PALI APOSTULL I PAGANEVE.
E ata që janë diçka ‑ çka ata ishin dikur, unë s’i jap kësaj rëndësi ‑:
Hyji nuk sheh kush është kush,
këta njerëz me rëndësi në Kishë,
kurrgjë nuk kërkuan të shtohet.
Por përkundrazi, ata panë se më qe besuar predikimi i Ungjillit ndër paganë,
pikërisht sikurse edhe Pjetrit ndër të rrethprerë ‑
pasi Ai që kishte vepruar në Pjetrin për apostullim ndër të rrethprerë,
po ashtu kishte vepruar
edhe në mua për të mirën e paganëve
dhe, duke njohur hirin që më qe dhënë, Jakobi, Kefa e Gjoni
‑ që çmohen shtyllat e fesë ‑
na i shtrinë të djathtat e veta,
mua dhe Barnabës, në shenjë të bashkësisë,
kështu që ne të shkonim ndër paganë
e ata ndër të rrethprerë. Vetëm na porositën t’i kujtojmë të vobektët
‑ gjë që jam kujdesuar ta bëj në mënyrë të veçantë.
Gal. 2,6vv.
III. Kisha është katolike
ÇKA DO TË THOTË «KATOLIKE»?
Fjala «katolike» do të thotë «universale»
në kuptimin «sipas tërësisë» ose «sipas plotësisë».
Kisha është katolike në një kuptim të dyfishtë.
Është katolike sepse në të është i pranishëm Krishti.
«Aty ku është Krishti Jezus, aty është Kisha katolike».
Në të qëndron plotësia e Trupit të Krishtit
të bashkuar me Kreun e tij,
dhe nga kjo del se ajo merr prej tij
«në formë të plotë dhe tërësore mjetet e shëlbimit»
që ai ka dashur:
rrëfim të fesë së drejtë dhe të plotë,
jetë sakramentale të plotë
dhe mbarështim të rregullt në trashëgimin apostolik.
Kisha, në këtë vështrim themelor,
ka qenë katolike ditën e Rrëshajëve
dhe do të jetë gjithmonë, deri në ditën e Paruzisë.
Kat, 830.
Torrkerry
HYJI AQ FORT E DESHI BOTEN...
Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
sa që dha një të vetmin Birin e vet
kështu që, secili që beson në të,
të mos birret,
por të ketë jetën e pasosur.
Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin
që ta dënojë botën,
por që bota të shpëtojë nëpër të.
Kush beson në të,
nuk dënohet,
ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani,
pse nuk besoi
në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit.
E gjykimi është ky:
Drita erdhi në botë,
por njerëzit më tepër deshën
errësirën se dritën,
sepse veprat i kishin të këqija.
Gj, 3,16vv
Torrkerry
Atëhere qenka kontradikt. Nje here thot per Izraelin e nje here per Botën mbarë.
E kam edhe nje pyetje, sa pagan, Jezusi ftoj ne besim ?
ge e botl
Nuk ka fare kontradikta: Izraeli eshte nje pjese e vogel te botes!
Shume!~ sigurisht jane me shume se hebrejt, deri tani.
Kur ai vepronte ne Palestine, me shume sesa mendon ti: Samaritania dhe banoret e qytetit se saj, Centurioni, Biri e tij, Centurioni qe ishte nen Kryqin, sirofeniciane dh bija e saj, banoret e Dekapolit, Gerasenet (Mk5, dhe Mk 6,53vv) sherimi i nje shurdhmemece (Mk 7,31vv)...Te gjithe paganet qe e takuan korpin mistik e Kristit qe eshte Kisha e qe filluan te besojne ne te...
Me nderime.
Torrkerry
III. Kisha është katolike
Ajo është katolike
sepse është dërguar në mision nga Krishti
për mbarë gjininë njerëzore:
Të gjithë njerëzit janë të thirrur
për të formuar Popullin e ri të Zotit.
Prandaj ky Popull,
duke mbetur një i vetëm dhe unik,
duhet të shtrihet në të gjithë botën
dhe në të gjithë shekujt, në mënyrë që të plotësohet
qëllimi i vullnetit të Zotit,
i cili në fillim ka krijuar natyrën njerëzore një të vetme,
dhe më në fund do
që t’i mbledhë së bashku të gjithë bijtë e vet,
që ishin shpërndarë...
Ky karakter me frymë universale
që stolis Popullin e Zotit,
është një dhuratë e vetë Zotit,
dhe me anë të tij Kisha katolike,
në mënyrë të efektshme
dhe pa pushim,
synon të grumbullojë të gjithë njerëzimin,
me të gjitha të mirat e tija,
me Krishtin si krye në bashkimin e Shpirtit të Tij .
Torrkerry
ÇDO KISHË E VEÇANTË ËSHTË «KATOLIKE»
«Kisha e Krishtit është me të vërtetë e pranishme
në të gjitha bashkësitë e ligjshme vendase të besimtarëve,
të cilat, duke u bashkuar me barinjtë e vet,
quhen edhe ato Kisha të Besëlidhjes së Re...
Në to, me predikimin e Ungjillit të Krishtit,
mblidhen besimtarët dhe kremtohet misteri i Darkës së Zotit...
Në këto bashkësi,
megjithëse shpeshherë të vogla dhe të varfra,
ose që jetojnë të shpërndara,
është i pranishëm Krishti,
me fuqinë e të cilit mblidhet Kisha
një e vetme, e shenjtë, katolike dhe apostolike».
kat 832.
Torrkerry
ÇDO KISHË E VEÇANTË ËSHTË «KATOLIKE»
Me fjalët «Kishë e veçantë,»
që është ipeshkvia (dioqeza ose eparkia),
kuptohet një bashkësi besimtarësh të krishterë
të bashkuar në fe dhe në sakramente
me ipeshkvin e tyre të shuguruar në trashëgiminë apostolike.
Këto Kisha të veçanta janë
«formuar sipas përngjasimit të Kishës universale»;
në to dhe duke u nisur nga ato
«ekziston një Kishë katolike e vetme dhe unike» .
kat. 833.
Torrkerry
ÇDO KISHË E VEÇANTË ËSHTË «KATOLIKE»
Kishat e veçanta janë plotësisht katolike
nga bashkimi me njërën prej tyre:
Kishën e Romës,
«që është në krye të dashurisë vëllazërore».
«Kurdoherë ka qenë e nevojshme
që çdo Kishë, domethënë besimtarët e çdo vendi,
t’i drejtohej Kishës romake,
për hir të parësisë së saj të shenjtë» .
«Në të vërtetë,
nga zbritja e Fjalës së Mishëruar ndër ne,
të gjitha Kishat e krishtera,
të shpërndara në çdo vend,
e kanë mbajtur dhe e mbajnë Kishën e madhe
që është këtu (në Romë)
si bazë dhe themel unik,
sepse, sipas premtimeve të Shëlbuesit,
dyert e ferrit nuk kanë mundur ta mposhtin kurrë».
kat 834.
Torrkerry
Krijoni Kontakt