Në periodikët e elitës politike Amerikane u shfaq së fundmi një artikull mjaft interesant nga Prof. Patrice McMahon. Titulli është "The Death of Dayton" pra vdekja e Daytonit. I bëj thirrje kujtdo që ka lidhje me shtypin e gjërë ta publikoj në shqip sa më shpejtë.
Milorad Dodik
Kush është Milorad Dodik ? Ai është njëriu aktualisht me armët politike më të fuqishme në gjithë Ballkanin dhe që do të shënojë fillimin e Luftës së Madhe në Ballkan e cila, në vartësi të interesave Amerikane, Europiane dhe Ruse si dhe të krizës ekonomike që po kalojmë duket se dita po afron. Milorad Dodik është njëriu që krijoi qeverinë paralele Serbe pas shpërbërjes së Bosnjes dhe që ka fituar gati të gjitha betejat diplomatike me Europën për ta falimentuar Bosnjen si shtet.
Vihet re se paralelisht po ndërtohet i njëjti seknar dhe në Kosovë, ku presioni është i jashtzakonshëm nga EULEX-i.
Duhen patur parasysh këto zhvillime:
<> EULEXi po i heq armët të gjithë shqiptarëve dhe jo serbëve.
-> E njëjta gjë ndodhi dhe me Xhonturqit që hoqën rreth 120,000 armë në 1911 dhe ndodhi ajo që dijmë. Kujdes, historia do ripërsëritet.
<> EULEXi po i merr armët shqiptarëve që të instalohet si fuqi paralele gjakpirëse duke mbajtur peng shtetin e Kosovës tek interesat e një grupi të caktuar shtetesh të cilat punojnë kundër interesave Atlantike.
<> Tashmë është konstatuar se në Nish janë rreshtuar tanqet Serbe duke pritur castin për tu futur. Rreziku për një Srebenicë masive në Ballkan është tejet i madh.
<> Para disa ditësh Kina zgjodhi partner "strategjik" Serbinë në rrajonin e Ballkanit. Dihet që nuk e zgjodhi për market, pasi me marketin e Ballkanit Kina krruan ndoshta njërin nga veshtë e sajë.
<> Pas largimit Amerikan si pasojë e luftërave te Lindjes së Mesme, Rusia dhe Franca kanë marrë në dorë situatën e gjeopolitikave të Ballkanit dhe duket se Gjermania dhe patjetër Italia e cila do hedhi vallen sic do ja diktojnë fuqitë e mëdha që ka afër janë mëse dakort për të nxjerrë veten e tyre nga kriza ekonomike, kuptohet duke shkaktuar një luftë të re dhe pse jo duke testuar dhe vetë bazamentin e NATO-s.
-> Në kuadrin e kësaj fjalie të fundit marr shkas të citoj një tjetër artikull nga Zbigniew Brzezinski, "An Agenda for Nato", ku diskutohet thellë rroli i artikullit të pestë i cili detyron të gjitha shtetet të futen nëse dikush nga aleatët preket. Ndryshimi që kërkon Brzezinski është që NATO të ketë autoritetin të flakë nga Aleanca Atlantike ato shtete që rrezikojnë aleancën. Këtu përmenden shtete si Greqia dhe Italia e cila nuk japin kontributin e duhur por e përdorin karriken e tyre për interesa personale(ie. Greqia duke i vendosur veto Maqedonisë për shkaqe banale). Me sa duket Brzezniski parashikon që artikulli pesë mund të jetë dhe kapitullimi i NATO-s nëse nuk ndryshon definicioni i misionit të aleancës dhe definicioni i vetë artikullit duke qënë se po abuzohet politikisht.
Krijoni Kontakt