Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 81
  1. #41
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    http://www.mesazhi.com/modules/news/...a%20060210.jpg

    Kosova në prag të shpërthimit social

    Pos punëtorëve shëndetësorë që kanë paralajmëruar hyrjen në grevë që nga e hëna, edhe organizime të tjera sindikale kanë bërë të njohura masat radikale. Midis tyre, Sindikata e gardianëve, zjarrfikësve, gjykatësve, prokurorëve, administratës publike, administratës tatimore dhe organizime të tjera sindikale. Qeveria nuk ka përgjigje për kërkesat e të gjitha kategorive, ndërsa ekspertët parashikojnë një mars të nxehtë

    Punën që bën urologu Sabri Hyseni shteti ia shpërblen me vetëm 303 euro në muaj. Ka kryer fakultetin për mjekësi dhe ka specializuar jashtë vendit, ndërsa kur është kthyer për të punuar në shtetin e vogël është përballur me dallime të madh midis pagave.

    Pavarësisht investimit për avancim profesional, paga që tash merr është 5 herë më e vogël se paga bazë e deputetit dhe më shumë se 9 herë më e vogël se ajo e presidentit. Merr edhe 44 euro shtesë, e cila është 11 herë më e vogël se shtesat mesatare që marrin deputetët.

    “Rroga e janarit e 2010-s është 303 euro bruto. Duhet thënë qartë se 44 euro janë shtesë në rrogë dhe nuk kemi të bëjmë me rritje të saj për 30 për qind, siç proklamon Qeveria”, ka thënë urologu Hyseni. “Jam i shkolluar jashtë, kam kryer fakultet dhe specializim. Për këtë kanë sakrifikuar familja dhe kur të kthehesh nuk mund të mbijetosh me këtë pagë”.

    Dallime të këtilla kanë shkaktuar revoltë te ky dhe te punonjës të tjerë të shëndetësisë. Por më shumë te infermierët dhe te teknikët mjekësorë që marrin pagë diçka më të madhe se 150 euro. Pas një proteste që kanë bërë këtë javë, po i mendojnë hapat e tjerë radikalë, me të cilët synojnë të sigurojnë rritje në masën 100 për qind. Nëse deri të hënën nuk përmbushet kjo kërkesë, atëherë kanë në plan të hyjnë në grevë, shkruan pos tjerash në numrin e sotëm Koha Ditore, e cila sjell edhe planet e kategorive tjera të pakënaqura të punëtorëve dhe sindikatave të tyre në vend./koha/

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Rritja e pagave, çështje e mundësive

    Nga Express më 07.02.2010 në ora 15:58
    Protestat e ditëve të fundit nga punonjësit policor dhe atyre të shëndetësisë, kanë bërë që edhe punonjës të sektorëve tjerë të reagojnë duke paralajmëruar që nga e hëna të mbajnë protesta dhe greva me qëllim të plotësimit të kërkesave për rritje pagash dhe kushte më të mira të punës. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se edhe Qeveria do të kishte dëshirë që në Kosovë pagat minimale të jenë 2000 euro, por mundësitë buxhetore nuk janë të tilla. Ekspertë të ekonomisë kanë thënë se hartuesit e buxhetit duhet që para se ta aprovojnë buxhetin, të analizojnë gjendjen sociale në Kosovë më mirë dhe të dinë të bëjnë shpërndarjen e këtij buxheti.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë për Kosovapress, se këto dy vjetët e fundit ka pasur rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës në të gjithë sektorët më shumë se sa që ka pasur tetë vitet e kaluara, por edhe këto rritje do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, por gjithnjë brenda mundësive buxhetore.

