allahile a je kah mendon qe na duhet mu solidarizu me shkijet per veprimet e tyne a?
    Po leje be vlla se ky ska pa luft kur me sy nuk ka pa se si eshte te ta presin baben e nane para sysh,nuk e di si eshte te ta perdhunije motren para syve tu......ja ka ni vec emrin,masane edhe aj vete eshte kunder shqiptarve musliman,mendon qe ajo italia ose greki,jane te drejta,kurse mos te harroj qe greki nuk po va jep camerin shqiptareve apo te themi me ndryshe greki sulmo shqipetaret salia shperblej me pare e ku ta di une,poleje alllahile kete muhabet me u solidarizu shqipetaret me shkijet,nuk po na dojn keta tonet(shqipetaret e shipnis)kurse prej shkijeve as qe pres te me respektojn,po futja atij se aj vec fitne kshyr te baje,nuk lidhet kerkun,mendon se jeta eshte drog,alkooohol edhe femra.....nuk e di aj shka eshte jeta reale

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Kush I Do Shqiptaret Me Se Shumti?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mujoislam : 20-02-2010 më 16:54

  7. #357
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Përplasje në Kuvend për projektin Shkupi 2014



    Përplasje në Kuvend për projektin Shkupi 2014

    A duhet që projekti Shkupi 2014 të shërbejë për financimin e fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? Këtë pyetje sot deputeti i LSDM-së Andrej Petrov ia drejtoi kryeministrit Nikolla Gruevski me rastin e seances së 94-rt të parlamentit. Petrov me këtë rast tha se projekti Shkupi 2014 është një cunami ekonomik dhe harxhim i kotë i parave të qytetarëve.

    “Shkupi 2014 është fushatë parazgjedhore, por e gabuar. Pas gjithë kësaj që të impresionohet populli se gjoja po bëhet një ndërhyrje në pamjen e qytetit po bëhet një gabim katastrofal. Kryeqyteti po përballet me cunami buxhetor të quajtur Shkupi 2014. Zoti kryeministër a e dini se Shkupi është kryeqyteti i vetëm ku fekalet derdhen drejt në lumin Vardar, a e dini se në Shkup një numër i madh i banorëve në shtëpitë e tyre nuk kanë kanalizime? A i dini të gjitha këto dhe a I morrët parasysh kur vendosët të merrni një hap të tillë? A e dini se për eliminimin e gjithë këtyre dukurive ju nevojitet të ndani vetëm 1 të katërtën e buxhetit për projektin e ashtuquajtur Shkupi 2014”, tha Andrej Petrov, deputet i LSDM-së.

    Gruevski doli në mbrojtje të projektit Shkupi 2014 duke e cilësuar atë si shumë dimensional.

    “Me realizimin e projektit Shkupi 2014 pritet punësimi i 15 mijë personave të cilët do të angazhohen në ndërtim, realizim të projekteve të ndryshme, nëpër biznese etj. Gjithashtu do të kemi dhe 20 mijë persona të tjerë të punësuar tek kompanitë e ndërtimit dhe nëse kihet parasysh fakti se të gjitha këta persona kanë familje, del që 150 mijë persona do të përfitojnë nga realizimi i projektit Shkupi 2014”, u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski.

    Kryeministri Gruevski gjithashtu gjatë përgjigjeve në seancën e 94 të parlamentit dedikuar pyetjeve të deputetëve tha se projekti Shkupi 2014 nuk do të kushtojë 200 milion euro por 80 milion të cilat do të ndahen për një periudhë 8 vjeçare.

    “Sipas përllogaritjeve projekti do të kushtojë rreth 80 milion euro në 8 vite buxhetore, që nëse mirë i ndiqni çështjet e buxhetit do të pajtoheshit se ky hap nuk është ndonjë mbingarkesë për buxhetin. Krahas kësaj për momentin rreth 1.5 milion euro në nivel vjetor jepen për qira nga buxheti, për Institucionet Shtetërore dhe këto ndërtime dukshëm do t’i zvogëlojnë këto shpenzime dhe do të kemi kursime në buxhet”, tha Gruevski.

    Kryeministri Gruevski theksoi se qytetarët janë konsultuar gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore meqë projektet për pamjen e re të Shkupit ishin pjesë e asaj fushate dhe programit të VMRO-DPMNE-së. Në këtë përgjigje deputeti Andrej Petrov nga radhët e LSDM-së pyeti edhe njëherë Gruevskin se cila është arsyeja që në vend nuk ndërtohen rrugë kombëtare, hidrocentrale dhe ngjashëm projekte këto që sipas deputetit Petrov do të ishin më të dobishme për Maqedoninë./alsat-m/

  8. #358
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Vatikani kundër ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit



    Vatikani kundër ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit

    Vatikani i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë maqedonase, për të anuluar projektin e ndërtimit të kishës “Shën Kostandini dhe Elena” mbi themelet e shtëpisë së humanistes shqiptare Nënë Tereza. Lajmin e bëjnë të ditur për mediat maqedonase burime qeveritare, sipas të cilave reagimi i selisë së shenjtë ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së nobelistes për paqe.

    Nëse ndalehot ndërtimi i kishës, atëherë do të anulohet edhe ndërtimi i xhamisë “Burmali”. Megjitë këto, në sheshin e kryeqytetit maqedonas ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit "Shkupit 2014".

    Projekti në fjalë ishte temë disktumi edhe në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Maqedonisë, ku opozita e udhëhequr nga LSDM akuzoi qeverinë se po e përdor projektin “Shkupi 2014” për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

    Ndërkohë, Kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigjen e tij ka theksuar se projekti “Shkupi 2014” ka edhe efektin e angazhimit të fuqisë punëtore, pasi sipas tij, për realizimin e projektit do të hapen vende të reja të punës.

    "Në ndërtimin e sheshit do të angazhohen mbi 15 mijë punëtorë dhe dy mijë të tjerë si kooperues. Të gjithë këta kanë familje dhe nga kjo del se 15 mijë familje do të kenë përfitim nga realizimi i këtij projekti", ka theksuar kryeministri Gruevski, duke shtuar se projekti do të kushtojë 80 milion euro, dhe jo sipas zërave që thonë rreth 200 milion euro.

    Projekti "Shkupi 2014" ka qenë pjesë e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit, ku BDI ka kërkuar që sheshi të reflektojë edhe realitetin multietnik në Maqedoni. Jozyrtarisht, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë biseduar për mundësinë që në kuadër të këtij projekti të përfshihen edhe personalitete historike shqiptare./start/

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    shqiptaret e maqedonis akoma jetojn ne kohen e gurit,ne vend qe te kerkoin diqka shqiptare ata kerkoin gjami!!!

  10. #360
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Xhamia nuk eshte elemt shqiptar sic eshte ven titulli më lartë po eshte e bashkisë islame normal që Vatikani nuk i perkrah pjestart e komunitetit islam per xhami.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •