Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 81
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Nje ne edhe te gjithe duhet te mesohemi nje here,,,gjdo njeri i perkrahe protesten e tyre edhe une i perkrahi protesten e tyre se kan te drejt ,edhe i perkrahi nje pjes te shendetsis ,dhe sherbimit korrektus,Adeministraten nje ashtu i perkrahi...

    A mjeket nuk i perkrahi ne asnje menyre kur te gjithe jemi deshmitar se qfar pune bejen ata ne ordinancat shendetsore neper klinika,se ata nuk kane kohe se shkojen e punojen privat bilem edhe nuk ju vije fije turpi edhe pacijentet si munden me i kur ne QKU,i dergojen neper qendra privat e si te ju rriten rrogat ketyre tregoni...Kur keta mjeket me hipokrat kishe e qka nuk bajen ,,,ku i marrin ata gjithe keto aaaaa,,te jemi te vedishem se 90 perqinde e mjekeve gjithe ato barna sa kan shkuar neper QKU,e tjer keta i kane vjedhe dhe sot i vjedhin e i qojen neper ordinanca private ,,dhe pikerishte keta jane te cilet as dje e as sot nuk i shikojen pacjentet neper qendrat mjeksore shtetrore ,po neper ato ku ata punojen,,,per nje inekcion te tomorit ti kerkojen 1000 euro,,,edhe as qe merziten ka i marrin ata keto krejt ne qku,,ket e din shumica e ku te ju rriten pagat keture

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Po tashti me kqyre edhe me ligje kurr asnje here nuk kan te drejt te ngrihen ne proteste kurr se si hiq,,,e as ushtrija ne ket raste FSK-ja ket edhe keta duhet ta dine,,,,

    A kurr se si nuk i perkrahi ne asnje baza politike ,,,se edhe ketu kane ndodhure sene te tilla
    Ramushi iku e shkoj ne tiran po at dite si u zgjuan policet ne proteste e para eshte ngriture peja kjo dihet tani tjerat me rende,,edhe ketu nuk munden me ju ike pergjegjsive politike si ngjajen te policet ata duhet te punojen jashte interesav politke e jo te bijen pre e tyre ne ket raste jane ramushi i ka shti te qohen ne proteste dhe vet iku e shkoje ne tiran..edhe QKU jan te ndare ne baza politke,e tani ku mundem te exime perpara ne si popull ..
    pa marr parasyshe nese nuk ngrihen ne baza politike gjithe here i perkrahi cilin do instutocion veq jo te partive per interesa te tyre.............

    Po edhe ne duhet ti kuptojmi senet se kosova nuk ka bugjet per me i rrit rrogat 100 per qinde si ne vendet e rajonit,,mos llogaritni me Maqedonin,Malin e zi,se keto nuk kan pasur lufte kurr ne to,,po as ne kroaci se edhe atje lufta ka perfunduar qe 20 vite e normal ka ndryshime...
    Jam te ju rriten rrogat se pari Adeministrates te cilet kan rroga shume te vogla,motrave Medicijonale te cilat nje ashu kane shume rroga te vogla ,
    Arsimin nuk eshte me rroga keq ket si tem mos e ngriteni ...
    Bilem ne disa shkolla ne kosove as ket pag nuk e meritojen jemi deshmitare se as pak nuk angazhohen ata ti mesojen femit..
    Edhe eshte tjetra se arsimtaret punojen mese shumeti prej ores 08.. e dei ne oren 12.30 e tani jane te lire ,tjetra i kan tre muja pushim verore pagat i marrin...
    Ne jemi deshmitare se i shohim shume shkolla fillore neper Kosove mesusat e tyre shkojen e pine qje luajn sha,femit i qesin ne oborr me lujet me top e ku ata tani dojen e te mesojen aaaa....a si te behet ora 11 i leshojen femit dhe vet ata ikun e dalin neper qytet ,neper kaff ,dujke luajtur me gure e me shahe...........edhe keta njeher duhet te permisohen e jo te ja hedhin fajen dikujte tjeter...
    Ndryshuar për herë të fundit nga liridoni703 : 09-02-2010 më 05:49

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    qe nga e hena edhe sherbyesit civil do te protestojne nga ora 10 deri ne 12 dhe si duket muaji shkurt do te ngre te gjithe ata pak te punesuar qe kane mbetur per te kerkuar paga dhe nje jete me te mire por edhe jane te angazhuar rreth ndarjes jo te drejte te buxhetit te Kosoves

  4. #54
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Po sikur keta deshtak te opozites te ishin solidar me njerzit dhe me hallet e njerzve ne Kosove dhe ne kete raste me policin e Kosoves do te refuzonin do te kundershtonin rritjen e rrogave te tyre prej deputeti dhe nuk do te merrnin rrogene e 13 por per kete pune nuk ja u ndien zanin kush sikur nuk ka ndohe as gje.
    Edhe nje po a ishin ne pozit 3-4 vite ne qeveri mori AAK dhe nuk ishe ne gjendje te rrises as 1 cente nje page te puntorve dhe vetem keni mush xhepat per vete.
    Për AAK-në mirpo këtë nuk mund ta thuash edhe për PD-në

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Sindikalistët e KEK-ut paralajmërojnë grevë dyorëshe




    Prishtinë, 9 shkurt


    - Punëtorët e Korporatës Energjetike kanë vendosur të futen në grevë dyorëshe për të reaguar ndaj menaxhmentit të KEK-ut, i cili, sipas tyre, nuk e ka realizuar marrëveshjen e lidhur ndërmjet këtyre dy palëve në muajin mars të vitit 2009.
    Sindikalistët e kësaj ndërmarrjeje pretendojnë se strukturat udhëheqëse të Korporatës Energjetike nuk i kanë zbatuar disa pika qenësore të marrëveshjes të cilat kanë pasur të bënin me ngritjen e pagave si dhe me lejimin e shfrytëzimit pa pagesë të 200 KW në baza mujore për punonjësit e korporatës.
    “Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Pavarur e Energjetikës e Kosovës (SPEK) ka caktuar datën 22 shkurt për mbajtjen e grevës së përgjithshme e cila planifikohet të fillojë nga ora 10:00 deri në 12:00”, ka theksuar Izet Mustafa, kryetar i kësaj sindikate, duke shtuar se kjo grevë nuk ka për qëllim ndaljen e punës në korporatë, por me anë të saj t’u bëhet presion drejtuesve të ndërmarrjes që t’i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e KEK-ut.
    “Unë i kam dërguar letër kryetarit të bordit të korporatës si dhe drejtorit menaxhues në muajin dhjetor. Kam kërkuar që për vitin 2010 të parashihet rritja e pagave. Kam marrë përgjigje nga ta se 40 për qind e buxhetit të korporatës shkon në paga të punëtorëve”, ka potencuar Mustafa, duke shtuar me këtë përgjigje drejtuesit e korporatës kanë treguar se nuk e kanë ndërmend të bëjnë rritjen e pagave për punëtorëve.
    Sipas Mustafës, njëra nga kërkesat e sindikalistëve që është realizuar ka qenë ndarja e mjeteve që janë kursyer nga puna e përbashkët.
    “Në muajin dhjetor, edhe punëtorët e Korporatës i kanë marrë nga 100 euro”, ka thënë Mustafa.
    Për kohën e mbajtjes së grevës së përgjithshme, Mustafa ka theksuar se do ta informojnë zyrtarisht bordin dhe menaxhmentin e Korporatës Energjetike.
    Ndërkaq zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje nuk kanë komentuar paralajmërimet për grevë të sindikalistëve të korporatës.


    Koha.net

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Qka mendoni more edhe ju me keto paga aaaaa,,,si policija si medecina si sherbimi korrektus qka me ta...po edhe ketyre duhet te ju vije njehere turpe ,,se nuk ka bugjet....bugjetin si e ka kosova a veq me hanger qekullada a ,me mbet pa rruge,pa shkolla,e pa shume qka qka mendoi aa,,,po a jan keta polic more zotri si ju kan rrit pagat vitin e kaluar prej ,i kan pasur ka 170,200,euro ju kan rrit vjete per vjet ka 100 eyuro shtes nuk ka kerkun ne bot more njerzi,,,sipitalit ashtu ju kan rrit,arsimit po i kan marr ka 170 euro sot i marrin ka 270 euro ,vjet ju kan rrit,,,sherbimet korrektuse i kan marr ka 170 euro tani i marrin ka 265 euro,,ku ishin keta njerzi para dy viteve si nuk kerkojeshin ngritje te pagave,,,,,,, duhet te ju vije marr te gjitheve per veprimet e tyre.............te jemi korrekt adeministrata vertet i kan rrogat e vogla pajtohem me ta i marrin ka 135 euro kjo eshte e verteta ,kata strof...
    A ketyre tjerev njehere duhet te ju vioje turpi bre a mos jan ka punojen shuma ....
    Kosova u be shtet as dy vite si ka kadal o njerzi nuk jemi shtet qe njeqinde vjet po 2 vitet...duhet te ju vije pak turp..shikoni ne maqedoni,a po mal te zi ,apo serbi sa i marrin ata rrogat.edhe qe sa vite jan shtet,,,,,,,,,,,ju mendoni se brenda nate do tu rriten juve rrogat me nga 2000 euro mosni ju lutem.keni durim pak.......

    Gjermanet kane punuar per 10 vitet pa rroga per shtetin etyre e ju fill qe dy vite rritnaj rrogat shume keq se vertet ne si shqiptare as nuk jemi per kish e as per gjami ,,as jemi per shtet e as per dreq...............njeriu nje here duhet te mbledhe mende ,
    A mos po mendoni edhe te familjes me jav shtin nen paga mujore po lypni edhe keto tani........
    se ne jemi emsuar me te huajt ta qeverisin vendin edhe mos me guxu cike me ba ,,e sot per 1 5muaJ RRITNAJ RROGAT JO ATA JO KETA,,marr bre duhet me ju ardhe ........

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Sindikalistët e KEK-ut paralajmërojnë grevë dyorëshe




    Prishtinë, 9 shkurt


    - Punëtorët e Korporatës Energjetike kanë vendosur të futen në grevë dyorëshe për të reaguar ndaj menaxhmentit të KEK-ut, i cili, sipas tyre, nuk e ka realizuar marrëveshjen e lidhur ndërmjet këtyre dy palëve në muajin mars të vitit 2009.
    Sindikalistët e kësaj ndërmarrjeje pretendojnë se strukturat udhëheqëse të Korporatës Energjetike nuk i kanë zbatuar disa pika qenësore të marrëveshjes të cilat kanë pasur të bënin me ngritjen e pagave si dhe me lejimin e shfrytëzimit pa pagesë të 200 KW në baza mujore për punonjësit e korporatës.
    “Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Pavarur e Energjetikës e Kosovës (SPEK) ka caktuar datën 22 shkurt për mbajtjen e grevës së përgjithshme e cila planifikohet të fillojë nga ora 10:00 deri në 12:00”, ka theksuar Izet Mustafa, kryetar i kësaj sindikate, duke shtuar se kjo grevë nuk ka për qëllim ndaljen e punës në korporatë, por me anë të saj t’u bëhet presion drejtuesve të ndërmarrjes që t’i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e KEK-ut.
    “Unë i kam dërguar letër kryetarit të bordit të korporatës si dhe drejtorit menaxhues në muajin dhjetor. Kam kërkuar që për vitin 2010 të parashihet rritja e pagave. Kam marrë përgjigje nga ta se 40 për qind e buxhetit të korporatës shkon në paga të punëtorëve”, ka potencuar Mustafa, duke shtuar me këtë përgjigje drejtuesit e korporatës kanë treguar se nuk e kanë ndërmend të bëjnë rritjen e pagave për punëtorëve.
    Sipas Mustafës, njëra nga kërkesat e sindikalistëve që është realizuar ka qenë ndarja e mjeteve që janë kursyer nga puna e përbashkët.
    “Në muajin dhjetor, edhe punëtorët e Korporatës i kanë marrë nga 100 euro”, ka thënë Mustafa.
    Për kohën e mbajtjes së grevës së përgjithshme, Mustafa ka theksuar se do ta informojnë zyrtarisht bordin dhe menaxhmentin e Korporatës Energjetike.
    Ndërkaq zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje nuk kanë komentuar paralajmërimet për grevë të sindikalistëve të korporatës.


    Koha.net

    me siguri me ta do te "solidarizohte" donika kada- bujupi
    ne shenje proteste ajo ka refuzue rritjen e pages hahahahaaa per qka zana nuk ju ndie kurr
    apo nashta i bjne pishmon per rrogen e 13
    hahahaaa

  8. #58
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Hashim Thaçi: Krahasoni rrogat me ato të vitit 2007



    Hashim Thaçi: Krahasoni rrogat me ato të vitit 2007

    Kryeministri Thaçi duke folur për gjendjen sociale në vend tha se duhet të merret parasysh niveli i pagave në sektor të ndryshëm në vitin 2007 dhe nivelin aktual i pagave gjatë qeverisjes së tij.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për gjendjen sociale në vend, pas kërkesave të sindikatave për ngritje të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës, tha se duhet të merret parasysh niveli i pagave në sektor të ndryshëm.

    Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kreu i ekzekutivit të Kosovës, duke krahasuar pagat aktuale të profesorëve, mjekëve me vitin 2007, tha se viti 2010 do të jetë viti i vendimeve të rëndësishme.

    Ai tha se disa deputetë të Kuvendit kanë dalë kundër Strategjisë së integrimit të veriut dhe kundër projekteve tjera të mëdha të vendit, ndërsa një politikë e tillë theksoi se do t’iu kushtojë subjekteve përkatëse politike./RTK/

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ngërçi i Qeverisë përballë grevistëve

    Një Qeveri që premton miliona, që shpenzon para dhe mjete të shumta në fushatë, që rrit rroga e shpërblime për zyrtarët e lartë, përse nuk e paska të mundur të rrisë edhe pagat minimale të punonjësve buxhetorë? Një arsyetim i tillë rrjedh si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë.

    Nga Armand Shkullaku më 11.02.2010 ,"EXPRESS",Prishtine

    Kosova gjendet sot e mbërthyer nga një zinxhir grevash, që nëse nuk përballohen si duhet, mund të përbëjnë një rrezik potencial për shpërthimin e tensioneve sociale. Kërkesat e mijëra punonjësve nga sektorët më jetikë të shoqërisë, pavarësisht se janë minimale, kanë pak shanse për t’u plotësuar nga Qeveria. Grevat shtohen dita-ditës, sektorët e përfshirë janë gjithnjë e më të shumtë dhe kërkesat vijnë duke u rritur. Duket sikur një komandë e vetme, një dorë e padukshme, ka kurdisur këtë valë zemërimi që e ka zënë Qeverinë në befasi. Por, përse protestat e sindikatave patën një efekt domino, pse virusi i grevës i preku të gjithë, duke e çuar vendin në një prag krize sociale, në një situatë ku Qeveria gjendet tashmë e mbërthyer në ngërç, mes pamundësisë së rritjes së pagave dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve?

    Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje vetëm duke analizuar situatën e ditëve të fundit. Ajo është pasojë e një sërë veprimesh që nuk lidhen vetëm me pamundësinë e Qeverisë për t’i plotësuar kërkesat e të gjithë grevistëve, por edhe me papërgjegjshmërinë e saj në raport me ndjeshmëritë e qytetarëve.

    Kosova është një shtet i ri me buxhet modest. Papunësia prek gati gjysmën e popullsisë aktive. Mbledhja e taksave dhe tatimeve është ende larg të qenit efikase, ndërsa korrupsioni dhe shpërdorimi i fondeve publike mbeten problem serioz. Në këto kushte, sigurisht që çdo Qeveri do ta kishte gati të pamundur që të plotësonte kërkesat e pothuajse të gjithë buxhetorëve për ngritje pagash. Në këtë aspekt, pozita e vështirë e Qeverisë është e kuptueshme. Mundësitë reale për t’i rritur pagat e grevistëve, edhe nëse vullneti ekziston, janë minimale. Kjo ka të bëjë me pamundësinë objektive të Qeverisë. Dhe kjo pamundësi ndoshta mund të ishte kuptuar nga sindikatat dhe punonjësit e revoltuar, sikur Qeveria të ishte sjellë në mënyrë më të përgjegjshme.

    Qeveria, në fakt, nuk ka treguar kujdes dhe as vëmendje ndaj gjendjes delikate në shumë sektorë buxhetorë. Ajo ka dëshmuar mospërfillje dhe i ka neglizhuar kërkesat e njohura të sindikalistëve për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Vëmendja ka qenë e përqendruar kryesisht në fushatën elektorale e jo në negociata dhe projekte të menaxhuara me kujdes për t’i parandaluar shpërthimet sociale që ishin në prag. Më keq akoma, disa akte të kohëve të fundit kanë tingëlluar si një indiferencë arrogante ndaj një shtrese të madhe të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë. Rritja e rrogave të deputetëve dhjetë herë më shumë se ato të sektorëve publikë aktualisht në grevë, u komentua shumë si një lloj padrejtësie sociale. Sigurisht që anëtarët e legjislativit duhet të shpërblehen në mënyrë dinjitoze dhe keqpërdorimi i këtij fakti është një popullizëm i mirëfilltë që luan me emocionet e qytetarëve. Por, çfarë mund të thuhet kur ende pa u mbyllur ky debat, Kryeministri Thaçi nxjerr një urdhër, ku ai vetë, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësit e tyre që janë deputetë, do të marrin edhe 50 për qind të pagës së deputetit, në mënyrë retroaktive për të gjithë 2009’ën. Vetëm një vit më parë, po Kryeministri Thaçi pati nxjerrë një urdhër tjetër ku i detyronte anëtarët e kabinetit të hiqnin dorë nga pagat e dyfishta dhe të përcaktoheshin për njërën prej tyre.

    Edhe në këtë rast, shuma që përfitojnë anëtarët e Qeverisë nuk është ndonjë peshë e madhe për buxhetin, por simbolikisht një veprim i tillë ndikon negativisht tek qytetarët. Ai jo vetëm lë shijen e keqe të zhgënjimit, por i ndërmarrë në kulmin e grevave duket si tallje me ata që kërkojnë disa euro më shumë mbi pagën e tyre minimale. Veprime të tilla vetëm e nxisin pakënaqësinë tek grevistët në vend që ta zbusin klimën për negociata. Dy ditë më parë, Kryeministri grek Papandreu, i gjendur përballë një krizë të rëndë ekonomike, vendosi t’i ngrijë përkohësisht pagat e funksionarëve të administratës shtetërore, t’i ulë për 15 për qind shpërblimet e tyre, t’i reduktojë orët suplementare për ta dhe të mos e shtojë numrin e të punësuarve. Kjo masë sigurisht nuk e zgjidh situatën, por Papandreu tha se duhej dhënë një shembull nga vetë administrata për të kontribuar në daljen nga kriza. Një akt simbolik, një mesazh që ndikon në uljen e tensionit dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

    Këto akte dhe këto mesazhe, jo vetëm që kanë munguar në Kosovë, por është bërë e kundërta. Nuk është vetëm rasti i urdhrit për pagat e ministrave dhe shpërblimet e deputetëve në kohë krize. Është edhe njoftimi i djeshëm, në pikun e tensioneve sociale, për rritjen e çmimit të energjisë nga KEK’u, që dëshmon indiferencën e Qeverisë në menaxhimin e situatës. Është edhe klima e krijuar gjatë fushatës elektorale, ku u premtuan jo vetëm rritje të nxituara pagash, por edhe miliona euro për komunat nga buxheti i limituar qendror, që ndikon në rritjen e mosbesimit të grevistëve ndaj aftësive paguese të Qeverisë. Një Qeveri që premton miliona, që shpenzon para dhe mjete të shumta në fushatë, që rrit rroga e shpërblime për zyrtarët e lartë, përse nuk e paska të mundur të rrisë edhe pagat minimale të punonjësve buxhetorë? Një arsyetim i tillë rrjedh si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë dhe janë këto veprime shkaku kryesor i pakënaqësisë masive dhe i përshkallëzimit të menjëhershëm të grevave pothuajse në të gjithë sektorët kryesorë.

    Aftësitë e kufizuara të një Qeverie për të bërë rritje pagash mund të gjejnë mirëkuptim vetëm kur shoqërohen nga përgjegjshmëria, transparenca, shembulli vetjak dhe përpjekjet për të mirëadministruar paratë publike. Në të kundërtën, tensionet sociale shtohen, palët vendosen në pozicione armiqësore, negociatat bëhen të pamundura dhe vendi kërcënohet nga kriza. Sot, përballë grevistëve, Qeverisë Thaçi nuk i duhet vetëm shkathtësi në negociata, por dhe një shembull i vullnetit të mirë për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte momenti qe edhe penzionerat te ngriten ne kemb dhe te kerkoin pensione me dinjitoze,me nje fjal kur kan keta depsuza per veti perse nuk kan edhe per tjer.
    Une jam i bindur qe pranvera do jet e nxeht per qeverin sepse kungulli nuk shkon mbi uj gjith,e ka marr vesh populli se kush jan keta hajdut,a ka ma marri se vet jan ber milioner e populli i tij vdes urie.
    Paramendoje nje mjek qe ka kry 25 vite shkollim merr 270 evro ne muaj kurse jakup krasniqi qe ka nje shkollim te historis(te prrallave) merr dhjetfishin.
    Ose paramendoje nje moter medicionale qe merr 150 evro ne muaj,kurse nje deputet qe e rjep popullin merr 2000 evro.
    Definitivish ka shpresa qe populli do zgjohet,por kur te zgjohet punen e par qe duhet kerku eshte konfiskimin e pasuris te gjith politikajve e pastaj ti ul para drejtesis se popullit.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •