Albano Carrisi ka lindur me 20 Maj 1943 ne qytetin e Cellino San Marco (Puglia) ne Itali, ku edhe ende jeton. Kur lindi Albano, babai i tij luftonte ne Shqiperi me ushtrine italiane, keshtu qe nena e quajti ate, Albano. Ai shkoi qe ne moshe te re ne Milano, pasi donte te ecte ne gjurmet e te madhit Domenico Modugno.
Albano u prezantua per here te pare para publikut ne 1966 ne “Festival delle Rose” (Festivalin e Trendafilave). Qe ne dy vitet e para te karrieres se tij ai nenshkroi nje kontrate te rendesishme me EMI. Ne kete kohe rregjistroi "Nell sole" (Ne diell) qe pati nje sukses te menjehershme me 1 milion e 300 mije kopje te shitura. Po ate vit merr pjese ne turneun qe Rolling Stone po benin ne Itali.
Gjate ketyre viteve u njoh me Romina Power, qe me pas u be bashkeshortja e tij, dhe paten nje karriere muzikore rreth 30 vjeēare se bashku. Kenget e tyre zune vendet e para ne toplistat e shume vendeve europiane dhe te Amerikes Latine si psh "Felicita", "Sharzan", "Ci sara" (fitoi vendin e pare ne Sanremo) “Liberta”, "Io noi, riveivrei di nuovo" (perfaqsoi Italine ne Eurovision) "Nostalggia canaglia" etj. Ne mes te viteve '90 ēifti ndahet, pas humbjes te mistershme te njeres prej vajzave te tyre. Al Bano kthehet ne skene ne 1996, kete here vetem, me "E la mia vita". Ndersa ne 2007 merr pjese perseri ne Sanremo me "Nel Perdono" qe u rendit ne vend te dyte.
Mgjs ka nje repertor shume te gjere me kenge te lehta, pasion i tij i madh ka qene muzika klasike. Ai ka rregjistruar disa albume me pjese operistike. Nje prej tyre, shume i suksesshem, doli ne 1997 titulluar "Concerto Classico". Ne te pati pjese si "Una furtiva lagrima", " E lucevan’ le stelle ", "Ave Maria" etj. Al Bano gjithashtu mori pjese ne vend te Pavarotit ne nje koncert ne Austri, duke kenduar ne krah te dy kengetareve me fame boterore Placido Domingo dhe Jose Carreras.
Al Bano ka marr pjese edhe ne filma, disa prej te cileve kane si baze kenget e tij. Ai eshte zgjedhur ambassador i OKB ne luften kunder droges, si edhe eshte zgjedhur Ambasador i FAO.
Al Bano ka nje karriere shume te suksesshme dhe eshte i njohur ne shume vende te botes. Ai ka shitur rreth 165 milion kopje te albumeve te tij dhe eshte vleresuar me 26 disqe te arte dhe 8 platini, si edhe me shume ēmime te tjera muzikore. Ai vazhdon te jap koncerte ne gjithe boten dhe ne spektakle televizive.
Albano ka vizituar dhe ka dhene koncerte disa here ne Shqiperi. Ndersa kete te shtune (6 Shkurt) do te jete i ftuar ne spektaklin "Gjeniu i vogel".
Permbledhur nga faqja zyrtare dhe wikipedia
Krijoni Kontakt