Flamuri shqiptar ėshtė mbajtur si simbol gjatė fluturimit drejt Hėnės, tė anijes kozmike "Apollo 14" -Dokumenti ndodhet nė Muzeun Historik i autografuar nga kozmonauti me origjinė shqiptare Shepard nė vitin 1971 -
TIRANE, 7 Shkurt/ATSH-Klotilda Harka/.- Flamuri shqiptar nė miniaturė me shqiponjėn dykrenare ėshtė mbajtur si simbol nga astronauti me origjinė shqiptare Alan B. Shepard, gjatė fluturimit drejt Hėnės tė anijes kozmike "Apollo 14", nė vitin 1971. Faktin e dėshmon njė fletė katėrkėndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranė njė fotografie me ngjyra tė anijes kozmike "Apollo 14", bėrė nė sipėrfaqen e Hėnės, e cila ndodhet nė arkivin e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė. Relikja ėshtė e autografuar nga Shepard dhe kozmonautėt e tjerė dhe gjithashtu nė tė ndodhet mbishkrimi nė anglisht ku thuhet se "ky flamur u mbajt si simbol deri nė Hėnė, nė anijen "Apollo 14" gjatė ditėve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe ėshtė prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, njė kozmonaut me origjinė shqiptare". Shepard gjatė udhėtimit kozmik e mori me vete kėtė flamur tė kombit shqiptar, duke dėshmuar origjinėn e tij shqiptare. Nė relike ruhet dhe njė mbishkrim tjetėr anglisht me shkrim dore ku thuhet "With the compliments of the astronauts of the United States" - Alain Shepard, qė i pėrket 20 Tetorit tė vitit 1971. Drejtori i Muzeut Historik Kombėtar Moikom Zeqo i tha ATSH-sė se, kjo relike muzeore ėshtė njė dėshmi e shkėlqyer e nderimit tė kombit shqiptar nga kozmonauti me origjinė shqiptare Shepard, i cili e ka pėrgatitur me dorėn e tij kėtė autograf, nėntė muaj pas flututimit tė anijes kozmike "Apollo 14", drejt Hėnės. Zeqo tha se, flamuri shqiptar qė ndodhet nė kėtė relike muzeore, ėshtė flamuri zyrtar i asaj kohe dhe ėshtė respektuar sipas variantit me yll. Ai tha se "jemi duke hulumtuar pėr tė zbuluar identitetin e kėtij kozmonauti dhe hollėsira tė tjera rreth faktit se si kjo relike ėshtė arkivuar nė Shqipėri, pikėrisht nė vitin 1971, nė periudhėn e shtetit totalitar me antiamerikanizmin e tij tė njohur. Muzeu Historik Kombėtar ėshtė duke hulumtuar dhe rreth jetės dhe veprimtarisė shkencore tė njė kozmonauti tjetėr me origjinė shqiptare, William Grigori. "Hulumtimi rreth kėtyre dy personaliteve do tė shuajė mė tepėr kurizitetin e lidhjeve miqėsore amerikano-shqiptare", tha drejtori i Muzeut Historik Kombėtar. /f.n/
2003-02-07
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
Krijoni Kontakt