Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Timoteu shoqëron Palin e Silën.

    Atëherë Pali arriti në Derbë e në Listër.
    Atje ishte një nxënës, me emër Timote,
    biri i një hebrejeje të pagëzuar dhe i një greku.
    Vëllezërit prej Listrës dhe prej Ikonit flisnin shumë mirë për të.
    Pali dëshironte që ai të shkojë me të,
    prandaj e mori e, për shkak të hebrenjve
    që ishin në ato vende,
    e rrethpreu, sepse të gjithë e dinin se e kishte babain grek.4
    E nëpër qytetet që kalonin,
    i njoftonin besimtarët me vendimet
    që kishin marrë apostujt e pleqtë e Jerusalemit
    dhe i porositnin t’i mbanin.

    Kështu Kishat forcoheshin në fe
    dhe dita ditës rriteshin në numër.

    Vap, 16,1vv.

    Torrkerry

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pali sheh në vegim maqedonasin

    E kaluan Frigjinë dhe krahinën e Galacisë
    sepse Shpirti Shenjt ua ndaloi ta predikojnë fjalën në Azi.
    Kur arritën në kufijtë e Mizisë,
    deshën të hyjnë në Bitini,
    por ua ndaloi Shpirti i Jezusit.
    Atëherë kaluan vetëm nëpër Mizi
    e zbritën në Troadë.

    Një natë Pali pati këtë vegim:
    një burrë maqedonas po qëndronte para tij
    dhe i bëri këtë lutje:
    “Kalo në Maqedoni e na ndihmo!”

    Pas këtij vegimi u munduam
    që menjëherë të kalojmë në Maqedoni,
    të bindur se Hyji na thërret që t’u predikojmë Ungjillin


    Vap, 16.6vv.

    Torrkerry

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Palin e Silën i burgosin në Filipe.

    Një ditë, ndërsa po shkonim për t’u lutur,
    na takoi një skllave që kishte shpirtin e magjisë,
    dhe, duke ushtruar mjeshtrinë e magjisë,
    zotërinjve të vet u sillte shumë fitesë.
    Kjo skllave shkonte pas Palit e pas nesh dhe bërtiste:
    “Këta njerëz janë shërbëtorët e të Lartit Perëndi;
    këta ju shpallin udhën e shëlbimit!”
    Bënte kështu për shumë ditë e dikur e mërziti Palin,
    ky u soll drejt saj dhe i urdhëroi shpirtit:
    “Po të urdhëroj në Emër të Jezu Krishtit,
    dil prej saj!” Dhe aty për aty doli prej saj.

    Kur zotërinjtë e saj panë se u humbi shpresa e fitesës së tyre,
    i kapën Palin e Silën e i çuan në treg para krerëve të qytetit;
    e duke i nxjerrë para pretorëve, thanë:
    “Këta njerëz po na e trazojnë qytetin.
    Janë judenj dhe shtrijnë zakone,
    të cilat ne, romakët, nuk mund t’i pranojmë as nuk mund t’i zbatojmë”.
    Turma e popullit u turr kundër tyre.
    Pretorët, pasi ua hoqën petkat, urdhëruan të rrahen me frushkuj.
    Pasi i rrahën e i copëtuan i hodhën në burg
    dhe i urdhëruan rojtarit t’i ruajë me kujdes të madh.
    Ky, pasi mori një urdhër të tillë,
    i futi në pjesën e brendshme të burgut
    dhe këmbët ua lidhi në pranga.

    Rreth mesnate Pali e Sila luteshin
    duke i kënduar Hyjit himne. Të burgosurit i dëgjonin.
    Kur, papritmas, u bë tërmet i rëndë,
    sa që u lëkundën themelet e burgut,
    përnjëherë u hapën të gjitha dyert
    dhe të gjithëve u ranë prangat.
    Rojtari i burgut u zgjua e,
    kur i pa dyert e burgut të hapura,
    nxori shpatën e, duke kujtuar se i kanë ikur të burgosurit,
    deshi të vrasë veten.
    Por Pali bërtiti me sa zë pati:
    “Mos i bëj gjë të keqe vetes sepse të gjithë jemi këtu!”

    Ai lypi dritën, hyri vrik brenda,
    ra duke u dridhur para Palit e Silës
    dhe, pasi i nxori jashtë, u tha:
    “Zotërinj, çka duhet të bëj për t’u shëlbuar?”.
    “Beso në Jezusin Zot ‑ i thanë ata ‑
    dhe do të shëlbohesh ti edhe familja jote” .
    Dhe i predikuan fjalën e Zotit atij e mbarë familjes së tij.

    Po në atë orë të natës rojtari i mori,
    ua lau plagët e menjëherë u pagëzua
    ai dhe të gjithë të tijtë.
    Atëherë i futi në shtëpi,
    u shtroi tryezën dhe me të gjithë anëtarët e familjes
    u gëzua që kishte besuar në Hyjin.

    Pretorët, kur zbardhi drita,
    dërguan liktorët për t’i thënë rojtarit të burgut:
    “Lëshoji ata njerëz!”

    Roja i burgut ia përcolli këto fjalë Palit:
    “Pretorët kanë urdhëruar t’ju lëshoj!
    Dilni, pra, tani e shkoni në paqe!”

    Por Pali tha:
    “Botërisht na kanë frushkulluar pa na pasë gjykuar,
    ne, që jemi nënshtetas romakë,
    dhe na kanë futur në burg!
    E tani duan fshehtas të na lirojnë? Assesi!
    Por le të urdhërojnë e të vijnë vetë të na lëshojnë!”

    Liktorët i lajmëruan pretorët për këto fjalë.
    Ata, kur morën vesh se ishin nënshtetas romakë, u trembën.
    Prandaj erdhën për t’ju t’u kërkuar ndjesë,
    i nxorën nga burgu dhe i lutën ta lënë qytetin.
    Pali e Sila, si dolën nga burgu,
    shkuan në shtëpi të Lidisë,
    i panë vëllezyërit, u dhanë zemër e shkuan.

    Vap, 16,16vv.

    Torrkerry

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Trazirë në Selanik.

    Duke kaluar nëpër Amfipol e Apoloni, mbërritën në Selanik,
    ku hebrenjtë kishin një sinagogë.
    Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata
    dhe për tri të shtuna rresht rragatej me ta në bazë të Shkrimit të shenjtë
    duke ua shtjelluar e vërtetuar se Mesisë i është dashur të pësojë
    e të ngjallet prej së vdekuri.
    “Dhe Mesia ‑ u thoshte ‑ është Jezusi, të cilin unë jua predikoj”.
    Disave prej tyre iu mbush mendja
    dhe u bashkuan me Palin e me Silën.
    Po ashtu bëri edhe një shumicë e madhe grekësh
    që besonin në Hyjin edhe jo pak gra të përmendura.


    Porse judenjtë, të nxitur nga smira,
    i bënë për vete disa rrugaçë të këqij tregjesh,
    i ngacmuan dhe e çuan peshë qytetin,
    ranë para derës së Jasonit
    dhe kërkuan që Pali e Sila të nxirreshin para popullit.
    Pasi nuk i gjetën, morën Jasonin e disa vëllezër
    dhe i çuan para krerëve të qytetit dhe bërtitën:
    “Ja, edhe këtu njerëzit që e kanë çuar peshë mbarë botën,
    e Jasoni i pranon në shtëpi!
    Të gjithë këta veprojnë kundër urdhrave të Cezarit.
    Këta pohojnë se është një mbret tjetër ‑ Jezusi.”
    Kështu e përzien dhe krerët e qytetit
    që po i dëgjonin këto fjalë.
    Krerët, pasi morën prej Jasonit e të tjerëve dorëzaninë,
    i lëshuan.

    Vap, 17,1vv.

    Torrkerry

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Apostujt në Berejë.

    Vëllezërit atëherë, shpejt e shpjet, natën,
    i dërguan Palin e Silën në Berejë.
    Apostujt, kur arritën atje,
    shkuan në sinagogë të hebrenjve.
    Këta ishin më zemërmirë se hebrenjtë e Selanikut.
    Pranuan fjalën me gatishmëri
    dhe përditë e shqyrtonin Shkrimin e shenjtë
    pale a është ashtu.
    Shumë prej tyre e pranuan fenë.
    Po ashtu edhe prej grekëve
    disa gra bujare dhe jo pak burra.


    Por, kur hebrenjtë e Selanikut morën vesh
    se Pali po e shpallte fjalën e Hyjit edhe në Berejë,
    shkuan edhe atje dhe e përzien dhe e çuan peshë edhe atje.

    Vap, 17,10-13.y

    Torrkerr

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pali në Athinë

    Ndërsa Pali po i priste ata në Athinë,
    thellësisht u shqetësua në shpirt
    sepse e shihte qytetin plot me idhuj.

    Në sinagogë diskutonte me hebrenj
    dhe me ata që besonin në Hyjin,
    ndërsa në treg për çdo ditë me ata që takohej.

    Me të diskutonin edhe disa filozofë epikurenj e stoikë.
    Disa thoshin: “Çfarë dëshiron të thotë ky papagal?”
    Disa të tjerë prapë:
    “Duket se është predikatar hyjnish së huaja!”
    Sepse predikonte Jezusin dhe ngjalljen nga vdekja.

    Atëherë e morën dhe e çuan në Areopag

    dhe i thanë:
    “A mund ta dimë cili është ky mësim i ri
    që ti po e mëson?
    Sepse po na i mbush veshët me disa gjëra të çuditshme.
    Dëshirojmë ta dimë për çka është fjala!”

    Të gjithë athinasit dhe të huajt që banojnë aty
    në asgjë tjetër s’e tresin kohën
    sa në të treguar e në të dëgjuar të lajmeve të fundit.

    22 Atëherë Pali u ngrit në mes të Areopagut e tha:

    “Qytetarë të Athinës!
    Po shoh se në çdo pikëpamje qenkeni njerëz shumë besimtarë.
    Sepse, duke kaluar e vërejtur monumentet tuaja të kultit hyjnor,
    gjeta edhe një lter, në të cilin është shkruar:
    ‘Hyjit të panjohur.’
    Pra, Atë, të cilin ju e nderoni pa e njohur, unë jua kumtoj.

    Hyji që krijoi botën dhe gjithçka është në të,
    Zotëruesi i qiellit e i dheut,
    Ai as nuk banon në tempuj të punuar me duar të njerëzve,
    as nuk i shërbejnë duart e njerëzve
    ‑ thuajse ka ndonjë farë nevoje për çfardo gjëje ‑
    Ai që u jep të gjithëve jetën, frymën e çdo gjë tjetër.
    Prej një njeriu krijoi mbarë gjininë njerëzore,
    që ta banonte mbarë sipërfaqen e dheut;
    caktoi rendin e kohëve dhe kufijtë e vendbanimit të tyre:
    që ta kërkojnë Hyjin e në ndonjë mënyrë të mund ta gjejnë.
    Ai nuk është larg asnjërit prej nesh.
    Sepse në Të jetojmë, lëvizim e jemi,
    sikurse edhe disa prej poetëve tuaj thanë:

    ‘Sepse jemi prej rodit të tij.’

    Nëse, pra, jemi prej rodit të Hyjit,
    atëherë s’bën të mendojmë se Hyjnia është e ngjashme me arin,
    me argjendin e me gurin e punuar nga mjeshtria dhe arti i njeriut.

    Dhe Hyji, duke mos i marrë parasysh kohët e padijes,
    tani urdhëron: le të kthehen të gjithë njerëzit e çdo vendi,
    sepse Ai e caktoi një ditë,
    kur me drejtësi do ta gjykojë botën me anë të një Njeriu,
    të cilin e caktoi për këtë gjë
    dhe e përforcoi para të gjithëve
    duke e ngjallur nga të vdekurit”.

    Kur dëgjuan “Të ngjallurit e të vdekurve”,
    disa e përqeshën e disa të tjerë i thanë:
    “Në lidhje me këtë do të të dëgjojmë një herë tjetër!”

    Kështu Pali u largua prej tyre.
    Megjithatë, disa ia pëlqyen fjalën dhe besuan.
    Ndër ta ishte Dionizi Areopagit,
    një grua me emër Damarë
    dhe disa të tjerë.


    Vap 17,16vv.

    Torrkerry

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pali në Korint

    Pastaj Pali e la Athinën e shkoi në Korint...

    Pali çdo të shtunë e merrte fjalën në sinagogë dhe mundohej t’i bindë hebrenjtë e grekët.

    Kur Sila e Timoteu arritën prej Maqedonisë,
    Pali iu kushtua krejtësisht fjalës,
    duke dëshmuar para hebrenjve se Jezusi është Mesia.
    Por, pasi ata kundërshtonin dhe blasfemonin,
    ai i shkundi petkat dhe u tha:
    “Gjaku juaj mbi kokën tuaj! Unë nuk kam faj!
    Që tani unë po u drejtohem paganëve!” 7
    U largua prej andej dhe shkoi
    në shtëpinë e një njeriu që besonte në Hyjin.
    Ky quhej Ticje Just, shtëpia e të cilit ishte afër sinagogës.
    Krispi, kryetari i sinagogës, besoi në Zotin,
    ai dhe krejt familja e tij.
    Po edhe shumë korintas,
    duke dëgjuar Palin,
    pranonin besimin dhe pagëzoheshin.


    Një natë Zoti i tha Palit në vegim:
    “Mos u tremb, por fol e mos hesht!
    Unë jam me ty! Askush s’do të guxojë
    të vërë dorë në ty për të salvuar,
    sepse në këtë qytet kam një popull të madh!”
    Kështu Pali zuri vend aty një vit e gjashtë muaj
    duke predikuar ndër ta fjalën e Hyjit.

    Vap, 18,1vv.

    Torrkerry

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PALI NE EFES.

    Pali atëherë hyri në sinagogë dhe për tre muaj foli plot guxim:
    diskutonte e mundohej t’ua mbushë mendjen ta pranojnë Mbretërinë e Hyjit.
    Por, pasi disa kokëfortë që s’donin të binden,
    filluan edhe të flasin keq e ta shajnë Udhën e Zotit para bashkësisë,
    Pali këputi marrëdhëniet me ta, i ndau nxënësit
    e filloi të mësojë përditë në shkollën e Tiranit.
    Vazhdoi kështu për dy vjet.
    Kështu të gjithë banorët e krahinës së Azisë
    ‑ hebrenj e grekë ‑ e dëgjuan fjalën e Zotit.


    Hyji, përmes duarve të Palit, bënte mrekulli të jashtëzakonshme,
    aq sa vinin shamia e petka prej trupit të Palit përmbi të sëmurë
    dhe prej tyre zhdukeshin sëmundjet e dilnin shpirtrat e ndytë.

    Po edhe disa çifutë, që endeshin andej këndej
    dhe përbenin shpirtrat e ndytë të dilnin,
    sprovuan ta thërrasin Emrin e Jezusit Zot,
    përmbi ata që kishin në trup shpirtrat e ndytë.
    Thoshin. “Po ju përbej në Jezusin, të cilin e predikon Pali”.
    Këtë e bënin shtatë bijtë e një farë Sheve, kryepriftit çifut.
    Por shpirti i keq ua ktheu: “Jezusin e njoh dhe Palin e di, por ju kush jeni?”.
    Dhe njeriu, në trupin e të cilit ishte djalli,
    u lëshua në ta, i mundi të gjithë dhe,
    të zhveshur e të plagosur, ikën prej asaj shtëpie.
    Dëgjuan për këtë ngjarje banorët e Efesit ‑ çifutë e grekë
    dhe të gjithë i kapi tmerr i madh dhe madhërohej Emri i Zotërisë Jezus.

    Shumë nga ata që besuan,
    vinin e rrëfenin ballafaqe dhe i tregonin veprimet e veta të shortisë.
    Shumë prej atyre që kishin ushtruar mjeshtrinë e magjisë,
    i sillnin librat dhe i digjnin para të gjithëve.
    Kur e llogaritën çmimin e tyre,
    gjetën se vlenin pesëdhjetë mijë drahma argjendi.

    Kështu, me fuqinë e Zotit, fjala shtrihej vazhdimisht e fitonte në fuqi


    Nga Vap, 19,...

    Torrkerry

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pali në Maqedoni

    Pasi u paqësua turbullimi, Pali i thirri nxënësit,
    u dha porositë, i përshëndeti dhe u nis për Maqedoni.
    Pasi i përshkoi ato vende dhe i ngushëlloi me shumë fjalime vëllezërit,
    shkoi në Greqi.
    Atje ndenji tre muaj. Pikërisht, kur mendoi të udhëtojë për Siri,
    hebrenjtë ia zunë pritën,
    por ai atëherë vendosi të kthejë nëpër Maqedoni.
    E përcillnin Sopatri, biri i Pirrit, prej Berejës;
    Aristarku e Sekundi prej Selanikut;
    Gaji prej Derbit dhe Timoteu;
    Tihiku e Trofimi prej Azisë.
    Këta shkuan para nesh e na pritën në Troadë.
    Ne, si kaluan ditët e Bukëve të pabrumë, lundruam nga Filipet
    dhe, pas pesë ditësh arritëm te ta në Troadë.
    Atje kaluam shtatë ditë.

    Vap. 20.2-6.

    YTorrkerry

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pali i bën vizitë Jakobit.

    Kur arritëm në Jerusalem, vëllezërit na pritën me gëzim.
    Të nesërmen Pali, bashkë me ne shkoi te Jakobi,
    ku u mblodhën të gjithë udhëheqësit.
    Pasi i përshëndeti, filloi t’u tregojë një nga një
    gjithçka kishte bërë Hyji me shërbesën e tij ndër paganë.

    Ata, kur dëgjuan, i dhanë lavdërim Hyjit.
    Atëherë i thanë Palit: “Ti po sheh, o vëlla,
    se me mijëra hebrenj e kanë pranuar fenë
    e të gjithë janë ithtarë të flaktë të Ligjit.
    Ata kanë dëgjuar për ty se ti i mëson hebrenjtë
    që jetojnë ndër paganë t’i bien mohit Moisiut
    dhe se ti thua se s’duhet t’i rrethpresin fëmijët
    as t’i mbajnë traditat e të parëve.
    Pra, çka të bëjmë? Me siguri do të dëgjojnë se ke ardhur.
    Bëj, pra, ç’po të themi! Këtu ndër ne janë katër vetë që janë kushtuar.
    Merri me vete e bashkë me ta kryeje ritin e pastrimit.
    Paguaj ti çka lypet për qethjen e kresë.
    Kështu të gjithë do ta marrin vesh se çka dëgjuan për ty s’është e vërtetë,
    por përkundrazi, se edhe ti je në të drejtën
    dhe se e mban Ligjin.
    E, për sa u përket paganëve të kthyer në fe, ne ua patëm dërguar çka vendosëm: të ruhen nga mishi i kushtuar idhujve, prej gjakut e prej mishit të bagëtive të furura e të mbytura në ujë dhe prej fëlligështisë”.

    Vap, 21,17-25.

    Torrkerry

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •