WinIntern.zip
Motivimi
Unė nuk kam studiuar pėr informatike, por pėr elektronike. Me tė studiuar nuk kam parasysh thjesht frekuentimin e njė shkolle. Elektronika ishte pasioni i rinisė time tė hershme. Deri para 14 vitesh, mund tė krijoja njė radio marrėse-dhėnėse FM brenda njė paqete cigaresh, vetėm pėr 3 ditė, dhe mund tė krijoja njė transmetues FM brenda njė kutie shkrepėsesh, brenda ditės (po, gjetėn pėrdorim pėr tė kopjuar nė provim – pėr celularėt s’ishte dėgjuar ende, dhe askush s’dyshonte tek njė paketė nė xhepin e kėmishės).
Koletirin e lėshova nga dora nė vitin 97 (pėr tė mos e kapur mė), kur im atė solli nė shtėpi kompjuterin (e vetėm) tė institucionit ku punonte (pėr ta ruajtur, deri sa tė stabilizohej gjendja) – qė e kishte blerė po vetė gjatė njė specializimi 1 mujor ne Amerikė. Dhe kėshtu filloi aventura ime me kompjuterin (mbasi im atė e ktheu kompjuterin e punės, bleva kompjuterin tim tė parė, me lekė tė marrė borxh).
Nė atė kohė nuk kishte as libra, as kurse pėr kompjuterin, as internet, dhe njohuritė qė kisha marrė nė shkollė (nė lėndėn e “informatikės“) nuk ishin tė dobishme as pėr ta ndezur njė PC.
Gjithsesi unė kam qenė gjithmonė njė autodidakt i mirė (edhe elektronikėn vetė e kisha mėsuar – ato gjėrat mė sipėr i krijoja qė kur isha nė vit tė parė), kėshtu qė s’mu desh shumė kohė pėr t’u bėrė pėrdorues kompjuteri, dhe fill bas kėsaj mėsova (duke lexuar help-in) gjuhėn e parė tė programimit – qbasic – qė ishte pjesė e DOS-it.
Qbasic mund tė krijonte vetėm programe pėr DOS, dhe ē’ishte mė e keqja, as nuk i kompilonte, e megjithatė unė isha aq entuziast, sa besoja se me tė mund krijohej gjithēka (pėrshirė DOS-i dhe Windows-i), dhe nėse dikush e mendonte ndryshe, mė mirė mos tė mė dilte pėrpara.
Nė fakt arrita tė krijoja (ndėr tė tjera) 2 lojėra, Murlan dhe Xhol, me njė interface tė njėjtė me atė tė programeve tė Windows-it. Kur ja tregova tim eti, mė tha thjesht “... edhe ofisi kėshtu ėshtė...” – pėr tė, “tė arrije Bill Gates” ishte gjėja mė e natyrshme nė Botė (pėr tim atė ofisi ėshtė gjithēka: ofis, Windows, kompjuter, .... gjithēka... dhe kompjuteri ėshtė pajisja mė e pakuptimtė nėse s’e ka ofisin tė instaluar – m’u desh ca kohė pėr ta kuptuar kėtė).
Megjithatė e vuaja faktin qė qbasic nuk kompilonte – imagjinojeni, nė atė kohė qarkullonte Windows 3.11, i cili tė lejonte tė hapje njė program thjesht me njė dopio-klik, ndėrsa pėrdoruesit e programeve tė mi, duhet tė shkruanin mė parė C:>qbasic ←, mė pas (vetėm me anė tė tastiers) tė hapnin p.sh. “murlan.bas”, dhe sė fundmi tė shtypnin F5 pėr ta ekzekutuar.
Pėr sa i pėrket faktit qė programet i jepja si “source-code”, s’e kisha problem fare. Gjatė viteve qė krijoja skema elektronike, mė ishte ngulitur nė mendje se “small is good” (jo pėr gjithēka, por vlen si pėr pajisjet elektronike, ashtu edhe pėr programet e kompiluara ), kėshtu qė “pasionin” me tė cilin ngjeshja transistorėt e konvertova nė ambicien pėr tė shkruar sa mė shumė instruksione nė njė rresht (tė lije rreshta bosh, mund ta konsideroja si krim) – “obfuscator“-ėt e .NET-it (apo skripteve) nuk bėjnė ndonjė gjė mė shumė.
Help-i i qbasic-ut thoshte diku se pėr t’i kompiluar programet, mund tė pėrdorej Visual Basic. Kėshtu qė i kėrkova dajės nė Greqi tė ma blinte, por... kushtonte mbi 1 milionė lekė (mund tė merrja para borxh pėr njė kompjuter, por kush mund tė mė jepte aq para pėr njė “disk kallēuku”?).
Mbas ca kohėsh njė shok me jep Delphi-n (v 1.0) duke mė thėnė “shikoje njėherė kėtė, thonė se ky e shpėtoi Borlandi-n nga falimentimi”.
Delphi ishte njė Botė krejt tjetėr: gjuha ishte pascal, programimi pėr Windows (WinApi – unė njihja vetėm DOS-in), objekt-orientet (unė njihja vetėm programimin procedural), Visual, sė paku po aq vizual sa janė gjuhėt e .NET-it sot.
3 javė mbasi e instalova, fillova tė krijoj programin “Informatika 2000” me anė tė tė cilit mund tė krijoje bllokskema, dhe t’i ekzekutoje gjithashtu! E krijova pėr 3 muaj (gjatė 99-tės), edhe pse pretendoja se m’u deshėn 7 (nuk ishte abuzim, por thjesht kompensim i nėnvlerėsimit qė i bėhet punės intelektuale nė Shqipėri).
Delphi ishte fantastik, programet ekzekutoheshin deri 30 herė mė shpejtė se nė qbasic, dhe mund tė krijoje edhe 2-3 programe nė ditė (utiliti tė vogla). Bėj hesap, njė herė po lozja me letra me tim vėlla, dhe s’po gjenim laps e letėr pėr tė mbajtur shėnim pikėt, ndėrsa ai kėrkonte, unė krijova kėtė program (vizatimet i bėri im vėlla me paintbrush, prandaj unė dukem si taliban (kishim njė “mosmarrėveshje” nė atė moment, lidhur me rezultatin qė secili kishte “memorizuar” pėr hesapin e vet)).
Jo mė kot Delphi u quajt “the VB Killer”. Mė pas Microsoft-i ja mori Anders Hejlsberg (krijuesi i Delphit - gjithashtu autodidakt) dhe nja 30 tė tjerė Borland-it, tė cilėt krijuan J++ dhe .NET-in (C#...) tek Microsoft-i.
Qė nga dita kur instalova Delphi-n pėr herė tė parė, nuk kam shkruar mė kurrė nė BASIC – madje edhe skriptet e HTML-ve i shkruaj gjithmonė nė JScript, dhe kur krijoja plugins pėr Word-in apo Excel-in, e kisha mė pėr mbarė tė pėrdorja C++ & COM sesa VBA.
Me komponentėt e Delphit mund tė bėje thuajse gjithēka, megjithatė, sa mė tė avancuar bėheshin projektet e mi, aq mė shumė ekspozohesha ndaj njė gjuhe tjetėr, qė s’ishte thjesht gjuhė programimi, por “gjuha me tė cilėn programuesit komunikonin me njėri-tjetrin” – C/C++.
Tranzicioni nga pascal-i tek C/C++ nuk ishte aq i thjeshtė sa nga basic-u nė pascal.
Fillimisht tentova tė krijoj programe me Borland C++ Builder, i cili ishte po aq vizual sa Delphi (shfrytėzonte tė njėjtėn librari me komponentė). Por ishte njė ferr. Komponentėt e Delphit ishin shkruar nė objekt-pascal dhe assembler (pėr arsye performance, dhe pėr tė tejkaluar kufizimet e pascal-it), kėshtu qė projektet e Borland C++ Builder pėrmbanin C++, objekt-pascal dhe assembler. Pėrfundimisht jo receta mė e mirė pėr njė qė do tė mėsojė C++.
Dhe mė sė fundi, instalova pėr herė tė parė Visual Studio (pėrmbante dhe Visual Basic-un, qė disa vite mė parė mė ishte 1 milionė... lekė larg, por qė kėsaj here pa u menduar fare i bėra “uncheck” pėr tė mos e instaluar – pėr mua nuk vlente mė jo 1 milionė lekė, po as byte-t e hard-diskut qė donte tė mė zinte).
Gjėja qė mė bėri mė shumė pėrshtypje nga Visual Studio, ishte se ishte po aq “Visual” sa ėshtė “Demokratike” Partia Demokratike. Me sa duket emrat nuk pėrfaqėsojnė atė ēka je, por atė qė “ėndėrron” tė bėhesh.
Gjėja e dytė qė kuptova, ishte se programimi nė Windows ishte shumė mė i ngjashėm me programimin nė DOS se sa Delphi mė kishte bėrė tė mendoja. Pėrfundimisht RAD-et tė pengojnė pėr tė mėsuar, edhe pse janė shumė produktive nė tė krijuar.
Kjo ma bėri shumė tė vėshtirė tranzicionin nė C/C++. Disa herė e ē’instalova Borlandin duke thėnė me vete “programin e radhės do ta shkruaj nė C/C++”, por isha aq i ngadaltė, sa kur afatet skadonin, e ri-instaloja Delphin pėr ta ri-shkruar me tė. Kjo ma bėri tė vėshtirė edhe C++, pasi ndėrsa C-ja ėshtė njė gjuhė e logjikshme, C++ ėshtė fare i pa-kuptimtė kur shkruan programe tė vegjėl, dhe programet e mėdhenj pėrfundonin gjithmonė ne pascal.
Gjithsesi, mbas njėfarė kohe u shkathtėsova edhe nė C++, dhe me tė mund tė bėja tashmė gjėra qė shkonin pėrtej repertorit tė komponentėve tė Delphit, kėshtu qė njė nga ēinstalimet (e shumta) tė Borlandit, rezultoi eventualisht i fundit (po bėhet gati njė dekadė nga hera e fundit qė shkrova nė pascal).
Nuk e fsheh, s’jam poliglot. Dy gjuhėt e programimit qė zotėroj (C/C++ dhe assembler) mė dalin dhe teprojnė (jscript dhe gjithė skriptet e aplikacioneve apo game-engine-ve qė kam mėsuar, janė thjesht nėn-bashkėsi tė C++). Nė fakt tė njėjtin raport kam edhe me gjuhėt njerėzore. Nuk mendoj se tė dish shumė gjuhė tregon kulturė, pėrkundrazi, ėshtė shprehje inferioriteti (mos mė thoni qė Shqiptarėt kanė prodhuar mė shumė kulturė se Anglezėt apo Francezėt). ... dhe politika e kėsaj qeverisje mbi arsimin, qė i vlerėson gjuhėt e huaja mė shumė se gjithēka tjetėr, s’ėshtė veēse produkt injorantėsh, qė duan t’i kthejnė Shqiptarėt nė njė popull kamerierėsh, qė dinė ”tė marrin porosi” mundėsisht nė ē’do gjuhė tė Botės, por qė s’dinė tė bėjnė asgjė mė shumė se kaq.
Megjithatė, assembler-in mu desh ta mėsoj (pa e braktisur C/C++), pasi sa herė ndodh njė bug, debugger-i tė “rrėfehet” vetėm nė asembler.
Si autodidakt qė jam, pėr mua “tė dish” nuk do tė thotė tė kesh ndonjė diplomė apo ēertifikatė varur nė mur, por tė jesh i aftė tė krijosh diēka. Por ēfarė mund tė krijoja ndėrsa mėsoja assembler? Tė mėsosh asembler do tė thotė tė mėsosh se si funksionon procesori (dhe sistemi nė pėrgjithėsi), por shumė nga instruksionet dhe strukturat qė mėson, janė tė “pa-kapshme” nga “user-mode”. Plus, gjatė viteve kisha dėgjuar kaq herė se nė kernel-mode mund tė bėsh gjithēka, dhe ky ishte tashmė territori i fundit qė mė kishte ngelur pa shkelur.
Kėshtu qė natyrshėm radha i erdhi krijimit tė ndonjė driver-i kernel-mode.
“To be continued...” (ok, u zgjata shumė me parathėnien, por po e shkruaj kėtė tekst pėr qejfin tim, pastaj, se mos po shkruan njeri ndonjė gjė tė hajrit).
Krijoni Kontakt