Po
Jo
Nuk kam qendrim
Ndoshta
Shkupi 2014 - Krim mbi fenë dhe kulturën Islame
Myftinia e Shkupit sot edhe njëherë ka kërkuar nga qeveria e Gruevskit që të lejojë rindërtimin e xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit, meqë kjo dhe është kërkesë imediate e myftinisë së Shkupit dhe gjithë besimtarëve mysliman në vend. Këto komente u bënë gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga myftinia e Shkupit me temë ‘Projekti Shkupi 2014 - Krim mbi fenë dhe kulturën Islame’.
Valon Bela, kryetar i OJQ-së ‘Realiteti’, pjesëmarrës në këtë tryezë, tha se ‘Shkupi 2014’ është projekt i një partie e cila po promovon vetëm një religjion, kulturë dhe etnitet dhe se e njëjta po dëshiron të shkaktojë diskriminim fetar.
“Këtij kryeministri duhet ti thuhet stop, për fat të keq duke toleruar ne goditje, bryla, kemi ardhur në këtë pozitë. Nuk jemi duke kërkuar diçka nga qielli por po kërkojmë atë që na takon, shkurt dhe shqip, xhamia Burmali do të ndërtohet me ose jo lejen e qeverisë. Kjo qeveri nuk është funksionale dhe nëse vazhdon kështu ne do ti ftojmë në padëgjueshmëri qytetarët që jo vetëm ta bojkotojnë këtë qeveri, po as tatim mos të paguajnë”, u shpreh Bela.
Ndërkohë, analisti Ismet Ramadani pjesëmarrës në këtë tryezë tha se nisma e djeshme e realizimit të programit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër nuk është asgjë tjetër përveç se hedhje pluhur syve popullit shqiptarë.
“Qeveria tani kur pa reagime të këtilla bën çmos pra që projektin Shkupi 2014 ta zbutë në opinioni shqiptarë në kuptimin që të defokuson vëmendjen e shqiptarëve se kinse tash do të fillojë revitalizimi i Çarshisë, ju e keni vendin aty dhe në atë projekt nuk tregohet se çka ndërtohet dhe çka rinovohet, çka revitalizohet dhe sa miliona ndahen dhe kjo është një hedhje e pluhurit në sy...”, shtoi Ramadani.
Projekti i Çarshisë, sipas kryeministrit Gruevski, është vazhdimësi e projektit Shkupi 2014.
“Mund të thuhet në një farë mënyre se ky projekt është një pjesë tjetër e projektit ‘Shkupi 2014’, një vazhdimësi e tij, sepse ai ka dy aspekte ku njëri është Sheshi dhe tjetri Çarshia e Vjetër e Shkupit ku nëpërmjet tij do të ruhet ambienatiteti, tradita dhe do të shkohet drejt reanimimit dhe revitalizimit të Çarshisë së Shkupit”, tha Nikolla Gruevski – kryeministër.
Paralajmërimi për ndërtimet e reja në sheshin e Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2014” ka alarmuar edhe sektorin civil si dhe partitë politike opozitare, kurse shumica nga to vlerësojnë se ky projekt po shkakton përçarje ndëretnike dhe ndërfetare në vend. /alsat-m/
budallallëqet e shqiptarëve në përgjithësi.
Më parë kur e vizitoja Shqipërinë më pengonte fakti se na thoshin: Na erdhën disa maqedonsa. Por mundohesha në mendjen time t'i arsyetoj në njëmijë e një mënyra shqiptarët e Shqipërisë, dhe ndonjëherë kur nuk mund të gjeja asnjë arësye të vetme, thjeshtë e hiqja mendjen nga këto gjëra, vetëm e vetëm të mos më helmohet shpirti me "vëllezërit tanë shqiptarë".
E çka duhet të mendoj tash unë si shqiptare e Maqedonisë,
ne jemi thjeshtë një grup shqiptarësh që askush s'po na e pranon ekzistencën?
S'më çudit puna e Gruevskit,
e çka mund të pres prej tij, shkja, armik i përbetuar i popullit shqiptar,
dhemb dhe djeg kur përjeton mohim të egzistencës prej shqiptarëve,
kësaj pune si i bëhet se...
Nuk më intereson se çka thotë Anxhelina, apo Serafimoja, apo ndonjë tjetër i forumit,
për fat të keq kështu mendojnë shumica e shqiptarëve të Shipërisë,
maqedons, arabë, turq, talebanë, të prapambetur...
Gjtithçka,
vetëm vëllezër shqiptar të një gjaku- JO.
Po nëse unë e ndërroj fenë dhe bëhen sikur këta bashkvendasit e mi sllav,
dhe plus ia bashkangjis urrejtjen ndaj vëllezërve shqiptarë të shqipërisë (ashtu siç ata që s'na duan dhe që aq shumë na përfolin për fenë),
atëherë më shumë do të na donit kur do t'u ngjanim sllavëve?
ncncnc,
e unë akoma vazhdoj t'i arsyetoj shqiptarët e Shqipërisë me njëmijë e një mënyra...
Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.
Leni keto fyerje fetare o vëlla , secili e mban fen e vet si te don aj dhe cila i pëlqen atij , ashtu është në tërë botën e pse ke ne hyri ky sherr , nga erdhi , kush e solli ??
Si duket fqinjët tanë famëkeq po arijnë qëllimet e tyre me dinakrit e veta tradicionale , tash përmes fesë , pasi nuk ju ka ngelur tjetër shansë , në kohë të duhur për ta e për ne kohën që e kemi pritë qe 3 mi vite reshte , pse ??
Unë jam shqiptare i Maqedonise nga qyteti Shkup , edhe po u them qe e keni gabim ate që e thuani , nuk jemi neve arab se fundi as nuk me lidh gja as me arab e as me turq , neve jemi atdhetar , kemi deshnmuar sa here edhe do jemi te gatshem ta deshmojm edhe me tutje ..
Kesi shembuj marin sllavet nga disa te shqipërise , dhe ne te gjithat medie e TV-ione sllave i kemi prezent , si tallje mes nesh qe ata mezi e presin te na provokojne siq po e shifeni edhe perkthimi eshte ne gjuhen sllave po edhe TV , kjo video :
Nuk shahet vllau vetëm se i përket nje feje tjeter , keni shembuj te njejte ne tere boten dhe ne gjdo nacionalitet .!
Ndryshuar për herë të fundit nga Iliri. : 19-02-2010 më 02:56
Pengohet falja e xhumasë në xhaminë e Prilepit
Besimtarët mysliman në Prilep iu shmangën incidentit që mund të shkaktohej nga një grup qytetarësh maqedonas të cilët i penguan ata të falnin namazin e xhumasë, në oborrin e xhamisë së qytetit, e njohur si xhamia e Çarshisë, por e djegur gjatë konfliktit të vitit 2001.
Por jo të gjithë ndajnë mendimin e këtij grupi që penguan sot besimtarët mysliman të kryejnë obligimet e tyre fetare.
“Unë habitem ku jetojmë, në shekullin e 21. Kjo është një nga xhamitë më të vjetra në Ballkan. Kjo është turp për këtë qytet dhe gjithë shtetin”, tha një qytetar.
Një ndër më të zëshmit në pengimin e realizimit të riteve fetare nga ana e myslimanëve ishte edhe ish kryetari i komunës Ilija Dimoski. Ai theksoi se nuk është kundër riparimit të xhamisë por, ajo duhet të shërbejë si muze dhe jo si objekt fetar.
“Me shpërnguljen e popullatës turke nga këtu dhe largimin e tyre në Turqi, ky objekt mbeti përmendore e kulturës meqë nuk kishte kush ta shfrytëzonte. Kjo që ndodh sot është çështje ekstreme e organizuar. Unë shoh këtu që ka njerëz që kanë ardhur nga fshatra përreth”, tha Dimoski.
Për kapërcimin e kësaj situate, besimtarët mysliman i drejtuan thirrje BFI-së dhe partive politike të ndërhyjnë në zgjidhjen e kësaj çështje.
“Ne si mysliman të kësaj ane në emër të Myftinisë së Prilepit, kërkojmë nga BFI që të marrë hapa konkrete në veçanti u lëshojmë një porosi partive shqiptare në rend të parë BDI që të marrin hapa konkrete dhe ta drejtojnë syrin drejt kësaj ane, drejt kësaj popullate dhe të shohin se në çfarë gjendje ne jetojmë këtu”, deklaroi Muamet Sulejmani imam në fshatin Cërnilisht.
Pas presioneve të shumta nga qytetarët e Prilepit, besimtarët mysliman e falën namazin e xhumasë në lagjen e tyre. Në këtë xhami, besimtarët mysliman kanë falur që prej vitit 2001, vetëm namazin e Bajramit.
Xhamia në qendër të Prilepit është djegur më 8 shtator 2001 dhe me gjithë lejen për ndërtim deri tani nuk është ndërmarrë asnjë angazhim konkret nga ana e pushtetit qendrorë dhe ai lokalë për riparimin e saj.
Gjyltene Rexhallari (alsat-m)
Shqiperi eshte edhe Cameria
Pse osht zhvendos kjo tem tek komuniteti Musliman ? I takon tolerances fetare sepse behet fjal per diskriminimin fetar qe i bejn maqedonet shqiptarve !
We are all Aliens
Ndalesa për ndërtimin e xhamiave dhe përhapjes së Islamit ka filluar që para 1400 vjetve.
Shtetet që e luftuan edhe më shumë përhapjen e Islamit sot i përkasin këtij besimi.
Po ma rendesi eshte per mua nje musliman dhe nje xhami se sa ti perkrahi shkijet,kurse sa i perket te drejtave ate me kete qe na thojn musliman na i mohojn keta te drejta si shqiptar,ashtu qe nese i fitojm te drejtat si musliman i kemi ateher edhe ato si shqiptar
Krijoni Kontakt