Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 81
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Për paga 3,5 milionë euro shtesë, përfundoi protesta e policëve?


    koha.net


    Prishtinë, 5 shkurt


    - Zyrtarë të policisë së Kosovës thanë se ka përfunduar protesta e njësiteve speciale policore, të cilat me disa kërkesa kishin bojkotuar punën dhe ishin mbledhur të enjten në Qendrën e trajnimit në Kishnicë.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se sot gjithçka i është kthyer rutinës, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet autoriteteve përgjegjëse dhe këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara të policisë, për rishikimin e ngritjes së pagave.
    “Është marrë vendim që të bëhet rishikimi për një ngritje pagash. Diku rreth 3,5 milionë euro do të ketë shtesë për implementim të pagave”, njoftoi Kelani për Radion Evropa e Lirë.
    Moszbatimi i Ligjit për Policinë e Kosovës, mos rritja 100 për qind e pagave bazë dhe mos ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ishin vërejtjet kryesore të më shumë se katërmbëdhjetë njësive speciale të Policisë së Kosovës.
    Përfaqësues të këshillit të njësive të specializuara të policisë nuk janë prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit për këtë çështje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nga kjo del se vetem dalja ne rruge,protestimi dhe grevat detyrojne nje rritje pagash kur kjo ka mundur te behet edhe me heret pa greva sepse vet qeveria kishte nenshkruar nje gje tre tille me policet.Doli se sa per ate nenshkrim dhe marrveshje nuk do ishin rritur pagat.

    Suksese policise ne pune.

  3. #23
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Nuk i besohet kësaj qeverie të rrenes , sa i besohet shkaut!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC ,U KRYMB , E HASA LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #24
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956
    Kjo rritja e pagave prap seshte asgje. Policët do e marrin pagen e njejt sic e kane marre deri sot .
    Mendo dhe Pasurohu

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Po masi filloj te perzihet politika ne kete protest mire paskan ba policet qe e kan nderpre proteseten
    se gjithsesi policet e kosves meritojn ma shume respekt ne ren te pare
    dhe paga qe do te ruajn dinjtetin dhe moralin e tyre
    suksese policis se kosoves

  6. #26
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Sot në gazetën e përditshme Koha Ditore është publikuar një artikull ku thuhet se Shkelqesia e tij, mbrojtesi i shqiptarizimit dhe themeluesi i UCK-se, mishërimi i drejtësisë dhe trimërisë, reinkarnimi i guximit të Skenderbeut, Kryeminister H. Thaqi, ka autorizuar ministrinë e ekonomisë të bëjë pagesen retroaktive për vete dhe për kabinetin e tij qeveritar në emer të 50% të pagës së deputeteve në lartësi prej përafersisht 13 mijë eurosh.

    Para një muaji, paria e Kosoves ia lejoi vetes turpin e rrogës së 13 në këtë krizë e skamje e të mos flas për 500 eurot që i morrën të njëjtit kur shpallen pavarsinë e Kosovës.

    Artikulli vazhdon dhe thotë se qeveria nuk ka të holla për ngritje të pagave të policisë dhe shëndetsisë, mirëpo, ajo vazhdimisht ngrit rrogat e politikanëve, dhe aktualisht, rroga e një parlamentari numëron pak më shumë se 1.400 Euro.

    Çfarë e bën një gjest të tillë edhe më të pamoralshëm, është tentimi që kjo të fshehet nga opinioni i gjërë, pra, nuk është publikuar askund dhe ikja e Zëdhënësve të qeverisë nga pyetjet e parashtruara, dhe kjo bjen ndesh me premtimet dhe zotimet e të lartë cekurit se buxheti do të kursehet dhe se nuk do të ketë rroga të dyfishta nga buxheti i konsoliduar, dërrmuar, vjedhur, harxhuar i Kosovës.

    Në një anë, mirë bën. Pse jo? Deri sa të ka budallë e qyqarë si Kosovarët, pse jo?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Qeveritarët-deputetë, nga 13 mijë euro retroaktivisht


    Prishtinë, 5 shkurt -Kryeministri Hashim Thaçi mund të ankohet se nuk ka mjete buxhetore për t’i rritur pagat e policëve dhe të punëtorëve shëndetësorë, por jo të njëjtën ankesë mund ta bëjë kur janë në pyetje të ardhurat e tij dhe të anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Pikërisht në kohën e rritjes se pakënaqësive sociale, shefi i Qeverisë i ka dhënë leje ministrit për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, që 13 ministrave dhe zëvendësministrave, të cilët janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, t’ua kompensojë retroaktivisht gjysmat e pagave mujore që ligjërisht u kanë takuar t’i merrnin në cilësinë e deputetëve nga janari i vitit 2008. Në bazë të këtij vendimi, shumica e ministrave-deputetë i kanë marrë përafërsisht nga 13 mijë euro.
    Retroaktivi është llogaritur duke i marrë për bazë nivelet e pagave të deputetëve në dy vjetët e fundit. Niveli i pagës bazë të deputetit qysh nga viti 2008 ka ndryshuar tri herë. Fillimisht ka qenë 980 euro, pastaj është bërë 1078 euro dhe aktualisht është rritur në 1.488 euro.
    Bazuar në këtë kriter, kryeministri Thaçi, dy zëvendësit e tij, Ramë Manaj e Hajredin Kuçi, dhe 10 ministra e zëvendësministra, i kanë marrë për vitin 2008 nga 5.400 euro, kurse për vitin 2009 nga 7.400 euro. Pos kompensimit retroaktiv të pagës së deputetit, shefat e Qeverisë bashkë me ministrat dhe zëvendësministrat, që kanë të drejtë vote në Kuvend, do të fillojnë të paguhen në mënyrë të rregullt me gjysmën e rrogës së deputetit, nga janari i këtij viti.
    Vendimin për pagesë retroaktive të anëtarëve të Qeverisë kryeministri Thaçi e ka marrë më 4 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo më pas e kishte pezulluar atë në mënyrë verbale. Në faqen zyrtare të Qeverisë nuk figuron as vendimi për lejimin e marrjes së 50% të pagës së deputetit, e as vendimi për shfuqizimin e tij. Zyrtarë të Qeverisë kanë njoftuar se kryeministri Thaçi e ka lënë pezull vendimin, nga droja e reagimit negativ të opinionit publik.
    Gazeta shkruan se ka insistuar të vërë kontakt me zëdhënësin e Qeverisë, Memli Krasniqi, dhe me zyrtarë të tjerë të Qeverisë, por asnjëri nga ta nuk ka pranuar ta hapte telefonin. Njësoj kanë vepruar edhe zyrtarët e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. As zv.ministri Bedri Hamza e as zëdhënësi Muharrem Shahini nuk janë treguar të gatshëm t’u përgjigjen thirrjeve të “Kohës Ditore”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ndërpritet greva e policëve


    Nga Nebih Maxhuni & Dafina Myrtaj më 05.02.2010 në ora 7:49
    Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se policët grevistë janë njoftuar se do të rishikohen dhe korrigjohen të gjitha gabimet që janë shfaqur në sistemin aktual të pagave nga një grup punues, përfshirë edhe kompensimin në mënyrë retroaktive.

    Gjithashtu sistemi i pagave do të ri-shikohet dhe do të bëhet implementimi i ngritjes së pagës bruto, sipas së cilës zyrtarët policor patrullues do të marrin 355 euro, plus ndërrimi i natës, zyrtarët policor në administratë do të marrin 320 euro, zyrtarët policorë në hetime do të marrin 395 euro, njësitet speciale operative 395 euro, njësitë e specializuara 415 euro dhe Njësiti special intervenues 430 euro.

    Sipas komunikatës të gjithë zyrtarët policor pavarësisht gradës do të marrin rritjen në pagë varësisht nga njësitë ku punojnë.

    “Synimi i menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës është që në kuadër të kornizave ligjore dhe në bashkëpunim me të gjitha Rajonet, Stacionet, Njësitë dhe Departamentet të vazhdohet me përmirësimin e kushteve të punës të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Baki Kelani tha për Kosovapress se tashmë është arritur një marrëveshje mes policëve grevist dhe MPB dhe që nga orët e pasmesnatës të gjitha njësitet e specializuara janë tërhequr nga greva.

    “Që pas mesnate policët e kanë ndërprerë grevën, pasi është marrë vendim që të ketë rishikim për një ngritje pagash, por edhe disa rishikime tjera që kanë kërkuar njësitet e specializuara. Detajet tjera do të dihen më vonë”, ka thënë Kelani.

    Katër ditë radhazi me kërkesat për ngritje të pagave dhe zbatimin e Ligjit për Policinë, më shumë se 10 njësi të specializuara të policisë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes grevës, ndërsa kanë kërkuar rritje të pagave dhe ndryshim të kontratave.

    Mbrëmë deri vonë pas mesnate kanë që ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe drejtues të lartë qeveritar që kanë negociuar me njësitet e specializuara, të cilat tash e sa ditë kishin hyrë në grevë.

    Ndryshe, me kërkesat për ngritje të pagave dhe zbatimin e Ligjit për Policinë, për katër ditë 14 njësi të specializuara të policisë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes grevës, ndërsa kanë kërkuar edhe rritje të pagave prej 100 për qind dhe ndryshimin e kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme. (Kosovapress)

    Ndërpritet greva e policëve

    Mbrëmë në orët e vonshme është ndërprerë protesta e të gjitha njësive policore të Kosovës, të cilët për tri ditë kishin protestuar në Kishnicë.

    Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar për Express ndërprerjen e protestës. “Sot gjithçka është normalizuar dhe të gjithë policët i janë kthyer punës. Është arritur një marrëveshje detajet e së cilës do ti publikojmë gjatë ditës së sotme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Perqaj dhe Sundo

    Kjo eshte nje nje thenje qe u vertetua edhe me kete greven e fundit te policise.Disa police nuk qene pajtuar me kete marrveshje qe u arrit,e disa te tjere kane qene te kercenuar edhe me humbje pune.Disa te tjere u pajtuan me kete marreveshje.

  10. #30
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    AAK dhe PD solidarizohen me kërkesat e Policisë

    http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f...55730341_m.jpg

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë reaguar të enjten ndaj bojkotit të punës nga ana e policëve të Kosovës.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë reaguar të enjten ndaj bojkotit të punës nga ana e policëve të Kosovës.
    Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, në një konferencë për media ka thënë se, AAK-ja solidarizohet me kërkesat e policëve të Kosovës, të cilat i konsideron legjitime.

    Ai po ashtu adresoi kritika ndaj Qeverisë, e cila sipas tij – i ka mashtruar publikisht policët duke iu premtuar rritje të pagave dhe kushte më të mira, ndërsa po ndodh e kundërta.

    "Ne kërkojmë nga oficerët policor që të kryejnë detyrat e tyre dhe presionin publik ta shtojnë edhe shoqëria civile, edhe strukturat e tjera, në mënyrë që Qeveria t'i kryejë obligimet e veta duhet të thënë qartë se Qeveria nuk po i kryen obligimet e veta që i ka në raport me institucionin vital që është Policia e Kosovës", ka thënë Ramadani.

    Sipas Ramadanit, në bazë të gjitha kalkulimeve financiare, Policia e Kosovës ka nevojë për 15 milionë euro shtesë në buxhetin e saj, në mënyrë që të arrihet niveli i dyfishimit të pagave të policëve ashtu sikurse e përcakton Ligji për Policinë e Kosovës.
    Edhe Partia e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në të cilën gjendet Policia e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ferid Agani ka thënë se, Partia e Drejtësisë kërkon zbatimin e plotë të Ligjit për Shërbimin Policor të Kosovës si dhe ngritjen e pagave për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pajtim me marrëveshjet paraprakisht të arritura me Qeverinë e Kosovës.

    Partia e Drejtësisë po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Kjo parti vlerëson se kjo gjendje ka konsekuenca për shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

    PD i ka bërë disa propozime publike për Qeverinë e Kosovës për tejkalimin e situatës aktuale nëpërmjet zgjidhjeve përkatëse ligjore. /Telegrafi/

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •