Fakti që ndërtimi i xhamisë Burmali, nuk është parashikuar në projektin “Shkupi 2014”, tregon se kryeministri Nikolla Gruevski ka dërguar sinjal se për të, myslimanët në Maqedoni, nuk janë të dëshiruar.
Kështu vlerëson kryetari i këshillit iniciator për ndërtimin e xhamisë Burmali, Ramadan Ramadani i cili shtoi se këshilli i ka dërguar letër kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e po ashtu, do ti dërgojë letë edhe Qeverisë së Turqisë.
“Myslimanët kanë marrë porosinë e tyre se ky kryeministër nuk mendon për ata. Ne si përshëndetje për këtë porosi duke filluar nga java e kaluar kemi filluar takime intensive me faktorin ndërkombëtar. Sot dita e hënë ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha për ta alarmuar për këtë situatë dhe gjenocid kulturor që bëhet ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve tjerë në Maqedoni. Ne duke filluar edhe nga autoritetet turke edhe më tej do ti informojmë”, deklaroi Ramadan Ramadani – kryetar i Këshillit për ndërtimin e Burmali xhamisë.
Krijoni Kontakt