Do të ketë kishë në sheshin “Maqedoni”, xhami jo
Kisha Shën Konstantin dhe Elena do të ndërtohet në sheshin e Shkupit, ndërsa në vendin e ish-shtëpisë së oficerëve do të vendoset ndërtesa e administratës së qytetit, e jo Burmali xhamia.
Kjo u kumtua të enjten në kuadër të video-prezantimit të projektit Shkupi 2014, të organizuar nga komuna Qendër.
Me projektin parashihet që përmendorja e Aleksandërit të Madh të qëndrojë në vendin e rrethit të tanishëm në sheshin “Maqedoni”.
Përmendorja e kalorësit të Aleksandërit të Madh do të vendoset në shatërvan të lartë. /makfax/
Krijoni Kontakt