SHBA-tė i bashkojnė shqiptarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė
Uashington, 7 shkurt - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), tė mėrkuren mbrema organizoi njė takim koktej nė Rejbėrn Office Bilding tė Kongresit Amerikan nė kryeqytetin e SHBA ve, Washington DC pėr delegacionin e Shqipėrisė, delegacionin e Kosovės, delegacione kėto qė janė tė ftuara tė marrin pjesė nė takimin tradicional amerikan "Lutjet e Mėngjesit", dhe zyrtarėve amerikanė.
Tė pranishėm nė kėtė takim ishin Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, Alush Gashi, Servet Pėllumbi, Namik Dokle dhe delegacioni pėrcjellės i Shqipėrisė, kongresistėt demokratė dhe bashkėkryetarėt e grupit pėr shqiptarė nė Kongresin e SHBA ve Eliot Engel dhe Sue Kelli, kongresmeni Erl Pomeroj, kongresmeni Xhejms Moran, miku i madh i shqiptarėve ambasadori William Woker, zoti Donald Braum nga Departamenti i Shtetit, ambasadori William Rajerson, Xhoshua Blek nga desku pėr Kosovėn pranė Departamentit tė Shtetit, Polla Fini drejtoreshė pėr Europėn nė USID, analistėt dhe ekspertėt pėr tė drejtėn nderkombėtare Poll Williams dhe Xhejms Huper, etj.
Nė njė komunikatė tė KKSHA thuhet se qėllimi i kėtij takimi, qė tashmė ėshtė bėrė tradicional ishte qė delegacioni i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės drejtpėrsedrejti tė takohen me zyrtarėt dhe miqtė amerikanė dhe tė shkėmbejnė mendimet nė mes veti, qė doli njė takim shumė i qėlluar dhe konstruktiv pėr tė gjitha palėt.
Tema pėr tė cilat mė sė shumti u bisedua dhe tė cilat dominuan gjatė mbrėmjes ishin: statusi politikojuridik i Kosovės d.m.th. mosdefinimi i tij; siguria dhe lufta kundėr krimit tė organizuar dhe lufta kundėr korrupsionit si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė; korridori i tetė; rruga Durrės Prishtinė; joshja e investimeve nga jashtė si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė etj.
Sa i pėrket Kosovės dhe statusit politiko juridik me kėtė janė lidhura si zhvillimi ekonomiko shoqėror ashtu edhe investimi potencial nga jashtė. Gjithashtu nė komunikatė mė tutje theksohet:
Mosdefinimi i statusit tė Kosovės frenon zhvillimin ekonomik si dhe atė shoqėror-kulturor dhe largon e zbraps investitorėt potencialė nga jashtė. Statusi i padefinuar i Kosovės ėshtė duke e pamundėsuar Kosovėn qė t'i shfrytėzojė ndihmat dhe kreditimet e ndryshme nga institucionet ndėrkombėtare siē janė Banka Botėrore, Fondi Monetar Nderkombėtar etj. dhe mu pėr kėtė bisedimet pėr statusin e Kosovės duhėt tė fillojnė sa mė pare dhe atė nėn mbikqyrjen e SHBAve dhe se me dhėnien e kompetencave tė plota qeverisėse kosovarėve. Kosovarėt pra, do tė jenė nė gjendje qė edhe standardet demokratike qė po i kėrkon bashkėsia nderkombėtare t'i pėrmbushin, thuhet nė komunikatėn e KKSHA.
Krijoni Kontakt