    “Rritja e pagave ka filluar, rritje të pagave kanë që të gjithë që nga 1 janari, rritje të pagave në fakt kanë pasur edhe policia, rritje të pagave ka pasur në të gjithë sektorët ka pasur edhe në vitin e kaluar një pjesë e madhe, edhe në këtë vit një pjesë e madhe, vjet kanë pasur rritje të pagave të gjithë shërbyesit civil, edhe punëtorët e uniformuar edhe punëtorët shëndetësor”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas tij, buxheti nuk varet prej dëshirave, por prej mundësive reale që i ka Kosova dhe shpërndarjes duke u bazuar në rregullat fiskale që duhet ndjekur nga secili shtet.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës ka pasur një bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit legjitim sindikal dhe shpreson se nuk do të kenë probleme brenda sindikatave të ndryshme që përfaqësojnë punonjësit e një sektori, sepse ajo e vështirëson edhe komunikimin me ta.

    “Edhe Qeveria do të kishte dëshirë që në Kosovë pagat minimale me qenë 2000 euro, por realisht mundësit nuk janë të tilla dhe besoj se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim, sepse paga nuk është çështje e vullnetit të Qeverisë. Paga është çështje e mundësive ekonomike që i ka Republika e Kosovës, dhe nuk varet prej vullnetit as të Qeverisë, as të Kuvendit, e aq më pak partive politike opozitare të cilave ne u bëjmë ftesë mos me i keqpërdor kërkesat e punëtorëve”, ka thënë Krasniqi.

    Protestat e fundit dhe ato që janë paralajmëruar për javën që po hyjmë për kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, nuk janë diçka e papritur.

    Arifi ka thënë për Kosovapress se BSPK-ja ka kohë që ka paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të pakënaqësisë sociale, ndërkohë që ka munguar dialogu i nevojshëm për zgjidhjen e krizës ndërmjet sindikatës dhe Qeverisë së Kosovës.

    “Ne me kohë e kemi paralajmëruar Qeverinë se duhet të bisedojmë, në mënyrë që të mos grumbullohen problemet qe sa vite dhe sikur të kishte dialog ndërmjet BSPK-së dhe Qeverisë nuk do të vinim deri te kjo situatë, sepse punëtorët në kërkesat e tyre janë shumë të drejtë”, ka thënë Arifi.

    Sipas tij, ekzekutivi vendor duhet të punojë më shumë për të parë mundësitë se si të dilet nga kjo gjendje, edhe përkundër asaj se dihet se cilat janë mundësitë buxhetore.

    “Buxheti mundet pak më ndryshe të shpërndahet, sepse ka mundësi, por e keqja është se ata bëjnë marrëveshje, por kurrë nuk i realizojnë. Të gjithë e kuptojmë kur nuk ka, por kur bisedohet dhe premtohet ajo është diçka tjetër. andaj nuk është nevoja me dhënë premtime. Unë mendoj se brenda buxhetit ekzistues ka edhe për të tjerët dhe jo vetëm për ata të cilët i kanë pozicionet”, ka thënë Arifi.

    Muhmet Sadiku, nga instituti “Riinvest”, konsideron se situata e krijuar ditëve të fundit me protestat e punonjësve policor dhe atyre të shëndetësisë, ka sjellë në sipërfaqe edhe punonjësit e sektorëve të tjerë të cilët do të dalin me kërkesat e tyre për rritje të nivelit të pagave.

    Kjo situatë, sipas tij, nuk është krijuar këtë vit, por pagat e ulëta dhe kushtet e punës janë çështje që kanë vazhduar që nga pas lufta.

    “Qeveria po bënë përpjekje që disave të ju plotësojë kërkesat dhe kjo tani ka provokuar një situatë ku të gjithë tani janë ngritur në këmbë dhe kanë kërkesat e veta për rritjen e nivelit të pagave”, ka thënë Sadiku për Kosovapress.

    Për të dalë nga kjo gjendje, Sadiku vlerëson se është e nevojshme të ketë një dialog më të mirë sindikatë-qeveri rreth ngritjes së pagave.

    “Mendoj që ka munguar një komunikim së paku në periudhat e deritashme ndërmjet Qeverisë dhe segmenteve të caktuara të shërbimeve qeveritare dhe kjo i ka ngritur pritjet për nivelin e rritjes së pagave, dhe tash është e vështirë që të ballafaqohemi me të gjitha këto kërkesa brenda një kohe të shkurtër. Kjo na ka sjellë në një situatë shumë të vështirë, andaj hartuesit e buxhetit duhet që para se ta aprovojnë buxhetin, të analizojnë situatën sociale në Kosovë më mirë”, ka thënë Sadiku.

    Lëvizja “Vetëvendosje”, në një komunikatë për media, ka reaguar për protestat e fundit duke thënë se të gjithë punonjësit në Kosovë duhet të bashkohen dhe të protestojnë bashkë, meqenëse kërkesat e tyre janë të ngjashme.

    “Kërkesat për rritje të pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës janë minimale krahas asaj që i nevojitet Kosovës, pasi që nuk është aspak e vërtetë që rritja e tyre është e pamundshme”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkaq lidhur me paralajmërimin dhe protestat e mbajtura nga këta punonjës gjatë këtyre ditëve dhe ditëve në vijim, ka reaguar edhe opozita kosovare, duke adresuar kritika të rënda drejt Qeverisë së Kosovës për mos përmbushjen e premtimeve të dhëna nga ta duke i bërë thirrje Qeverisë që të krijojë grupin e zgjeruar të ekspertëve për të hartuar strategjinë për uljen e varfërisë dhe ngritjen ekonomike.

    Pas protestës së punonjësve shëndetësor, policëve të Kosovës, punëtorëve të fabrikës “Llamkos” dhe atyre të Teatrit Kombëtar, për javën e ardhshme greva dhe protesta kanë paralajmëruar punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, punëtorët e gjykatave dhe prokurorive, Sindikata e Administratës publike, si dhe ajo e Administratës Tatimore. /Kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    Kosova duhet te shtrije kembet sa e ka jorganin!

    Si nje shtet i ri ajo nuk i ka mundesite qe te kete te njejtin nivel pagash me shtetet e rajonit dhe kjo kerkon ende nje kohe qe te mberrihet.

    Ka qene e ditur se pakenaqesite sociale do te rriten, por qeveria duhet te jete e rrepte ne zbatimin e programit te saj ekonomik dhe ketu duhet perfshire dhe nivelin e pagave.

    Kosova duhet te pershpejtoje procesin e privatizimit te ekonomise, ne menyre qe socializmit ti thuhet mosupafshim kurre, te nxise dhe te perkrahe biznesin vendas e te huaj, te kryeje ne menyre te pershpejtuar reforma te thella ekonomike, te luftoje korrupsionin ne cdo qelize, qe te behet i mundur zhvillimi ekonomik.

    Jam kunder protestave te tille!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa, ka kërkuar të shtunën nga kryeministri i vendit largimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
    “Pas kësaj ndërprerjeje të pakënaqësisë së policëve, besoj që kryeministri do të marrë njerëz të rinj që dinë të marrin vendime dhe dinë të komunikojnë drejt”, ka thënë ai për gazetën. “Meritat” që MPB-ja proklamon se ka arritur me rritjen e pagave të policisë, ai i ka quajtur si hapa të dështuar dhe të pamatur. Që nga vjedhja e drogës në objektet e Policisë, Mustafa, i cili është edhe nënkryetar për çështje organizative i PDK-së, ka kërkuar vazhdimisht largimin e Sheremet Ahmetit nga pozita e drejtorit, ndërsa pas grevës në Kishnicë ai ka deklaruar se edhe ministri Pajaziti duhet të largohet.
    “Nuk është i gjithë problemi te pagat, por kanë ardhur në pozita menaxheriale, qoftë edhe në ministri, njerëz që komunikojnë në mënyrë jo të sinqertë me ta, dhe kjo qasje duhet të ndërrohet”, ka vlerësuar Mustafa. “Kjo qasje mund të ndërrohet me dashtë kryeministri”.
    Argument për këto, sipas Mustafës, është premtimi i 3,5 milionë eurove shtesë që në fakt nuk ekzistojnë dhe premtimet e mëdha për paga të policëve që doli të jenë tepër të vogla. Ai ka thënë se duhet të largohet udhëheqja e tanishme e MPB-së dhe të vijnë njerëz të rinj që dinë ta menaxhojnë policinë.
    “MPB-ja është dalë edhe herën e kaluar se janë rritë pagat, unë ua kam tërhequr vërejtjen edhe atëherë, edhe tash ua tërheq vërejtjen që të mos manipulojnë me të dhëna jo të sakta, jo të sigurta dhe joburimore”, ka thënë Mustafa në një intervistë për gazetën Koha Ditore.


    www.koha.net

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Sipas Rrustem Mustafes pra edhe keto 3.5 milione euro shtese qe bene te ndalet greva e policeve nuk na qenkan te verteta.

    Nderkaq prej neser ,pra te henen jane paralajmeruar edhe greva nga punetoret gardian te burgjeve si dhe administrates civile te burgjeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 07-02-2010 më 14:19

  6. #46
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kurkush nuk po thot se Kosova ka para.

    Kurkush nuk po thot se Kosova duhet të nivelizohet me rrajonin.

    Problemi qendron tek qeveria e rrenes!

    Ata kan premtuar , dhe po rrejn si gjithmonë.

    Nuk bën që të lavdërohen me premtime , sa për të mar vota e të fitohet përshtypje se po punojn për të përmirsuar gjendjen shoqërore , e pastaj të thuhet se nuk ka buxhet.
    Kjo është tredhti.

    Duhet të del qeveria dhe të thot se kemi rrejt!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA PO E KRYMB EDHE MË SHUMË!
    NA MBYTI ME RRENA O BAC!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #47
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Tani edhe sherbimi korrektues i Kosoves do ngritet ne greve dhe protesta .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gardianët kërkojnë siguri e paga më të mira

    Koha.net



    Istog, 8 shkurt- Aprovimi i ligjit mbi SHKK sa më shpejt në Parlamentin e Kosovës, të paguhet ndërrimi i natës, të rritet koeficienti i pagës së paku për 2 për të gjithë punëtorët pa përjashtim, të ketë siguri më të lartë brenda dhe jashtë burgut dhe uniformimi të bëhet më kohë, kanë qenë ndër kërkesat kryesore të qindra oficerëve korrektues dhe të stafit civil të SHKK-së dhe të Qendrës së Paraburgimit të Pejës, të cilët përplot dy orë kanë protestuar , të hënën paradite, në ambientet e SHKK-së në Dubravë, në organizim të Këshillit të Protestës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
    Kryesindikalisti Zenun Sadikaj, ka thënë se këto kërkesa sindikalistët i kanë parashtruar kohë më parë në të gjitha institucionet e SHKK-së , në sekretariatin permanent dhe në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk është ndërmarrë asgjë, janë injoruar tërësisht.
    "Sot jemi tubuar këtu që të shprehim pakënaqësinë tonë për mosrealizimin e kërkesave tona të parashtruara kohë më parë në të gjitha institucionet e SHKK-së, duke përfshirë këtu edhe sekretarin permanent dhe ministreshën e Drejtësisë, Nekibe Kelmendin", ka bërë të ditur Sadiku. Ai është shprehur i bindur se kërkesat e sindikalistëve të SHKK-së janë minimale dhe ka kërkuar të realizohen.
    "Kërkesat e punëtorëve të SHKK janë: të aprovohet Ligji mbi SHK të Kosovës sa më shpejt, në mënyrë që të definohet saktë statusi për punëtorët e SHKK-së; të paguhet ndërrimi i natës; të rritet koeficienti i pagesës më së paku për dy ( 02) shkallë për të gjithë të punësuarit në SHKK; kërkojmë siguri më të madhe brenda dhe jashtë institucionit ( burgut); të bëhet armatimi i të gjithë oficerëve me armë të shkurtra; kërkojmë që me kohë të bëhet edhe uniformimi i oficerëve korrektues, e jo siç është bërë dhe po bëhet deri më tash", ka numëruar ai kërkesat, duke thënë se me to do të njoftohet edhe njëherë Ministria e Drejtësisë, nga e cila ka kërkuar që brenda tri ditësh të ofrojë garanci për realizimin e tyre.
    "Nëse brenda tri ditësh nuk marrim garanci për realizimin e kërkesave tona nga ministresha Kelmendi, atëherë jemi të detyruar të protestojmë para Ministrisë së Drejtësisë. Edhe nëse në këtë formë nuk i realizojmë kërkesat tona, atëherë do të jemi të detyruar të ndërrojmë formën e protestës, që të punësuarit e SHPK-së më së paku e dëshirojnë", ka përfunduar kryesindikalisti i SHKK-së , Zenun Sadikaj.
    Një përkrahje të fuqishme protestuesve u ka dhënë edhe kryetari i SP të Qendrës së Paraburgimit të Pejës, Azem Bacaj. "Protesta ka karakter social dhe jo politik, ndërsa inicues për protestë ka qenë Qendra e Paraburgimit në Pejë. Kërkesat tona janë shumë të arsyeshme, ndaj edhe kërkojmë realizimin e tyre qind për qind", ka spikatur ai
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #49
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Mjekët protestojnë për pagat, qeveria ua adreson ministrisë
    Ministria nuk është pjesë e qeverisë?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 08-02-2010 më 14:35

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f...55730341_m.jpg

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë reaguar të enjten ndaj bojkotit të punës nga ana e policëve të Kosovës.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë reaguar të enjten ndaj bojkotit të punës nga ana e policëve të Kosovës.
    Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, në një konferencë për media ka thënë se, AAK-ja solidarizohet me kërkesat e policëve të Kosovës, të cilat i konsideron legjitime.

    Ai po ashtu adresoi kritika ndaj Qeverisë, e cila sipas tij – i ka mashtruar publikisht policët duke iu premtuar rritje të pagave dhe kushte më të mira, ndërsa po ndodh e kundërta.

    "Ne kërkojmë nga oficerët policor që të kryejnë detyrat e tyre dhe presionin publik ta shtojnë edhe shoqëria civile, edhe strukturat e tjera, në mënyrë që Qeveria t'i kryejë obligimet e veta duhet të thënë qartë se Qeveria nuk po i kryen obligimet e veta që i ka në raport me institucionin vital që është Policia e Kosovës", ka thënë Ramadani.

    Sipas Ramadanit, në bazë të gjitha kalkulimeve financiare, Policia e Kosovës ka nevojë për 15 milionë euro shtesë në buxhetin e saj, në mënyrë që të arrihet niveli i dyfishimit të pagave të policëve ashtu sikurse e përcakton Ligji për Policinë e Kosovës.
    Edhe Partia e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në të cilën gjendet Policia e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ferid Agani ka thënë se, Partia e Drejtësisë kërkon zbatimin e plotë të Ligjit për Shërbimin Policor të Kosovës si dhe ngritjen e pagave për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pajtim me marrëveshjet paraprakisht të arritura me Qeverinë e Kosovës.

    Partia e Drejtësisë po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Kjo parti vlerëson se kjo gjendje ka konsekuenca për shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

    PD i ka bërë disa propozime publike për Qeverinë e Kosovës për tejkalimin e situatës aktuale nëpërmjet zgjidhjeve përkatëse ligjore. /Telegrafi/
    Po sikur keta deshtak te opozites te ishin solidar me njerzit dhe me hallet e njerzve ne Kosove dhe ne kete raste me policin e Kosoves do te refuzonin do te kundershtonin rritjen e rrogave te tyre prej deputeti dhe nuk do te merrnin rrogene e 13 por per kete pune nuk ja u ndien zanin kush sikur nuk ka ndohe as gje.
    Edhe nje po a ishin ne pozit 3-4 vite ne qeveri mori AAK dhe nuk ishe ne gjendje te rrises as 1 cente nje page te puntorve dhe vetem keni mush xhepat per vete.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •